filipinet Archives - Albeu.com

VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë shkund Filipinet, 8 persona humbin jetën, paralajmërim për cunami
Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë ka goditur jugun e Filipineve, duke shkaktuar viktima, shembje ndërtesash dhe alarm për cunami në disa vende të rajonit të Paqësorit.

Sipas raportimeve paraprake, të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga lëkundjet e forta sizmike që goditën zonën detare pranë brigjeve jugore të ishullit Mindanao.

Autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Një numër ndërtesash janë shembur. Disa shtëpi janë shndërruar në rrënoja”, deklaroi Robert Duggan, oficer policie në qytetin General Santos, një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti u regjistrua me magnitudë 7.8 ballë në një thellësi prej rreth 35 kilometrash.

Fillimisht, magnituda ishte vlerësuar në 8.1 ballë, por më pas u rishikua nga ekspertët sizmologë. Epiqendra ndodhej rreth 56 kilometra në jug të qytetit General Santos, në rajonin Mindanao, ku lëkundjet u ndjenë fuqishëm në një zonë të gjerë të arkipelagut filipinas.

Pas tërmetit, Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) lëshoi menjëherë alarm për cunami, duke paralajmëruar se valë të mëdha mund të godasin brigjet e Filipineve, Indonezisë, Tajvanit dhe Japonisë brenda pak orësh. Sipas vlerësimeve, valët e cunamit mund të arrijnë lartësi nga 1 deri në 3 metra në Filipine, ndërsa në Indonezi dhe Malajzi priten valë nga 0.3 deri në 1 metër.

Edhe Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) aktivizoi paralajmërimet përgjatë vijës bregdetare nga Okinawa deri në lindje të Tokios, duke njoftuar se valët mund të arrijnë deri në një metër lartësi.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente paniku dhe ndërtesa që shemben si pasojë e dridhjeve të fuqishme, ndërsa mijëra banorë janë larguar drejt zonave më të sigurta.

Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, një nga zonat më aktive sizmike dhe vullkanike në botë, ku tërmetet e forta dhe aktiviteti vullkanik janë dukuri të shpeshta.

Autoritetet filipinase dhe agjencitë ndërkombëtare të monitorimit po ndjekin nga afër situatën, ndërsa priten përditësime të reja mbi dëmet dhe pasojat e këtij tërmeti të fuqishëm.

#BREAKING: Tsunami Warnings Issued Across Asia After Powerful 7.8 Quake Near Philippines

Tsunami warnings have been issued across parts of Asia after a powerful 7.8-magnitude earthquake struck off the coast of Mindanao in the southern Philippines.

The quake occurred shortly… pic.twitter.com/rG34S9DZs7

— upuknews (@upuknews1) June 8, 2026

Video shows building collapse following the powerful earthquake in the Philippines. pic.twitter.com/Nf7k6TYSAZ

— Scope Report (@ScopeReport_) June 8, 2026

WATCH: Mall crumbles in General Santos City (Gensan) after major earthquake in Philippines pic.twitter.com/Os9KXLFhk9

— Rapid Report (@RapidReport2025) June 8, 2026

The post VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë shkund Filipinet, 8 persona humbin jetën, paralajmërim për cunami appeared first on Albeu.com.

India, Filipinet dhe Egjipti/ Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025
Në vitin 2025, rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit, duke shënuar një nivel rekord.

Pjesa më e madhe e tyre, rreth 65% janë për arsye pune dhe rreth 15% për bashkim familjar.

Në raport me 2024, numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi u rrit rreth 4,800 banorë apo 22%.

Nga totali prej 27,514 lejesh qëndrimi aktive deri në fund të vitit 2025, shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia.

Numri i shtetasve nga Kosova të pajisur me leje qëndrimi arriti në 6,076 banorë, që përbën rreth 22% të totalit. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 32%.

Ndryshe nga shtetasit e tjera, banorët nga Kosova pajisen me leje qëndrimi me afat 5- vjeçar.

