financat Archives - Albeu.com

Anketa: 53% e shqiptarëve presin përkeqësim të financave në 12 muajt në vijim
Perceptimi i shqiptarëve për situatën financiare, rezulton dukshëm më negativ krahasuar me një vit më parë, duke sinjalizuar një rritje të fortë të pakënaqësisë, sipas të dhënave nga Barometri i Ballkanit.

Sipas të dhënave, 53% e të anketuarve në Shqipëri vlerësojnë se gjendja financiare pritet ë “më keq” ose “shumë më keq” në 12 muajt në vijim, një nivel që e bën pesimizmin dominues.

46% shprehen se situata është përmirësuar, ndërsa një pjesë minimale mendon se ka mbetur e pandryshuar.

Një vit më parë, në 2024 pakënaqësia ishte e kufizuar në 14%, ndërsa gati gjysma e shqiptarëve mendonin se situata financiare do të mbetej e njëjtë dhe 38% prisnin përmirësim.

Vihet re një kalim nga një klimë neutrale pritshmërie, në një gjykim masiv negativ brenda vetëm një viti, çka tregon se një pjesë e madhe e familjeve kanë përjetuar përkeqësim real të kushteve ekonomike, ose të paktën një zhgënjim të fortë nga pritshmëritë e mëparshme.

Ky ndryshim reflekton presionet e vazhdueshme mbi buxhetet familjare, veçanërisht rritjen e kostos së jetesës dhe pasigurinë ekonomike, të cilat duket se kanë gërryer besimin e qytetarëve.

Edhe pse inflacioni zyrtar është zbutur krahasuar me kulmin e viteve të mëparshme, çmimet e ushqimeve, energjisë dhe shërbimeve bazë kanë mbetur të larta, duke ulur fuqinë blerëse të pagave dhe pensioneve.

Për shumë familje, normalizimi i inflacionit nuk është përkthyer në lehtësim real të shpenzimeve mujore.

Një arsye tjetër lidhet me mospërputhjen mes rritjes ekonomike dhe të ardhurave reale. Rritja e PBB-së dhe e pagës mesatare nuk është ndjerë njësoj në të gjitha shtresat, veçanërisht te punonjësit me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Pakënaqësia ushqehet edhe nga pasiguria në tregun e punës, sidomos për të rinjtë dhe punësimin cilësor.

Edhe pse punësimi në terma sasiorë është rritur, shumë vende pune mbeten me paga të ulëta ose pa stabilitet afatgjatë, duke forcuar perceptimin e pasigurisë financiare dhe mungesës së perspektivës.

Rritja e emigrimit dhe krahasimi i vazhdueshëm me të ardhurat dhe standardin e jetesës në vendet e BE-së e thellojnë ndjesinë e pakënaqësisë, edhe kur treguesit makroekonomikë paraqiten relativisht të qëndrueshëm.

Ndryshe nga 2024, kur dominonte ideja e stabilitetit, 2025 shënoi një kthesë drejt pakënaqësisë, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet e rajonit me rritjen më të fortë të perceptimit negativ për ekonominë për muajt në vijim./ Monitor

The post Anketa: 53% e shqiptarëve presin përkeqësim të financave në 12 muajt në vijim appeared first on Albeu.com.

Financat vendore, 12 bashki me probleme financiare, 4 në vështirësi më 2022
Që nga Reforma Territoriale e vitit 2015, pushteti vendor po përballet më vështirësi financiare që kanë lindur nga dobësitë në menaxhim dhe borxhet e trashëguara nga ish komunat.

Në vitin 2022 nga 61 bashki në të gjithë vendin 12 prej tyre ishin me probleme financiare dhe katër prej tyre ishin në vështirësi të mëdha sipas të dhënave që Kontrolli i Lartë i Shtetit që siguroi gjatë një auditi në Ministrinë e Financave.

Sipas të dhënave nga tabela e mëposhtme bashkitë Dimal, Cërrik, Vorë dhe Kavajë janë në vështirësi financiare pasi detyrimet e prapambetura tejkalojnë 25 % te shpenzimeve vjetore me 2022, ndërsa 8 bashkitë e tjera, Poliçan, Dibër, Tropojë, Pogradec, Devoll, Libohovë, Delvinë dhe Peqin janë me probleme financiare pasi detyrimet e prapambetura arrijnë në 15-23% të shpenzimeve totale me 2022.

Në gjendje më të rënduar ishte Bashkia e Kavajës detyrimet e së cilës vitin e kaluar ishin sa 65.7% e buxhetit të vitit, ndërsa në radhë vjen Bashkia e Vorës detyrimet e së cilës në vitin 2022 ishin sa 39% e shpenzimeve të vitit.

Referuar ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, evidentohen katër nivele të ndryshme të rasteve të vështirësive financiare të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Në nivelin e parë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet me probleme financiare kur në një muaj të caktuar të vitit buxhetor konstatohen vonesa prej më shumë se 30 ditësh në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta dhe kur detyrimet e konstatuara dhe të papaguara përbëjnë 15 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara.

Në nivelin e dytë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në vështirësi financiare kur vonesat në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta konstatohen edhe në muajin pasues të muajit të përcaktuar dhe vlera e stokut të detyrimeve të papaguara ndaj palëve të treta rritet progresivisht mbi nivelin prej 25 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara.

