fethullah gylen Archives - Albeu.com

Rrugëtimi i lëvizjes Hizmet dhe kontributi i saj në fushën e arsimit, dialogut dhe paqes globale
nga Gazmend Aga

Në vitet e fundit, lëvizja Hizmet dhe figura e Fethullah Gylenit kanë shkaktuar debat të thellë në arenën ndërkombëtare dhe veçanërisht në botën myslimane. Me këtë shkrim modest, do të përpiqem të hedh dritë mbi rrugëtimin e kësaj lëvizjeje dhe ndikimin e saj në fushën e arsimit, dialogut dhe përpjekjeve për paqe, duke trajtuar njëkohësisht disa nga sfidat dhe keqkuptimet që kanë shoqëruar veprimtarinë e ndjekësve të Gylenit.

Qasja e Gylenit ndaj rëndësisë së arsimit ishte e thellë dhe tronditi shoqërinë turke të kohës. Ndjekësit e tij të hershëm thonë se ai përjetoi shumë sfida në përpjekjet për të zbatuar idetë e tij përparimtare.

Që nga vitet 1960, Gyleni e vuri theksin te rëndësia e arsimimit, shkencës dhe investimit për një shoqëri të edukuar dhe në ndërtimin e urave ndërmjet qytetarëve me botëkuptime të ndryshme. Ato dekada, Turqia ka qenë një epiqendër e përplasjeve ideologjike, ku e majta dhe e djathta, nacionalistët dhe pakicat, fetarët dhe antifetarët përballeshin fort. Për më shumë se një dekadë, konfliktet midis të majtës dhe të djathtës pothuajse u kthyen në luftë civile, duke shkaktuar mijëra viktima.

Në këtë kaos shoqëror, Gyleni shëtiste qytet më qytet dhe predikonte për rëndësinë e arsimit dhe bënte thirrje për hapjen e shtëpive, konvikteve, kurseve dhe shkollave, ku turqit mund të kapërcenin mosmarrëveshjet përmes rritjes së nivelit të arsimit dhe të bashkoheshin në vlera universale. Mirëpo, ashtu si dijetarët e mëdhenj të shekujve të kaluar, ai përjetoi persekutime nga të gjitha regjimet. Në një periudhë ku politika përfitonte nga ndarjet dhe konfliktet, heronjtë e paqes si Gyleni nuk mirëpriteshin lehtë.

Në veprën e tij madhore Ringjallja e Shkencave Fetare, Imam Gazaliu(1111) shpreh shqetësimin se studimi i mjekësisë po braktisej nga myslimanët në favor të studimeve juridike islame (fiqh), të cilat kishin fituar një prestigj të lartë shoqëror. Ai kritikon këtë fenomen duke pyetur se si mund të justifikohej një përfshirje e tepërt në një obligim kolektiv (farz kifaje) që tashmë mbulohej nga shumë të tjerë, ndërsa një obligim tjetër, siç është studimi i mjekësisë, mbetej plotësisht i paplotësuar nga myslimanët. Kjo kritikë e tij ngre një pasqyrë të qartë të prioriteteve të shoqërisë islame të asaj kohe dhe vë në dukje sfidat e ndryshme që hasin myslimanët e sotëm në aspektin e arsimit dhe shoqërisë. Edhe Hoxhefendia, nje dijetar i kalibrit boteror ne kohet tona, ngjashem me Imam Gazaliun, theksonte se, ashtu siç është sevap dhe obligim të hapësh një xhami, është gjithashtu obligim të hapësh një shkollë, një spital ose një qendër kulturore. Në një vend ku xhamitë ishin të shumta dhe infrastruktura arsimore cilësore mungonte, ai shprehte se përmbushja e këtij obligimi ishte e domosdoshme për këdo që kishte mundësi.

Kur Gyleni frymëzonte mbështetësit e tij për hapjen e kolegjit të parë më shumë se 40 vite më parë, besimtarët u habitën, pasi nuk e kuptonin pse myslimanët duhej të hapnin shkolla shkencore dhe jo kurse për Kur’anin, siç ishin mësuar. Sipas tij, shtresat e ndryshme të shoqërisë, kur bashkë-arsimohen me vlera universale dhe shkrijnë akujt ndërmjet tyre, ndërtojnë një të ardhme të ndritur, të largët nga përçarjet dhe provokimet.

