fier krim Archives - Albeu.com

Flet nga burgu Çalamani dhe zbulon motivin: E qëllova 8-vjeçarin me kazmë, e hodha të vdekur në gropë
Ndërkohë që gjykata e gjykoi sot në mungesë duke vendosur “arrest me burg”, është zbardhur dëshmia e shtetasit Klodian Çalamani i cili vrau të miturin Mateo Vasiu në oborrin e shtëpisë së tij.

Gjatë dëshmisë, 38 vjeçari ka deklaruar në polici se është ofenduar nga i mituri i cili i ka thënë se “pse më ngacmon mamin”.

Ai pranon se e ka qëlluar atë më kazmë disa herë dhe pastaj e ka hedhur në gropën në oborrin e tij.

PJESË NGA DËSHMIA:

”…banoj në fshatin Greçalli të Fierit, në lagjen “Trifon Tanka”. Kam një shtëpi private, një katëshe me llamarina, me oborr rreth shtëpisë dhe në pjesën e përparme, e kam të thurur me gardh me kallama. Nga ana e gardhit me kallama kam edhe portën kryesore që futem në oborrin e shtëpisë. Në oborr, unë kam të mbjella disa qepe të njoma dhe kam edhe një rrënjë hardhie. Sot më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit ora 8 apo 9, nuk e di unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël i Florës, të cilit nuk ja di emrin, por e njoh që është djali i Florës, i cili filloi të më shante.

Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazmë tek oborri i shtëpisë time dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë dhe me thoshte: ”…pse ma ngacmon mamin dhe vazhdonte të shante…”. Ndërsa unë i them:“…ik se e di unë çfarë bëj… dhe djali vijonte të më shante. Në këtë kohë, unë e kam qëlluar me kazmë qylyke, me pjesën e prapme të kazmës e cila është me kunj hekuri në kokë, i cili menjëherë u rrëzua dhe mbasi u rrëzua në tokë unë e qëllova përsëri me kazmë në kokë, dhe fëmija nuk u ngrit më.

Më pas i kam lidhur duart nga mbrapa, me një lidhëse këpucësh. Mbasi e pash që fëmija kishte vdekur e kam kapur prej këmbë, e kam tërhequr zvarrë dhe e kam hedhur te një gropë, e cila ndodhet rreth 5-6 metra larg vendit ku e vrava. Brenda në oborrin e banesës time, pasi e afrova te gropa e cila mundet të ishte rreth 1 metër e thellë, e kam shtyrë fëmijën e vdekur me këmbë, duke e rrëzuar brenda saj. Më pas e kam mbuluar me dhe, duke gërmuar me lopatë afër gropës dhe dheun që nxirja prej saj, ja hidhja fëmijës që ta mbuloja, të cilin e mbulova plotësisht.

Mbasi mbarova, duke e mbuluar fëmijën qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Kur kam vrarë djalin e Florës dhe e kam groposur brenda në oborrin e shtëpisë time, nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi për fëmijën që vrava dhe groposa në oborrin e banesës time…”. /albeu.com/

The post Flet nga burgu Çalamani dhe zbulon motivin: E qëllova 8-vjeçarin me kazmë, e hodha të vdekur në gropë appeared first on Albeu.com.