Në nivelin e tretë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në vështirësi serioze financiare kur borxhet afatgjata dhe detyrimet e papaguara ndaj palëve të treta përbëjnë mbi 80 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara, konstatimin e situatës së vështirësisë serioze financiare, 66 kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore njofton menjëherë këshillin e njësisë dhe Ministrinë e Financave.

Në nivelin e katërt njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet në situatën e paaftësisë paguesve nëse nuk arrin të zbatojë planin e rehabilitimit financiar dhe/ose nëse raporti i borxheve afatgjata dhe detyrimeve të papaguara ndaj shpenzimeve vjetore të miratuara është më i lartë sesa 1.3.

Drejtoria e Financave Vendore, për herë të parë në raportin e statusit të gjendjes financiare të vitit 2022, ka analizuar edhe situatën financiare për qarqet. Sipas raportit, për vitin 2022, 9 qarqe janë klasifikuar pa probleme financiare, qarku i Gjirokastrës është klasifikuar me probleme financiare, ndërsa qarku i Durrësit dhe Berat janë klasifikuar në vështirësi financiare.

Qarku Gjirokastër ka një nivel të detyrimeve të prapambetura në nivelin e 15.88% të shpenzimeve vjetore të miratuar dhe klasifikohet me probleme financiare. Situata më serioze paraqitet për qarkun Durrës, ku niveli i detyrimeve të prapambetura paraqitet në nivelin 31.86% të shpenzimeve vjetore të miratuara dhe për qarkun Berat niveli i detyrimeve të prapambetura paraqitet në nivelin 53.53% të shpenzimeve vjetor të miratuara. /Monitor

The post Financat vendore, 12 bashki me probleme financiare, 4 në vështirësi më 2022 appeared first on Albeu.com.

“Financat për të dëshiruar …”, Horoskopi i ditës së diel, 19 nëntor 2023
DASHI

Sot nuk do ndiheni aspak të privuar për të shprehur ato që mendoni dhe do keni forcë të madhe bindëse. Nëse jeni në një lidhje do iu pëlqejnë ndryshimet dhe të rejat dhe do doni ta largoni rutinën sa më parë. Flisni me partnerin për këtë sepse së bashku do arrini edhe më shumë. Nëse jeni beqarë do i merrni gjërat më seriozisht dhe nuk do doni aventura pa të ardhme. Mundet edhe t’iu plotësohen dëshirat dhe do keni dashuri me shikim të parë. Jeta profesionale do jete e paqëndrueshme dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Mos kini besim absolut tek askush. Mos i lini gjërat të rrjedhin vetë në planin financiar sepse mund të keni probleme më pas.

DEMI

Sot do jeni shumë energjikë dhe do e merrni gjithçka me pozitivizëm. Në përgjithësi do kaloni momente pozitive. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni durim dhe përkujdes sepse sot partneri nuk do jetë në humorin e duhur. Po i shkuat kundër do debatoni, ndërsa po pranuat ato që do ju thotë, sikur edhe sa për t’i bërë qejfin, do dilni të fituar. Sipas Horoskopit vip, ju beqarët do e keni mendjen tek jeta profesionale dhe as që do mendoni për dashurinë. Për punën do jeni më të favorizuar ju që nuk e keni tashmë një të tillë. Mund t’iu bëhen propozimet që keni ëndërruar. Në planin financiar nuk do ketë shume fat, por as probleme.

BINJAKËT

Sot do jeni shumë praktikë dhe do e kaloni me lehtësi çdo lloj problemi që mund t;iu dalë përpara. Nëse jeni në një lidhje çdo situata do shkojë në favorin tuaj dhe do merrni atë që dëshironi. Do kaloni edhe më shumë momente intime së bashku me partnerin. Nëse jeni ende beqarë do keni frikë të hidhni hapa sepse do ju duket sikur dashuria është një thikë me dy presa. Në punë do keni ide shumë të mira dhe pa u lodhur shumë do arrini atje ku keni dëshiruar. Do ta kaloni me sukses edhe një sfidë në kompani. Financat rrezikohen goxha nga shpenzimet e pamenduara.

GAFORRJA

Sot do kujdeseni më së shumti për mirëqenien dhe harmoninë e të tjerëve. Të qenit i nevojshëm do ju lumturojë pafund. Nëse jeni në një lidhje duhet ta shfrytëzoni edhe sekondën kur të jeni pranë partnerin sepse për pak ditë ai mund të largohet diku. Shprehini sa më shumë ndjenjat. Nëse jeni beqarë një takim në momentin më të papritur mund të sjellë ndryshimet që as i kishit menduar. Puna d jetë shume e qetë dhe do realizoni pa problem çdo objektiv që i kishit vënë vetes. Financat do jenë edhe më të qëndrueshme kështu që mos u shqetësoni.

LUANI

Sot do jeni të vëmendshëm ndaj gjithckaje dhe do arrini të përfitoni nga çdo situatë. Nëse keni një lidhje do afroheni jashtëzakonisht me partnerin, do dashuroheni me pasion dhe do iu vini kapak problemeve të vjetra. Të dyja palët do kënaqeni pafundësisht. Nëse jeni beqarë do realizoni më në fund një takim fiks ashtu si e kishit ëndërruar dhe zemra do rrahë fort. Këto që do ndodhin sot do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Në punë duhet të organizoheni pak më mirë dhe të mbani përgjegjësi për çdo hap. Nuk priten probleme sot. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

VIRGJËRESHA

Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Në punë do dini si ta joshni dikë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.

