Festë dhe lëndë narkotike, kryeministrja franceze del “nga binarët”, qytetarët e kryqëzojnë: Nuk të ka hije (VIDEO)

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi është bërë pjesë e disa videove në një festë teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.

Nga video ajo duket se po shijon momentin me shokët dhe shoqet, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak finlandezëve, të cilët e kanë “bombarduar” kryeministren me komente negative në rrjetet sociale.

Sipas tyre një qëndrim i tillë nuk i ka hije kryeministres së vendit.

Kryeministrja është kritikuar edhe më herët për faktin se kalon më shumë kohë se ç’duhet në party dhe klube nate.

Megjithatë mediet vendase raportojnë se nuk është konfirmuar ende koha dhe vendi ku është regjistruar video e kryeministres, e cila tashmë është bërë virale në Finlandë./albeu.com