festim qoli Archives - Albeu.com

Plaurenti njoftoi Festimin se Dedaj ofronte 700 mijë € për vrasjen e Qolit. Hoxhaj e“Feste” ekzekutuan Kavajsin, polici N. Sh. fshehu armët
Pas 11 vitesh nga vrasja e Elvis Dedaj alias Muharrem Habili që në Durrës njihej me nofkën “Loshja”, me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Skerdi Tasi dhe Nuredin Dumani, SPAK ka arritur të zbardhë dy autorët e ngjarjes, ndërsa një tjetër me emrin Enea Prifti të verë nën hetim.

“Ora News” ka mësuar se vrasja e Elvis Dedaj është kryer nga Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli alias “Festja”, të cilët tashmë janë marrë të pandehur dhe ndodhet në pritje të gjykimit me pjesën tjetër të personave që janë pjesë e dosjes “Dumani”.

Ndërsa një punonjës policie, Nazmi. Sh, sipas rrëfimit të penduarit Skerdi Tasi, ka ndihmuar për largimin e armëve të krimit nga zona e “Shkëmbit të Kavajës” duke i hedhur në një kanal të ujërave të zeza.

Zbardhja e kësaj ngjarje është realizuar nga dy të penduarit e Drejtësisë, Skerdi Tasi dhe Nuredin Dumani, të cilët në sinkron me njëri-tjetrin i thanë prokurorëve të SPAK, se vrasjen e Elvis Dedaj në muajin qershor 2012, e kishte kryer Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli.

Shkak i vrasjes së “Loshja” ishte bërë një borxh financiar mes dy miqve Qoli-Dedaj.

Por situata dhe konflikti i këtyre dy njerëzve është përkeqësuar kur, Qoli është vënë në dijeni nga Plaurent Dervishaj se Elvis Dedaj kishte ofruar 700 mijë euro për vrasjen e të fortit të Durrësit, Festim Qoli.

Ditën e vrasjes Elvis Dedaj kishte udhëtuar nga Durrësi në Tiranë, për të dërguar të fejuarën Paula M. për të dhënë provim.

Pas rikthimit në Durrës dhe lënies së të fejuarës tek shtëpia në lagjen nr. 6, Durrës, rreth orës 14:45 minuta është nisur në drejtim të “Shkëmbit të Kavajës”, ku i ndjeri ka shkuar në plazhin “Rio”.

Pasi në këtë vend kishte marrë lokal me qira dhe pas qëndrimit këtu përreth një orë është larguar i vetëm në rrugën dytësore Golem-Plepa, ku dhe ka mbetur i vrarë.

Dedaj ka marrë në trup 6 plumba, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Atë ditë ai kishte me vete një armë pistoletë “Glock”, por pa mundur ta verë në përdorim.

I penduari Skerdi Tasi ka pohuar në SPAK, se Elvis Dedaj e ka vrarë me automatik “Skorpions” Henrik Hoxhaj, i cili kishte qenë në makinë bashkë me Festim Qolin, i cili e ka nxitë e shtyrë Henrikun ta bënte krimin për të.

Tasi, ka thënë para prokurorëve se këtë gjë ia kishte thënë vetë Henrik Hoxhaj, si për ti dhënë provën se edhe më parë kishte kryer vrasje. “…duke më thënë se megjithëse të ndjerin e kishte pas kumbar të të birit, kishte pranuar t’a vriste për Festimin të cilin e konsideronte si vëlla…”-është shprehur Tasi.

Henrik Hoxhaj, ishte paguar për këtë nga Festim Qoli megjithëse i fundit i kishte thënë se Elvisin (të ndjerin) e kishte patur shok.

Tasi ka treguar se Henriku, i kishte qëlluar atë në parakalim me “Skorpions” dhe pastaj kishte zbritur nga makina dhe duke çaluar me një këmbë, i ishte afruar tek xhami dhe e kishte qëlluar sërish në kokë.

Ndërsa i penduari tjetër Nuredin Dumani, gjatë marrjes në pyetje ka treguar në SPAK se Elvis Dedaj ishte ekzekutuar nga Henrik Hoxhaj dhe në makinë me të si shofer kishte qenë Festim Qoli.