Një moment kritik për lëvizjen Hizmet, që përmbledh veprimtarinë e Hoxhefendiut dhe ndjekësve të tij, ishte hapja e shkollave jashtë kufijve të Turqisë. Gyleni mobilizoi mijëra mbështetës për t’u bërë mësues dhe për të investuar përtej kufijve, duke argumentuar se nevoja për unitet dhe ndërtim urash ishte një nevojë botërore. Sipas tij, nuk mund të ketë paqe në shtëpi kur fqinji është në zjarr.

Një tjetër aspekt i suksesshëm i lëvizjes së Gylenit ishte përkushtimi ndaj veprimit ligjor dhe bashkëpunimit me qeveritë ku hapeshin shkollat. Gjithashtu, për të ruajtur pavarësinë dhe për t’i qëndruar besnik idealeve të tij, ai nuk pranonte donacione nga burime të jashtme, çka ndihmoi që lëvizja Hizmet të ruante identitetin dhe përkushtimin ndaj vlerave.

Në vitet ’90, Fethullah Gylen hodhi një hap të madh në Turqi. Si kurrë më parë, ai bashkoi në një foto të majtë e të djathtë, nacionalistë e pakica, të krishterë, hebrenj e myslimanë. Takimi i tij me Papa Gjon Palin e Dytë shkaktoi “tërmet” në Turqi, si një risi dhe guxim i madh për atë kohë.

Fethullah Gyleni është një dijetar synit, hanefi, i cili i jep shumë rëndësi traditës dhe vazhdimësisë së saj. Prej frymëzuesve të tij më të mëdhenj është Bediuzaman Said Nursi, i cili kishte një qasje unike për botën moderne dhe nevojat e saj.

Përkujtojmë se, si Said Nursi, Fethullah Gülen nuk besonte se zgjidhja e problemeve shoqërore mund të arrihej përmes politikës apo hapjes së partive islame. Ai ka ruajtur gjithmonë distancë nga partitë e ashtuquajtura islamiste.

Çdo krah politik që kishte qëndrim të prerë ndaj “të tjerëve” nuk e kishte të lehtë marrëdhënien me Gylenin. “Ultra-nacionalistët”, “ultra-qemalistët” dhe “ultra-fetarët” e shihnin aktivitetin e tij me dyshim të vazhdueshëm. Në një aspekt, ndoshta e vetmja gjë që i bashkonte këto grupe ishte qasja ndaj Gylenit.

Në vitin 2002, në kulmin e një krize ekonomike të thellë dhe të lodhur nga polarizimet, me mbështetje nga Perëndimi dhe një qasje për unitet, Recep Tayyip Erdoğan doli në pah, duke u shkëputur nga Erbakani. Ai i premtoi Turqisë një vizion uniteti dhe demokratik me moton “zero probleme me fqinjët.” Kjo ishte një risi për një vend që tradicionalisht kishte besuar se mik i turkut është vetëm turku. Ekipi i Erdoganit përfshinte një miksim demokratësh nga të gjitha shtresat e shoqërisë turke.

Me rreth 34% të votave AKP’ja fitoi zgjedhjet, ngjarje e cila u mirëprit nga populli turk, por për shkak të ndalimit politik, Erdoğan nuk mundi të merrte pjesë në zgjedhjet e vitit 2002. Opozita e CHP-së pranoi mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në një qytet që Erdoğan të mund të zgjidhej fillimisht deputet dhe më pas Kryeministër. Ky ishte një reflektim edhe i një vullneti më të madh sesa ishte dukur në fillim.

Me ardhjen e Erdoganit, të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë edhe ato fetare, përjetuan një moment relaksimi, duke e konsideruar këtë si një marrëveshje mbarëpartiake. Investimet perëndimore e kthyen Turqinë në një vend me një boom ekonomik dhe zhvillim të shpejtë. Ishin këto vite, deri në vitet 2010, për të cilat ende flet e gjithë bota.

