fik Archives - Albeu.com

Pse duhet të konsumoni fiq në mëngjes?
Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës.

Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës.

Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Ata kanë një nivel të lartë të alkaneve dhe prandaj ndihmojnë në rregullimin e pehashit të tretjes.

Fiqtë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lirë.

Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.

Falë përmbajtjes së lartë të kalçiumit dhe magnezit, fiqtë janë në gjendje të relaksojnë enët e gjakut duke siguruar mineralet e duhura për balancimin e elektroliteve.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroËeb.org, fiqtë rekomandohen për t’u konsumuar herët në mëngjes edhe për të pasur fuqi dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës, kjo falë fibrave, mineraleve dhe vitaminave që ata kanë.

Fiqtë janë burim natyral  i proteinës, fosforit, glukozës dhe kalçiumit.

Ato janë të pasur edhe me vitaminat A, C, D dhe B të cilat janë thelbësore për lëkurën, kockat dhe shëndetin.

Për shkak të këtij profili, fiqtë duhen vlerësuar si një ilaç fantastik.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për vlerat dhe përfitimet që mund të merrni nga fiqtë e freskët dhe të thatë.

Sëmundjet e  zemrës dhe gurët në veshka

Fiqtë janë të pasur me antioksidantë, vitaminë E, A dhe C.

Antioksidantët eliminojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka.

Kocka të forta

Fosfori, vitamina D dhe kalçiumi që gjenden tek fiqtë i bëjnë kockat më të forta.

Një fik plotëson 3 përqind të nevojës ditore për kalçium.

Duke e konsumuar atë çdo ditë mund të pakësoni rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Shëndeti i syve

Vitamina A tek fiqtë përmirëson shëndetin e syve. Konsumoni 3-4 fiq në ditë për të ulur rrezikun e humbjes së shikimit si pasojë e moshës.

The post Pse duhet të konsumoni fiq në mëngjes? appeared first on Albeu.com.

Fik i thatë dhe uthull molle, receta që shëron këto sëmundje
Niveli i lartë i yndyrës mund të krijojë shtresa të verdha të indit në formë të pllakave në kapakët e sipërm të syve apo në ndonjë pjesë tjetër të trupit.

Me përparimin e sëmundjes vjen deri te trashja e mureve të enëve të gjakut, arteroskleroza, për të cilën ndikojnë edhe disa faktorë tjerë (duhani, alkooli, nikotina), e si pasojë shfaqen sëmundjet kardiovaskulare, që janë shkaktari lider i vdekjeve në botë.

Nëse keni nivel të lartë të yndyrës në gjak, ju sugjerojmë këtë ilaç natyral.

Përbërësit: Fik të thatë dhe uthull të mollës

Ilaçin e përgatisni, e pini në mëngjes. Merrni tre fiq të thatë dhe i shponi mirë me diçka të mprehtë, e më pas i hidhni në kavanoz ku keni hedhur 2 dcl uthull molle.

Le të qëndrojë gjatë natës, në mëngjes e pini dhe hani fikun. Mbetjen tjetër të uthullës mos e hidhni, sepse mbrëmjen tjetër hidhni dhe tre fiq të tjerë.

Ata 2 dcl uthull e përdorni për 7 ditë. Ditën e tetë hidhni uthull të re dhe e përdorni trajtimin edhe për një javë. Shërimi zgjat 14 ditë. Bota po çmendet për recetën me dy përbërës, që largon yndyrën nga gjaku.

The post Fik i thatë dhe uthull molle, receta që shëron këto sëmundje appeared first on Albeu.com.

Fiku dhe domatja, lidhja e çuditshme mes tyre
Çfarë të përbashkët mund të ketë një domate me një fik? E megjithatë përfitimet e tyre të dobishme janë të shumta dhe mrekullitë që mund të bëjnë në trupin tonë. E vërteta është se kemi dëgjuar disa herë për përfitimet e domateve, por çfarë ndodh me fikun dhe cila është lidhja e tyre? Disa perime që janë fruta ende llogariten si perime.

Fiku është një frut me shije melankolike dhe vlera të larta ushqyese. Por mos harroni se ngrënia e shumë fiqve mund t’i japë trupit disa kalori.

Nga ana tjetër, domatja është mbretëresha e verës. E llogarisim si perime, por botanika e përfshin në fruta. Domatja na jep shije, ngjyrë dhe aromë dhe i jep shije pjatave tona. Por përveç shijes, është një ushqim i pasur me lëndë ushqyese me veti të dobishme në organizmin tonë.