Sipas Dumanit, Enea Prifti, kishte njoftuar me telefon Festim Qolin për vendndodhjen e viktimës, pasi më parë Enea, kishte drekuar me viktimën Elvis Dedaj.

Dumani ka treguar se Henriku ka qëlluar mbi viktimën. Pas vrasjes Henriku e Festimi, janë larguar me automjetin ”Mistubishi” të cilit më pas i kanë vënë flakën.

“…makina “Mitsubishi” është parkuar në garazhdin e Agim Gjinit, i cili e kishte nxjerrë ditën e ngjarjes duke ja dhënë Festim Qolit. Pas ngjarjes Festim Qoli ishte larguar për në Shkozet dhe tek Hotel “Aleksandria” kishte marrë makinën tip “Linkoln…”-tregon Nuredin Dumani.

Për krimin që kreu Festimi i kishte dhënë Henrikut shumën prej 100.000 euro. Ndërsa dy armët që u patën përdorur në krim i patën hedhur tek Shkëmbi i Kavajës, mbi rrugën kryesore. Sipas tij njërën prej armëve e kishte gjetur dhe marrë në atë zonë një punonjës policie Nazmi. Sh. bashkë me një person tjetër të panjohur, të cilat i kishin hedhur në një kanal të ujërave të zeza tek mbikalimi në Shën Vlash.

Sipas Nuredin Dumanit, shkak për kryerjen e kësaj vrasjeje kishte qenë fakti se Festim Qolit i kishte rënë në vesh nga Plaurent Dervishaj, se Elvis Dedaj kishte ofruar rreth 700 mijë euro për të vrarë Festim Qolin.

Për këtë ngjarje, Henrik Hoxhaj, nuk ka pranuar të flasë duke treguar në SPAK se s’mund të merrte përsipër krime që nuk i kishte kryer dhe s’kishte marrë pjesë.

Për shkak të refuzimit për të bashkëpunuar, SPAK në muajin Korrik vendosi ta heqë Henrik Hoxhaj nga statusi i bashkëpunëtorit, duke i komunikuar atij akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj Elvis Dedaj, Aredin Beharit, dhe disa personave të tjerë.

The post Plaurenti njoftoi Festimin se Dedaj ofronte 700 mijë € për vrasjen e Qolit. Hoxhaj e“Feste” ekzekutuan Kavajsin, polici N. Sh. fshehu armët appeared first on Albeu.com.

Hetimi pasuror tek Qolët zbulon prona, mjet lundrimi, 1 karburant dhe lokal në Tiranë, si iu morën aksionet Fatmira Dedajt pas vrasjes së djalit
Një hetim pasuror i nisur nga prokuroria e Posaçme SPAK, ka vënë në shenjestër të verifikimeve anëtarë të familjes Qoli në Durrës dhe Elbasan.

Hetimi ka marë spunto nga ligji “Antimafia”, pasi Festim Qoli, Petrit Qoli dhe Agron Qoli, janë vënë në hetim për akuzën e “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim të kryer në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal”.

“Ora News” mëson se oficerë të BKH-së dhe prokurorë të SPAK, po kontrollojnë çdo pasuri të mundshme që është rregjistruar në emër të familjes Qoli.

Sipas burimeve në verifikim pasuror janë vënë emrat si Ervis Qoli, Flora Qoli, Agron Qoli, Petrit Qoli, Festim Qoli dhe persona të tjerë të lidhur me këta shtetas.

Në verifikimet paraprake ka rezultuar se në emër të Festim Qolit, janë të rregjistruara disa pasuri pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës.

Hetimi ka provuar se në emër të Festim Qolit ekziston një kompleks biznesi në zonën e Spitallës në Durrës. Ky kompleks përbëhet nga lokal-restorant dhe hotel.

Gjithashtu në emër të Qolit është rregjistruar një biznes Bar-Kafe në Tiranë, me emrin “Bar Mozaik”, por aktualisht me aktivitet të pezulluar. Njëherësh SPAK, ka zbuluar se Petrit Qoli ka në pronësi një mjet të vogël lundrimi të markës “BRP-USA” të quajtur “Bore”.

Hetimi ka zbuluar një listë me pasuri të paluajtshme në Durrës, njësi tregtare dhe automjete që disponohen nga anëtarë të familjes Qoli. Ndërsa në emër të Festim Qolit, është dhe një pikë karburanti.