PESHORJA

Sot është koha të bëni një pushim para një nisjeje të re. Reflektoni, meditoni e me pas veproni. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj në çift do jetë shumë e mirë. Nuk do keni debate të forta me partnerin dhe të dy palët do i pranoni gabimet vetjake. Ju beqarët duhet të mendoheni mirë para se te hidhni hapa sepse më pas mund të lëndoheni. Në punë do keni disa dyshime për hapat që do hidhni, por gjithsesi do guxoni. Në fakt sipas Horoskopit vip, keni për t’ia dalë. Edhe buxhetin po e menaxhuar si duhet keni për të pasur përfitime.

AKREPI

Do jeni plot energji, besim, dinamizëm dhe kurajë sot. Çdo qellim qe do i vini vetes keni për ta arritur. Nëse jeni në një lidhje, edhe sikur të keni shumë kohë bashkë, keni për ta kaluar një ditë vërtet të veçantë sot. Në çdo moment do bëni surpriza dhe do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase sepse nesër kanë për të pasur ditë të ndërlikuara. Nëse në punë kohët e fundit keni pasur ndërlikime, sot gjithçka do jetë më e qartë dhe do hidhni hapa më të sigurta drejt suksesit. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të blini çdo gjë që do dëshironi.

SHIGJETARI

Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj gjëje që gjithçka te ecë sa më mirë. Do ndërtoni ura lidhëse edhe me disa persona që më pare nuk i keni pëlqyer aspak. Nëse jeni në çift dhe keni një lidhje të fortë, do të dyfishohet pasioni ndërmjet jush dhe partnerit. Nëse lidhja juaj ka probleme atëherë duhet të luftoni shumë që t’i bëni ballë tradhtive. Klima për ju beqaret do jetë e ngrohtë. Përfitoni sa më tepër për të realizuar njohje të reja. Në punë do ju bëhet një propozim interesant nga i cili duhet të përfitoni sa më shumë. Urani do iu bëjë të tregoheni të matur me financat dhe do iu ndihmojë të filloni një projekt të ri në jetën profesionale.

BRICJAPI

Sot do jeni shumë romantikë, joshës dhe do bëni të pamundurën që çdo çast të jetë sa më i veçantë. Nëse keni tashmë një lidhje do bëni gjithçka që të mos e ndërlikoni jetën, por ta bëni atë edhe më të bukur. Pasditja dhe mbrëmja do jene më të këndshme. Ju beqarët do jeni paksa ëndërrimtarë dhe të paqëndrueshëm në mendime, por për fatin e mirë yjet do i keni në krah. Në punë keni për të qenë kreative dhe shumë të vendosur për të arritur ato që doni. Askush nuk do ua pengojë vrullin. Në planin financiar vështirë ta kaloni ditën pa probleme sepse nuk do e përmbani dot veten për të shpenzuar.

UJORI

Sot nuk duhet t’ia lini gjërat momentin, por duhet të organizoheni dhe të bëni çdo gjë me plan. Nëse jeni në një lidhje do vijë qetësia pas një periudhe stuhie. Në disa momente do ju duket vërtet sikur keni rilindur. Dashurinë njëri-tjetrit do ja shprehni pa dorashka. Nëse jeni beqarë duhet të mendoni se çfarë doni me të vërtetë të bëni e me pas të veproni. Saturni dhe Hëna do bëhen bashkë për t’i ndihmuar në planin financiar dhe do i kaloni të gjitha vështirësitë. Në planin financiar do keni përmirësime të papritura dhe të pamenduara ndonjëherë më parë.

PESHQIT

Tensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot dhe gjërat nuk do ju ecin ashtu si e kishit menduar. Kujdes në çdo moment. Nëse jeni në një lidhje po nuk bëtë lëshime situata do ju ndërlikohet edhe më shumë. Nuk do keni aspak besim tek partneri dhe nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Ju beqarët mos i humbni shpresat deri ne orët e fundit, megjithatë nuk është se pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Në punë do jeni kreativë dhe do mundoheni t’i bëni gjërat sa më mirë. Do ju dalin vështirësi dhe ato do nxiten kryesisht nga kolegët. Shpenzimet do jene shumë herë më delikatë se më parë.

The post “Financat për të dëshiruar …”, Horoskopi i ditës së diel, 19 nëntor 2023 appeared first on Albeu.com.

“Financat i keni në rrezik …”, Horoskopi i së mërkurës, 1 Mars 2023
Dashi

Sot është dita e përshtatshme për ju te dashuruarit qe t’i zgjidhni me ne fund njëherë e mire problemet qe keni pasur me pare. Po i late gjerat pas dore situata mund te ndërlikohet edhe me tepër. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person i cili me pare nuk ju ka pëlqyer shume. Ne planin financiar do kaloni edhe momente te vështira, megjithatë fale ndihmës se te afërmve do ja dilni mbanë.

Demi

Nëse doni qe gjerat te ecin mire ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite mundohuni ta respektoni tjetrin dhe ta lini atë te flasë lirisht. me ndrydhje dhe kufizime për çdo gjë nuk keni për te vazhduar gjate bashke. Beqaret do kenë një dite goxha romantike dhe te mbushur me takime te veçanta. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ju mbështesë fort.

