fiter bajram Archives - Albeu.com

FOTO LAJM/ Prekëse! As pamundësia fizike nuk e ndalon të falë namazin e Fitër Bajramit, besimtari kryen ritin në karrocën me rrota
Mijëra besimtarë falën namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” këtë të mërkurë, pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Gra, burra, fëmijë dhe të moshuar ishin të pranishëm në ritin islam, pas 30 ditëve agjërim.

Mes mijëra qytetarësh, ishte edhe një besimtar në karrocë me rrota, të cilin pamundësia fizike nuk e pengoi të kryente ritin e shenjtë të faljes.

Kujtojmë se kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje dhe për të ngrënë drekën.

Për shumë besimtarë muaji i shenjtë i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi dhe lutjesh.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj Zotit.

The post FOTO LAJM/ Prekëse! As pamundësia fizike nuk e ndalon të falë namazin e Fitër Bajramit, besimtari kryen ritin në karrocën me rrota appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Falja e Namazit të Fitër Bajramit, mijëra besimtarë mbushin sheshin “Skënderbej”
Mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur mëngjesin e sotëm (10 Prill 2024 ) sheshin “Skënderbej” ku po organizohet ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit.

Ceremonia nisi rreth orës 06:22, ndërsa Namazi u fal në orën 06:58. Ajo nis me leximin e kuranit, vazhdon me një ligjeratë, faljen e namazit dhe Hytbe.

Fitër Bajrami shënon për myslimanët fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Albeu.com uron të gjithë besimtarët Gëzuar Fitër Bajramin!

Kryetari i KMSH, Bujar Spahia pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Spahia bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.

“Gëzuar festën e Fitër Bajramit, kjo festë qoftë një. Paqe mirësi e begati në familjet tona. Lutjet shkojnë për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që vendimet tonë t’i sjellë begati dhe anë e kënd botës paqe dhe drejtësi. Sot kemi të drejtën për të gëzuar dhe festuar dhe për ta ndarë këtë mirësi e begati që Zoti na ka dhënë pas këtij përkushtimi, ta ndajmë me familjen e shoqërinë. Gëzuar shqiptarëve e popujt anë e kënd botës.

Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk u falën në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet. Spahia tha se shpreson që shumë shpjet kjo xhami të hapë dyert.

“Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do mbarojë dhe do falemi edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”, tha Spahia./albeu.com

The post VIDEO/ Falja e Namazit të Fitër Bajramit, mijëra besimtarë mbushin sheshin “Skënderbej” appeared first on Albeu.com.

Sot Fitër Bajram, politika uron besimtarët myslimanë
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, një nga festat më të rëndësishme. Fitër Bajramin nënkupton përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ku myslimanët agjërojnë për 30 ditë.

Kreu i qeverisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë besimtarët.

“Gëzuar Fitër Bajramin”, shkruan Rama.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjithashtu ka dhënë një mesazh bashkimi e solidariteti.

Ajo shkruan se Shqipëria është një familje e madhe, cilido qoftë besimi ynë.

“Pas përkushtimit e sakrificave të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rritjes shpirtërore, lutjeve, faljeve, refleksioneve, durimit, shpërblehemi e kremtojmë bashkarisht Fitër Bajramin.

Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njeri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim.

Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan Kryetarja Nikolla.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një foto me Imamin  Ilir Curri dhe uron besimtarët që kanë agjëruar që Zoti tua pranojë sakrificën dhe lutjet e tyre.

“Kënaqësi e veçantë ta nisja këtë ditë Fitër Bajrami, sot me imamin, z. Ilir Curri.

Zoti ua pranoftë të gjithë besimtarëve myslimanë agjërimin dhe lutjet e tyre përgjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit!

Gëzuar të gjithë shqiptarëve këtë ditë të bekuar.???”, shkruan Meta.

Ish kryeministri Sali Berisha në urimin e tij për besimtarët myslimanë lutet që Zoti t’i pranojë agjërimin dhe sakrificat.

“Të dashur miq, besimtarët muslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën, pas një muaj agjerimi të Ramazanit të madhërishëm, kremtojnë sot Bajramin!

