financim Archives - Albeu.com

Financimet, “thembra e Akilit” për partitë politike/ BIRN: Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën
Me gjithë shkeljet e zbuluara nga auditi i KQZ-së për partitë politike për vitin 2024, ekspertët theksojnë se konstatimet janë më së shumti formale, ndërsa bëjnë thirrje për hartimin e një ligji të ri dhe rishikimin e parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Çështja e financave vijon të jetë “thembra e Akilit” për partitë politike.

Më 11 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, shqyrtoi rezultatin e auditimit të raporteve financiare të partive politike për vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vlerë 50 mijë lekë për secilën.

Komisioneri Ilirjan Celibashi, në vendimin e marrë sqaroi se i ka gjetur këto subjekte politike në shkelje të nenit 23/4, pika 1: “shkelja e dispozitave për financimin e partive politike nga ana e personit përgjegjës për financat në partinë politike apo e personit përgjegjës sipas statutit të saj dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë”.

Me gjithë shkeljet e konstatuara, për ekspertët e partive politike, auditimi i partive politike është i mangët, pasi sipas tyre jo çdo shpenzim deklarohet.

“Auditimet e pasqyrave financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike, edhe pse kryhen nga ekspertë kontabël të autorizuar edhe/ose nga kompani të specializuara në ofrimin e shërbimeve të tilla, janë vetëm formalisht të sakta”, tha Zef Preçi, ekspert i ekonomisë dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

“Në të vërtetë, situata është krejt ndryshe dhe vlerësime të ndryshme flasin për burime të tjera të ardhurash dhe shpenzimesh të padeklaruara apo të padeklarueshme që shkojnë në nivele dhjetëra herë më të larta se ato që pasqyrohen në bilance”, shtoi ai.

Nga 135 parti politike që janë regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vetëm 51 prej tyre kanë dorëzuar në kohë raportin financiar, 1 e ka dorëzuar jashtë afatit dhe 84 të tjera rezultojnë se nuk kanë dorëzuar raport financiar për vitin 2024 në KQZ.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe partitë që kanë depozituar janë gjetur në shkelje.

Mes subjekteve të sanksionuara ishin dhe disa nga partitë kryesore politike në vend, përfshirë Partinë Demokratike, Demokracinë Sociale dhe Partinë Socialdemokrate.

“Audituesi ka konstatuar parregullsi te zëri **Ndërtesa**, te Aktivet Afatgjata Materiale: shuma në vlerën 17.514.683 lekë e regjistruar në datën 1.1.2024, për të cilën subjekti nuk zotëron një dokument pronësie pasi është në proces; është llogaritur amortizimi në shumën 875.734 lekë”, shkruhet në relacionin e KQZ-së për Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Gjatë procedurave të auditimit nuk është arritur të merren evidenca të mjaftueshme dhe të përshtatshme në lidhje me plotësinë, ekzistencën dhe saktësinë e vlerës së tyre për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse”, shton relacioni.

Po kjo forcë politike, sipas audituesve, edhe në zërin e tatimit në burim “ka diferencë materiale, pasi është raportuar shifra në bilancin 2024, shuma 134.763 lekë që përfaqëson detyrimin e muajit dhjetor 2023”.

Forca e dytë që ka kryer shkelje gjatë raportimit të bilancit financiar, sipas KQZ-së, është Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi.

“Shuma e gjendjes së llogarive bankare sipas ‘statement’-it në 31 dhjetor 2024 nuk përputhet me shumën e raportuar nga partia në raportin vjetor”, shkruan KQZ.

“Për honoraret e dhëna personave që nuk janë regjistruar në listëpagesë nuk është llogaritur tatimi prej 15% të vlerës së dhënë”, sqaron ajo.

Për këto dy forca politike dhe për 4 subjekte të tjera — specifikisht Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Demokracia Sociale — raportet e auditimit janë certifikuar me rezerva, duke u gjobitur me një shumë prej 50 mijë lekësh të rinj.

