festimet Archives - Albeu.com

Hamasi dhe Izraeli përgatiten të zbatojnë armëpushimin, festimet mbushin rrugët e Gazës dhe Tel Avivit, çfarë pritet të ndodhë
Izraelitët dhe palestinezët festuan të enjten në mbrëmje, ndërsa Hamasi dhe qeveria izraelite filluan përgatitjet për të zbatuar një marrëveshje armëpushimi që premton një fund të qëndrueshëm të një konflikti të përgjakshëm dyvjeçar që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka destabilizuar pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe ka shkaktuar protesta në të gjithë botën.

Në Gaza, kishte gëzim, por shumë ankth. Shumë veta shprehën frikën se marrëveshja e re do të dështonte, duke sjellë më shumë vuajtje në territorin e shkatërruar.

Edhe pse turma u mblodhën në disa vende për të festuar, në shumë vende dëshmitarët raportuan reagime të heshtura mes fluturimeve të zhurmshme nga avionët luftarakë dhe dronët.

Në Izrael, në një ditë me zhvillime të shpejta dhe nganjëherë kaotike, spitalet u përgatitën të prisnin pengjet që do të liroheshin nga Hamasi, qeveria e koalicionit qeverisës nënshkroi marrëveshjen e re të armëpushimit dhe mijëra njerëz dolën në rrugët e Tel Avivit për të shprehur gëzim dhe lehtësim.

Vonë të enjten në mbrëmje, një deklaratë nga qeveria tha se; “sapo kishte miratuar kuadrin për lirimin e të gjithë pengjeve – si të gjallëve ashtu edhe të vdekurve”.

Njoftimi i Donald Trump për “propozimin e tij për paqe” javën e kaluar, shkaktoi një raund të furishëm negociatash indirekte midis Hamasit dhe Izraelit në vendpushimin egjiptian në Detin e Kuq, Sharm-el Sheikh.

Presidenti amerikan tha të enjten se do të përpiqet të shkojë në Egjipt për nënshkrimin e marrëveshjes së re. Në Izrael, zyrtarët sugjeruan se presidenti amerikan pritet të vizitojë Egjiptin të dielën.

Trump shtoi se 48 pengje të mbajtura nga Hamasi , nga të cilët më pak se gjysma mendohet se janë ende gjallë, do të lirohen “të hënën ose të martën” dhe tha se marrëveshja “i kishte dhënë fund luftës në Gaza”.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu , tha se armëpushimi do të hynte në fuqi sapo marrëveshja të ratifikohej nga qeveria e tij.

Por një zëdhënës i qeverisë izraelite, tha se armëpushimi do të hynte në fuqi brenda 24 orëve nga mbledhja e kabinetit. Ata thanë se pengjet që besohet se janë ende gjallë në Gaza do të lirohen brenda 72 orëve.

Forcat izraelite do të tërhiqen në një vijë të dakorduar në Rripin e Gazës, që do t’i linte ata nën kontroll të 53% të territorit, tha një zëdhënës i qeverisë izraelite.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë rreth 2,000 të burgosur palestinezë, por zëdhënësi tha se Marwan Barghouti, një figurë e lartë në lëvizjen Fatah të Mahmoud Abbasit, i cili është jashtëzakonisht popullor në Bregun Perëndimor dhe Gaza dhe është përmendur shpesh si një udhëheqës i ardhshëm, nuk do të jetë midis tyre. Burime të Hamasit thanë se lista e të burgosurve të liruar ishte ende duke u diskutuar vonë të enjten.

Hamasi i bëri thirrje Trumpit dhe shteteve garantuese që të sigurohen që Izraeli të zbatojë plotësisht armëpushimin.

Kreu i Gazës në mërgim, Khalil Al-Hayya, tha të enjten se grupi ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se lufta në Gaza ka përfunduar përgjithmonë, sipas Reuters.

Agjencitë e OKB-së thanë se ishin gati të dërgonin ndihma urgjente në Gaza, ku ekspertët shpallën zi buke në gusht .

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha se “për ta shndërruar këtë armëpushim në përparim të vërtetë, na duhet më shumë sesa thjesht heshtja e armëve”.

Guterres bëri thirrje për qasje të sigurt për punonjësit humanitarë, heqjen e pengesave burokratike për ofrimin e shpejtë të ndihmës, rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të Gazës dhe financim për të përmbushur nevojat e mëdha.

The post Hamasi dhe Izraeli përgatiten të zbatojnë armëpushimin, festimet mbushin rrugët e Gazës dhe Tel Avivit, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Si po festojnë shqiptarët Vitin e Ri? Dorian Teliti: 300 gram djathë, 3 kokrra domate dhe…
Në ‘Opinion’ në News24, është diskutuar lidhur me situatën ekonomike në vend dhe si do e festojnë sot shqiptarët natën e ndërrimit të viteve.

