finiqi Archives - Albeu.com

Zjarri i madh në Finiq, reagon Ministria e Mbrojtjes: U shpëtua pasuria kulturore e Parkut Arkeologjik
Një zjarr i madh përfshiu ditën e sotme e parkun arkeologjik të Finiqit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes njoftoi se është shpëtuar pasuria kulturore e Parkut Arkeologjik.

“Ndërhyrja e shpejtë e forcave operacionale, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar nga ajri kanë shmangur dëmet si pasojë e zjarrit të rënë pasditen e sotme në objektet e parkut arkeologjik të Finiqit. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga kryetarët e bashkive Finiq e Delvinë si dhe nga Prefekti i qarkut të Vlorës Kristo Kiço ndoqi nga afër situatën”, thuhet në njoftim.

Në një komunikim për publikun ministri Vengu tha se që prej mesditës ka pasur një situatë problematike në rrafshin e kodrave që ndan dy bashkitë, por bashkërendimi i forcave të shumta bëri të mundur shuarjen e një pjese të madhe të vatrave.

“Jemi përqendruar me 8 mjete zjarrfikëse, 40 trupa zjarrfikëse nga 2 bashkitë si dhe 65 efektivë të Forcave të Armatosura. Kemi pasur ndërhyrje të gjata dhe efiçente nga Forca Ajrore që ka bërë të mundur frenimin e të gjitha vatrave në drejtim të zonave të banuara. Pas tyre, rëndësi kanë marrë zonat ekonomike dhe parku me vlerë kulturore e arkeologjike i Finiqit”, tha ai.

Sipas ministrit, “u bë e mundur ruajtja dhe mbrojtja e të gjithë pasurisë kulturore në park, pjesa e bazilikës, thesarit të vjetër sikundër edhe amfiteatrit”. Ministri i Mbrojtjes shtoi se, kjo do të jetë një natë vigjilence, për të mbajtur situatën nën monitorim të plotë.

Në këtë operacion janë përfshirë forca të shumta nga strukturat e pushtetit vendor të bashkive Sarandë, Himarë, Gjirokastër, Dropull dhe Konispol, të mbështetura nga efektivët e Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar.

The post Zjarri i madh në Finiq, reagon Ministria e Mbrojtjes: U shpëtua pasuria kulturore e Parkut Arkeologjik appeared first on Albeu.com.