Fatkeqësisht, pushteti të huton, të korrupton dhe të tjetërson. A ishte ai ashtu që në fillim, apo u ndryshoi gjatë pushtetit me kalimin e kohës? Historia do ta tregojë. Megjithatë, Erdogani dhe partia e tij, vit pas viti, u zhveshën nga vlerat me të cilat kishin nisur, dhe korrupsioni pa kufij e bllokoi një vend të madh si Turqia, që mund të kishte shërbyer si shembull dhe urë mes kulturave botërore.

Goditja ndaj simpatizantëve të Gylenit ka filluar shumë më herët se sa e paraqesin mediat. Fatkeqësisht, njerëzia filloi të njëhsojë lëvizjen me AKP-në, ndoshta për arsye të background-it fetar, por vetë Hoxhefendija ishte i shqetësuar për këtë njëhësim pasi e shikonte sesi pushteti e kishte tjetërsuar shumë partinë e Erdoganit.

Gjithsesi, me ndjenjën e detyrës qytetare, Hoxhefendija i dërgon një letër drejtuesve të AKP-së, duke u kërkuar që të distancohen nga korrupsioni, sepse ai çon në dobësim të shtetit dhe tradhti kombëtare.

Nuk kaloi shumë dhe skandalet e korrupsionit u bënë të njohura në mbarë botën. Politikanë fetarë të thjeshtë, shumica nga Anadolli, pa pasuri të mëparshme, filluan të bëheshin miliarderë dhe të tjetërsoseshin, sikurse ndodh zakonisht nga korrupsioni.

Drejtësia nisi hetimet për korrupsion. Ajo që ndodhi më pas, tashmë e njohur për të gjithë; politikanët nuk e pranuan vendimin e drejtësisë, edhe pse nuk i mohuan dot akuzat e ngritura, ata pretenduan se kjo ishte e organizuar nga mbështetësit e Gylenit.

Kësisoj nisi një gjueti shtrigash ndaj ndjekësve të Gylenit, të cilët u perceptuan si autorë të “zhveshjes së mbretit” para popullit. Mbështetësit e Hizmetit u akuzuan për shërbime ndaj agjenturave të huaja.

Për të mbrojtur veten nga këto akuza, Gyleni formuloi Mybahelen e famshme, një betim të frikshëm, do të thosha. Mybaheleja është një betim i përbashkët i mbështetur në një ajet kuranor. Në terma të thjeshtë, Gyleni tha se nëse punojmë kundra vendit tonë, Allahu na shkatërroftë; e nëse jo, e ju vijoni të na akuzoni, Allahu ju shkatërroftë.

Kjo gjueti shtrigash ishte e pamundur te arsyetohej ndaj atyre njerëzve që nuk kanë përdorur kurrë forcë, armë, apo aktivitete të jashtëligjshme për më shumë se 50 vite, pra në asnjë moment të ekzistencës së tyre 50 vjeçare.

Megjithatë, u përdor puçi kaotik i 2016-ës, i cili u cilësua nga Erdoğan si “dhuratë nga Zoti” për të fajësuar Gylenin dhe ndjekësit e tij pa prova, e për të shkatërruar në këtë mënyrë projektin më të madh paqësor të shekullit të fundit, frymëzuar nga Islami.

Fethullah Gylen i mallkoi e i dënoi që ditën e parë ata që kryen puçin dhe vranë njerëz, madje ai kërkoi një hetim ndërkombëtar për të gjetur fajtorët. Megjithëse nuk u gjet asnjë provë për implikimin e Hizmetit në grushtin e shtetit dhe vrasjen e 250 njerëzve, vendimi ishte marrë shumë përpara se ngjarjet të ndodhnin dhe më shumë se një milion njerëz u prekën nga fushata shfarosëse. Duhet përmendur se nuk ka asnjë vend demokratik që të fajësojë lëvizjen e Hizmetit për këtë akt barbar, megjithëse kjo akuze është kryefjala e inkuizicionit modern që i bëhet kësaj lëvizjeje.

Qindra mijëra njerëz u arrestuan; të tjerët u hoqën nga puna. Nuk lejoheshin të punonin as në sektorin publik, as në atë privat dhe as të dilnin jashtë vendit. Mbajtja e librave ose kasetave ishte e mjaftueshme për të përfunduar në burg.