Eksperti për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, tha se shqiptarët e kanë të vështirë ë mbushin tavolinat.

Gjithashtu, ai tha se realiteti nuk janë propaganda e Qeverisë apo broçkullat për shpërndarje bonusesh.

“Sipërmarrësja vendase po falimenton. Nuk kemi investitorë të huaj, çmimet po rriten, 46 % e shqiptarëve janë në varfëri. Si mundet të festojnë shqiptarët? Sot pashë një çift të moshuarish pensionistë që morën 3 kokra domate, 300 gram djathë dhe një pulë më pak se 1 kg. Kjo është ajo që përjetojnë sot pensionistët shqiptarë, përtej broçkullave dhe përrallave të qeverisë”, u shpreh Teliti.

The post Si po festojnë shqiptarët Vitin e Ri? Dorian Teliti: 300 gram djathë, 3 kokrra domate dhe… appeared first on Albeu.com.

Festimet e 112-vjetorit të pavarësisë, Tirana pret mbi 10 mijë pjesëmarrës në “Paradën Shqiptare”
Shqipëria feston sot 112-vjetorin e pavarësisë. Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe një kalendar të pasur me aktivitete dhe ngjarje kulturore.

Në mesditë, duke nisur nga ora 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të zhvillohet “Parada e Shqiptarëve”, ku Tirana pritet të vishet e gjitha kuq e zi.

Të pranishëm në paradë pritet të jenë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Në paradë do të jenë të pranishme përfaqësues nga 150 qytete, ndërsa llogariten mbi 10 000 të pranishëm.

Pjesëmarrësit dhe grupet artistike do të nisin përgatitjet prej orës 9 me 28 Nëntor, për të nisur aktivitetin e Paradës Shqiptare në orën 12 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Parada kuqezi” nis nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe do të përshkojë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”.

Parada do të realizohet për të dytin vit radhazi, duke i dhënë kryeqytetit rolin e një qendre të përbashkët për kremtimin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë.

Parada Shqiptare për festat e Nëntorit, synon të rikthejë vëmendjen tek vlerat e kostumeve popullore, riteve, traditave por dhe trashëgiminë e historisë së kombit te brezat e rinj.

Pas paradës do të zhvillohet dhe ceremonia e ngritjes së flamurit, e parashikuar në orën 13:40.

Paralelsiht me zhvillimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera si Panairi i Artizanëve, që do të zhvillohet te Pazari i ri, zona e Markatës së Gjelbër.

“Festivali i Artizanatit dhe Qeramikës”, do të shfaqë dhe mbështesë diversitetin dhe aftësitë e jashtëzakonshme të artizanëve lokalë në disiplina të ndryshme artizanale.

Ky festival, synon të krijojë një treg plot jetë ku artistët, zejtarët dhe krijuesit mund të shfaqin punën e tyre, të angazhohen me publikun dhe të nxisin vlerësimin për mallrat e punuar me dorë.

Festivali do të shfaqë një shumëllojshmëri produktesh të punuar me dorë, duke përfshirë qeramikë, bizhuteri, tekstile, punime druri, punime metalike, artikuj lëkure dhe më shumë.

Çdo artizan do të ketë një zonë ekspozimi ku vizitorët mund të shikojnë dhe blejnë krijimet e tyre. Tregu do të ofrojë artikuj unikë, të veçantë, duke promovuar idenë e mbështetjes së talenteve vendase mbi produktet e prodhuara në masë.

Në të njëjtën datë, është teatri “Linda” që shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar, ndërsa koncerti “Eloquent Echoes” do të jepet në ambientet e Kishës Katolike në kryeqytet.

“Ky projekt synon të paraqesë përpara publikut të kryeqytetit instrumentistë të rinj, si dhe pedagogë në Real Conservatorio Superior de Musica de Madrid, si dhe Korin “Siparantum”, një ndër koret më të mira aktualisht në rajon.

The post Festimet e 112-vjetorit të pavarësisë, Tirana pret mbi 10 mijë pjesëmarrës në “Paradën Shqiptare” appeared first on Albeu.com.

Festimet për Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit
I mbushur si kurrë më parë, Elbasani sot është mikpritësi i mijëra e mijëra vizitorëve nga të gjitha trojet shqipfolëse dhe jo vetëm.

Të apasionuar pas traditës, qytetarët kanë zgjedhur qytetin e luleve për t’ju falur natyrës dhe bujarisë së saj dhe për të përcjellë urimet e një vere të mbarë.

Pas një natë të jashtëzakonshme, ku mijëra njerëz e pritën zgjuar Ditën e Verës, duke festuar deri në orët e pata të mëngjesit, kanë qenë fëmijët ata që startuan aktivitetet e 14 Marsit.