Pas Kosovës numrit më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi, është nga Italia me 3,776 persona që përbëjnë 14% të totalit të të huajave. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 75%.

Krahas Italisë e Greqisë, që tradicionalisht kanë kryesuar për leje qëndrimi, një rritje e ndjeshme në 2025-n është shënuar nga shtetasit nga India dhe Filipinet e Egjipti, që janë ngjitur përkatësisht në vend të tretë, të katërt e të pestë.

Numri i shtetasve nga India në 2025 arriti në 2,399 apo 47%. Shtetasit nga India përbënë 14% të totalit të huajve të pajisur me leje qëndrimi. Këta punojnë kryesisht në shërbime dhe teknologji informacioni.

Shtetasit nga Filipinet të pajisur me leje qëndrimi në 2025 janë 2,213 persona apo 130% më tepër sesa 2024. Këta shtetas punojnë kryesisht në shërbimet shtëpiake dhe në hotele e restorante e më pak në fason.

Për 2025 numri i shtetasve të huaj nga Egjipti ishte 2,007 persona apo rreth 2 herë më shumë sesa në 2024 dhe punojnë në sektorë të ndryshëm, deri në bujqësi. Ata përbënë 7% të totalit të të huajve në 2025.

Numri i shtetasve nga Turqia ishte 1,862 persona apo përbënë 7% të totalit në 2025. Në raport me 2024 numri i tyre u rrit rreth 47%.

Nga i shtetasve të huaj nga SHBA arriti në 1,128 banorë apo 164% më shumë sesa në 2024.

Nga ana tjetër Miamare ka 445 persona (2% të totalit) apo 77% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve nga Kina arriti 362 persona apo 42% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve të huaj nga Nigeria arriti 184 persona për vitin 2025.

Aplikime të reja për 2025, kryesohen nga shtetasit indianë dhe filipinas

Gjatë vitit 2025, sipas Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), janë përpunuar gjithsej 19,321 aplikime për leje qëndrimi, që tregon një rritje të dukshme krahasuar me 13,176 aplikime që u përpunuan gjatë vitit 2024. Krahasuar me vitin 2024 numri i tyre me 6,145 aplikime me apo 47% më shumë.

Gjatë vitit 2025, shtetësitë kryesore që kanë aplikuar për herë të parë për leje qëndrimi është India me 2,691 aplikime, që përbën 14% të totalit, Filipinet me 2,415 aplikime (13%), Italia me 2,239 aplikime (12%), Egjipti me 2,198 aplikime (11%), Kosova me 1,813 aplikime (9%), Turqia me 1,441 aplikime (7%), SHBA me 606 aplikime (3%), Mianmar me 506 aplikime (3%), Rusia me 442 aplikime (2%) dhe Ukraina me 312 aplikime (2%).

65% e aplikimeve të reja për punësim.

Megjithatë, motivi kryesor për pajisjen me leje qëndrimi në Shqipëri vijon të mbetet për çështje punësimi dhe bashkimi familjar.

Për vitin 2025, nga totali i aplikimeve të reja 65% e tyre ishin për leje unike punësimi, e ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar që përbënë 13% apo rreth 5% e tyre ishin për qëllime studimi. Ndërsa numri i shtetasve të huaj që aplikuan për leje të përhershme qëndrimi ishte 40 apo duke përbërë 0.2% të totalit të numrit të aplikimeve për 2025.

Nga totali i aplikimeve për 2025, sipas të dhënave 7,049 apo 36.4% prej tyre janë aplikime nga femra dhe 12,272 apo 63.6% nga meshkuj./ Monitor

The post India, Filipinet dhe Egjipti/ Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025 appeared first on Albeu.com.

Filipinet me apel urgjent për evakuimin e banorëve, ndërsa tajfuni Man-Yi forcohet dhe i afrohet vendit
Autoritetet filipinase, lëshuan një apel urgjent për banorët në zonat e ulëta dhe qytetet bregdetare që të evakuohen pasi tajfuni Man-Yi, fitoi forcë në afrimin e tij drejt ishullit kryesor të vendit, Luzon.