Ndaj dhe le të lutemi ne sot dhe të urojmë nga zemra që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificën tonë. Ta shndërrojë atë në gëzime, të mira, mbarësi për ne dhe mbarë shqiptarët kudo që janë. Gëzuar!,” shkruan Sali Berisha.

/Albeu.com

The post Sot Fitër Bajram, politika uron besimtarët myslimanë appeared first on Albeu.com.

Kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Vraponi pas njerëzores, nuk është e askujt kjo botë!
Myslimanët kudo në botë festojnë sot Fitër Bajramin, një festë që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit.

Fitër Bajrami, një nga dy festat kryesore të Islamit është shënuar me faljen e namazit në të gjithë qytetet e fshatrat e Shqipërisë ku ka besimtarë myslimanë, të cilët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje.

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët. Ai bën thirrje që të vrapojmë pas hyjnores dhe njerëzorez dhe jo pas pasurisë e pushtetit.

Spahiu thekson se këtë botë nuk e ka zotëruar askush dhe nuk do ta bëjë kurrë.

Fjalimi i kryetarit të KMSH, H. Bujar Spahiu – Fiter Bajram 2023

Të dashur agjërues,

Mëngjesi i kësaj dite është më i bukuri e më kuptimploti për të gjithë ne.

Kemi Bajram dhe kjo na qëllon në ditën më të bukur të javës, ditë bajrami e xhumaje.

Kemi përjetuar një muaj sakrifice dhe ngritje shpirtërore, e lusim Zotin të na ketë pranuar këtë sakrificë, Ai është shpërblyesi më i mirë.

Ky muaj na ka bashkuar në bamirësi e solidaritet, në paqe e dashuri me njëri-tjetrin.

Njeriu i sotëm ka rendur pas kësaj bote, pas pasurisë e pushtetit, duke harruar hyjnore dhe njerëzoren. Te Zoti i gjithësisë as njëra as tjetra nuk bëjnë dobi nëse nuk është devotshmëria.

Nuk është e askujt kjo botë, askush nuk e ka zotëruar e nuk do ta zotërojë kurrë.

Të dashur motra dhe vëllezër

Ramazani është adhurimi më intim i njeriut, ndaj edhe shpërblimin për të Zoti e ka vlerësuar shumë të madh.

Ramazani nuk është vetëm lënia e të ngrënit e të pirit. Ramazani është lënia e veseve, përgojimit, thashethemit, lënia e punëve të pa dobishme. Ashtu siç heqim një rrobë të pistë nga trupi për ta larë, ashtu shpreson edhe besimtari të ketë dalë sot, i pastër nga gjynahet, i falur e i mëshiruar nga Zoti.

Sfida fillon sot për çdonjërin prej nesh. Të vijojmë jetën me vitytet që kemi fituar në këtë muaj të begatë.

Ramazani na mëson që të bëhemi shërbëtor të së mirës dhe së drejtës.

Duhet të jetë virtyti themel i veprimtarisë sonë të përditshme.

Të dashur qytetarë,

virtyti nuk është fantazi.

Në ditët e sotme ndoshta ua thonë kështu, por mos harroni se ata që ua thonë janë të pasinqertë.

Ata duan qëllimisht t’ju sugjerojë dhe shtyjnë drejt maksimave të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë dëm për vetet tuaja.

Krijoni raport të drejtë e të ndershëm me virtytin, le të jetë ai udhërrëfyesi i jetës tuaj. Sa më të shumtë të jenë njerëzit e virtytshëm, aq më shumë do të dekurajohet e keqja dhe shërbëtorët e saj.

Profeti Muhamed (a.s.) na porosit që të keqen ta largojmë në tre mënyra nga mesi jonë- ta largojmë me dorë, e nëse nuk mundemi me dorë, ta largojmë me fjalë, e nëse edhe me fjalë nuk mundemi, ta largojmë me zemër, por kjo është më e dobët se dy të parat.

Themeli i vitytit është drejtësia.

Motra dhe vëllezër,

kujdesuni që Kombi jonë të rritet nëpërmjet virtytit!

Secili nga ne e ka detyrë të kontribuojë për të frenuar mpakjen e kombit. Po pakësohemi dita-ditës. Ne që kemi qenë një nga popujt me moshën më të re në Europë po plakemi me ritme shumë të shpejta.