Audituesi ka konstatuar gjithashtu se Partia Komuniste e Shqipërisë nuk disponon llogari bankare zyrtare, pohon KQZ-ja, duke shtuar se kjo e ka bërë të pamundur verifikimin e transaksioneve përmes dokumentacionit bankar.

“Sipas deklarimeve, të ardhurat janë realizuar në formë cash nga anëtarësia, në shumën 530 mijë lekë, përmes një blloku mandat-arkëtimesh”, shprehet KQZ.

“Megjithatë, këto nuk janë identifikuar nga ana e audituesit, ndërsa mungesa e dokumentacionit justifikues për shpenzimet nuk mundëson vlerësimin me saktësi dhe siguri të ligjshmërisë së këtyre transaksioneve”, citohet në relacion.

Ndërkohë, për Partinë Ligj dhe Drejtësi, edhe pse nuk kishte dorëzuar raportin financiar, audituesi shprehet se; “është kontaktuar me kryetarin e partisë, i cili ka deklaruar se partia është me status pasiv dhe nuk ka të ardhura dhe shpenzime”, ndaj edhe në raport kjo parti rezulton me bilanc zero.

Bashkë me Partinë Ligj dhe Drejtësi, bilanc zero kanë deklaruar edhe 9 subjekte të tjera, të cilat pohojnë se gjatë 2024-ës kanë pasur zero të ardhura dhe shpenzime.

Në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton edhe një fakt tjetër: mos-auditim për shkak se nuk është pranuar që të paguhet audituesi.

Partia Balli Kombëtar, sipas KQZ-së, rezulton se ka refuzuar “të kryejë pagesën e shërbimit të audituesit ligjor” dhe në këtë mënyrë financat e saj nuk kanë kaluar në sitë.

Procesin e auditimit të financave e shikon me rezerva edhe juristi Rezart Kthupi. Ai tha për BIRN se ligji aktual është mburojë për partitë politike në rastin e shpenzimeve gjatë fushatave elektorale, pasi i detyron që të raportojnë vetëm 60 ditë para zgjedhjeve.

“Është e nevojshme që të hartohet një ligj i posaçëm, ose në alternativë të rishikohen parashikimet e Kodit Zgjedhor përsa i përket financimit të partive politike nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të hartohet një ligj i ri për partitë politike, i cili ndër të tjera të krijojë edhe kushtet ligjore në të cilat çregjistrimi i partive politike të bëhet edhe me kërkesë të subjekteve që kanë për detyrë t’i kontrollojnë ato — si KQZ dhe Tatimet”, shprehet Kthupi.

I mendimit se duhen ndërhyrje në ligj, të paktën për pjesën e auditimit të partive, është edhe eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.

“Auditimi duhet të kryhet nga auditi i jashtëm (KLSH), kjo edhe për faktin se partitë përfitojnë fonde publike (partitë parlamentare) dhe kështu rritet siguria në respektimin e standardeve të auditimit”, përfundoi ai./ BIRN

The post Financimet, “thembra e Akilit” për partitë politike/ BIRN: Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën appeared first on Albeu.com.

Senati amerikan miraton projektligjin për financim, pritet t’i japë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në histori
Senati i Shteteve të Bashkuara, ka miratuar një projektligj të rëndësishëm për financimin e qeverisë, i cili mund t’i japë fund brenda pak ditësh mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë e vendit, raporton BBC.

Projektligji u miratua të hënën vonë me 60 vota pro dhe 40 kundër, pasi pothuajse të gjithë republikanët iu bashkuan tetë demokratëve që u shkëputën nga linja e partisë për ta mbështetur.

Marrëveshja siguron financimin e qeverisë deri në fund të janarit.

Tani pritet që Dhoma e Përfaqësuesve ta miratojë projektligjin përpara se presidenti Donald Trump ta nënshkruajë atë. Trump sinjalizoi më herët gjatë ditës se është i gatshëm ta bëjë këtë.

Marrëveshja u arrit gjatë fundjavës, pasi disa senatorë demokratë iu bashkuan republikanëve për të negociuar një zgjidhje që do t’i kthejë punonjësit federalë në punë dhe do të rifillojë shërbimet thelbësore.