Binjaket

Dite e mbushur me momente te lumtura ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Problemet e se shkuarës do i harroni njëherë e përgjithmonë. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre sepse edhe ashtu si janë do përjetojnë momente fantastike. Miqtë nuk do i lënë vetëm asnjë moment. Financat do jene te favorizuara dhe mund te bëni edhe disa investime.

Gaforrja

Ne mëngjes do i rregulloni disa probleme te vogla qe keni pasur me partnerin tuaj, por serish pasdite do fillojnë tronditjet. Beqaret do kenë pafund takime dhe me siguri qe do mund te fillojnë edhe lidhje te qëndrueshme. Gjithsesi mire është qe për gjithçka te mendohen dy here para se te hedhin hapa. Buxheti do jete i paqëndrueshëm kështu qe shmangni shpenzimet e tepruara.

Luani

Dite përgjithësisht pozitive ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret për fat te keq do vazhdojnë te kenë një dite te mërzitshme dhe pa takime emocionuese. Ne planin financiar situata ka për te qene e jashtëzakonshme dhe e gjithë kjo fale një projekti te madh te përfunduar me sukses.

Virgjeresha

Nëse nuk doni te keni probleme serioze ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, mundohuni te respektoni dhe te pranoni çdo mendim te tjetrit. Keni për ta pare qe mbrëmja do jete me dinamike nëse veproni kështu. Beqaret do kënaqen pafund nga ftesat qe do iu bëhen dhe me dike do pranojnë te hedhin edhe hapa me tej. Financat do kenë disa probleme te vogla, por pa pasoja.

Peshorja

Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni sot ju te dashuruarit sepse yjet do ju mbështesin fort dhe do iu bëjnë te hidhni hapat e duhura. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse nëse hedhin hapa te gabuara e gjithë jeta do ju shkoje keq. Yjet për fat te mire do iu ofrojnë mundësi te shkëlqyera dhe gjendja ka për t’u përmirësuar tej mase. Mund te bëni edhe investime.

Akrepi

Do jeni tej mase tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj do jete aq e bukur dhe e ngrohte saqë te gjithë do duan t’iu kopjojnë. Beqaret ka mundësi te marrin vendime radikale pa u menduar gjate dhe ky mund te jete një gabim. Buxhetin mbajeni ne gjendjen qe e keni dhe mos kërkoni me ngulm e me çdo mënyrë përmirësime.

Shigjetari

Yjet do i keni gjate gjithë kohës pranë sot ju te dashuruarit dhe ato do ju ndihmojnë te arrini çdo gjë qe dëshironi. Qetësia, harmonia dhe emocionet do jene fjalët qe do e përshkruajnë me mire këtë dite. Beqaret edhe sikur te duan nuk do ju qëndrojnë dot indiferente disa personave. priten surpriza për ta. Me financat do dini si te silleni gjithmonë dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Bricjapi

Dite e qete do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni shume me te logjikshëm dhe do arrini te vendosni pikat mbi “i” për gjithçka qe keni kaluar. Beqaret do kenë disa takime interesante, por njëherë për njëherë do preferojnë te presin para se te hedhin hapa te mëdha. Financat kane për te qene goxha te mira kështu qe mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër për gjera te domosdoshme.

Ujori

Për ju do ndryshoje shume gjera sot dhe gjithçka do varet nga sjellja qe keni pasur se fundmi me partnerin. Nëse nuk jeni treguar te matur me fjalët dhe gjestet do keni tronditje. Beqaret do i kenë idetë shume me te qarta dhe do pranojnë te dalin me disa persona. Ne planin financiar do duhet me shume maturi se kurrë ndonjëherë me pare sepse po filluan problemet vështirë se gjendje mund te rregullohet shpejt.

Peshqit

Dite e mbrojtur nga yjet ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do debatoni për asgjë me partnerin dhe nga ana tjetër mund te kërkoni edhe falje për gabimet e bëra ne te shkuarën. Beqaret nuk do ndihen gati për te hedhur hapa dhe do preferojnë te qëndrojnë plotësisht vetëm. Ne planin financiar duhet t’ia dilni me pak sepse as sot nuk do ketë përmirësime.

The post “Financat i keni në rrezik …”, Horoskopi i së mërkurës, 1 Mars 2023 appeared first on Albeu.com.

“Duhet të bëni kujdes me financat …”. Horoskopi i ditës së martë, 28 shkurt 2023
Dashi

Edhe pse kohet e fundit keni pasur mosmarrëveshje ne jetën tuaj ne çift, sot do jeni me te qete dhe gjerat kane për te ecur me mire. Beqaret me mire le te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm sesa te fillojnë lidhje për te cilat nuk do jene plotësisht te bindur. Ne planin financiar nuk do ketë përmirësime te dukshme, megjithatë nëse dini si ta menaxhoni situatën nuk do keni asnjë lloj problemi për te kryer shpenzimet e menduara.

Demi

Jete juaj ne çift do jete goxha e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do qëndroni me pranë njeri-tjetrit, do flisni me hapur dhe do dashuroheni me ëmbëlsi. Beqaret do jene me aktive nga me pare dhe kane për te gjetur personat për te cilët kane ëndërruar deri me sot. Ne planin financiar do keni disa probleme te hershme për te rregulluar dhe gjendja do vazhdoje te mbetet delikate.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete edhe me e qëndrueshme gjate kësaj dite dhe kjo fale ndikimit te Jupiterit. Pasioni do ndizet flake dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë ashtu si janë sepse miqtë e te afërmit nuk iu lënë boshllëqe. Financiarisht do favorizoheni pa mase dhe mund te kryeni pa frike edhe disa investime me te mëdha se me pare. Nuk pritet asnjë lloj tronditjeje.