Lexuesi shqiptar mund të mos e kuptojë rëndësinë e Hizmetit për botën myslimane dhe paqen globale. Në Afrikë dhe shumë vende të Lindjes së Mesme, Hizmeti hapi qindra shkolla. Edhe tani, ndërsa shumica e shkollave në vende me demokraci të paqëndrueshme janë mbyllur, vetëm në Irak ende ekzistojnë mbi 50 shkolla që ruajnë cilësinë dhe luajnë një rol vendimtar në bashkejetesen e sunive dhe shiitëve, të djathtëve dhe të majtëve. Ndërkohë që aktiviteti i ndjekësve të Gylenit në vendet demokratike gëzon vlerësimet më të mira për frymën pozitive që përçon. Le të themi se në ditët tona, perpjekja per bashkejetese nderkohe qe ruan vlerat e tua, eshte një ndër modelët më të mirë të jetës profetike që mund të gjendet në aktivitetet e Hizmetit. Shumë njerëz që ndoshta e perceptojnë fenë si një qorrsokak që çon në fanatizëm, radikalizëm, ngurtësi dhe izolim, duhet të kuptojnë që Islami nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë kështu.

Vec pak vite më parë, e gjithë shoqëria turke, përfshirë edhe ata që nuk ishin fetarë, ashtu si edhe bota demokratike sot, e vlerësonin lart Fethullah Gylenin dhe veprimtarinë e tij. Pothuajse të gjithë fëmijët e elitës turke studiuan në shkollat e Hizmetit.

Pyetja që shtrohet është: si ka mundësi që, ndërkohë që në Turqi para pak ditësh u bë thirrje për faljen e Abdullah Oxhalanit, një njeri që ka pranuar vrasjen e mbi 40,000 njerëzve gjatë konfliktit me PKK-në, ka kaq shumë urrejtje për një lëvizje dhe një njeri si Fethullah Gylen që refuzon hapur çdo pjesëmarrje në aktivitete të paligjshme, e jo më të mbështesë një grusht shteti? Ndërkohë, ata që kanë vrarë 250 njerëz të pafajshëm gjatë puçit ende nuk janë zbuluar.

Në një kohë kur përplasjet, lufta dhe zhdukja e kundërshtarëve janë kthyer në normë, përpjekjet për të luftuar të keqen dhe për të sjellë paqen shpesh kthehen në armikun më të madh.

Ata që kanë pasur mundësinë ta njohin dhe të lexojnë librat e tij pa filtrat e urrejtjes së imponuar, do të zbulonin një zë të arsyes, një hero të ndërgjegjes dhe një zemër të mbushur me dashuri për Zotin, për Profetin dhe për të gjithë njerëzimin. Liderët që i shtyjnë ndjekësit e tyre drejt ofendimeve, sharjeve dhe urrejtjes ndaj “të tjerëve” duhet të vlerësohen me kujdes; ata nuk janë të denjë për t’u ndjekur.

Bota rrezikon të shuhet nëse investimi bëhet vetëm në forcë dhe pushtet, në vend të vlerave. Është e trishtueshme të shohësh sesi arsyetimi shkon në drejtim të forcimit për të zhdukur të tjerët, në vend të ndërtimit të paqes. Në një situatë të tillë, liderë si Gyleni janë një pasuri botërore që meritojnë të lexohen, studiohen dhe mbështeten.

Ne të gjithë kemi botëkuptimet tona fetare, ideologjike dhe politike, por bashkëjetesa duhet të jetë pikësynimi ynë, pavarësisht këtyre dallimeve. Gyleni nuk punoi kurrë për të shkrirë fetë, por për të shkrirë barrierat që krijonin armiqësi mes besimtarëve. Sa më shumë të mësojmë për fenë tonë, aq më pak armiqësi do të kemi ndaj të tjerëve.

Gyleni u nda nga kjo jetë dhe la pas vetëm paratë për qefinin e tij. U varros thjesht, larg bidateve dhe çdo lloj hiperbolizimi. U lexua Kuran dhe u bënë dua. Morën pjesë vetëm 20 mijë vetë, si përfaqësues të qindra mijërave që e donin. Ishin të pranishëm liderë myslimanë dhe të krishterë, nga të gjitha moshat; nuk pati politikanë.