Republikanët, të cilët kanë shumicën 53 me 47 në Senat, kishin nevojë për të paktën 60 vota për të kaluar masën.

Qeveria amerikane ka qenë pjesërisht e mbyllur që nga tetori, duke lënë rreth 1.4 milion punonjës federalë pa pagesë ose të detyruar të punojnë pa u shpërblyer.

Mbyllja ka ndikuar gjerësisht në disa shërbime, përfshirë transportin ajror dhe përfitimet ushqimore për 41 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta.

The post Senati amerikan miraton projektligjin për financim, pritet t’i japë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në histori appeared first on Albeu.com.

Ku i gjen paratë për partinë? Lapaj: Marrim 10 mijë euro në muaj online
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” të moderatores Sidorela Gjoni në Top Channel.

Ai tregoi hapur shifrat me të cilat financohet partia e tij.

Ku i gjen paratë?

10 mijë euro në muaj mesatarisht marrim nga mbështetësit, online nga cdo cep i botës, me këto para paguajmë kamerat, naftën, etj.

Sa lekë hedh ti në muaj?

Financoj dhe unë 500 euro, 300 euro dhe ka pas raste dhe 1000 euro. Unë paradite jam në Gjykatë, jam i vetmi njeri që merret me politikë në këtë vend që vete e punon në profesionin e tij, pa e lënë punën e tij.

The post Ku i gjen paratë për partinë? Lapaj: Marrim 10 mijë euro në muaj online appeared first on Albeu.com.

Financimi i partive politike në Shqipëri, VOA: Ndër çështjet më shqetësuese, mungesë transparence
Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po forcon mbikëqyrjen e financimit të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një platforme elektronike të krijuar për herë të parë, KQZ do të mbledhë raporte mbi financimin e partive politike.

Por organizata të shoqërisë civile shprehin shqetësim si për mungesën e të dhënave financiare të partive, ashtu edhe për përdorimin e gjerë të burimeve shtetërore në fushatë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vendosur sivjet në qendër të punës së vet transparencën mbi financimet e partive politike.

Në një tryezë me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se i ka dhënë një përparësi strategjike forcimit të mbikëqyrjes së financimeve ndaj partive politike në fushatë zgjedhore.

Një platformë e re digjitale sapo është krijuar me mbështetje të BE-së dhe Këshillit të Europës për të mbledhur raportime dhe deklarime mbi financimet e partive.

“Ne si institucion dhe organizatat e shoqërisë civile mund të bëjmë më shumë që t’i bëjmë më të përmbajtura partitë politike dhe subjektet zgjedhore që të mos demonstrojnë më, ndonjëherë edhe në mënyrë arrogante fuqinë e tyre dhe interesin e tyre për të shpenzuar para pa limit në fushatën zgjedhore. Në fakt, ato kanë nisur të bëjnë kujdes me transparencën e financave të fushatës”, thotë zoti Celibashi.

Transparenca mbi financat e partive është një sfidë e përhershme në Shqipëri si gjatë vitit edhe në fushata zgjedhore, thotë drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta.

Partitë politike ende nuk janë të hapura, ndaj presioni duhet të jetë shumë më i madh si nga subjekte vendase ashtu edhe nga aktorë ndërkombëtarë, shton ajo.

“Partitë politike, sidomos në fushata zgjedhore, joshin bizneset me premtime se ato financime që do t’u marrin nën dorë dhe të padeklaruara për shpenzime elektorale, do t’ua kthejnë shumëfish me leje ndërtimi, PPP-të. Të tilla janë marrëveshjet e pashkruara mes bizneseve dhe qeveritarëve”, thotë zonja Meta.

Përfaqësuesi i Organizatës Transparency International Jorge Valadares, thotë se duhet lehtësuar rruga për të arritur tek informacioni sa më parë për të zbuluar në kohë rreziqet, sepse deklarimi i financimeve parandalon korrupsionin politik.

