Fidel Ylli Archives - Albeu.com

Sporti në dorë të shtetit, Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit, PD kundër: Ndërhyrje politike
Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të forta nga aktorë të opozitës dhe drejtues të federatave sportive.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cilësoi projektligjin si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të shtetit në funksionimin dhe financimin e strukturave sportive në vend, duke përfshirë edhe fondacionet dhe federatat sportive.

“Ky ligj thellon ndërhyrjen e shtetit në organizmin e sportit, në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Olimpike. Shteti nuk mund të kontrollojë çdo organizim sportiv,” tha Zhupa nga foltorja e Kuvendit.

Ajo theksoi se ligji është hartuar nga Fidel Ylli, ndërsa i atribuon KOKSH-it rol zyrtar në organizimin e aktiviteteve jashtë procesit mësimor, gjë që, sipas saj, cënon kompetencat e federatave shkollore e universitare. Zhupa ngriti gjithashtu shqetësime për financimet publike, të cilat sipas saj, nuk kanë transparencë dhe krijojnë avantazhe të padrejta për strukturat e afërta me qeverinë.

“Financimet do të ndahen pa kritere të qarta, duke favorizuar organizatat që janë zgjatim i interesave shtetërore. Vetë Fidel Ylli ka pranuar publikisht se ai është autori i këtij ligji”, – shtoi ajo.

Ndryshimet e miratuara u kundërshtuan edhe nga kreu i FSHF-së, Armand Duka. Në Asamblenë e FSHF-së, përballë ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Duka kërkoi që projektligji të tërhiqet dhe të rishikohet përmes dialogut me të gjitha federatat.

“Propozimet e fundit synojnë krijimin e një arbitrazhi sportiv klientelist, të varur dhe jo profesional. Ligji është hartuar pa konsultime me aktorët e sportit dhe me kundërshtime të qarta nga ekspertët tanë. U bëj thirrje institucioneve për reflektim”, tha Duka.

The post Sporti në dorë të shtetit, Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit, PD kundër: Ndërhyrje politike appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e bujshme, Armand Duka i heq vulën Fidel Yllit (FOTO)
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës, ka bërë zero vendimet e marra nga KOKSH-it kundër Federatës Shqiptare të Futbollit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë CAS nëpërmjet një deklarate për shtypin, të cilën jep edhe pikat kryesore të vendimit të saj…

Ka qenë Federata Shqiptare e Futbollit, ajo e cila konfliktet dhe mosmarrëveshjet me Komitetin Olimpik Kombetar Shqiptar e ka çëuar për t’u gjykuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv me seli në Lozanë të Zvicrës.

Ja dhe deklaratë për Mediat e Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin:

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka vendosur në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke përmbysur vendimet e marra gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH) të mbajtur më 10 janar 2021.

Pikat Kryesore të Vendimit:

1. Vendimet e Asamblesë së KOKSH shpallen të pavlefshme: CAS ka shpallur të pavlefshme vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH, e cila kishte miratuar statutin e ri, Kjo përfshin ndryshimet në statutin e KOKSH shkarkimin e Presidentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të komisionit të verifikimit.

2. Parregullsi Procedurale: CAS konstatoi se KOKSH nuk njoftoi siç duhet FSHF-në për asamblenë dhe lejoi pjesëmarrjen dhe votimin e personave që nuk ishin anëtarë. Këto veprime shkelën procedurat e përcaktuara dhe të drejtat e FSHF-së si federatë anëtare.

3. Mbrojtja e të drejtatve të FSHF-së: Duke përmbysur vendimet e asamblesë, CAS ka vendosur në vend të drejtat e FSHF-së për të marrë pjesë dhe për t’u njoftuar rregullisht duhet për asambletë e KOKSH, duke siguruar përfaqësim dhe vendimmarrje të drejtë.

4. Rimbursim Financiar: KOKSH është urdhëruar të paguajë 4,000 CHF për shpenzimet ligjore të FSHF-së dhe të mbulojë 90% të kostove të arbitrazhit, duke reflektuar rëndësinë e shkeljeve procedurale.