Gaforrja

Nëse kohet e fundit jeta juaj ne çift ka qene e qëndrueshme, edhe sot keni për te kaluar një dite te qete e pa probleme. Vazhdoni te dashuroheni ashtu si do e ndjeni dhe shprehini sa te mundeni ato qe keni ne zemër. Beqaret me shume gjase do e gjejnë sot shpirtin e tyre binjak dhe jeta do ju marre drejtimin e duhur. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri.

Luani

Jeta juaj ne çift ka për te qene shume here me e mire gjate kësaj dite. Yjet do ju qëndrojnë ne çdo moment pranë dhe do përkujdesen edhe për detajet me te vogla. Beqaret mund te kenë raste takimesh me persona te pasur, por duhet te bëjnë kujdes sepse ata do kenë tendence t’i shohin te tjerët me poshtë se vetja. Ne planin financiar do keni fat me shumice.

Virgjeresha

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite intensive gjate kësaj dite dhe te mbushur me çaste te veçanta. Shpesh do ju duket edhe sikur jeni neper ëndrra. Beqaret duhet te ulin disi kërkesat e tyre sepse vetëm ashtu do gjejnë persona qe do i përmbushin kushtet. Financiarisht do kaloni momente goxha te vështira. Pamaturia me menaxhimin e te ardhurave mund t’iu çojë edhe ne probleme serioze shume shpejt.

Peshorja

Rrethanat do jene te tilla sot për ju te dashuruarit qe ne disa momente te dashuroheni pa dorashka me partnerin e ne disa te tjera do debatoni ashpër. Paqëndrueshmëria do jete fjala qe do e përshkruajë me se miri situatën. Beqaret duhet te shmangin lidhjet ne ambientin profesional sepse nuk do jene ne te mire te tyre. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer prandaj bëni kujdes me çdo hap.

Akrepi

Do acaroheni edhe për gjerat me te vogla me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do mund te dashuroheni dot me qetësi ashtu si do dëshironi. Beqaret me shume gjase do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë bota do ju ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar do i kaloni te gjitha vështirësitë qe keni pasur dhe do ndiheni shume here me te qete kur te shpenzoni.

Shigjetari

Do ndiheni me te lire për te bere ato qe dëshironi sot ju te dashuruarit dhe çdo moment ka për te qene i jashtëzakonshëm. Nuk do mungojnë as surprizat nga partneri. Beqaret do zgjidhen me mendime negative dhe nuk do preferojnë as te dalin neper takime. Ekuilibri financiar do ketë tronditje. Mundohuni me çdo mënyrë te vendosni rregull ne këtë sektor sepse ne te kundërt do mbeteni shpejt me xhepat bosh.

Bricjapi

Juve qe jeni ne një lidhje do kaloni një dite normale sot. Për çdo gjë do flisni hapur e pa dorashka. Beqaret nga ana tjetër do realizojnë disa takime. Disa prej tyre kane për te qene te jashtëzakonshme dhe do mund t’ua ndryshojnë shpejt rrjedhën e jetës. Me financat nuk do dini si te silleni dhe shume shpejt kane për te ndodhur tronditje te forta. Merrni sa me shpejt masa.

Ujori

Partneri do i mbaje sot disa premtime qe ju kishte bere dhe ne mesdite ambienti ne jetën tuaj ne çift do behet flakërues. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret do kenë sukses te garantuar ne dashuri dhe bota do ju duket me e bukur. Me financat d i keni punët mire. Do jeni shume te logjikshëm e te kujdesshëm dhe tronditje nuk do ketë aspak.

Peshqit

Ne mëngjes mund te ketë disa debate mes jush dhe atij qe keni ne krah, por shume shpejt situata ka për te ndryshuar. Mundohuni mos alarmoheni dhe merrini gjerat me qetësi. Beqaret do jene te parezistueshem dhe me siguri qe do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Buxheti do filloje te përmirësohet pas mesditës pas mbështetjes se madhe qe do iu japin te afërmit.

The post “Duhet të bëni kujdes me financat …”. Horoskopi i ditës së martë, 28 shkurt 2023 appeared first on Albeu.com.

Ministria e Financave me “duar të lidhura”, nuk e shkrin ajo Bordin e Transparencës
Nga Esmeralda Topi

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e nisi vitin 2023 me lajmin e shumëpritur të shkrirjes së Bordit të Transparencës në fushën e hidrokarbureve. Por pak ditë më pas, dikasteri që ajo drejton, konfirmoi zyrtarisht për Faktoje vazhdimësinë e Bordit, duke vërtetuar edhe njëherë se ‘nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë.’ Nga verfikimet tona rezultoi gjithashtu se jetëgjatësinë e Bordit e ka në dorë vetë Bordi, jo Ministria e Financave.

“Tashmë jemi në një situatë ku çmimet e karburanteve kanë krijuar një stabilitet dhe nuk kanë luhatje të mëdha në bursat ndërkombëtare dhe jemi në një proces të vendimmarrjes për pezullimin e aktivitetit të bordeve.”- lajmëroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, gjatë një interviste të dhënë më 12 janar për televizionin ABC News.