Ka tërhequr vëmendjen panairi i zejeve, festivali i ballokumes, por mbi të gjitha mikpritja me zemrën plot e elbasanasve.

Orët e drekës zbrazin rrugët, sepse vendasit organizohen në pikë në natyrë, ndërsa miqtë në restorantet e qytetit të cilat edhe këtë vit janë të gjitha të prenotuara.

The post Festimet për Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Festimet për Ditën e Verës, si do të devijohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë
Sot më 14 Mars, Tirana është bërë gati të presë festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme në kryeqytet me muzikë, art, lojëra dhe argëtim.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2024”, në datë 13 Mars 2024 nga ora 12:00 deri në datë 14 Mars 2024 në orën 24:00, në segmentet e mëposhtme: – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “Ish—Hotel Dajti” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi” deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”; –

Segmenti i rrugës “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në kryqëzimin me rrugën “Vaso Pasha”, nga ora 12:00 — 23:00;

Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Brigada VIII- të deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 — 23:00.

2.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

Në rrugën “Lek Dukagjini”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Andon Zako

Çajupi-, rrugën “Papa Gjon Pali 11”, rrugën “Sami Frashëri”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

3.Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “Teg Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

The post Festimet për Ditën e Verës, si do të devijohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Festimet për Ditën e Verës në Tiranë, si ndryshon qarkullimi i automjeteve
Tirana është bërë gati për Ditën e Verës më 14 Mars. Bashkia e Tiranës, ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme në kryeqytet me muzikë, art, lojëra dhe argëtim.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2024”, në datë 13 Mars 2024 nga ora 12:00 deri në datë 14 Mars 2024 në orën 24:00, në segmentet e mëposhtme: – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “Ish—Hotel Dajti” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi” deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”; –

Segmenti i rrugës “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në kryqëzimin me rrugën “Vaso Pasha”, nga ora 12:00 — 23:00;

Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Brigada VIII- të deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 — 23:00.

2.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

– Në rrugën “Lek Dukagjini”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Andon Zako

Çajupi-, rrugën “Papa Gjon Pali 11”, rrugën “Sami Frashëri”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

3.Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “Teg Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

The post Festimet për Ditën e Verës në Tiranë, si ndryshon qarkullimi i automjeteve appeared first on Albeu.com.

Festimi gjatë ndërrimit të viteve, Gledis Nano ndan lajmin e mirë dhe paralajmëron!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është shprehur se gjatë ndërrimit të viteve nuk është shënuar asnjë aksident.

Ai gjithashtu është shprehur se do të rikthehet ora policore.

Komentet ai i bëri gjatë momenteve të inspektimit të shërbimeve të Policisë në terren duke i uruar për Vitin e Ri dhe falenderuar për angazhimin e punën e bërë prej tyre.

“Dua të falenderoj gjithë punonjësit e Policisë që kanë qenë në shërbim, kanë kryer një punë të mrekullueshme, po ashtu edhe të gjithë forcat e Policisë, të cilat janë në gadishmëri të plotë për të siguruar rend edhe qetësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, nuk kemi patur asnjë incident deri më tani të raportuar apo të konstatuar. Fatmirësisht ky vit ka filluar me këmbë të mbarë, është e vërtetë që është një vit ndryshe dhe kërkohen masat anticovid, por siç i shikoni të gjithë njerëzit që po festojnë janë të gëzuar dhe une i uroj të gjithëve një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe shumë të suksesshëm.

Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën normale dhe shërbimet e Policisë do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë.

Deri më tani nuk kemi të konstatuar dhe të raportuar asnjë incident. Është një banesë, kemi marr një njoftim, ka shkuar zjarrfikësja dhe punonjësit e Policisë po marrin masa për shuarjen e zjarrit, në banesë nuk ka asnjë person të dëmtuar, shkakun do ta përcaktojmë më vonë dhe do të kemi një njoftim tjetër për shtyp, ju faleminderit, gëzuar të gjithëve.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika, ka vizituar Sallën e Drejtimit dhe Komandimit në DVP Tiranë, ku ka uruar punonjësit e Policisë të cilët ishin në detyrë. Specialisti i drejtimit i ka raportuar Drejtorit të Përgjithshëm për situatën, e cila gjatë momenteve të ndërrimit të viteve ka kaluar pa probleme përsa i përket përdorimit të fishekzjarreve, si dhe nuk është evidentuar asnjë ngjarje kriminale”, është shprehur Nano për mediat./albeu.com/

The post Festimi gjatë ndërrimit të viteve, Gledis Nano ndan lajmin e mirë dhe paralajmëron! appeared first on Albeu.com.