“Raportimet pas zgjedhjeve janë të vonuara. Informacioni nevojitet që qytetarët të qartësohen para se të shkojnë tek kutitë e votimit, për të bërë zgjedhjet e tyre. Raportimet e vonuara nuk ndihmojnë për të zbuluar konfliktet e interesit tek kandidatët, ndërkohë që ata marrin para gjatë periudhës zgjedhore”, thotë zoti Valadares.

Sipas përfaqësuesit të TI, të dhënat duhen shkarkuar online bashkë me përditësimet. Po ashtu veprimet bankare të partive mund të ofrohen për verifikime të shpejta se nga cilat burime u vijnë partive politike donacionet, në mënyrë që të sigurohet parandalimi i pastrimit të parave sipas rregullave, tha zoti Valladares.

Analistja zgjedhore Antuela Male, thotë se Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, po vëzhgon përdorimin e burimeve shtetërore dhe ka dorëzuar në KQZ shumë denoncime në KQZ. Kriik ka bërë thirrje që fushata të bazohet në alternativa konkrete dhe programe qeverisëse të pushtetit vendor dhe të shmangen gjuha e urrejtjes dhe polarizimi politik

“Në gjykimin tonë, e kemi bërë më herët dhe vazhdojmë të bëjmë thirrje që partitë politike duhet të deklarojnë gjithë shpenzimet dhe financimet e tyre para datës së zgjedhjeve, për të patur një informim sa më të mirë të qytetarëve rreth fushatës së tyre elektorale. Pavarësisht se fushata duhet të nisë 30 ditë para ditës së zgjedhjeve, ne kemi vënë re se partitë kanë qenë në fushatë edhe më herët, madje partia e shumicës ka qenë në disa raste edhe në përdorim të institucioneve publike në funksion të fushatës së saj elektorale”, thotë zonja Male.

Vëzhguesit vërejnë se ka tendenca për të denigruar me sulme personale figurën e kundërshtarit dhe për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga temat thelbësore dhe programet. Fushata për zgjedhje vendore nisi me postera të 3 figurave që nuk janë kandidatë bashkish, por politikanë të lartë, thotë Migen Qiraxhi, drejtues i organizatës Qëndresa Qytetare, e cila po vëzhgon përdorimin e burimeve shtetërore për fushatë zgjedhore nga partia në pushtet.

“Dielli duket qysh në mëngjes, thotë populli. Në çelje të fushatës dhe në postera nuk përmenden problemet e komunitetit, alternativat menaxhuese për qytetet: trafiku, arsimi, shkollat dhe sfidat e tjera të qyteteve. Retorika politike në nisje të fushatës është bërë shumë e përgjithshme, dhe në aspekt është një nisje jo e mirë fushate. Nga monitorimi i burimeve shtetërore kemi parë se qeverisësit janë sërish aty për të përdorur asetet e përbashkëta të publikut në shërbim të vetëm një kandidati. Kemi denoncuar në KQZ shkelje si përdorimi masivisht i shkollave për fushatë elektorale, përdorimin e institucioneve si spitale, azile, biblioteka, librari, përdorimi i automjeteve të shtetit për transport materialesh elektorale, titullarët dhe politikanët për qëllime elektorale. Nisja e fushatës nuk duket optimiste, por me denoncime po mundohemi të amortizojmë sa të mundemi këtë sjellje jo të drejtë të partive politike në fushata zgjedhore”, thotë zoti Qiraxhi.

Mungesa e transparencës financiare të partive politike është ndër çështjet më shqetësuese gjatë gjithë tranzicionit politik në Shqipëri në 3 dekada. Vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë shprehin shqetësimin se prapa mungesës së vullnetit për transparencë fshihen fshihen financime të dyshimta dhe para të pista me origjinë nga grupet kriminale, të cilat më pas kapin shtetin me klientelizëm dhe korrupsion të nivelit të lartë. /VOA

The post Financimi i partive politike në Shqipëri, VOA: Ndër çështjet më shqetësuese, mungesë transparence appeared first on Albeu.com.