Të njëjtin qendrim shfaqi më herët edhe ministrja e Energjisë Belinda Balluku, një tjetër anëtare e rëndësishme e Bordit të Transparencës për karburantet.

“I përket Ministrisë së Financave që ta marrë këtë vendim dhe për të thënë të drejtën do të ishte dhe i mirëpritur.” – u kujdes të theksonte Balluku më 9 janar të këtij viti.

Nisur nga këto deklarata, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Financave, cilësuar nga Balluku si përgjegjëse lidhur me vendimmarrjen e shpërbërjes së Bordit.

Por përgjigjja zyrtare e Ministrisë së Financave, vërteton edhe njëherë se “nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë.”

“Referuar nenit 21/10 të aktit normativ në referencë, është parashikuar se situata e veçantë shpallet me VKM dhe se përfundimi dhe zbatimi i saj përcaktohen me vendim Bordi. Sa më sipër, deri tani nga ana e Bordit nuk është marrë një vendim i tillë, per shkrirjen e tij.”– pohoi zyrtarisht Ministria e Financave, ndonëse më herët drejtuesja e këtij dikasteri njoftoi shkrirjen e kësaj strukture.

Përse u tërhoqën financat?

Gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Drejtori i Politikave Fiskale pranë Ministrisë së Financave, Niko Lera, njëherësh edhe anëtar i Bordit të Transparencës për hidrokarburet, hodhi dritë mbi arsyet që detyruan vendimmarrësit të tërhiqen nga shfuqizimi i bordit edhe për pak kohë.

“Në datën 5 shkurt është afati i fundit në lidhje me vendimet që ka marrë BE dhe komuniteti ndërkombëtar për naftën ruse. Kjo mund të krijojë situata jo normale në rritje të pakontrolluar të çmimeve dhe është përgjegjshmëri e plotë që në kushtet e paparashikueshmërisë në të ardhmen të ruhet edhe për një farë kohe për të parë si do të shkojnë situatat, çmimet e kontrolluara.” – argumentoi Lera duke shtuar: “Nëse situata do të stabilizohet natyrisht që vendimmarrësit do të marrin vendimet e tyre. Por nëse bordi do të ishte shfuqizuar menjëherë dhe çmimet do të rriteshin jashtëzakonisht duke krijuar premisa edhe për fitime spekulative tej fitimeve normale, atëhere natyrisht që qeveria do të kishte përgjegjësi.”– pohoi ai përpara deputetëve më 24 janar 2023.

Vendimi për shkrirjen e bordit i takon … bordit

Ndonëse ministrja Ibrahimaj u zotua publikisht për shkrirjen e Bordit, përgjegjësinë për këtë vendimmarrje, qeveria ia ka lënë në dorë vetë anëtarëve të bordit. Referuar aktit normativ të miratuar nga qeveria në mars të vitit të kaluar, shkrirjen e bordit e vendos vetë bordi, jo ministria e Financave.

“Zbatimi i parashikimeve të këtij kreu fillon me shpalljen e situatës së veçantë me vendim të Këshillit të Ministrave. Përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit.”- saktësohet në nenin 21/10 të Aktit Normativ.

Bordi i Transparencës në fushën hidrokarbure ka në përbërje të tij 12 anëtarë dhe vendimet merren me shumicë të thjeshtë.

“Në rastet e konfliktit të interesit të përfaqësuesve të shoqërive hidrokarbure, ndaj të cilave merret masë administrative, përfaqësuesi merr pjesë pa të drejtë vote në mbledhjen e Bordit dhe përjashtohet nga vendimmarrja.”

Kontrolli i çmimeve përmes bordit, politikë e panevojshme

Edhe pse jemi në prag të njëvjetorit të funksionimit të Bordit të Transparencës për karburantet, Lindita Milo (Lati), ish-Kryetare e Komisionit të Konkurrencës, pohon për Faktoje se kontrolli i drejtpërdrejtë i çmimeve nga shteti nuk ishte zgjidhje.

“Kontrolli i drejtpërdrejtë i çmimeve nga shteti, apo ndërhyrja në një masë drastike të shtetit në tregje, në formën që po aplikohet në vendin tonë, nuk është rruga e duhur. Së pari, duhej që nëpërmjet politikave strukturore të mundësohej që tregu të kishte frymëmarrje për lirinë e hyrjeve dhe daljeve të operatorëve të tregut. Roli i shtetit është promovimi dhe mundësimi i barazisë në treg. Këto politika do të mundësonin një treg më funksional, në të cilin operatorët do të kundërvepronin edhe në kohë krizash, si kjo që po kalojmë, në mënyrë më racionale dhe objektive në kontekstin e vendit dhe të karakteristikave të fuqisë blerëse, pasi do të kujdeseshin për vijueshmërinë e biznesit në mënyrë afatgjatë dhe të shëndetshme. Dhe kjo është politika e duhur për mbrojtjen e konsumatorit. Së dyti, në vendin tonë janë ngritur dhe funksionojnë të gjitha institucionet publike të pavarura dhe të qeverisjes qendrore dhe vendore, të cilat po të bashkëveprojnë, kanë të gjithë infrastrukturën ligjore dhe administrative që të ushtrojnë kontrollet dhe presionet për të parandaluar, evidentuar e për rrjedhojë, për të ndaluar rastet e abuzimeve të operatorëve të tregut me çmimet dhe me cilësinë e produkteve të ofruara për konsumatorin shqiptar.”- shprehet Milo.

