Ffm - maqedoni Archives - Albeu.com

Four more suspects secured in the investigation into financial abuses in the FFM
Four other individuals have also been secured as part of the investigation into suspected abuses in the Football Federation of Macedonia, after they had previously been unreachable for law enforcement authorities, the Prosecutor’s Office for the Prosecution of Organized Crime and Corruption announced.

According to the Prosecutor’s Office, two of the suspects appeared today before the judge in the preliminary procedure.

One of them was ordered into detention, while the other was placed under a measure requiring their presence during the proceedings.

Meanwhile, the other two suspects are expected to appear before the judge in the preliminary procedure during the day tomorrow, the statement said.

A total of 18 individuals and 8 legal entities are included in this investigation into abuses in the FFM. Among them are former Federation officials Muhamed Sejdini and Ilço Gjorgjioski, who are suspected of abusing more than 2.9 million euros to the detriment of the Federation.

The post Four more suspects secured in the investigation into financial abuses in the FFM appeared first on Albeu.com.

Sigurohen edhe katër të dyshuar në hetimin për abuzimet financiare në FFM
Edhe katër persona të tjerë janë siguruar në kuadër të hetimeve për dyshimet e shpërdorimeve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, pasi më herët kishin qenë të paarritshëm për organet e rendit, bëri të ditur Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas Prokurorisë, dy prej të dyshuarve janë paraqitur sot para gjykatësit të procedurës paraprake.

Njërit prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa ndaj tjetrit është vendosur masa e pranisë gjatë procedurës.

Ndërkaq, dy të dyshuarit e tjerë pritet të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake gjatë ditës së nesërme, thuhet në njoftim.

Në këtë hetim për shpërdorime në FFM përfshihen gjithsej 18 persona fizikë dhe 8 juridikë. Mes tyre janë edhe ish drejtuesit e Federatës, Muhamed Sejdini dhe Ilço Gjorgjioski, të cilët dyshohen për shpërdorimin e mbi 2,9 milionë eurove në dëm të Federatës.

The post Sigurohen edhe katër të dyshuar në hetimin për abuzimet financiare në FFM appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtues të mëparshëm të FFM-së nën dyshime për përvetësim në detyrë mbi 180 milionë denarë
Një operacion i gjerë i zhvilluar nga Prokuroria, MPB-ja dhe Policia Financiare ka vënë në shënjestër 18 persona fizikë dhe 8 persona juridikë, ndërsa në pranga kanë përfunduar 12 persona dhe pesë të tjerë janë ende në kërkim, raporton TV21. Në mesin e të dyshuarve janë edhe dy ish-kryetarë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, si dhe disa persona të tjerë, për të cilët ekzistojnë dyshime për përvetësim në detyrë dhe pastrim parash. Sipas dyshimeve, dëmi i shkaktuar ndaj FFM-së kalon shumën prej 180 milionë denarësh.

Sipas njoftimit, pas hetimeve paraprake të kryera nga hetuesit e Qendrës Hetimore pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot, nën drejtimin e një prokurori publik, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia Financiare realizuan një aksion të bashkërenduar ndaj disa personave fizikë dhe juridikë. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 12 persona, ndërsa 5 të tjerë nuk janë arritur ende nga organet e ndjekjes.

Prokuroria bëri të ditur se, duke vepruar mbi kallëzimin penal të dorëzuar nga Policia Financiare, prokurori publik ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e hetimit ndaj 18 personave fizikë dhe 8 personave juridikë.

Në këtë urdhër përfshihen dy ish-kryetarë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, për të cilët ka dyshim të bazuar për veprën penale “Përvetësim në detyrë”, udhëheqësja e Departamentit për Financa dhe Kontabilitet në FFM, 14 drejtorë, pronarë dhe persona të autorizuar në subjekte juridike, si dhe udhëheqësi i Departamentit të Arbitrave dhe Arbitrimit në FFM. Për këta të fundit, përveç “Përvetësim në detyrë”, rëndon edhe akuza për “Pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga vepra penale”. Hetimi përfshin gjithashtu edhe tetë persona juridikë, për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara për të njëjtat vepra penale.