Ky biznes është rregjistruar me emrin “Classic-DR” dhe aktualisht zotërohet 100 për qind nga Festim Qoli. Por aktiviteti tregtar i kësaj kompanie rezulton i pezulluar.

Fillimisht biznesi është hapur në 20 qershor 2011 nga Festim Qoli e më pas kompania e hidrokarbureve në 8 mars 2012 i është shitur 51 për qind të aksioneve Fatmirë Habilit alias Dedaj.

Kjo e fundit është nëna e Ervis alias Muharrem Dedaj, i cili vetëm 3 muaj nga blerja e 51 për qind të aksioneve tek karburanti i Qolit, është vrarë në një atentat të regjistruar në 5 qershor 2012 në Durrës.

Për këtë ngjarje është dyshuar dhe hetuar Festim Qoli, por për shkak të mungesës së provave nuk është bërë arrestimi i tij në atë periudhë kur ka ndodhur vrasja.

Pikërisht ky karburant është kthyer në “mollë” sheri që solli vrasjen e Elvis Dedaj dhe nënës së tij Fatmirë Habili.

Festim Qoli akuzohet dhe kërkohet të arrestohet nga SPAK, si njeriu që organizoi dhe financoi vrasjen e nënës së Ervis Dedaj, Fatmirë Habilit, ngjarje kjo e ndodhur në 14 shtator 2013.

Por pas vdekjes së Habilit, aksionet tek biznesi i karburantit janë trashëguar në muajin dhjetor 2014 nga vajza e saj, Matilda Habili (Gjatja), e cila në dyvjetorin e vrasjes së vëllait të saj, Ervis Dedaj, në 6 qershor 2014, ka vendosur t’ia kthejë sërisht aksionet Festim Qolit, duke përpiluar një kontratë shitje me të.

Ka indicie dhe të dhëna të forta se kjo kontratë është firmosur në presion psikologjik. Por aktualisht SPAK, po kontrollon dhe pasuri të tjera me qëllim lokalizimin dhe sekuestrimin e tyre në ditët në vijim. Hetimi pasuror për familjen Qoli, ka filluar disa muaj më parë.

Tashmë, ku duhen dhe 12 ditë nga 1 vjetori i finalizimit të operacionit “Plumbi i Artë”, SPAK ndodhet në përfundim në procedurave hetimore për pjesën më të madhe të pandehurve të dosjes që aktualisht njihet si çëshja “Dumani”./Albeu.com/

The post Hetimi pasuror tek Qolët zbulon prona, mjet lundrimi, 1 karburant dhe lokal në Tiranë, si iu morën aksionet Fatmira Dedajt pas vrasjes së djalit appeared first on Albeu.com.

Si u bënë vëllezër Nuredin Dumani dhe Festim Qoli, pasi eliminuan Fatmira Dedën
Nuredin Dumani tronditi botën shqiptare të krimit e më gjerë, teksa vendosi të bëhet i penduar i drejtësisë, duke zbërthyer e nxjerrë në dritë ngjarje tronditëse të kriminelëve, ku në shumë raste ishte edhe vetë i pranishëm.

Në dosjen hetimore të SPAK, të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, flitet edhe për miqësinë e Nuredin Dumanit me Festim Qolin, ku thuhet se ata kanë pirë gjakun e njëri-tjetrin dhe janë bërë “vëllezër”, pasi kanë vrarë Fatmira Dedën.

HISTORIA

Nuredin Dumani u rrëfye. Njeriu deri dje më i shumëkërkuar në Shqipëri, tashmë ka folur. Dhe jo thjesht foli, por po trondit nga dita në ditë me dëshmitë e tij opinionin publik. E duket se po fut të dridhurat njerëzve të botës së krimit, për llogari të të cilëve veproi. Nga shtrati i Spitalit ku ndodhet që nga 29 marsi 2019, i plagosur pas pritës që iu bë në Elbasan, ai po zbërthen orë pas ore të gjitha krimet e tija të pazbardhura ku ka qenë pjesëmarrës si vrasës me pagesë, por edhe të atyre që deri ishin miqtë e tij. Por që sot janë armiqtë e tij më të përbetuar. I cilësuar tashmë si Tomazo Busheta shqiptar i krimit, Nuredin Dumani, duket se po çmonton me rrëfimet e tij të gjithë krimet e ndodhura në aksin Elbasan-Tiranë-Durrës, përgjatë 10 viteve të fundit. Rrëfim i cili ka çuar në pranga deri më tani falë operacionit të koduar ‘Plumbi i Artë’, 18 persona, midis tyre porositësh vrasjesh, killer me pagesë, por edhe avokatë dhe zyrtarë policie, të përfshirë në një rrjet të gjerë eliminimesh dhe dekonspirimesh.