Ndërkaq, zërave kritikë ndaj Bordit të Transparencës i është shtuar së fundmi edhe ai i Autoritetit të Konkurrencës. Përmes një vendimi që kishte objekt hetimin paraprak të tregut të naftës dhe benzinës, Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se çmimet e rekomanduara, si edhe ato të fiksuara mund të kenë efekte negative në konkurrencë.

“Çmimet e rekomanduara mund të ndihmojnë koordinimin e çmimeve midis konkurrentëve si pasojë e transparencës dhe mund të çorientojnë konsumatorët rreth nivelit të arsyeshëm të çmimit. Çmimet e fiksuara janë instrumente rregullatore, por që kanë efekt për konkurrencën dhe reduktojnë përfitimet e konsumatorëve që janë rezultat i konkurrencës së tregut. Gjithashtu çmimet maksimale të fiksuara mund të mbrojnë konsumatorin nga çmimet e larta në treg, por krijojnë një mungesë të konkurrencës efektive,” shkruhet në vendimin e Komisionit të Konkurrencës.

Nafta zbret në nivelet e paraluftës

Për herë të parë pas thuajse një viti, çmimi i naftës në vendin tonë ka zbritur në nivelet e para luftës. Në vendimin e datës 4 shkurt, Bordi i Transparencës vendosi që, nafta do të tregtohet deri në 192 lekë për litër, ndërsa benzina deri në 187 lekë për litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.”– shkruhet në vendimin e Bordit të Transparencës.

Edhe në bursat ndërkombëtare, çmimet e karburanteve kanë zbritur në nivelet më të ulëta që nga janari i vitit 2022./faktoje.al/

The post Ministria e Financave me “duar të lidhura”, nuk e shkrin ajo Bordin e Transparencës appeared first on Albeu.com.

Ngrihen dyshime të mëdha rreth PSG-së, situata e tyre financiare alarmon UEFA-n
Paris Saint-Germain është sërish në qendër të vëmendjes për çështjet financiare.

LaLiga kishte qenë e pakënaqur me mënyrën se si PSG ishte në gjendje të operonte në tregun e transferimeve dhe, më konkretisht, me kontratat e lojtarëve, dhe ata madje shkuan deri në paraqitjen e një ankese kundër klubit francez pasi rinovuan marrëveshjen e Kylian Mbappe.

Të mërkurën, L’Equipe raportoi se llogaritë e PSG-së po shqyrtohen sërish nga UEFA.

Gazetari Etienne Moatti ka shpjeguar se PSG-ja duhej t’i përgjigjej një ‘kërkese për informacion’ në lidhje me llogaritë e saj nga ekspertë në lojën e ndershme financiare nga organi i kontrollit financiar të UEFA-s për klubet (ICFC).

Kur PSG t’i përgjigjet pyetjeve të ICFC dhe të bëhet një ekzaminim i detajuar i të dhënave, do të vendoset nëse do të hapet apo jo procedimi ndaj klubit francez, i cili bëri një humbje prej 224.3 milionë euro në sezonin 2020/21.

Problemet nisën në vitin 2014, kur klubi u detyrua të nënshkruante një “marrëveshje zgjidhjeje” me ICFC (në fakt, sanksionet u pranuan nga klubi për të mos u ndëshkuar më rëndë), duke përfshirë një gjobë prej 60 milionë eurosh.

Në qershor 2018, llogaritë e klubit u hetuan për muaj të tërë për të gjykuar vlerën reale të kontratave të sponsorizimit të PSG-së, dhoma e hetimit e ICFC mbylli dosjen “pa ndjekje”.

Megjithatë, në fund hetimi u rihap, megjithëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do ta mbyllte përfundimisht çështjen.

LaLiga u ankua nga PSG për shkeljen e Fair Play-t financiar

La Liga tashmë ka paraqitur një ankesë kundër PSG-së dhe Manchester Cityt në UEFA për shkelje të Fair Play-t financiar.

Javier Tebas ka shpjeguar pamundësinë e rinovimit të kontratës nga PSG me Kylian Mbappe me humbjet që kanë pësuar sezonet e fundit.

“PSG do të përfundojë me humbje prej 200 milionë eurosh”, u ankua Tebas. “Tashmë kanë zvarritur 300… dhe shkojnë e rinovojnë Mbappen me ato shuma. Ata do të duhet të mashtrojnë, nuk e di nëse është duke paguar jashtë mjedisit francez apo duke rritur sponsorizimin, gjë që ata tashmë po e bëjnë”.

PSG nuk ka dashur të komentojë komentet e Tebas.

LaLiga kishte paraqitur tashmë një ankesë në UEFA më 22 gusht 2017 kundër PSG-së pas nënshkrimit të Mbappe dhe Neymar për një total prej më shumë se 400 milionë euro.

Dhjetë ditë më vonë, organi evropian hapi një “hetim formal”./ h.ll/albeu.com

The post Ngrihen dyshime të mëdha rreth PSG-së, situata e tyre financiare alarmon UEFA-n appeared first on Albeu.com.

Barcelona duhet ta mbyllë sezonin sa më lartë në tabelë, të ardhurat janë të konsiderueshme
Barcelona nuk do të fitojë asnjë titull këtë sezon pasi Real Madrid fitoi titullin e La Liga Santander të shtunën e kaluar, por tani ata duhet të përfundojnë sa më lart në tabelë për të siguruar disa financa shumë të nevojshme.

