financime Archives - Albeu.com

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime, Plani i Rritjes i BE-së mbulon vetëm 4% të investimeve publike në buxhetin 2026
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, të cilat do të shpërndahen në fusha të ndryshme, në bazë projektesh konkrete.

Kjo shumë do të përdoret për projekte specifike që lidhen me reformat strukturore dhe zhvillimin ekonomik.

Fondi prej 6.8 miliardë lekësh, është pjesë e fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes një pakete të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat Shqipëria pritet të përfitojë rreth 922 milionë euro deri në vitin 2027.

Fondet nga Plani i Rritjes, përbëjnë më pak se 4% të totalit të investimeve publike 179.6 miliardë lekë të parashikuara në buxhetin 2026.

Kjo peshë modeste tregon se, për momentin, financimet europiane të përfshira në buxhet janë ende në fazat e para të aktivizimit, ndërkohë që pjesa më e madhe e burimeve të BE-së mbetet e lidhur me ecurinë e reformave dhe me procesin e përgatitjes së projekteve që duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Komisionit Europian.

Mbështetja financiare e BE-së, do të shpërndahet në disa vite dhe do të kushtëzohet me përparimin në zbatimin e reformave ekonomike dhe institucionale, duke u fokusuar kryesisht në rritjen e konkurrueshmërisë, përmirësimin e klimës së biznesit dhe përafrimin me tregun e përbashkët europian.

Nëse reformat për të cilat Shqipëria është angazhuar do të ecin me ritmin e kërkuar nga Komisioni Europian, përfshirë përmirësimin e administratës publike dhe zbatimin e reformave në sektorin e energjisë, vendi pritet të tërheqë pjesën më të madhe të fondeve deri në fund të vitit 2027.

Shqipëria deri më tani ka përfituar shumë pak fonde nga plani i rritjes, për shkak se mekanizmi funksionon sipas parimit “reformë kundrejt financimit”, që do të thotë se disbursimet kryhen vetëm pasi vendi ka zbatuar reformat e dakordësuara në fusha si konkurrueshmëria, administrata publike, energjia dhe sundimi i ligjit. Shqipëria ndodhet ende në fazën e zbatimit të këtyre reformave dhe një pjesë e tyre nuk ka përfunduar plotësisht.

Gjithashtu, procesi i përgatitjes dhe miratimit të projekteve për financim kërkon kohë dhe kapacitete të forta administrative.

Shpesh, institucionet shqiptare kanë vështirësi në përgatitjen e projekteve që plotësojnë standardet e BE-së, si për analizën e kostos dhe përfitimit, ashtu edhe për garantimin e transparencës në prokurim dhe zbatimin teknik.

Këto vonesa kanë bërë që fondet e mundshme të mos përfshihen menjëherë në planifikimin buxhetor vjetor.

Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, është një nismë e re ekonomike dhe politike që synon të përshpejtojë afrimin e vendeve të rajonit me tregun e përbashkët europian dhe me standardet e BE-së.

Ai u prezantua nga Komisioni Europian në fund të vitit 2023 dhe mbulon periudhën 2024–2027, duke kombinuar mbështetjen financiare me një program reformash strukturore që duhet të zbatohen nga çdo vend përfitues.

Plani ka një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh, të cilat do të ndahen ndërmjet gjashtë vendeve të rajonit – Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës./ Monitor

The post Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime, Plani i Rritjes i BE-së mbulon vetëm 4% të investimeve publike në buxhetin 2026 appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, me financimet buxhetore më të ulëta për bujqësinë në Rajon dhe BE
Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2021. Sipas një krahasimi të Bankës Botërore, ky është niveli më i ulët në Rajon dhe në BE.

Në të njëjtën periudhë, vendet e BE-së financuan bujqësinë me 0.35% të PBB-së, ndërsa tre vende të Rajonit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kishin norma më të larta financimi në raport të PBB-në të bujqësisë së BE.

Vetëm Shqipëria spikat si një vend në Rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.

Përveç financimeve të brendshme nga buxhetet kombëtarë, bujqësia ishte duke përfituar financime të konsiderueshme nga programi IPARD i Bashkimi Europian një instrument për vendet në proces anëtarësimi në BE.

Në të gjithë rajonin, fondet e IPARD shënuan rritje të disbursimeve pas pandemisë. Sipas grafikut bashkëngjitur, Shqipëria do të përfitonte nga viti 2023 deri më 2027 rreth 94 milionë euro (shiko grafikun e mëposhtëm).