Zoti e faltë dhe e mëshiroftë. Gabimet janë tonat, bukuritë janë prej Zotit.

The post Rrugëtimi i lëvizjes Hizmet dhe kontributi i saj në fushën e arsimit, dialogut dhe paqes globale appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Kush është në të vërtetë Fet’hullah Gylen?
Predikuesi dhe mendimtari mysliman Fet’hullah Gylen, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme civile me bazë fetare në Turqi dhe më gjerë, të quajtur Hizmet (Shërbim), lëvizje kjo e fokusuar në ngritjen e shoqërisë përmes hapjes së shkollave në të gjithë botën.

Por përplasja e viteve të fundit me presidentin turk Erdogan, e vuri në shënjestër duke u akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti, akuza të cilat ai i mohoi gjatë gjithë kohës.

Por, kush është Fethullah Gylen?

Muhammed Fethullah Gylen (lindur më 27 April 1941) është një predikues turk, ish-imam, shkrimtar dhe mendimtar. Ai është themeluesi i lëvizjes Gylen (i njohur si Hizmet që do të thotë shërbim në gjuhën turke). Ai prejt vitesh jetonte në mërgim në Saylorsburg, Pennsylvania të Shteteteve të Bashkuara.

Gyleni mëson një version hanefite të Islamit, që rrjedh nga mësimet e dijetarit Sunni Muslim Said Nursi-së. Gylen ka deklaruar se ai beson në shkencë, dialogun ndërfetar në mesin e ithtarëve të librit, dhe demokraci me shumë parti.

Me qindra ligjërata dhe dhjetëra libra të shkruar, Gyleni ka nxitur miliona ndjekës në botë që të investojnë në edukim, të avancojnë shkencërisht dhe të kontribuojnë për shoqërinë. Ai thekson se armiqtë e vërtetë të njerëzimit janë injoranca, varfëria dhe përçarja, dhe i fton njerëzit të bashkëpunojnë për çrrënjosjen e këtyre fenomeneve negative.

Një aspekt qendror i mësimeve të Gylenit është rëndësia e paqes globale. Sipas tij, dialogu ndërfetar është thelbësor për arritjen e paqes së qëndrueshme. Ai mbron idenë që njerëzit e të gjitha besimeve dhe kulturave duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë në bazë të vlerave universale. Gyleni ka argumentuar se Islami dhe traditat moderne nuk janë në kundërshtim, por mund të bashkëjetojnë në harmoni. Në këtë kuadër, ai i ka ftuar myslimanët që të praktikojnë parimet e Islamit duke marrë në konsideratë kushtet e kohës moderne. Ai ka zgjeruar konceptin e bamirësisë përtej ndihmave materiale, duke përfshirë edhe përkushtimin e kohës dhe përpjekjeve për shërbimin ndaj të tjerëve.

Gyleni është përfaqësues i traditës së ulemasë (dijetarëve islamë) dhe është dëshmuar si një personalitet me ndikim të madh në sferën shpirtërore dhe sociale. Ai posedon një botë të thellë shpirtërore dhe një identitet të përcaktuar qartë, duke u paraqitur si një ndërmjetës mes modernes dhe tradicionales. Dijetarët dhe studiuesit ndërkombëtarë kanë analizuar figurën dhe kontributin e tij për ta kuptuar më mirë ndikimin e tij të gjerë. Ai ka dhënë shembullin e një bashkëveprimi produktiv mes fesë dhe shkencës, duke argumentuar se këto dy fusha nuk janë të kundërta, por përkundrazi mbështesin njëra-tjetrën në dobi të njerëzimit.

Lëvizja që ai ka frymëzuar është e njohur për angazhimin e saj në arsim dhe përhapjen e vlerave të tolerancës dhe dialogut ndërfetar. Shkollat dhe qendrat e edukimit që janë themeluar nën ndikimin e mësimeve të Gylenit janë të përhapura në shumë vende të botës dhe kanë për qëllim edukimin e brezave të rinj me vlera morale dhe shkencore të forta. Ai e sheh edukimin si çelësin për të zgjidhur problemet e botës moderne dhe për të krijuar një qytetërim që vlerëson njeriun dhe virtytet e tij.