Rruga e Arbrit e rrënuar dhe gjysmake, merr 1/3 e financimit deri në nëntor 2022
Deri në fund të nëntorit 2022 koncesionari i rrugës së Arbrit rezulton te këtë marrë 11.5 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, ose rreth 100 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave.

Kjo shumë është gati një e treta e fondeve totale prej 36,4 miliardë lekësh që do të marrë për të gjithë periudhën e koncesionit.

Por ndërkohë punimet në Rrugën e Arbrit janë larg përfundimit, teksa pjesa e përfunduar edhe pse u mor në dorëzim nga qeveria është në gjendje të jo të mirë. Tuneli i Murrizit që është aksi me më shumë kosto i rrugës është në ende në ndërtim dhe po përparon me ritme shumë të ulëta. Ministria e Infrastrukturës pret që punimet në këtë segment të përfundojnë brenda këtij viti.

Rruga e Arbrit ka kaluar një histori të komplikuar kostosh dhe procedurash nga planet fillestare për ndërtimin e saj me 70 milionë euro deri në ditët e sotme ku fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.

Qeveria e mori në dorëzim rrugën në nëntor të vitit 2021, edhe pse punimet nuk kishin përfunduar në një pjesë të madhe dhe me cilësi të dobët punimesh. Inxhinierët e fushës pohuan se, kostot ishin mjaft të larta nga studimet fillestare të fisibilitetit, teksa koncensionari nuk respektoi parametrat e gjerësisë, shesh- pushimet, mbrojtjen anësore të skarpateve, etj.

Reshjet e ditëve të fundit kanë përkeqësuar më tej situatën, ku segmente të saj janë gjendur me shembje masive të dherave, aq sa edhe mjetet e kompanisë koncesionare kanë përfunduar në përroin ngjitur.

Afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet, ndërkohë që punimet nisën më 2019. Këtë vit mbushen 5 vite nga hyrja në fuqi e kontratës. Sipas përcaktimeve në kontratë rruga duhej të ishte dorëzuar e plotë maksimumi më 2022, por më shumë gjasë punimet në këtë aks tashmë të rrezikshëm edhe për përdoruesit do të zgjasë pa afat.

Rruga e Arbrit nuk është një projekt i ri, ajo ka nisur zbatimin në kohën e qeverisë “Berisha” gjatë së cilës u ndërtuan disa pjesë të segmentit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit, kur nisi koncensioni ishin ndërtuar plotësisht 20.12 kilometra, pjesërisht në 15.17 km dhe ishin të paprekura nga punimet 26.3 kilometra.

Investimet publike po humbasin efektivitetin pasi janë copëzuar në projekte jofizibël dhe kontrata shumëvjecare. Rrugët kanë qenë prioriteti kryesore i qeverive ndër vite dhe vazhdojnë të jenë, por invetsimet janë përqendruar në periferi duke lënë qendrën e vendit me pa një rrjet bashkëkohor rrugor edhe pse 60 për qind e trafikut është na rajonin, Krujë, Durrës, Tiranë./monitor

The post Rruga e Arbrit e rrënuar dhe gjysmake, merr 1/3 e financimit deri në nëntor 2022 appeared first on Albeu.com.

Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave, rritje rekord në gjysmën e parë të këtij viti
Çmimet e banesave në vend shënuan një rritje rekord në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar

i banesave të shitura gjatë 6-mujorit I 2022 është rritur me 28.4% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij. Në raport me periudhën bazë, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%.

Rritja e 6-mujorit të parë të vitit u përcaktua sidomos nga rritja e vëllimit të shitjeve të kryera në zonën e Tiranës, e cila përfshin qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit. Indeksi i çmimeve për shitjet në kryeqytet regjistroi një rritje prej 28.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe rreth 40% ndaj një viti më parë.