FSHF është e kënaqur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin, i cili korrigjon problemet thelbësore të anëtarësisë së KOKSH. Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së integritetit dhe drejtësisë në qeverisjen e sportit në Shqipëri si dhe thekson faktin se si pasoje e tij, te gjitha asamblet e KOKSH te zhvilluara pas dates 10 janar 2021 jane absolutisht te  pavlefshme.

The post Ngjarje e bujshme, Armand Duka i heq vulën Fidel Yllit (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Fidel Ylli marton vajzën, i ftuar në dasëm edhe kryeministri Rama (FOTO)
Vajza e presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar de ish deputetit, Fidel Ylli, Pegi Ylli i ka dhënë fund beqarisë.

Në ceremoninë e dasmës ishin të ftuar figura të njohura jo vetëm të fushës së sportit, por edhe politikanë, përfshi edhe kryeministrin Edi Rama me bashkëshorten e tij Linda.

Një ceremoni e veçantë për nga organizimi, vajza e Fidel Yllit shkëlqen me fustanin e bardhë në ditën e saj të dasmës teksa ka kurorëzuar dashurinë në martesë, me Nima Eil.

Gjithashtu ka qenë e pranishme dhe atletja e mirënjohur Pavlina Evro.

The post Fidel Ylli marton vajzën, i ftuar në dasëm edhe kryeministri Rama (FOTO) appeared first on Albeu.com.

“S’bëhet fjalë që fëmijët të bëjnë rezistencë”, Fidel Ylli: Isha 35 vjeç dhe kur vinte babai…
Fidel Ylli ishte një nga personazhet i cili ju përgjigj temës së sotme në “Aldo Morning Show” se  si do i përgjigjej një fëmije që pas gjimnazit dëshiron ta lërë shkollën. Ai është shprehur për të është shumë e rëndësishme që fëmijët të shkollohen, pasi në kohët tona, pa shkollë nuk të pranon njeri në tavolinë.

Gjithashtu ai ka thënë se fëmijët duhet të dinë edhe se çfarë të zgjedhin dhe se e  mira do ishte që të shikonin edhe arsimet profesionale.  Më tej Fidel Ylli, ka  treguar se fëmijët e tij ai i ka çuar në Amerikë pasi për të shkollimi është shumë i rëndësishëm. I pyetur nga Aldo nëse fëmijët kanë bërë rezistencë ndaj këtij vendimi të tij, ai është përgjigjur se në moshën e adoleshencës nuk mund të ketë rezistencë.

Fidel Ylli: Unë do i thoja, ai djali shumë mirë që ka idenë për të bërë punë, por çfarë pune do bëjë. Sepse një 17-18 vjeçar, çfarë do bëjë pa shkollë, çfarë do bëj përveç krahut të punës? Prandaj do i thosha që shkolla, ty të hap mundësi, të hap diapazonin për të parë se ku je dhe ku mund të përshtatesh. Ti mbaro shkollën, fillo punën dhe fillo edhe një biznes! Por ka dy kategori, ka fëmijë që  vërtetë duan të shkollohen dhe duan të jenë nxënës të mirë, por ka edhe nga ata fëmijë që nuk ia thonë shumë për shkollën dhe unë do i sugjeroja të shkonin të merreshin me gjëra teknike se ky vend ka  shumë nevojë. Mund të mbarosh shkollën e mesme dhe të dalësh kuzhinier shumë i mirë. Ka shumë shkolla profesionale, ku mund të bëhesh një teknik shumë i mirë dhe të fitosh më shumë para se sa mund të fitosh në një institucion dhe me rrogë shteti. Fëmijët e mi për shembull mund të rrinin shumë mirë në Tiranë dhe të vazhdonin jetën shumë norma. Unë i kam çuar në Amerikë dhe qëllimi i vetëm ishte që ata të shkolloheshin në shkollat më të  mira.

Aldo: Pate rezistencë  nga kalamajtë se të kjo mosha, ik o babë ku merr vesh ti?