Në aspektin e jetës sociale, Gyleni është një mbështetës i madh i paqes dhe harmonisë ndërmjet qytetërimeve. Ai kritikon konfliktet dhe acarimet që kanë ekzistuar mes kulturave të ndryshme dhe mbron idenë e bashkëjetesës paqësore. Një nga qëllimet më madhore të lëvizjes Gylen është vendosja e urave të dialogut dhe mirëkuptimit mes kulturave dhe feve. Sipas tij, Islami është një sistem vlerash që bazohet në paqe, drejtësi dhe tolerancë, dhe nuk ka vend për konflikt dhe urrejtje. Ai ka nxitur myslimanët të ndjekin këto parime në jetën e tyre të përditshme.

Një tjetër dimension i rëndësishëm i lëvizjes Gylen është tradita oratorike, përmes së cilës ai ka transmetuar mesazhet e tij tek masat e gjera. Fjalët e tij kanë një ndikim të thellë mbi ndjekësit e tij për shkak të përkushtimit dhe sinqeritetit të tij. Edhe pse nuk është pjesë e ndonjë strukture formale organizative, ndikimi i tij është përhapur gjerësisht përmes fjalës së tij të fuqishme. Kjo traditë oratorike ka qenë një nga format kryesore për përhapjen e Islamit dhe vlerave të tij ndër breza, dhe Gyleni e ka përdorur këtë mjet për të ndikuar në shoqërinë bashkëkohore.

Gyleni gjithashtu ka një kuptim të thellë të sufizmit dhe metafizikës, që ndihmon në formësimin e perspektivës së tij të gjerë dhe të qëndrueshme mbi jetën shpirtërore. Ai mbron idenë se përparësia e çdo individi duhet të jetë ndërtimi i një karakteri të virtytshëm dhe përkushtimi ndaj bamirësisë dhe shërbimit për të tjerët. Ai beson se një individ i mirë do të përfaqësojë vlerat më të mira në çdo aspekt të jetës së tij, duke përfshirë shtetin, shoqërinë dhe ekonominë. Për të, problemet e qytetërimit modern janë në thelb probleme të edukimit dhe të zhvillimit të qenies njerëzore.

Ndikimi i lëvizjes Gylen është ndjerë gjerësisht edhe në politikën ndërkombëtare, sidomos pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Islamit dhe Perëndimit janë shpesh të tensionuara, lëvizja e Gylenit ofron një model të ri të dialogut dhe bashkëjetesës paqësore. Ai mbështet idenë e pluralizmit shoqëror dhe bashkëpunimit ndërmjet kulturave dhe qytetërimeve. Përmes organizatave fetare, ligjore dhe filozofike që ka themeluar, lëvizja Gylen synon të forcojë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve të besimeve dhe kulturave të ndryshme, duke krijuar një botë më të drejtë dhe më të harmonishme.

Në përfundim, Fethullah Gylen është një figurë kyçe në përpjekjet globale për promovimin e dialogut, tolerancës dhe shërbimit ndaj njerëzimit. Mësimet dhe veprat e tij përfaqësojnë një urë mes traditës islamike dhe botës moderne, dhe lëvizja që ai ka frymëzuar vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një qytetërimi global që vlerëson diversitetin dhe paqen.

The post VIDEO/ Kush është në të vërtetë Fet’hullah Gylen? appeared first on Albeu.com.

Një jetë në shërbim, historiani amerikan prezanton biografinë e Fethullah Gylenit në Tiranë
Biografia e mendimtarit turk Fethullah Gylen, me autor Jon Pahl, profesor i historisë së Krishtërimit në Pensilvani, njëkohësisht edhe Pastor, është sjellë në shqip nga shtëpia Botuese Prizmi.

I pranishëm në promovimin e lirbit autori amerikan Pahl foli rreth principeve të Gylenit mbi mënyrën se si e shpjegon dhe jeton ai islamin dhe sesi qëndrimet e tij frymëzuan miliona njerëz në mbarë botën.