Por që duket se është fillimi i një rrëfimi, që pritet të çojë pas hekurave edhe shumë personazhe të tjerë të përfshirë në krime të përbindshme.Dumani është rrëfyer. E jo për një, por dhjetëra vrasje, porosi të marra për të ekzekutuar bosë të krimit, atentate të dështuara si dhe grabitje me armë. Emisioni “Në Shënjestër” do të ndalet tek disa nga krimet më të rënda në listën e gjatë të ngjarjeve për të cilat Dumani u rrëfye. Operacioni ‘Plumbi i Artë’ që thuhet se ka marrë emrin e koduar nga plumbi në mushkëri që mban Nuredin Dumani.

Plumbi, që duket se do të qëndrojë aty si një kujtim i tradhtisë së miqve që u kthyen në armiq. Të cilët thuhet se e nxorën në pritë dhe që Dumani tashmë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë po u tregon vendin me rrëfimet e tij para prokurorëve të SPAK. Ku ajo që bie në sy në të gjitha rrëfimet e tij është brutaliteti me të cilën krimi ka vepruar në vitet duke mos kursyer as gratë. Siç ishte vrasja brutale e Fatmira Dedës, një 60 vjeçare me profesion infermiere, e cila u gjet e pajetë, me fyt të prerë më 14 Shtator 2013 në lagjen nr 3 në Durrës, në garazhin e pallatit ku banonte. Një ngjarje e cila mbeti për vite të tëra e pazbardhur, por që vetëm rrëfimi i Nuredin Dumanit, mundi të hedhë dritë se kush e kërkoi vrasjen e saj dhe pse porositësi ishte i interesuar të eleminonte, nënën e cila kërkonte vazhdimisht drejtësi për të birin e ekzekutuar në vitin 2012.

Dhe që ishte kthyer në shqetësim për autorët. Porositësi i kësaj vrasje do të ishte sipas Nuredin Dumanit, Festim Qoli. Ortak në një pikë karburanti me Ervis Dedën, që pas vrasjes së tij, do të eliminonte edhe nënën e tij. “Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha: ‘Po më ngushton nëna e Ervis Dedes, kjo pasi po interesohet vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo më akuzon direkt’. Festimi më kërkoi nëse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Pas diskutimit, Festim Qoli më tha do të të jap 40 mijë euro po ta vrasësh Fatmirën. I thashë do flas me disa persona.”, tha Dumani. Sipas rrëfimit të mëtejshëm të Nuredin Dumanit, personi që kontaktoi për të kryer vrasjen e Fatmira Dedës, ishte Talo Çela. Në atë kohë i panjohur për bëmat e tij, por që më vonë emri i tij do të lakohej në shumë prej krimeve të rënda të ndodhura në Shqipëri.

“Nuk e di atë ditë apo më vonë por di që shkova i vetëm në Elbasan tek Talo Çela. Talon me sa mbaj mend e kam takuar tek lokali/servisi i Gent Sharrës, të cilin e kam njohur po nga Talo në Elbasan, pasi kishim kryer grabitje bashkë. Kam diskutuar me Talon dhe Gent Sharrën për këtë pjesë. I thashë që janë shumë lekë. Me thënë të drejtën unë i thashë që janë 30 000 euro, pasi doja të fitoja diçka më shumë. Talo e pranoi ofertën që i thashë për momentin.”, pohoi ai. Por ajo që vjen më pas në rrëfimin e Nuredin Dumanit është edhe më e frikshme. Dhe tregon mizorinë që shoqëronte vrasës të tillë. Ku Talo Çela nuk e kishte problem të vriste, qoftë kjo edhe një grua, në varreza. Ku një ndër bashkëpunëtorët në këtë krim ishte edhe Dorian Shkoza. I cili shumë vite më pas, më 2 mars 2020, do të mbetej i vrarë nga Talo Çela, në lagjen Nr. 14 Nishtulla në Durrës, bashkë me Anxhelo Avdian.

