Festat Archives - Albeu.com

Rreziqet e festës/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët: Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç
Kjo është atmosfera në çdo fundvit në çdo qytet të Shqipërisë.

Fishekzjarrët festive sjellin atmosferë por bashkë me to edhe rreziqe. Nuk mungojnë në çdo ndrirm vitesh incidente të cilat cenojnë shëndetin e personave që I përdorin por janë burim zjarresh në banesa dhe biznese.

Që të shmangen incidente të tilla këto lëndë duhet të përdoren sipas protokolleve të caktuara.

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç. Të përdoren kategori të lejuara sepse ato të mëdhatë janë të rrezikshme si për zhurmat dhe për kimikatet. Të përdoren në ambiente të hapura jo në banesa se shkaktojnë djegie tendash, kemi pasur gjithmonë ngjarje.”, shprehet Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Zjaffrikësve në Tiranë.

Specifika të veçanta ka dhe mënyra e tregtimit të tyre. për këtë arsye policia ka ushtruar kontrolle në tregje duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të këtyre lëndëve

Duhet të tregtohen vetëm në ambiente me mure jo në tregje të hapura sepse një incident sado i vogël sjell pasoja të rënda

Spektakël me fishekzjarrë do të organizohet dhe nga bashkia e kryeqytetit natën e ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej ku shërbimi zjarrfikës do të jetë I pranishëm për të dhënë asistencën e nevojshme.

The post Rreziqet e festës/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët: Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç appeared first on Albeu.com.

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe të menduara jo vetëm për dhurata, por për një ndërrim vitesh që kërkon largim nga rutina.

Për shqiptarët, modelet e zgjedhjes këtë vit tregojnë një kombinim të qartë midis relaksit të shpejtë, vizita në kryeqytete evropiane dhe një lëvizjeje të qëllimshme drejt destinacioneve më të largëta dhe luksoze, nga Dubai e deri te Kroacia dhe Mali i Zi, ku oferta e paketave bëhet aleati kryesor i familjeve dhe grupeve që duan një paketë “të mbyllur” pa surpriza logjistike.

Shifra të publikuara në faqet e agjencive që punojnë me tregun shqiptar tregojnë se kërkesa për Viti të Ri dhe Krishtlindje mbetet e lidhur ngushtë me paketat e organizuara: udhëtime 3-4 ditore drejt kryeqyteteve të Evropës lindore dhe Perëndimore, që vijnë me çmime nga rreth 345 euro deri në 550 euro për personi dhe oferta më luksoze drejt Lindjes së Mesme që kapin 900 euro për person kur përfshihet edhe fluturimi dhe akomodimi në hotele 4-5 yje.

Kjo panoramë e paketave, nga Vjena dhe Barcelona te Parisi dhe Dubai, është e dukshme në katalogët e agjencive shqiptare për fundvitin.

Nga ana e destinacioneve, trendi nuk është një rikthim i vetëm në vendet tradicionale. Ndërsa Vjena, Parisi dhe qytetet e mëdha të Evropës Perëndimore mbeten të preferuara për ato që kërkojnë tregje të ndriçuara me tregje të Krishtlindjeve dhe festa publike të organizuara, një pjesë e konsiderueshme e udhëtarëve shqiptarë po zgjedhin qytete më të afërta por të ndryshme në atmosferë: Stambolli mbetet një destinacion “i dyfishtë” i aksesueshëm për nga koha e fluturimit dhe i pasur në ofertë kulturore, ndërsa destinacionet bregdetare të Ballkanit si Budva, Kotor apo Dubrovnik po pozicionohen si alternativa të arsyeshme për ata që duan një fundvit me më pak udhëtime ajrore dhe më shumë natyrë, darka tradicionale dhe evente lokale, sipas komunikimeve me agjencitë në vend.

Tendenca këtë vit

Tendenca e fundit tregon se shqiptarët po kalojnë nga udhëtime relativisht standarde festive drejt përvojave unike dimërore, me një pjesë në rritje që synon jo vetëm shëtitjet në qytete të bukura, por edhe vendet ku ndjenja e festës duket të jetë pjesë e natyrës së saj më autentike, një trend që pritet të forcohet edhe për sezonet e ardhshme të festave.

