fiancimet Archives - Albeu.com

Çfarë dihet për financimin e MEK-ut?
Se kush qëndron prapa financimit të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), mbetet një enigmë.

Kampi i rreth 3.000 pjesëtarëve të kësaj organizate në Kamëz të Shqipërisë shtrihet në një territor prej 38 – 40 hektarësh, ku janë të ndërtuara rreth 127 objekte.

Për dislokimin e tyre në kampin Ashraf 3, kishte kontribuar SHBA-ja, që kishte dhënë 20 milionë dollarë për agjencinë e refugjatëve të OKB-së për ta ndihmuar shpërnguljen në Shqipëri.

Por, pas një aksioni të Policisë së Shqipërisënë këtë kamp mbi dyshimet se pjesëtarë të saj kanë kryer veprat penale “provokim i luftës” dhe “sulme kibernetike”, Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se SHBA-ja nuk e financon këtë organizatë.

Financuesit e kësaj organizate nuk dihen publikisht, pasi që MEK-u nuk ofron të dhëna zyrtare. Megjithatë, financimi i saj ka qenë disa herë pikë diskutimi në media botërore.

Në një artikull të publikuar në vitin 2018 gazeta britanike The Guardian shkruan se organizata MEK është financuar nga ish-udhëheqësi i Irakut, Saddam Hussien, “për pjesën më të madhe të jetës në azil”.

MEK-u u shpërngul në Irak më 1986, pasi u ndalua aktiviteti i saj në Iran më 1981. Këshilli për Marrëdhënie të Huaja, me seli në Nju Jork të SHBA-së, shkruan se Hussein kishte qenë financuesi kryesor i MEK-ut deri para pushtimit amerikan të Irakut më 2003.

“Por, në vitet e fundit, grupi pretendon se mbështetet në numrin e madh të emigrantëve të pasur iranianë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë, dhe njerëz të tjerë që kundërshtojnë regjimin klerik në Teheran”, thuhet në një raport të Këshillit për Marrëdhënie të Huaja.

Por, pjesëmarrja e ish-shefit të inteligjencës së Arabisë Saudite, Princit Turki al-Faisal, në një grumbullim të këtij grupi në Paris më 6 korrik të vitit 2016 kishte nxitur kritika nga Irani pasi që ai kishte përkrahur rrëzimin e Qeverisë së Iranit.

Një zyrtar iranian, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, e kishte akuzuar Arabinë Saudite se po sponsorizon terrorizëm.

Se Arabia Saudite është prapa financimit të MEK-ut kishte thënë edhe profesori i Universitetit të Qytetit të Nju Jorkut, Ervand Abrahamian, në vitin 2018, për The Guardian.

“Paratë përfundimisht vijnë nga [Arabia] Saudite. Nuk ka asnjë tjetër që mund t’i subvencionojë me këtë nivel financimi”, kishte thënë Abrahamian, historian për Lindjen e Mesme.

Por, The Guardian thekson se MEK-u e ka mohuar gjithmonë se financohet nga Arabia Saudite. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar zëdhënësin e kësaj organizate lidhur me financimin e MEK-ut në Shqipëri, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Për periudha të ndryshme nga viti 1997 deri në vitin 2013, MEK-u ishte listuar si organizatë terroriste në disa vende, si SHBA, BE, dhe Britani të Madhe.

Në vitin 2009, Britania e Madhe e kishte larguar MEK-un nga kjo listë. Njëjtë kishte vepruar edhe SHBA-ja, nën administratën e ish-presidentit Barack Obama, në vitin 2012. Në atë kohë, The Guardian kishte raportuar se për largimin e saj nga kjo listë ishte bërë një fushatë multimilionëshe.

MEK-u e cilësonveten si “grupin më të madh dhe më jetëgjatë të opozitës iraniane me një histori prej pesë dekadash të luftës për liri dhe demokraci në Iran”.

Por, më 21 qershor, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se nuk e cilëson MEK-un si “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian” dhe theksoi se SHBA-ja nuk kontribuon në financimin e MEK-ut dhe nuk ofron asnjë mbështetje apo trajnim për pjesëtarët e kësaj organizate./REL

The post Çfarë dihet për financimin e MEK-ut? appeared first on Albeu.com.