Pse duhet të zgjedhim rrugën më të lehtë, braktisjen e vendit, në vend të qëndrimit këtu dhe të forcimit të kombit tonë.

Të lindim fëmijët këtu, t’i rrisim këtu në vendin tonë si qytetarë me virtyte dhe të dorës së parë në vend që t’i çojmë si qytetarë të dorës së dytë nëpër botë!

Familja është bërthama e çdo shoqërie. Ta forcojmë atë ashtu siç e kemi traditën tonë të shkëlqyer.

Vendin tonë e ka bekuar Zoti me gjithë të mirat, ta shohim si amanet që duhet ta mbajmë siç i takon amanetit të ruhet.

Unë besoj se me ndihmën e Zotit ne do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, për veten tonë dhe për fëmijët tanë.

E për ta bërë vendin më të mirë, kontributi parësorë është vendosja e një raporti të drejtë me të vërtetën dhe të drejtën nga secili prej nesh.

Të dashur qytetar,

ky vit shënon një ngjarje madhore për islamin dhe kombin shqiptar.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shënon 100-vjetorin e themelimit të tij.

Ka qenë një rrugëtim i mundimshëm, por i bukur. Unë personalisht dhe institucioni që drejtoj, jemi krenarë për historinë tonë. Jemi krenarë për paraardhësit tanë në këtë shekull.

Ne i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim kësaj shoqërie, këtij kombi vlerat më të larta e më të sinqerta.

Falë besimtarëve dhe drejtuesve të besimeve në Shqipëri ne i kemi kontribuar këtij kombi një nga vlerat me të cilat krenohemi të gjithë, kudo, harmoninë dhe dialogun ndër fetar.

I tillë do të vazhdojë ky kontribut edhe në të ardhmen me lejen e Zotit.

Për të patur vazhdimësi kjo vlerë e komuniteteve fetare, duhet që çdo komponent i shoqërisë tonë të kujdeset për të mbrojtur meritën dhe ta shpërblejë atë kudo që ajo ndodhet.

Motra dhe vëllezër,

ta lusim Zotin që ky muaj që po lemë pas të na ketë bërë njerëz më të mirë.

Të na ketë bërë më të vëmendshëm ndaj të varfërve, ndaj kategorive të margjinalizuara të shoqërisë. Të jemi më të ndjeshëm dhe më solidarë me njëri-tjetrin.

Të kujdesemi për miredukimin e fëmijëve. Të shtrijmë dorë e mëshirës dhe kujdesit ndaj prindërve, fqinjëve, e cilitdo që ka nevojë për ne.

Zoti na pastë fal mëkatet në këtë muaj të faljes!

Zoti u bekoftë ju, familjet tuaja dhe kombin tonë!

Amin!

/Albeu.com

The post Kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Vraponi pas njerëzores, nuk është e askujt kjo botë! appeared first on Albeu.com.

VOA për Fitër Bajramin në Shqipëri: Mijëra besimtarë sfiduan pandeminë
Mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë po festojnë sot Fitër Bajramin, një nga ditët kulmore të besimit të tyre.

Ata u mblodhën në sheshin Skënderbej në orët e para të mëngjesit dhe bënë faljet e rastit, ndërsa udhëheqësit fetarë jepnin mesazhe paqeje, vëllazërie dhe mbështetje për më të varfërit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, uroi besimtarët brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë festë që vjen pas 30 ditë agjërime e sakrifica të Ramazanit dhe falenderoi rininë, mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe të gjithë ata që i shërbejnë zhvillimit të Shqipërisë.

Kjo është hera e parë pas një viti gjatë pandemisë, që besimtarët mblidhen lirisht në shesh në numra kaq të shumtë, ndonëse kufizimet mbrojtëse ndaj Covid ende nuk janë hequr.

Një pjesë e madhe e klerikëve dhe besimtarëve mbajtën maska në hundë gjatë faljes.

Kjo mendohet se është edhe hera e fundit që Bajrami festohet në sheshin Skënderbej, sepse xhamia e re Namasgjasë është në përfundim të ndërtimeve.

Për shumë vite besimtarët myslimanë kanë patur mirëkuptimin e autoriteteve dhe opinonit qytetar kur janë falur në shëtitoren Dëshmorët e Kombit dhe në Sheshin Skënderbej, sepse nuk kanë patur një xhami të madhe për festa të tilla.