Sipas agjentëve, rritja e çmimeve ka ardhur nga rritja e kërkesës dhe e kostove të ndërtimit.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ka rënë lehtë në një mesatare prej 10.8 muajsh. Për Tiranën, subjektet e intervistuara kanë raportuar një kohë mesatare shitjeje prej 9.7 muajsh, por kjo vlerë shënoi rritje të lehtë nga një gjashtëmujor më parë. Për zonën e bregdetit, koha e shitjes është zvogëluar në mënyrë të ndjeshme, duke rënë nga 11 në 6 muaj. Koha e shitjes së pronave në zonat e tjera ka qëndruar pothuajse e pandryshuar në 13.1 muaj.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, rreth gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në shumicën dërrmuese të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Numri i banesave të reja të regjistruara nga agjentët ka shënuar rënie në krahasim me periudhën paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte rreth -6%, duke treguar rënie nga periudha e kaluar. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive pavarësisht pasigurive të lidhura me situatën e përgjithshme ekonomike. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më afatgjatë (deri në dy vjet).

Vlerësimet e subjekteve të intervistuara si pjesë e vrojtimit për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave janë të balancuara për afatin e shkurtër, duke qenë neutrale për situatën në zonën e Tiranës dhe pak më pesimistë për situatën në zonat e tjera. Ky vlerësim mund të jetë ndikuar nga zhvillimet e jashtme dhe pasiguria për ecurinë e inflacionit apo kostot e ndërtimit. Por, në afatin më të gjatë, pritjet e këtyre subjekteve për gjendjen dhe ecurinë e tregut të banesave mbeten optimiste.

Në parashikimet e tyre, agjentët presin gjithashtu rritje të çmimeve të pronave të paluajtshme për banesat dhe pronat tregtare: balancat neto ishin pozitive, përkatësisht 24% dhe 22%.

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës./monitor

The post Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave, rritje rekord në gjysmën e parë të këtij viti appeared first on Albeu.com.

SHBA: Rusia ka financuar fshehurazi me 500 mijë dollarë PD në vitin 2017
Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Firma lobuese amerikane kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklararimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë.

Në deklarimet e firmës Muzin për Departamentin e Drejtësisë thuhet se pagesa ishte bërë nga Partia Demokratike. Megjithatë shifra prej 500 mijë dollarësh figuron në kontratën me Biniattën dhe jo me PD-në, sipas Mother Jones.

Autoritet shqiptare hapën hetime lidhur me këto pagesa, duke thënë se “paratë janë paguar nga një kompani kompani offshore dhe se Partia Demokratike nuk ka raportuar në mënyrë të rregullt, pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paratë e shpenzuara, duke iu shmangur kështu legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.

Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën Muzin.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë shpjegime të ndryshme për pagesën 500 mijë dollarëshe, duke u shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.

Veç Shqipërisë, sipas burimit të administratës amerikane, në raport përmenden edhe Bosnja dhe Mali i Zi, respektivisht për financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorak Dodik për zgjedhjet e vitit 2018 dhe fonde për partinë pro-ruse Fronti Demokratik.

Zyrtari amerikak tha për median se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me aleatë dhe partnerët për të mbledhur më shumë informacion për rrezikun e financimit rus për partitë politike.

“Ajo që është më tronditëse për këtë studim është se shohim praninë e financimit të fshehtë rus në mbarë botën… Po i paralajmërojmë këto parti të huaja dhe kandidatë se nëse pranojnë fshehurazi paratë e Rusisë. Ne kemi mundësinë t’i ekspozojmë, dhe do t’i ekspozojmë”, shtoi ai./VOA

The post SHBA: Rusia ka financuar fshehurazi me 500 mijë dollarë PD në vitin 2017 appeared first on Albeu.com.

“Biden nuk ka më para”, ja me çfarë do e mbështesë SHBA UKrainën
Biden thotë se SHBA-ja ka dërguar më shumë se 50 milionë fishekë në Ukrainë, si dhe ka ofruar 10 sisteme anti-blinduar për çdo tank rus në Ukrainë.

Ai thotë se Shtëpia e Bardhë pothuajse ka shteruar autoritetin “tërheqës” që Kongresi autorizoi për Ukrainën muajin e kaluar.