Man-Yi, cikloni i gjashtë tropikal që goditi Filipinet në një muaj, u intensifikua me erëra maksimale të qëndrueshme që arrinin 195 km/h, sipas agjencisë shtetërore të motit PAGASA.

Kjo i shtyu autoritetet të ngrinin alarmin për stuhi, në nivelin më të lartë për provincat Catanduanes dhe Camarines Sur në rajonin qendror Bicol, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Ariel Nepomuceno, kreu i Zyrës së Mbrojtjes Civile, u bëri thirrje banorëve që të respektojnë urdhrat e evakuimit, pasi Man-Yi kërcënon të dërgojë shira të dendur dhe erëra të fuqishme që mund të shkaktojnë përmbytje dhe stuhi.

“Është më e rrezikshme tani për ata në zonat e prirura nga rrëshqitja e dheut, sepse toka është ngopur nga tajfunet e njëpasnjëshme”, tha Nepomuceno, duke paralajmëruar se valët e stuhisë mund të arrijnë 3 metra.

Bëhet e ditur se se tajfuni vazhdon të jetë një “situatë potencialisht katastrofike dhe kërcënuese për jetën”, për rajonin Bicol.

Më shumë se 500,000 njerëz në gjashtë provincat e rajonit janë evakuuar, ka njoftuar një zyrtar i fatkeqësive, duke shtuar se numri pritet të rritet pasi autoritetet lokale mobilizojnë më shumë banorë.

Ndryshe, mesatarisht, rreth 20 stuhi tropikale godasin Filipinet çdo vit, duke sjellë shi të dendur, erëra të forta dhe rrëshqitje vdekjeprurëse dheu.

Në tetor, stuhia tropikale Trami dhe tajfuni Kong-rey shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës që vranë 162 njerëz.

The post Filipinet me apel urgjent për evakuimin e banorëve, ndërsa tajfuni Man-Yi forcohet dhe i afrohet vendit appeared first on Albeu.com.

Përveç Vatikanit, ky është vendi i vetëm në botë që ndalon divorcin
Filipinet janë deri tani i vetmi vend në botë pas Vatikanit, nëse ky mund të merret si i tillë, ku divorci është ilegal, por kjo mund të ndryshojë së shpejti për 116 milionë banorët e tij, me një ligj që ndryshon traditën e vjetër.

Parlamenti i vendit me popullatën 80 përqind katolike, ka miratuar tashmë ligjin e liberalizimit të divorcit dhe masa pritet të kalohet në senat.

Prej më shumë se 500 vjetësh, qe kur spanjollët kolonizuan fillimisht Filipinet, vendi nuk ka lejuar çiftet të divorcohen dhe ata duket se kanë jetuar më së miri së bashku.

Por prej vitit 2018 politika ka nisur lëvizjet për ndryshim, duke thënë se kjo ‘nuk cënon doktrinat e shumicës katolike’.

Kisha katolike dhe politikanët anti-divorc e përshkruajnë nxitjen e politikës dhe aktivistëve pro-divorc si “irracionale dhe e pakuptueshme”.

“Nuk do të ketë më stabilitet në martesë me legalizimin e divorcit”, shprehet Gina Rama, anëtare e grupit katolik vendas “Bijat e Shën Paulit”.

“Betimet e martesës bëhen në emër të Zotit dhe premtimi solemn për të qëndruar bashkë në të mirë e në të keq, do të kthehet vetëm në një fjalë goje”.

Kisha katolike vendosi influencën e saj që prej kohës së kolonizimit në Filipine dhe ligjet e moralit të saj u thelluan fort në kulturën e ligjet vendase.

Kodi civil spanjoll i ndalonte filipinasit të divorcoheshin, sipas doktrinës katolike të ‘pamundësisë së shpërbëries së martesës’.