Me ndërtimin e xhamisë së re pranë rrugës së Elbasanit kjo gjendje do të përmirësohet dhe kushtet e besimtarëve do të jenë më të mira.

Gjatë festës së sotme ndodhi edhe një incident, që për pak sekonda mund të kishte përfunduar në një ngjarje të rëndë.

Besim G, 40 vjeç, hyri sot i lagur me benzinë në sheshin Skënderbej në mesin e besimtarëve të shumtë myslimanë, që po festonin Fitër Bajramin.

Ai u bllokua fillimisht nga besimtarët në përpjekjen për t’u vetëdjegur, duke thirrur “S’ka Zot” dhe më pas u ndalua nga policia.

Gjatë shoqërimit nga policia ai thoshte se ka 22 vjet që përpiqet të mbijetojë, motivet e tij ende nuk janë të qarta, policia tha se nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./VOA/

The post VOA për Fitër Bajramin në Shqipëri: Mijëra besimtarë sfiduan pandeminë appeared first on Albeu.com.

Berisha uron Bajramin me një foto krah bashkëshortes
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar festën e Fitër Bajramit përmes një postimi në Facebook. Ndërsa shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Liri, Berisha uron që sakrifica e besimtarëve të pranohet duke e kthyer atë në paqe, mbarësi dhe të mirë.

Postimi i Berishës:

Gëzuar Bajramin!

Te dashur miq, sot besimtaret musliman pas agjerimit te muajt te madhnueshem te Ramazanit kremtojne diten e bekuar te Fiter Bajramit.

Ju ftoj te dashur miq, te lutemi dhe te urojme nga zemra te gjithe se bashku qe i Gjithfuqishmi te pranoje sakrificen e tyre dhe ta kthej ate ne paqe, mbaresi e te mira, per ata, familjet e tyre dhe mbare kombin tone. Gezuar! Sb/albeu.com

The post Berisha uron Bajramin me një foto krah bashkëshortes appeared first on Albeu.com.

Meta: Uroj që sakrificat e besimtarëve të na frymëzojnë për një shoqëri më solidare
Presidenti Ilir Meta gjatë një deklarate për media nga selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ka uruar Fitër Bajramin. Meta tha se ishte një kënaqësi për të të takohej me udhëheqësit e Komunitetit Mysliman dhe uroi të gjithë besimtarët, duke shpresuar që sakrificat e tyre të shërbejnë si një frymëzim për një shoqëri më të drejtë.

Duke i uruar të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë edhe për shkak të pandemisë.

Shpreh mirënjohje për ndihmat që kanë dhënë për të sëmurët dhe pamundurit. Uroj që këto sakrifica të na shërbejnë për një shoqëri më solidare dhe më të drejtë”, deklaroi Meta./albeu.com

The post Meta: Uroj që sakrificat e besimtarëve të na frymëzojnë për një shoqëri më solidare appeared first on Albeu.com.

Basha uron Fitër Bajramin: Agjërim dhe lutje të pranuara
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vizitës në KMSH ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Basha uroi besimtarëve myslimanë, agjërim dhe lutje të pranuara.

“Gëzuar Fitër Bajramin. Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur. Zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha në mesazh./albeu.com

The post Basha uron Fitër Bajramin: Agjërim dhe lutje të pranuara appeared first on Albeu.com.

Sonte darka e Bajramit, çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj
Sonte është darka e Fitër Bajramit, ku çdo familje myslimane ka festë. Në tryezën e darkës ka një shumëllojshmëri ushqimesh, por disa janë tradicionale dhe nuk duhet të mungojnë.

Nga gatimet tradicionale veçohet mishi i pjekur i qengjit ose i kecit që zakonisht gatuhet me pilaf. Veza me kime dhe byreku me peta të pjekura.

Sigurisht, në tryezën e një familje shqiptare për Bajram nuk mungon as ëlmëlsira. Më e zakonshme është bakllavaja, por gjithashtu mund të vendosi sheqerpare, sultjash ose tollumba./albeu.com

The post Sonte darka e Bajramit, çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj appeared first on Albeu.com.