Nga provat e mbledhura në fazën paraprake, rezulton se i dyshuari i parë, në cilësinë e kryetarit të FFM-së, në bashkëveprim dhe me marrëveshje paraprake me të dyshuarën që drejtonte Departamentin për Financa dhe Kontabilitet, në periudhën nga 1 janari 2015 deri më 25 korrik 2018, përmes një vargu veprimesh të lidhura në kohë dhe me synim përfitimin e kundërligjshëm pasuror për vete dhe persona të tjerë, ka përvetësuar mjete financiare të besuara në detyrë në vlerë të përgjithshme prej 127.451.156 denarësh.

Sipas të njëjtave dyshime, i dyshuari i dytë, po ashtu në pozitën e kryetarit të FFM-së dhe në marrëveshje paraprake me të njëjtën të dyshuar, nga 25 korriku 2018 deri më 10 tetor 2019, përmes veprimeve të ndërlidhura kohore, ka përvetësuar mjete financiare të besuara në detyrë në vlerë prej 53.351.209 denarësh.

Prokuroria thotë se e dyshuara, si udhëheqëse e Departamentit për Financa dhe Kontabilitet, për të fshehur pagesat e paligjshme ndaj disa subjekteve juridike, ka manipuluar evidencën kontabël të FFM-së. Fillimisht, pagesat i ka regjistruar si zvogëlim të detyrimeve në bazë të faturave hyrëse, ndërsa më pas ka ndërhyrë në urdhrat e kontabilizimit të regjistruar më herët, duke fshirë detyrimet dhe duke i paraqitur ato si shpenzime pa përmendur faturë konkrete, shërbim apo partner afarist. Si pasojë e këtyre veprimeve, evidenca kontabël e FFM-së ka përmbajtur kartela analitike të paplota, të pasakta dhe të manipuluara për partnerët afaristë dhe shpenzimet.

Sipas njoftimit, dy ish-kryetarët e dyshuar të FFM-së, në periudha të ndryshme, edhe pse kishin detyrimin të garantonin përdorim të ligjshëm, ekonomik, të dedikuar dhe transparent të mjeteve financiare, si dhe të ushtronin kontroll mbi punën financiare të federatës, kanë miratuar dhe nënshkruar gjithsej 728 urdhra pagesash të përgatitura nga e dyshuara. Në këtë mënyrë, sipas Prokurorisë, janë mundësuar pagesa pa dokumentacion të plotë dhe të vlefshëm financiar, si dhe pa verifikim paraprak të bazës dhe qëllimit të tyre.

Më tej thuhet se, duke vepruar në kundërshtim me nenin 92 të Statutit të FFM-së dhe nenin 6 të Rregullores për Organizimin e FFM-së, si dhe duke mos ndërmarrë masa për të parandaluar përdorimin e paligjshëm të mjeteve, ata i kanë shkaktuar Federatës së Futbollit të Maqedonisë dëm në vlerë të përgjithshme prej 180.802.365 denarësh.

Në anën tjetër, të dyshuarit që janë drejtorë, pronarë dhe persona të autorizuar në subjektet juridike, në emër dhe për llogari të këtyre subjekteve, dyshohet se kanë lëshuar fatura me përmbajtje të pavërtetë për kinse shërbime të kryera dhe mallra të dorëzuara për FFM-në. Mbi bazën e këtyre faturave, e dyshuara ka përgatitur urdhra pagesash, të cilat më pas u janë dërguar personave përgjegjës në FFM për miratim dhe nënshkrim.

Sipas Prokurorisë, përmes kësaj skeme FFM-së i është shkaktuar dëmi në shumën e përmendur, ndërsa subjektet juridike kanë përfituar dobi pasurore të kundërligjshme. Më pas, mjetet e siguruara nga veprat penale janë pranuar, copëzuar, futur në qarkullim dhe përdorur në transaksione financiare me synimin për të fshehur origjinën e tyre të paligjshme.

Prokuroria njoftoi se për 10 persona do t’i propozohet gjyqtarit të procedurës paraprake caktimi i masës së paraburgimit, ndërsa për shtatë persona të tjerë do të kërkohen masa të tjera për sigurimin e pranisë së tyre gjatë procedurës. Ndërkohë, i dyshuari i dytë tashmë ndodhet në paraburgim të caktuar në një procedurë tjetër.

The post Ish-drejtues të mëparshëm të FFM-së nën dyshime për përvetësim në detyrë mbi 180 milionë denarë appeared first on Albeu.com.