Financial Time Archives - Albeu.com

Banka Qendrore Europiane rrit normat me 0.25 pikë përqindjeje
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka rritur normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje – më pak se rritjet e mëparshme – në një shenjë se kostot e huamarrjes në Eurozonë, mund të arrijnë së shpejti kulmin e tyre.

Vendimi i BQE-së, i cili pasqyron rritjen e normës tremujore të Rezervës Federale të SHBA-së një ditë më parë, e çon normën bazë të depozitave në 3.25%, duke shënuar rritjen e shtatë radhazi, që nga mesi i vitit 2022.

Bankat qendrore në të dy anët e Atlantikut, kanë rritur në mënyrë dramatike normat, që nga viti i kaluar, si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit. Por, me presionet e çmimeve, që kanë rënë nga kulmi i tyre dhe një krizë kredie që po afrohet, shumë ekonomistë mendojnë se cikli i shtrëngimit të normave po i afrohet fundit.

Në një lëvizje tjetër, që synon të rrisë kostot e huamarrjes, BQE tha se do të blinte më pak bono për të zëvendësuar letrat me vlerë në maturim, ndërsa kërkon të tkurrte bilancin e saj. Banka ka krijuar zotërime të mëdha obligacionesh, që nga viti 2015 dhe tani synon të shkurtojë stokun me 25 miliardë euro në muaj nga korriku, krahasuar me ritmin aktual prej 15 miliardë eurosh.

Euro u dobësua me më pak se 0.1% kundrejt dollarit, në 1.105 dollarë, ndërsa yield-i i obligacioneve gjermane dyvjeçare, të ndjeshme ndaj normave të interesit, ra me 0.07 pikë përqindje, në 2.6%.

Pas një takimi të këshillit drejtues në Frankfurt, BQE tha se “perspektiva e inflacionit mbetet shumë e lartë, për një kohë të gjatë”, por u kufizua në përsëritjen se do të vazhdojë të marrë një “qëndrim në varësi të të dhënave” për vendimet e politikave të ardhshme.

Inflacioni i Eurozonës mbetet ende shumë mbi objektivin prej 2% të BQE-së, pasi u rrit për herë të parë në gjashtë muaj, në 7% në prill, nga 6.9% në mars.

Megjithatë, pas heqjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, inflacioni bazë ra për herë të parë në 10 muaj, në 5.6% në prill.

Rritja e normave të interesit ka kontribuar në trazirat në sektorin bankar amerikan, i cili vazhdoi këtë javë me sekuestrimin e First Republic nga rregullatorët amerikanë dhe shitjen e aseteve kryesore të huadhënësit te JPMorgan Chase.

Ndërsa bankat e Eurozonës kanë qenë deri më tani më elastike, ato i thanë BQE-së në një sondazh, se kushtet e kredisë dhe kërkesa për kredi u shtrënguan me ritmin më të shpejtë, që nga krizat e mëdha financiare më shumë se një dekadë më parë.

Ekonomistët besojnë se faktorë të tillë do të freskojnë inflacionin, duke bërë të nevojshme më pak rritje të normave.

Indeksi Stoxx 600 në mbarë rajonin e Europës, nuk pati ndryshime të mëdha pas lëvizjes së BQE-së, duke u hapur 0.9% më poshtë. / The Financial Times

The post Banka Qendrore Europiane rrit normat me 0.25 pikë përqindjeje appeared first on Albeu.com.

“Big Brother-i” i kamerave në Shqipëri, Financial Times shkruan artikull: Bandat një hap para organeve të rendit
Kamerat e paligjshme të montuara në disa qytete të Shqipërisë kanë kaluar edhe në vëmendjen e “Financial Times“.

Media e njohur i ka kushtuar një artikull situatës dhe vë në dukje se krimi është një hap para forcave të redit, madje i moitoron.