Më shumë detaje:

Fiqtë

Fiqtë janë një burim i pasur fibrash, një racion fiq (3-5) përmban rreth 4 gram fibra. Përmbajtja e lartë e fibrave, i bën ato veçanërisht të dobishme për funksionimin e mirë të zorrëve dhe parandalimin e kapsllëku. Fiku është gjithashtu i pasur me minerale dhe vitamina si kalium, hekur, magnez, kalcium, vitaminë C dhe vitamina B, në veçanti me kalcium. Fiqtë e freskët përmbajnë të njëjtin kalcium sa 1⁄2 filxhan qumësht. Gjithashtu, fiqtë e thatë ofrojnë kalium të vlefshëm. Kaliumi është një metal i rëndësishëm për trupin e njeriut dhe luan një rol të rëndësishëm në funksione të ndryshme, si rregullimi i presioni të gjakut, funksionimi i muskujve dhe sistemit nervor.

Këto fruta të vogla përmbajnë substanca të ndryshme me aktivitet të fortë antioksidues si karoten, luteinë dhe tanine. Në fakt, sa më i pjekur të jetë një frut, aq më i madh është përqendrimi i tij i antioksidantëve.

Për shkak të përmbajtjes së acideve oksalike në fiq, do të ishte mirë që personat që vuajnë nga problemet me nefrolitiazën t’i konsumojnë ato me masë. Kujdes duhet të tregohet edhe nga personat që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar ose çrregullime të tjera të tretjes pasi farat e fikut mund të shkaktojnë parehati.

Domatet

Një domate mesatare na siguron 1.5 gram fibra. Shumica e fibrave të domates i përkasin grupit të fibrave të patretshme, të cilat janë të dobishme për sistemin tonë të tretjes.

Domatja është një burim i mirë i vitaminës C. Gjithashtu, domatja përmban vitaminën B dhe acidin folik, thelbësor për funksionin e qelizave dhe rritjen e indeve. Sa i përket kaliumit, një filxhan lëng domate përmban 534 mg kalium.

Përmbajtja e domates së substancave me veti antioksiduese është gjithashtu e rëndësishme. Substanca të tilla janë likopeni, acidi alfa-lipoik, kolina, luteina, zeaksantina. Substanca antioksiduese e domates që “bie në sy” është likopeni, një karotenoid me aktivitet të fortë antioksidues. Studimet kanë lidhur likopenin me funksionin më të mirë kardiovaskular me shkallën e reduktuar të kancerit të prostatës.

The post Fiku dhe domatja, lidhja e çuditshme mes tyre appeared first on Albeu.com.

Nga dhimbja e fytit te kanceri, arsyet pse nuk duhet t’i thoni kurrë jo fiqve të thatë
Fiqtë e thatë janë një nga frutat e thata më të përdorura gjatë kësaj periudhe. Shija e tyre fantastike të bën për vete, por jo vetëm shija.

Arsyet pse duhet ta konsumojmë fikun janë të shumtë, ndaj po listojmë disa prej tyre: -Fiqtë kanë treguar rezultate të shkëlqyera tek zvogëlimi i rrezikut të kancerit të prostatës.

-Fiku redukton kolesterolin. -Janë burim i mirë i kalciumit dhe mineraleve që rregullojnë shtypjen e gjakut.

-Për shkak të sasisë së sheqerit, nuk do ta mendonim asnjëherë se fiku ndihmon në shërimin e diabetit. Për shkak të sasisë së sheqerit që kanë fiqtë, diabetikët duhet të kenë kujdes me konsumimin e tyre. Por, nëse konsumohen me masë, mund të vijnë deri te zvogëlimi i nevojës për insulinë tek diabetikët.

-Ky frut përmirëson kujtesën. Konsumimi i rregullt i tyre parandalon aneminë dhe përmirëson kujtesën. Vetëm katër fiq të thatë, sigurojnë madje ¼ të sasisë së rekomanduar të hekurit, që i duhet organizmit tonë.

-Kanë nivel të ulët të yndyrave dhe sigurojnë fibra më shumë se çdo frutë ose perime tjetër. Fiku ruan eshtrat, pasi janë të pasura me kalcium, minerale që kanë shumë funksione, e ndër to edhe dendësia e eshtrave. Janë shumë të mirë për fëmijët në zhvillim, shtatzënat dhe gratë në menopauzë, që janë të prira për osteoporozë.

-Personat të cilët kanë probleme madhore me pagjumësinë, ilaçi natyral do të ishte fiku. Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale, ndikon mirë te sistemi nervor.

-Sipas studimeve bashkëkohore një dietë me fiq ndihmon në: rregullimin e presionit të gjakut, kapsllëkun, mbipeshën, parandalon sëmundjet e zemrës, dhimbjet e fytit, parandalon kancerin tek gratë, etj.

The post Nga dhimbja e fytit te kanceri, arsyet pse nuk duhet t’i thoni kurrë jo fiqve të thatë appeared first on Albeu.com.