Shqipëria dhe Serbia ishin përfituesit më të mëdhenj nga programi IPARD, por një proces hetimi nga zyra e hetimit për rregullisë e procesit (OLAF) ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.

Fondet e paketa në dispozicion nuk po mundësojnë investime në mbrojtjen e bujqësisë nga ndryshimet klimatike dhe as nuk mund të nxisin novacionin në këtë fushë për të rritur rendimentin që në shumë kultura është shumë më i ulët se në BE.

Mungesa e investimeve në novacionin bujqësor po konsiderohet si pengesë për shfrytëzimin e financimeve private dhe është një mundësi e humbur për adresimin e shqetësimeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike në bujqësi.

Një vlerësim i fundit nga Banka Botërore tregon se mbyllja e hendekut me 25% për investimet në kërkim dhe zhvillimin në Rajon mund të rrisin produktivitetin bujqësor me 15% në Shqipëri, 25% në BiH, 16% në Maqedoninë e Veriut dhe 6% në Serbi.

Banka Botërore sugjeron se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kërkimore, organizatave bujqësore, sektorit privat dhe politikëbërësit do të ndihmonin për të kapërcyer boshllëqet ekzistuese të njohurive.

Shumica e shpenzimeve publike që jepen për bujqësinë në Ballkan përdoren për pagesa të drejtpërdrejta.

Në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pesha e pagesave direkte për fermat arrin në 70-80% të buxheteve të bujqësisë, shumica e të cilave është e lidhur me prodhimi blegtoral ose përdorimi e inputeve.

Vetëm në Shqipëri, më shumë se 70% e buxhetit bujqësor shkon për shpenzime operative të aparatit burokratik dhe vetëm një pjesë e vogël për mbështetje direkte te fermerët./monitor

The post Shqipëria, me financimet buxhetore më të ulëta për bujqësinë në Rajon dhe BE appeared first on Albeu.com.

Interi lëshon obligacionin e ri prej 415 milion euro
Interi ka lëshuar një obligacion të ri prej 415 milion euro me afat maturimi deri në vitin 2027.

Zikaltërit e zyrtarizuan këtë gjë me një njoftim zyrtar.

“Inter Media dhe Communication njofton nisjen e një oferte institucionale prej 415 milion euro në kapitalin agregat të letrave me vlerë të reja ‘Senior Secured’ që maturohen në vitin 2027 në mënyrë që shlyejë obligacionet e vjetra të papaguara e për të shlyer kredinë.

Ne përfitojmë nga fuqia historike financiare dhe perspektiva e rritjes së ardhshme të aktiviteteve tona të medias dhe sponsorizimeve, dhe pavarësisht ndikim të pandemisë dhe mbyllja e disa sektorëve favorizues ekonomik, të ardhurat tona mbeten të qëndrueshme.

Duke qënë se Interi është skuadra e parë e futbollit në Itali bazuar për audiencën në stadium dhe televizive, ne kemi përfituar pjesën më të madhe të të drejtave vizive dhe të ardhurat janë në rritje. Gjithashtu sponsorat tanë na kanë ndihmuar shumë duke na rritur të ardhurat”, kështu është shprehur Inter./ h.ll/albeu.com

The post Interi lëshon obligacionin e ri prej 415 milion euro appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore ndalon financat për Afganistanin
Banka Botërore tha se është e shqetësuar se si do të ndikojë kontrolli i talibanëve në “perspektivat e zhvillimit të vendit, veçanërisht për gratë”.

Vendimi vjen vetëm disa ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar pezulloi gjithashtu pagesat për Afganistanin.

Që nga viti 2002, Banka Botërore ka ndarë mbi 5.3 miliardë dollarë për projektet e rindërtimit dhe zhvillimit në Afganistan.

“Ne kemi ndalur pagesat tona në Afganistan dhe jemi duke monitoruar dhe vlerësuar nga afër situatën, në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme”, tha një zëdhënës i Bankës Botërore për BBC-në.

“Ne do të vazhdojmë të konsultohemi ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët e zhvillimit”, shtoi ai.

Talibanët – grup militant islamik – kanë marrë kontrollin e Afganistanit më 15 gusht.

Grupi ka qeverisur këtë vend edhe në periudhën 1996-2001, me një interpretim të ashpër të ligjit islamik.

Javën e kaluar, edhe administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se ka ngrirë asetet e Bankës Qendrore të Afganistanit që mbahen në SHBA./REL

The post Banka Botërore ndalon financat për Afganistanin appeared first on Albeu.com.