Fidel Ylli: E para njëherë në familjen tonë nuk bëhet fjalë që fëmijët në moshën e adoleshencës të kenë rezistencë, se  kështu na kanë rritur dhe na kanë edukuar dhe prindërit tanë. Unë  kam qenë 35 vjeç dhe babës tim kur vinte në shtëpi, i hiqja duart nga xhepat, kjo ka të bëjë me edukatën.

The post “S’bëhet fjalë që fëmijët të bëjnë rezistencë”, Fidel Ylli: Isha 35 vjeç dhe kur vinte babai… appeared first on Albeu.com.

“Çka ndryshuar nga dje?!” Tabaku thumbon Ramën teksa bastet janë gati për t’u rihapur
Prej disa ditësh Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka kërkuar që të bëhet një mbledhje për të diskutuar rihapjen e basteve sportive në vendin tonë.

Mësohet se gjatë kësaj të marte është pritur edhe një takim mes palëve të interesuara dhe kryeministrit Edi Rama.

Këto takime mësohet se po organizohen me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat përgjegjës në kuadër të linjës që kanë lidhje me hapjen e biznesit të basteve sportive.

Pas këtyre zhvillimeve i menjëhershëm ka qenë edhe një reagim nga radhët e opozitës. Ka qenë deputetja Jorida Tabaku e cila me anë të një statusi në rrjetet sociale ka ironizuar Ramën.

“Njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Cka ndryshuar nga dje?! ?” shkruan Tabaku.

Kujtojmë se bastet dhe lojërat e fatit në vendin tonë janë zyrtarisht të ndaluara që prej 1 Janarit të vitit 2019./albeu.com/

The post “Çka ndryshuar nga dje?!” Tabaku thumbon Ramën teksa bastet janë gati për t’u rihapur appeared first on Albeu.com.

“Nxirrini nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë”, Fidel Ylli: Sporti s’kërkon lëmoshë, qeveria të jetë partnere
Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli ka kërkuar që Shqipëria të japë buxhet për sportet dhe të mos i trajtojë ata sikur të duan lëmoshë. Në një deklartë nga ceremonia për të nderuar Luiza Gegën e cila u shpall kampione e Evropës, Ylli tha se kërkojnë që KKOSH e qeveria shqiptare të jenë partnerë.

“Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugën e emigrimit për flamuj të tjerë. Luiza është anëtare e Forcave të Armatosura, duhet ta falënderojmë ministri Peleshi për ndihmën e dhënë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë nga qeveria zoti kryeministër, ne qeverinë e duam partner. Zoti kryeministër do të të bëja një thirrje, nxirri ato kompani bastesh që gëlojnë. Ato para t’ua japim shpërblime elitare sportistëve, për të rregulluar atë Pallat Sportesh, për të ringritur palestra vende. Ne nuk mund të kërkojmë lëmoshë nga buxheti i shteti, kaq është buxheti i shtetit. Unë kam qenë në Parlament dhe e di se si ndahet buxheti i Shtetit dhe sa është, por i merr errësira, njerëz anonimë, përse duhet të ndodhë kjo? U bë shumë mirë që u mbyllën, afër çdo institucioni, çdo shkolle, poshtë pallateve kishte 10 lokale bastesh, por ka ardhur momentin që të bëhet një studim, kaq të pasur jemi që ne këto para t’ia lëmë këto para rrugës? Kaq të mëdhenj jemi ne? duhet bërë një studim zoti kryeministër, kompani bastesh ka Italia. Ne nuk mund të rrime në atë Pallat Sporti zoti kryeministër, duhen bërë ljëra olimpike, ne kemi një hap tonin që duhet të tregojmë dhe të promovojmë që Shqipëria ka bërë reforma. Kemi marrë dy projekte nga Komisioni Evropian,”- tha Ylli ndër të tjera.

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund./albeu.com

The post “Nxirrini nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë”, Fidel Ylli: Sporti s’kërkon lëmoshë, qeveria të jetë partnere appeared first on Albeu.com.

Inaugurohen ambientet e komitetit olimpik në Shqipëri, Rama: Do nisim kampionatet mes shkollave
Me praninë e presidentit të komitetit olimpik ndërkombëtar Thomas Bach janë inauguruar sot në Tiranë ambientet e reja të komitetit olimpik në Shqipëri.