Çmimet për paketat drejt Lapland në periudhën e festave janë dukshëm më të larta sesa një udhëtim tradicional në Evropë.

Paketat që përfshijnë fluturimet, akomodimin për disa netë, eksplorimi i zonës dhe darka festive zakonisht fillojnë nga rreth 1,000 euro për person e lart, dhe për paketat më luksoze apo ato me më shumë aktivitete tematike mund të kapin edhe 2,000 euro për person nëse përfshihen edhe netë shtesë, transferta dhe guidë për shikimin e dritave veriore që njihen si Aurora borealis.

Këto shifra i afrohen kostove tipike të paketave të plota në destinacione luksoze si Dubai apo Oman, Singapor, Maldive, por për shumë udhëtarë shqiptarë justifikohen nga përvoja “magjike” e dimrit arktik që nuk e gjen në vendet tradicionale të qytetit apo plazhit.

Një tjetër tendencë e këtij viti ishte Kajro, sidomos pas reklamimit masiv për hapjen e Muzeut në këtë qytet, i cili konsiderohet muzeu më i madh në botë për një qytetërim të vetëm. Paketat për Egjipt nisin nga 650 euro personi për akomodime 4 net.

Kosto

Kostoja mesatare e paketave jep edhe një tregues të sjelljes së konsumatorit: për një city break 3-4 netësh në një qytet evropian me fluturim dhe hotel 3-4 yje, çmimet vijojnë të luhaten rreth 350–550 euro për person, ndërsa paketa të shkurtuara jashtë Evropës apo me akomodim më të mirë (4-5 yje dhe evente speciale për ndërrim vitesh) mund të kapin 800–900 euro për person.

Shërbimet “all inclusive” apo paketat drejt destinacioneve si Dubai, që kërkojnë edhe fluturim më të gjatë dhe shërbime ekskluzive për ndërrim vitesh, shpjegojnë pjesën më të lartë të gamës së çmimeve.

Në anën tjetër, oferta më ekonomike për udhëtime rajonale, për shembull paketa 2-3 ditore në bregdetin e Malit të Zi ose një itinerar Dubrovnik–Budva me autobus dhe hotel me çmime prej rreth 100–200 euro, vijnë si alternativa për familjet me buxhete më të kufizuara.

Këto nivele çmimesh reflektojnë jo vetëm koston e fluturimeve dhe akomodimit, por edhe presionin ndaj shërbimeve gjatë periudhave të pikut të sezonit.

Një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me vitet e para të paspandemisë shfaqet në modalitetin e prenotimit: konsumatorët shqiptarë po kërkojnë më shumë paketë “të mbyllur” me asistencë lokale, guida në shqip dhe transferime të sigurta, ndërsa një pjesë e udhëtimeve të fundit bëhen me fluturime low-cost të kombinuara me akomodim të rezervuar vetë dhe guidë me ndihmë nga Chatgpt-ja.

Oferta të vazhdueshme promocionale nga linjat low-cost dhe shitjet sezonale si Black Friday kanë ulur koston e fluturimeve për periudha të caktuara, por për periudhën pikë (rreth 24 dhjetorit deri në 2 janar) disponueshmëria e ulët dhe shtesat për bagazhe/transferime shpesh shndërrojnë një biletë të lirë në një shpenzim më të lartë në total.

Efekti është i dyfishtë: disa udhëtarë që duan të kursejnë priren të rezervojnë distanca më të afërta dhe paketa me autobus, ndërsa ata që kërkojnë përvojë “festive” me aktivitete të organizuara zgjedhin paketat më të shtrenjta që përfshijnë darkë gala dhe aktivitete speciale.

Luks në rritje

Si pasojë e kombinimit të këtyre faktorëve, agjencitë në kryeqytet tregojnë se pritet që edhe për festa të rritet peshorja e udhëtimeve rajonale dhe e arratisjeve të organizuara për datat 25-26-27-28, pasi raportohet që dita e premte është marrë si leje masivisht, për të përfituar një pushim prej 4 ditësh.

Agjencitë turistike shqiptare po përshkruajnë një sezon ku diversiteti i kërkesës (nga familjarët që duan paketa të sigurta te çiftet që kërkojnë arratisje romantike) do të përcaktojë ofertën: më shumë paketa me guida në shqip, oferta për grupe dhe paketim eventesh të tjera (koncerte, darka speciale).