FT shkruan se ky skandal nxjerr në dukje fuqinë e bandave kriminale në Shqipëri, teksa ndalet edhe te probleme të tjera si ligji i propozuar për amnistinë fiskale dhe kultivimi i kanabisit.

“Policia shqiptare çmontoi më shumë se 500 kamera të paligjshme vëzhgimi që dyshohet se janë vendosur nga bandat për të monitoruar qytetarët dhe forcat e rendit, në një skandal që nxjerr në pah fuqinë e rrjeteve kriminale në kombin e vogël ballkanik.

Kamerat, rreth gjysma e të cilave ishin montuar në kryeqytetin e vendit, Tiranë, u zbuluan gjatë një hetimi të nxitur nga shpërthimi që ndodhi pranë shtëpisë së një oficeri policie në Shkodër. Ndikimi i bandave kriminale është përmendur si një ndër arsyet kryesore që shqiptarët po largohen nga vendi i tyre për në vende të tjera evropiane, përfshirë edhe Britaninë e Madhe.

“Policia çmontoi”. . . kamera të vendosura në shtylla elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacione për qëllime kriminale,” tha policia shqiptare në një deklaratë të martën.

Kamerat e vendosura nga persona apo grupe kriminale kishin për qëllim edhe marrjen e informacionit për lëvizjet e policisë.

Bandat përdorën kamerat e kontrolluara nga distanca për të monitoruar rivalët dhe lëvizjet e policisë, që të jenë një hap para institucioneve të zbatimit të ligjit, sipas një raporti nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, i cili citonte vendasit që dëshmonin për “kërcënimet dhe frikën” nga bandat, ku duhet të jetojnë çdo ditë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se operacioni policor erdhi “pasi akuzohemi se nuk kemi marrë masa dhe akuzohemi gjithashtu kur marrim masa”.

“Fakti që policia veproi për këtë çështje, problem prej dekadash, do të thotë se qeveria është e prirur dhe e fokusuar në luftimin e krimit të organizuar”, tha Rama. Ai shtoi se jo të gjitha kamerat ishin të lidhura me rrjetet kriminale dhe se “disa ishin për përdorim individual, megjithëse jo të ligjshme”.

Ish-ministri i Jashtëm dhe i Drejtësisë Aldo Bumçi tha se grupet kriminale kishin ndërtuar një rrjet global të trafikut të narkotikëve dhe po pastronin paratë në Tiranë.

Kartelet shqiptare të drogës punësojnë dhjetëra mijëra familje në vend për të rritur marijuanën, tha Bumçi, duke përdorur paratë, lidhjet me Evropën Perëndimore për të operuar gjithashtu një rrjet global të kontrabandës së heroinës dhe kokainës.

Rama e kundërshtoi këtë, duke thënë se “Kultivimi i kanabisit ka rënë në mënyrë drastike dhe operacionet e suksesshme policore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”. . . flasin për rritjen e efektivitetit në luftimin e krimit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm”.

Vitin e kaluar, Komisioni Evropian kritikoi Shqipërinë, një kandidate në BE, për një ligj të propozuar që ofron amnisti për depozitat deri në 2 milionë euro në bankat shqiptare pa penalitete, duke tatuar transfertat me një normë deri në 10 për qind.

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA i lëshuar vitin e kaluar thoshte se Tirana duhet të vazhdojë përpjekjet për reformën në drejtësi, të forcojë rregulloret dhe mbikëqyrjen kundër pastrimit të parave dhe të punojë për të luftuar ndikimin e krimit të organizuar.

“Krimi i dhunshëm në Shqipëri shoqërohet shpesh me krimin e organizuar,” tha ai.

“Gjyqtarët, prokurorët, policia dhe gazetarët kanë qenë subjekt i kërcënimit”, shkruan FT. /albeu.com

The post “Big Brother-i” i kamerave në Shqipëri, Financial Times shkruan artikull: Bandat një hap para organeve të rendit appeared first on Albeu.com.