Bach tha gjatë fjalës së tij se është i lumtur të shohë progresin që po bën sporti në Shqipëri ndërsa vlerësoi marrëdhënien dypalëshe.

“Është një kënaqësi e madhe të jem në Shqipëri. Jemi shumë të emocionuar të shikojmë progresin që po bën sporti në Shqipëri në krahasim me të shkuarën. Jemi besimplotë se shqiptarët mund të kenë përpara një të ardhme të ndritur.

Shumë respekt për përgjegjësinë mes qeverisë dhe kryeministrit. Kjo është ajo që i thashë kryeministrit në një takim që patëm sot në mëngjes. Jam i lumtur të jem këtu dhe të shoh sportin në Shqipëri të ecë në këtë mënyrë”, tha ai.

Rama nga ana tjetër ceku disa nga projektet në fushën e sportit për të rinjtë duke përmendur krijimin e skuadrave të sportit në çdo shkollë dhe nisjen e kampionateve me shkollave për të kontribuar në formimin e sportistëve të rinj.

“Është privilegj për ne që sot kemi të pranishëm presidentin e komitetit olimpik ndërkombëtar. Nuk ka nevojë të bëjmë prezantime. Është një vizitë e një rëndësie të jashtëzakonshme. Na vjen mirë që sot ndamë me presidentin disa rezultate të para të procesit të rithemelimit të lëvizjes olimpike në shkolla. Do vazhdojmë të hedhim hapa të tjerë që në të gjitha shkollat e vendit të kemi skuadra dhe të kemi kampionate sportive në shkolla.

Edhe të kemi nga kjo lëvizje sportistë që të ngjiten në shkallë të tjera dhe të shkojnë deri në olimpiadë. E rëndësishme është ta kemi këtë lëvizje sportive për t’i dhënë fëmijëve mundësinë të shkëputen nga bota e kompjuterëve. Jetë pa sportin dhe një fëmijëri pa sportin është fëmijëri e cenuar. Na vjen mirë që presidenti dhe skuadra e tij e çmuam sa kemi bërë por u ndjenë të përfshirë në këtë projekt dhe do na mbështesin me dijen e madhe që ka komiteti olimpik”, deklaroi Rama.

The post Inaugurohen ambientet e komitetit olimpik në Shqipëri, Rama: Do nisim kampionatet mes shkollave appeared first on Albeu.com.

Fidel Ylli: Të hapen bastet, sporti të marrë një përqindje nga taksat
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, i pezmatuar nga buxheti i qeverisë për sportin, ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje me Ministrinë e Sporteve dhe propozimi i tij është hapja e basteve sërish dhe një pjesë e të ardhurave që mblidhen nga taksat të shkojnë për sportin.

“Ne duam që këto para t’i kontrollojë qeveria, jo Federata, as KOKSH-i, por vetë qeveria sepse mbledh të ardhura jo vetëm për sportin. Janë miliona euro, e dinë të gjithë. Ato para të shkojnë për sportin, për këto kampionë që janë këtu me mua që e kanë nderuar Shqipërinë.

Ne patëm një mundësi që na dhanë 200 milionë lekë Ministria për në Olimpiadë dhe ne ia akorduam sportistëve tanë që të stërviten dhe me ato stërvitje dhanë rezultat, me një kampionë bote dhe dy medalje të tjera në stilin e shkëputjes në Uzbekistan.

Ne nuk duam që të nxjerrim atletët tanë që me trofetë dhe me medaljet e tyre të bëjnë grevë përpara kryeministrisë, por të sensibilizojmë qeverinë dhe kryeministrin. Janë miliona lekë, që i ka krimi. Të gjithë e dimë dhe asnjë nuk flet.

Ato para më pas të bëhen qendra Olimpike, sepse sporti nuk është një garë, por cilësi jete. Nuk mjaftojnë stadiumet e reja dhe zyrat, sepse nuk më duhen zyrat e KOKSH dhe projekti 5 milionë euro nëse këto projekte nuk balancohen me buxhetet e federatave”, u shpreh Ylli. /h.ll/albeu.com

The post Fidel Ylli: Të hapen bastet, sporti të marrë një përqindje nga taksat appeared first on Albeu.com.