Pas marrjes së pavarësisë nga Spanja në 1898, filipinasit përshtatën legjislacionin kolonial amerikan ku përfshihej dhe liberalizimi i divorcit, por në 1935 vendi ra nën influencën e mbretërisë angleze ku asokohe kisha katolike kishte fuqinë për të ndaluar përsëri divorcin në 1950.

Në vitin 1977, ish presidenti Ferdinand Marcos Sr legalizoi divorcin vetëm për muslimanët, por jo për Protestantët, Budistët dhe besimet e tjera, shkruan rrjeti britanik The Independent.

Viktimat e abuzimit fizik dhe te tradhtisë bashkëshortore mund të merrnin ndarjen ligjore, por mbeteshin gjithsesi në kontratë martese me bashkëshortët e tyre.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr mbështeti ligjin e divorcit që kur erdhi në pushtet në 2022 edhe pse shtonte se kjo nuk do të ishte “diçka e thjeshtë si në vende të tjera”.

Tashmë duket se nxitja ndërkombëtare e miratimit të divorcit nuk mund të ndalet nga tradita vendase, edhe pse pritet që ligji të sfidohet në të gjitha gjykatat e vendit, shkruan The Independent.

The post Përveç Vatikanit, ky është vendi i vetëm në botë që ndalon divorcin appeared first on Albeu.com.

“Si macja me miun”, manovrat e rrezikshme të Kinës gjatë ndjekjes së anijes filipinase, ndizen tensionet në det
Një anije e rojes bregdetare kineze bllokoi një anije patrullimi filipinase në Detin e Kinës Jugore, duke shkaktuar një përplasje të afërt në ujërat ku pretendimet e mëdha të Pekinit kanë alarmuar SHBA-në dhe aleatët e saj.

BBC dëshmoi takimin e tensionuar pranë Second Thomas Shoal në arkipelagun e largët Spratly të dielën e kaluar.

Kjo ndodhi një ditë pasi Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr u ​​takua me Ministrin e Jashtëm kinez Qin Gang në Manila dhe shprehu shpresën për linja të hapura komunikimi mbi mosmarrëveshjen e Detit të Kinës Jugore.

Gjatë gjithë udhëtimit 1,670 km (1,038 milje) kamerat kapën pamjet e dy anijeve të Rojës Bregdetare të Filipineve, të cilave anijet kineze u dërgonin paralajmërime ë radio për t’u larguar ose për t’u përballur me “pasojat”.

Roja Bregdetare e Filipineve tha se kishte ftuar gazetarët që të bashkoheshin me patrullën e tyre rutinë në ujërat e diskutueshme për herë të parë për të parë vetë veprimet e Kinës.

Kina pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë Spratlys, i cili gjithashtu pretendohet pjesërisht nga Filipinet. Ka gjithashtu pretendime konkurruese nga Malajzia, Vietnami, Brunei dhe Tajvani.

Kjo e ka kthyer Detin e Kinës Jugore në një nga pikat më të nxehta në botë, veçanërisht pasi tensionet SHBA-Kinë janë rritur.

Së pari, aksesi në këto ujëra është çelësi për mbrojtjen e Tajvanit në një kohë kur pretendimet e Kinës mbi ishullin e vetëqeverisur janë intensifikuar.

Dhe së dyti, rrugët ujore gjithashtu presin 5 trilion dollarë (4 trilion £) të tregtisë globale çdo vit, duke ngritur shqetësime se gjurmët në rritje të Pekinit mund të kufizojnë tregtinë.

Por Kina ka injoruar vendimin e një gjykate arbitrazhi ndërkombëtar se pretendimi i saj për pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore është i pabazuar.

Në vend të kësaj, ajo ka ndërtuar ishuj artificialë mbi shkëmbinj nënujorë, ka shtuar patrullimet dhe së fundmi, ka ndriçuar me lazer në anijet filipinase për të penguar shikimin e tyre.