Financial Times: Vetëm rrëzimi i Putinit me forcë nga vetë rusët mund të pushojë luftën në Ukrainë
Gjithnjë e më shumë dhe hapur, flitet për një largim të mundshëm të Putin nga pushteti, si e vetmja zgjidhje për të rivendosur paqen në Ukrainë dhe për një qëndrueshmëri të Rusisë. Por analistë mendojnë se rrëzimin e tij mund ta bëjë vetëm elita ruse dhe drejtuesit e lartë ushtarakë

“Sanksionet perëndimore synojnë rrëzimin e Putin nga pushteti. Deklarata u bë një ditë më parë nga zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Xhonson, dhe më pas u përgënjeshtrua. Fraza e rrëzimit të Putin u zëvendësua me ndalimin e luftës.

Por largimi i Putin nga pushteti i Putin po diskutohet gjithnjë e më shumë dhe më hapur si në Londër dhe në Europë. Në fakt shihet si e vetmja zgjidhje për të risjellë paqen në Ukrainë dhe qëndrueshmërinë në Rusi. Nën sekretari i ministrisë së jashtme britanike, Xhejms Kleverli, nuk e përdor aspak diplomacinë kur si bën apel liderëve ushtarakë rusë.

Ai thekson se ata duhet ta dinë se Putin është gjithnjë e më shumë i palogjikshëm dhe gjeneralët rusë kanë mjetet për ta rrëzuar dhe duhet të veprojnë. Gideon Rakmen, analist i Financial Times shprehet se është shumë e besueshme që e vetmja rrugë për paqen është ndërhyrja e elitës ruse për të detyruar Putin që të lëshojë pushtetin.

Dhe analistë të tjerë mendojnë njësoj, duke shtuar se shoqëria ruse është e lodhur dhe kërkon një ndryshim në drejtimin e vendit. Mund të kalojë kohë para se pasojat e luftës në Ukrainë të shkaktojnë këtë ndryshim por me pushtimin e vendit, Putin ka vendosur një bombë nën sistemin personal të pushtetit

Janë tre elementet që shtyjnë në këtë drejtim: lufta nuk po shkon ashtu si shpresonte Putin, reagimi ndërkombëtar është më i fortë dhe më i bashkuar se sa prite dhe reagimi i brendshëm është katastrofik. Me këtë të fundit ata i referohen rënies së vlerës së rublës dhe bursës; të famshëm, oligarkë, familjarë të bahkëpunëtorëve më të ngushtë të Putin e dënojnë këtë luftë. Një sondazh i pavarur tregon se vetëm 45% e popullsisë ruse e mbështesin aventurën ushtarake në Ukrainë.

Është e mundur që pakënaqësia të jetë shtrirë dhe në rrethin e ministrave, këshilltarëve dhe biznesmenëve të lidhur me Kremlinin. ka një precedent të një lideri të Kremlinit që u detyrua të japë dorëheqjen: Krushov në 1964-ën me akuzën e gabimeve të rënda politike. Sipas Rakmen, i Financial Times, Putin qeveris si një car para sovjetik. Por herët a vonë vetmia mund t;i kthehet kundër duke e lënë pa aleatë apo bashkëpunëtorë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish drejtori i inteligjencës, Klaper dhe ish ambasadori në Moskë Mekfaul thonë se Putin është i paqëndrueshëm mendërisht. Sipas tyre kjo është e mundur duke marrë parasysh faktorin moshë dhe izolimin për shkak të COVID.

Ish këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Fiona Hill, shprehet se Putin aktualisht jeton në izolim, ka shumë pak kontakte dhe nuk ka më besim as te miqtë e tij. Por ka dhe analistë të cilët paralajmërojnë se përballë makthit të humbjes ai mund të mendojë se armët bërthamore janë e vetmja rrugëdalje. Të paktën nëse dikush nuk e ndalon më parë nga brenda regjimit.

The post Financial Times: Vetëm rrëzimi i Putinit me forcë nga vetë rusët mund të pushojë luftën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.