Prestigji është pjesë e tij, por paratë e përfshira për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League dhe për të luajtur në Superkupën e Spanjës janë më të rëndësishme duke pasur parasysh situatën e tyre delikate financiare.

Ka të paktën 50 milionë euro në lojë në ndeshjet e tyre të ardhshme nga të ardhurat nga dy kompeticionet.

Objektivi i parë është kualifikimi në Champions League. Për të konkurruar në kompeticionin më të lartë të Evropës vitin e ardhshëm, klubi duhet të jetë ndër katër skuadrat e para në ligë për t’u kualifikuar.

Dhe kjo do të thotë një shumë prej 42 milionë eurosh, që janë paratë e përafërta të fituara nga një ekip që kalon në çerekfinale, një raund që klubi pret të arrijë.

Objektivi tjetër do të ishte hyrja në Superkupën e Spanjës. Për ta bërë këtë, ata duhet të përfundojnë të dytët në tabelë.

Edhe pse aktualisht e zënë këtë pozicion, konkurrenca për nënkampionët është më e fortë me Sevilla dhe Atletico Madrid që po afrohen. Të luash në këtë turne, si dhe të kesh opsionin për të fituar një titull më shumë sezonin e ardhshëm, do të thotë të ardhura prej tetë milionë eurosh, u bë e qartë në kasetat audio të drejtuara mes Luis Rubiales dhe Gerard Pique./ h.ll/albeu.com

The post Barcelona duhet ta mbyllë sezonin sa më lartë në tabelë, të ardhurat janë të konsiderueshme appeared first on Albeu.com.

Astrologët thonë se janë me fat, dy shenjat që presin sukses financiar
Suksesi financiar sjell shumë gëzim dhe energji pozitive, dhe astrologët po zbulojnë se cilat shenja të horoskopit do të kenë më shumë fat me paratë në maj.

Akrepi

Akrepat do të kenë fat deri në fund të pranverës. Ata mund të shpenzojnë para për veten, familjen dhe për argëtim. Periudha e eklipsit në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në aftësinë e tyre për të parashikuar ngjarjet. Sa i përket Plutonit retrograd, ai është përgjithësisht i favorshëm për Akrepët.

Do të fillojë koha e rritjes së vetëbesimit. Ju do të jeni në gjendje të zbusni ndikimin e planetëve retrogradë. Në maj do të jetë e mundur të shkoni në udhëtime të gjata dhe pune. Ata Akrepë që i përkushtohen projekteve të reja do të jenë me shumë fat. Sa i përket financave, ju pret paqe dhe stabilitet.

Shigjetari

Kjo shenjë do të jetë më e lumtura në këtë periudhë. Ndryshimet e pafavorshme në sjelljen e planetëve do të kenë më pak efekt mbi ta. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Mërkurin, i cili ka qenë në rrugën e përparimit vetëm që nga 10 maji.

Plutoni retrograd, i cili fillon lëvizjen e tij të kundërt më 29 prill, gjithashtu nuk do të jetë në gjendje ta detyrojë Shigjetarin të heqë dorë nga ambiciet e tij.Ata do të mbeten të përkushtuar ndaj gjithçkaje që duan të arrijnë, pa klishe dhe në gjendje të takojnë çdo person.

Ata duhet të vazhdojnë të bëjnë gjërat që u pëlqejnë më shumë. Edhe pse astrologët vërejnë se periudha e eklipsit është kritike, Shigjetarët do t’u qëndrojnë besnik planeve të tyre. Në sektorin financiar gjithçka do jetë e qëndrueshme, pavarësisht pasojave të një eklipsi total të Hënës dhe eklipsit të ardhshëm diellor./albeu.com/

The post Astrologët thonë se janë me fat, dy shenjat që presin sukses financiar appeared first on Albeu.com.

Nëse Interi realizon mrekullinë në “Anfield”, arkat e klubit zikaltër do të kapin majat
Interi do të luajë përballë Liverpool në “Anfield”, sfidën e kthimit të Champions League, me takimin e parë që ka përfunduar 2-0.

Sipas “Internews.it”, një sfidë tepër e vështirë për zikaltërit e Inzaghit, duel që vlen çerekfinalet e Champions League. Një moment historik që ndërthur prestigjin dhe paratë, duke qenë se kualifikimi  sipas vlerësimeve të “Calcio d Finanza”, do t’i sillte të ardhurat Nerazzurrëve në minimumin 75.41 milionë euro.

Klubi zikaltër , nënvizon faqja e specializuar, tashmë ka siguruar 15.64 milionë për pjesëmarrjes dhe 15.9 milionë të renditjes dhjetëvjeçare/historike. Shifra të cilave u shtohen bonuset për rezultatet në fazën e grupeve 9,97 milionë euro, duke marrë parasysh edhe aksionet e rishpërndara për shortet, si dhe çmimi për fitoren e 1/16-tës, i barabartë me 9,6 milionë euro.

Një pjesë, shpërndahet në bazë të numrit të ndeshjeve të luajtura në kompeticion dhe, duke supozuar një ulje në çerekfinale, shuma minimale e grumbulluar do të ishte 13.7 milionë euro, krahas bonusit prej 10.6 milionë euro./ h.ll/albeu.com

The post Nëse Interi realizon mrekullinë në “Anfield”, arkat e klubit zikaltër do të kapin majat appeared first on Albeu.com.