Filipinet, nga ana tjetër, janë mbështetur te aleati i saj i vjetër, SHBA, i cili i cilëson lëvizjet e Kinës si prishëse të “lirisë së lundrimit” të vendeve të tjera.

Një vështrim në librin e lojërave të Kinës

Kina bëri “manovra shumë të rrezikshme” në Second Thomas Shoal dhe zyrtarët filipinas ishin brenda autoritetit të tyre për të patrulluar në mënyrë rutinore zonën, tha ministria e jashtme e Filipineve. Pekini, nga ana tjetër, akuzoi Filipinet për ndërhyrje në ujërat kineze.

“Kina ka përdorur prej kohësh taktika si hijet, por tani, për shkak të mediave, e gjithë bota mund ta shohë atë,” tha komodori Jay Tarriela, zëdhënës i Rojës Bregdetare të Filipineve.

Në agimin e 23 prillit, ekuipazhi filipinas vuri re se si anija kineze që kishte vënë në hije anijen e tyre Malapascua rriti shpejtësinë, siç tregohet nga tymi i zi i dendur nga shkarkimi i saj.

BBC dëshmoi ndjekjen në det të hapur që luhej në ujërat relativisht të qeta nga një anije e dytë filipinase, Malabrigo, afërsisht një kilometër larg.

Përfundimisht anija kineze e kapi varkën filipinase dhe u bë e qartë se kjo e fundit nuk mund të manovronte një anije më shumë se dyfishi i madhësisë së saj. Anija kineze bllokoi rrugën dhe refuzoi të lëvizte, duke e detyruar Malapascua të fikte motorin për të shmangur një përplasje.

Anija kineze u afrua deri në 45 metra në harkun e Malapascua për shkak të “manovrës së papritur dhe vërtet shumë të rrezikshme”, tha komandanti i anijes filipinase, Rodel Hernandez. Ishte përplasja më e afërt për anijen e tij, e cila u përfshi gjithashtu në një incident lazer me kinezët në shkurt, tha ai.

Si Kina po shtrëngon kontrollin e saj

Bllokimi rutinë i Kinës i patrullave filipinase dhe i misioneve të furnizimit për Thomain e Dytë Shoal ishte pjesë e çështjes së paraqitur në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në vitin 2016. Shtegtimi është një terren i pasur peshkimi dhe emri i tij filipinas, Ayungin, është marrë nga një peshk i vogël vendas.

Gazetarët që iu bashkuan patrullës gjithashtu dëshmuan se si ka qenë jeta për rojet bregdetare të Filipineve, ndërsa mosmarrëveshja e Detit të Kinës Jugore nxehet.

Anëtarët e ekuipazhit në bordin e dy varkave patrulluese kanë shkrime të gatshme për të paralajmëruar ose për t’iu përgjigjur anijeve kineze. Paralajmërimet e radios nga kinezët mund të vijnë në çdo kohë të ditës, madje edhe në fund të natës, dhe jepen në anglisht dhe kinezisht.

Javët e fundit, disa anije kineze kanë refuzuar t’u përgjigjen paralajmërimeve nga filipinasit, në një taktikë të re të dukshme. Disa anije të milicisë kineze kanë fikur gjithashtu një mekanizëm gjurmues për t’u dukur të padukshme në radar.

Misioni i rojes bregdetare gjeti gjithashtu rreth 100 anije të milicisë pranë Uitsun Reef në formë V, në rajonin koral të Spratlys.

Ai tha se kishte informuar një organ kabineti të ngarkuar për të trajtuar mosmarrëveshjen e Detit të Kinës Jugore për veprimet e fundit të Kinës.

Së bashku me forcat e tjera të sigurisë filipinase, roja bregdetare tha se do të “punonte me zell dhe pa u lodhur për të mbrojtur të drejtat ekskluzive sovrane të Filipineve”./Albeu.com/

The post “Si macja me miun”, manovrat e rrezikshme të Kinës gjatë ndjekjes së anijes filipinase, ndizen tensionet në det appeared first on Albeu.com.