“Të premten do të mblidhen të gjitha Federatat”, Fidel Ylli qeverisë: Hapni bastet
Fidel Ylli, presidenti i KOKSH ditën e sotme i bëri thirrje qeverisë që të hapë kompanitë e basteve. Ylli, e konsideroi vendimin e uljes së buxhetit të sportit të turpshëm, ndërsa në lidhje me këtë tha se ditën e premte do të mblidhen të gjitha Federatat për të folur me qeverinë.

“Duam të na dëgjojë qeveria, të na thotë se kompanitë e basteve do i hapin.”-tha Ylli.

Më konkretisht, Fidel Ylli është shprehur në një emision televiz:

“Sot në zyrën time kanë qenë mbi 20 federata. Buxheti i sportit është ulur në mënyrë drastike këtë vit është diçka katastrofale. Është ulur me 1 miliardë lekësh. Do mblidhemi dhe t’i bëjmë të ditur qeverisë, se ky që kanë bërë me buxhetin e sportit është një turp. Unë nuk e filloj projektin, nëse qeveria nuk i kthen dinjitetin sportit. Nuk ka para qeveria?! Le të hapen bastet sportive atëherë, që lulëzojnë në këtë moment. Greqia ka, Italia ka. Duhet të bashkohemi që t’i bëjmë presion qeverisë, për t’i dhënë sportit atë që meriton. Kjo nuk i falet as parlamentit asnjërit, që e ulën buxhetin me 1 miliardë lekë. Nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur. Do detyrohen të na i kthejnë ato lekë. Ne nuk duam të bëjmë grevë, që të na dëgjojë qeveria. I duam si partnerë. Duam të na dëgjojë, të na thotë se kompanitë e basteve do i hapin. Buxheti do rritet kur qeveria t’i thërrasë mendjes dhe të hapë kompatinë e basteve. Buxhetet janë mjerane dhe ne nuk mund të bëjmë dot me këto. Sportin e lehtëson vetëm hapja e kompanive të basteve”.

The post “Të premten do të mblidhen të gjitha Federatat”, Fidel Ylli qeverisë: Hapni bastet appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në KOKSH, Fidel Ylli zgjidhet president
Fidel Ylli u zgjodh presidenti i ri i KOKSH-it gjatë asamblesë së përgjithshme të Komitetit Olimpik Shqiptar, e cila u parapri nga kontradikta të mëdha, por dhe me përjashtim nga votimi të 4 federatave, ku më e rëndësishmja ishte ajo e FSHF-sw, që kërkoi dhe më parë shtyrjen e këtij procesi. Me 40 vota, nga 57 të mundshme, Ylli mposhti konkurrencën e Vojo Malos, që mori 12 vota në total, dhe Martin Bibës me 4 vota.

Pas shtyrjes dhe ndryshimit të vendit të asamblesë, nga hotel “Mak Albania” në “Stella Resort”, që në fillim nga disa federata pjesëmarrëse gjatë prezantimit të kandidaturave u ngrit si shqetësim mungesa e disa federatave në votim, me theksin që u vu te përjashtimi i FSHF-së nga sekretari i Federatës së Automobilizmit.

Në pozicionin e kandidatit përpara zgjedhjes zyrtare, Fidel Ylli e theksoi se ishte i pranishëm si kandidat dhe jo si organizator, por shprehu dëshirën për të patur në krah federatën më të madhe në vend, atë të futbollit.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit të KOKSH-it, nuk pati nevojë për balotazh, për shkak se zoti Ylli siguroi që në raundin e parë më tepër se 50 përqind të votave, duke fituar mandatin e tij për të drejtuar Komitetin Olimpik Shqiptar. Në fjalën e tij për mediat, Ylli deklaroi se do të bëjë maksimumin për zhvillimin e sportit, përkrahjes së olimpistëve dhe infrastrukturës në vend.

The post Zgjedhjet në KOKSH, Fidel Ylli zgjidhet president appeared first on Albeu.com.