“Pas disa ditësh Talo erdhi dhe i tregova emrin, vendin dhe lëvizjet e Fatmira Dedes.Për ditë të tëra e ndoqëm Fatmirën bashkë me Talon. Ajo shkonte çdo mëngjes në varrezat e Durrësit. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën i cili kishte një makinë ‘Suzuki’ ose ‘Toyota’ me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe. Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi. Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova.”, theksoi i penduari i drejtësisë.

Por kjo ide duket se nuk i pëlqeu Festim Qolit, porositësit të vrasjes. I cili donte që vrasja e Fatmira Dedës të dukej si një grabitje e pastër.

Sepse në këtë mënyrë, ai mendonte se askush s’do të dyshonte tek ai… “Mbasi folëm me Festimin ai më tha që vrasja të bëhej tek garazhi pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje, kjo pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj. Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç. Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën. Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje, por jo për planin. Petriti na i dha telefonat për punë vëzhgimi, kur hyn dhe kur del Fatmira. Kështu që u vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën tek garazhi i pallatit ku banonte. Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit. Mua më ka thënë që ishte në Itali por nga biseda me të mësova se kishte qenë në Greqi. Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar që para se të kryhej vrasja ai duhet të ishte jashtë shtetit. Kjo me qëllim që policia mos të kishte dyshime tek ai. Petriti, vëllai i Festimit na dha 2 telefona Nokia të vjetër. Një për mua, një për Agronin. Me qëllim që të vëzhgonim kur dilte dhe kur hynte Fatmira në pallat.”, tha Dumani.

Nuredin Dumani rrefen më tej se e zuri gjaku kur pa dhunën brutale që Talo Çela ushtroi ndaj Fatmira Dedës. Së cilës i dha fund me një thikë në qafë. “Ditën e ngjarjes shkuam me ‘Suzukin’. Talo kaloi tek pjesa mbrapa e makinës që ishte me xhama të zinj. Unë isha shofer i mjetit. Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela. Talo kishte doreza dhe kapuç, ndërsa unë kam pasur vetëm doreza edhe një triko sportive me kapuç dhe kapele, mesa mbaj mend pasi unë isha në timon. Goni na bëri mesazh që Fatmira kishte dalë dhe e dinim që do kthehej. Agroni na jepte të gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira. Ajo lëvizte me Citroen C4 dhe ishte lehtësisht e verifikueshme. Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi. Sapo e pashë u nisa menjëherë mbas saj me makinë tek garazhi. Hymë njëkohësisht në garazh.

Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Në këtë moment unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eliminuar. Ajo ishte e shtrirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shkelma kur ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë.Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti. Talo më pas i grabiti çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës.”, nënvizoi Dumani. Por edhe pse thotë se e zuri gjaku nga vrasja makabre që Talo Çela sipas tij i bëri Fatmira Dedës, Nuredin Dumani nuk e pati problem të pinte gjak me Festim Qolin, porositësin e vrasësit të saj dhe të bëheshin vëllezër përjetë.

“Pasi vramë Fatmirën, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa tek ura. Unë mora taksi tek Plepat ndërsa Talo mori makinën, ndërsa nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Vrasja më rëndoi shumë. Telefonin e hodha tek kanali i ujërave të zeza. Aty hodha dhe rrobat. Pas disa ditësh Petriti erdhi me një ML gri. Më tha dil tek nënkalimi i Shën Vlashit, aty bëmë një xhiro me ‘Benzin’ dhe më tha: ‘ja ku e ke pagesën’. Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja. Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar tek ‘Pilafi’ në Bradashesh, Elbasan. I dhashë 30 000 mijë euro Talo Çelës dhe 10 000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa, por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku.”, tha ai./BW

The post Si u bënë vëllezër Nuredin Dumani dhe Festim Qoli, pasi eliminuan Fatmira Dedën appeared first on Albeu.com.