Sipas autorit amerikan, Fethullah Gylen është një mendimtar, klerik, autor librash dhe aktivist i shquar turk që me mendimet dhe kontributin e tij ka frymëzuar një lëvizje globale që synon shërbimin ndaj njerëzimit, pajtimin, dialogun, tolerancën dhe respektimin e çdo njeriu në pozicionin e vetë.

Duke ofruar një panoramë të zhvillimit themelor të shekullit XX, që është përballja mes kapitalizmit dhe socializmit, Pahl vërejti se ajo çfarë i ishte dashur më së shumti njerëzimit, gjatë kësaj kohe ishin ndërtuesit e paqes, si Mahathma Gandhi, Fethullah Gylen dhe Leymah Gbowee.

Ndër të tjera, autori tha:

“Gyleni dhe lëvizja Hizmet, e frymëzuar prej tij, kanë tentuar të ndërtojnë një urë mes kapitalizmit dhe socializmit, duke bërë bashkë, shpirtin e sipërmarrjes së lirë të kapitalizmit dhe përgjegjësinë sociale të socializmit, pikërisht nëpërmjet procesit të këshillimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të bizneseve sociale.“

“Përmes mësimeve të tij të hoshgory-së (tolerancë, shih: të shohësh për mirë), Gyleni kërkoi të zhvillonte në Turqi një shoqëri demokratike, në të cilën mund të kontribuonin të gjithë. ‘Pushteti është tek e vërteta,’ – thotë ai shpesh, si një jehonë prej Mahathma Gandhit. Gyleni është veçanërisht në mbrojtje të atyre që janë më të dobët, sepse ‘të jesh me të shtypurit,’ – thotë ai, – ‘është njëlloj sikur të jesh me Zotin.’ Dhe njerëzit e frymëzuar prej tij, janë përpjekur të ndërtojnë kudo ura dialogu në përputhje me principin e hoshgory-së (të të parit të tjerëve mirë, ashtu siç i sheh edhe Zoti).

“Gyleni dhe lëvizja globale Hizmet, e frymëzuar prej tij, përfaqësojnë atë që unë e quaj “zhvillim të paqes”. Pjesëmarrje në aktivizëm vullnetar në ndihmë të shoqërisë civile për të mundësuar drejtësi dhe për të reduktuar dhunën“.

Pahl shtoi se Fetullah Gylen është një nga njerëzit më me ndikim në botë i cili ka frymëzuar lëvizjen globale ‘Hizmet’ , që do të thotë Shërbim.

Në ceremoni e morën fjalën edhe studiues shqiptarë, njohës së figurës dhe veprimtarisë së Gylenit, të cilët analizuar gjetjet dhe konkluzionet e Dr. Pahl.

Prof. Dr. Gjergj Sinani shprehet se Gyleni na bën të kuptojmë se kapitalizmi nuk është vetëm për përfitim, pasi nëse do ta shihnim vetëm në këtë mënyrë, shoqëria do të përballej me probleme të mëdha.

“Nëse motivi i jetës së individëve do të jetë vetëm përfitimi, ata do të përballen me probleme të mëdha në të ardhmen, thoshte Gyleni. Ky është problemi edhe në Shqipëri që nuk e kuptojnë se edhe demokracia ka nevoje për moralizëm. Pa u edukuar demokracia nuk funskionon”, tha Sinani.

“Njësoj siç thoshte Tocqueville, ndoshta edhe Gyleni u përpoq ta moralizonte shoqërinë përmes fesë dhe sigurisht kjo ngjall armiqësi të pushteteve, pasi tiranët e sotëm nuk e pëlqejnë moralizmin, sepse kështu preket pushteti i tyre”, shtoi ai.

Gylen, me anë të dhjetra librave e qindra ligjëratave ka nxitur njerëzit që të investojnë në edukim e në shkencë dhe ti shërbejnë njerëzimit.

Kjo biografi sjell një këndvështrim më të gjerë rreth figurës së Gylenit në të gjitha dimensionet e tij. /GazetaExpress

The post Një jetë në shërbim, historiani amerikan prezanton biografinë e Fethullah Gylenit në Tiranë appeared first on Albeu.com.