Duke shpjeguar propozimin e tij për Kongresin, Biden thotë: “Në thelb ne jemi pa para – kjo është arsyeja pse sot, për të mbështetur Ukrainën, unë po i dërgoj kongresit një kërkesë buxheti shtesë për të mbajtur armët dhe municionet të rrjedhin në Ukrainë dhe të vazhdojë dërgimin e ndihmë ekonomike dhe humanitare.

“Ky financim adreson nevojat e ushtrisë në muajt kritikë në vijim dhe fillon kalimin në simptoma afatgjata të sigurisë për të penguar agresionin rus.”/albeu.com

The post “Biden nuk ka më para”, ja me çfarë do e mbështesë SHBA UKrainën appeared first on Albeu.com.

Vizitoi laboratorin me unik në Shqipëri madje dhe në rajon, Rama: Ky laborator duhet të gjeneroj të ardhura
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Laboratorin e Ri së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila theksoi se falë këtij investimi është ngritur njëVizitoi laborator unik në Shqipëri, madje edhe në rajon.

“Në këtë fakultet me buxhet të qeverisë shqiptare është financuar një laborator i kërkimit shkencor për inxhinierinë kimike me vlerë 380 mijë euro. Është laborator unik në Shqipëri, madje dhe në rajon. Në kuadër të ndërkombëtarizimit ky laborator mund t’ju shërbejë shumë… Nuk duhet të harrojmë se sapo kemi miratuar tre programe doktorature për Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe ky laborator është kyç për punën e doktorantëve. Avantazhi këtu është që punojnë në këtë laborator 25-30 studentë njëherësh ndërkohë që më parë punonin 4-5.” , u shpreh Ministrja Kushi.

Kryeministri theksoi se laboratori duhet të vihet në funksion të gjenerimit të të ardhurave për universitetin për t’i shërbyer institucioneve të tjera.

“Ky laborator duhet të vihet edhe në shërbim të  gjenerimit të të ardhurave për fakultetin për t’i shërbyer institucioneve të tjera, domethënë dhe ne, gjeja që ne kemi parashikuar të paktën për universitetet dhe na takon nga ana jonë ta bëjmë, është në gamën e shërbimeve që ofroni, duhet të bëni një manual për shërbimet  që Fakulteti i Shkencave i jep sektorit publik apo sektorit privat.” – u shpreh kryeministri.

Ky laburator do të bëjë të mundur që 25 studentë mund të punojnë për formimin profesional të tyre në degët e kimisë industriale, ushqimore, bioteknologjike dhe inxhinierisë së proceseve kimike.

Rektori i Universitetit të Tiranës zoti Artan Hoxha u shpreh se në këtë fakultet japin kontributin e tyre edhe  15 profesorë nga vendet e Europës Perëndimore.

Kjo infrastrukturë e kërkimit shkencor mund të shërbejë si një laborator rajonal, ku kërkues shkencorë, studentë e pedagoge  nga vendet e rajonit do të punojnë së bashku dhe do të shkëmbejnë eksperiencat, njohuritë dhe praktikat në këtë fushë./albeu.com

The post Vizitoi laboratorin me unik në Shqipëri madje dhe në rajon, Rama: Ky laborator duhet të gjeneroj të ardhura appeared first on Albeu.com.

Ukraina do të shesë tokena për të financuar ushtrinë e saj në luftën kundër Rusisë
Qeveria e Ukrainës ka thënë se do të lëshojë tokena jo të këmbyeshëm (NFT) për të financuar ushtrinë e saj ndërsa ata mbrojnë vendin kundër pushtimit rus.

NFT-të janë një aktiv dixhital që mund të ketë vlerë, por nuk ka një formë të prekshme.

Njoftimi nga zëvendëskryeministri Mykhailo Fedorov vjen në të njëjtën javë kur vendi mblodhi më shumë se 200 milion £ nga shitja e bonove të luftës.

Obligacionet janë një nga një sërë mënyrash që Ukraina po përdor për të mbledhur fonde.

The post Ukraina do të shesë tokena për të financuar ushtrinë e saj në luftën kundër Rusisë appeared first on Albeu.com.