Filadelfia Archives - Albeu.com

Balla në Filadelfia: Garantuam me ligj të drejtën e votës për shqiptarët jashtë vendit
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën u takua me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Filadelfia (Philadephia), SHBA, duke vlerësuar kontributin e tyre të vyer në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Në fjalën e tij, ministri Balla deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë ka sanksionuar me ligj të drejtën e çdo shqiptari jashtë Shqipërisë për të zgjedhur udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme, duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.

Duke e cilësuar Filadelfian si “Vlora e Amerikës” për shqiptarët, Balla theksoi rëndësinë e historisë dhe lidhjes së ngushtë që ky qytet ka për shqiptarët.

“Philadelphia është si Vlora për ne; këtu filloi pavarësia amerikane, dhe Shtetet e Bashkuara janë bërë jo vetëm një superfuqi globale, por vendi i mundësive për të gjithë. Shqiptarët këtu kanë treguar suksese të shumta, duke u bërë ambasadorë të vlerave shqiptare. Ne jemi mirënjohës për rolin që SHBA-ja dhe Presidenti Woodrow Wilson kanë luajtur për Shqipërinë pas Luftës së Parë Botërore,” tha Balla, duke theksuar se lidhjet shqiptaro-amerikane janë ndërtuar mbi bazën e besimit dhe respektit të ndërsjellë.

Një temë tjetër e rëndësishme e bisedës ishte e drejta e votës për shqiptarët jashtë vendit, një çështje që është kërkuar për dekada nga diaspora shqiptare.

“Sot jemi në një moment historik. 1.75 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit dhe tani, për herë të parë, do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh ai.

Kjo e drejtë, sipas ministrit Balla, është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së diasporës në procesin demokratik të Shqipërisë.

Më herët Balla vizitoi Shoqatën “Bijtë e Shqipes” dhe Shkollën e Gjuhës Shqipe, iniciativë për të cilën u shpreh me entuziazëm për aktivitetet që mbahen në qendrën e kësaj shoqate, të cilat ndihmojnë fëmijët e komunitetit të ruajnë gjuhën dhe lidhjet me Shqipërinë.

Vizita e Ballës në SHBA është pjesë e një sërë takimesh që ai po zhvillon me komunitetin shqiptar në disa qytete amerikane, me qëllim përforcimin e lidhjeve me diasporën dhe angazhimin e tyre në zhvillimin e vendit.

The post Balla në Filadelfia: Garantuam me ligj të drejtën e votës për shqiptarët jashtë vendit appeared first on Albeu.com.

Shqip në Filadelfia/ “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës (FOTO)
Gjuha shqipe jehon edhe përtej Adriatikut, jo vetëm prej emigrantëve që kanë vendosur ta ndërtojnë jetën atje, por edhe nga pasardhësit e tyre.

Dhe nuk janë pak, por të paktën 80 nxënës do të frekuentojnë ambientet e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, në Filadelfia të SHBA-ve, teksa regjistrimet përfunduan të dielën e 15 shtatorit, në ambientet e reja të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, e cila ushtron aktivitetin e saj patriotik prej më shumë se 20 vitesh, për të promovuar vlerat e  kombit shqiptar.

Emocionet e vogëlushëve përcillnin edhe shpresën se gjuha e rrënjëve të tyre, do të jetojë me ta, pavarësisht se disa prej tyre kanë lindur në SHBA.

“Librat janë përgatitur nga Diaspora, të përshtatur për fëmijët që jetojnë këtu dhe 6 mësuese vullnetare tashmë janë gati të mirëpresin nxënësit, të cilët do të ndahen në 5 klasa. Mësimi në këto ambiente do të zhvillohet çdo të dielë, nga ora 10 deri në 13.00 dhe online nga ora 16.00 deri në 18.00, për fëmijët që nuk kanë mundësi të frekuentojnë ambientet tona. Shpresojmë ta përmbushim me dinjitet misionin fisnik të mësuesit, në mënyrë që fëmijët tanë të njihen gjerësisht me traditat, kulturën, zakonet dhe gjuhën tonë të bukur” – thotë Rudina Bani, mësuese dhe nënkryetare e shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

Ndërkaq, kryetari I saj, Dritan Marku, falenderoi prindërit, të cilët kanë vendosur të mos i shkëpusin lidhjet me gjuhën amtare, duke ua përcjellë fëmijëve, si një vlerë të shtuar për komunitetin shqiptar që banon atje.

“U uroj nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në rrugën e tyre drejt dijes për vlerat e pamata të kombit tonë”- shtoi ai.

Ceremonia e nisjes së këtij viti të ri shkollor u zhvillua në ambientet e reja të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, të ndërtuara me kontributin e biznesmenëve shqiptarë të Filadelfias, ndërsa së shpejti do të inaugurohet ndërtesa e plotë, përmes një aktiviteti me shumë të ftuar, muzikë, këngë e valle shqiptare.

The post Shqip në Filadelfia/ “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Tjetër sulm me armë në SHBA, një person “hap zjarr” mbi të rinjtë në një lokal dhe lë 3 të vdekur e 15 të plagosur
Një tjetër tjetër sulm me armë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Filadelfia.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, raportohet të kenë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur reth 15 të tjerë.

Bëhet me dije se një person i armatosur hapi zjarr në një zonë, ku ishin mbledhur disa qytetarë dhe po argëtoheshin për fundjavë.

Ndërkohë dy prej viktimave janë identifikuar, ku bëhet fjalë për një vajzë 25-vjeçare dhe një djalë 22-vjeçar.

I dyshuari është në mesin e të plagosurve dhe po trajtohet në një spital lokal për një lëndim jashtë rrezikut për jetën.

Një burim policor i tha “ABC Philadelphia” se kur oficerët mbërritën në vendngjarje panë autorin teksa qëllonte mbi turmën.

The post Tjetër sulm me armë në SHBA, një person “hap zjarr” mbi të rinjtë në një lokal dhe lë 3 të vdekur e 15 të plagosur appeared first on Albeu.com.