Lidhur me impaktin ekonomik, rritja e kërkesës sidomos për paketat që përfshijnë fluturim dhe akomodim do të sjellë fluks parash drejt operatorëve turistikë lokalë dhe shërbimeve të lidhura, por do të rrisë edhe presionin mbi disponueshmërinë dhe çmimet gjatë periudhave të pikut.

Për natën e ndërrimit të viteve operatorët raportojnë që shumica e kërkesave janë brenda vendit, ndërsa arratisjet preferohen nga data 1 e në vijim, ku sipas tyre diversiteti i kërkesave nis nga ski në rajon për 250 euro personi, deri në plazh në Maldive apo Dubai për paketa mbi 1300 euro personi./ Monitor

The post Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit? appeared first on Albeu.com.

Festat mbaruam/ Nis largimi i emigrantëve! Nga Kapshtica kanë dalë rreth 7 mijë persona gjatë 24 orëve të fundit
Emigrantët shqiptarë të ardhur gjatë sezonit të festave të fundvitit, kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojne e punojnë prej kohësh.

Që në ditët e para të janarit ka nisur kthimi i tyre duke krijuar përsëri fluks nëpër portet kryesore të vendit.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është regjistruar një numër i lartë i emigrantëve. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë dalë rreth 7 mijë persona pas përfundimit të festave të fundvitit.

Ndërkohë, mësohet se nuk ka problemtakika në lidhje me fluksin dhe vonesat, teksa punohet normalisht dhe me kapacitet të plotë në të dyja anët e kufirit.

The post Festat mbaruam/ Nis largimi i emigrantëve! Nga Kapshtica kanë dalë rreth 7 mijë persona gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Albeu.com.

Çmimet e festave, a po abuzojnë tregtarët?
Rritja e çmimeve për festat e fundvitit është tashmë traditë. Familjet shtojnë ndjeshëm shpenzimet për tryezën e festave dhe kjo çon në shtrenjtim të produkteve, kryesisht atyre ushqimore. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe abuzimet e tregtarëve, si pjesë e pandarë e shithblerjeve të përditshme.

Rritja e çmimeve stimulohet edhe nga fluksi i madh i emigrantëve që kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit me të afërmit. Me mijëra janë të kthyerit edhe këtë vit, që padyshim kanë ndikimin e tyre në rritjen e kërkesës për mallra dhe produkte, duke ushtruar presion edhe në rritjen e çmimeve.

Por, a po konstatohen abuzime me çmimet këtë vit, kryesisht në tregjet e fruta-perimeve apo edhe dyqanet e produkteve ushqimore?

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin në terren lidhur me çmimet e produkteve të shportës, në prag të festave të fundvitit. Ky institucion bën të ditur se do të monitorojë subjektet tregtare, pasi synon parandalimin e abuzimit me çmimet. Ndërkohë që paralajmërohen penalizime ndaj bizneseve që do të abuzojnë: “Autoriteti i Konkurrencës siguron qytetarët se do të identifikojë dhe ndëshkojë çdo fenomen të mundshëm të ngritjes artificiale të çmimeve që mund të shkaktohet nga praktikat jo të drejta të konkurrencës”.

Edhe në vitet e kaluara, në këtë periudhë të vitit janë ndërmarrë aksione të tilla, jo vetëm nga Autoriteti i Konkurrencës, por edhe nga administrata tatimore, por abuzimet nuk janë frenuar.

Për të përballuar rritjen e çmimeve, por edhe për të ndihmuar pensionistët me festat e fundvitit qeveria ndau për ta një bonus, me vlerë 10 mijë deri në 15 mijë lekë në varësi të pensionit. Bonusi është dy deri në tre herë më i lartë se ai i dhënë vitet e kaluara.

Dhënia e këtij bonusi ndodh në një kohë kur rritja e pensioneve është shndërruar në debatin e ditës, me premtime si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, duke lënë qartazi të kuptohet se pensionistët do të jenë një ndër faktorët që do të përcaktojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Por, pensionistët nuk do të jenë të vetmit që do të marrin ndihmë këtë fundvit.

Një bonus prej 15 mijë lekësh do të shkojë për familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre. Në total, fondi për këtë kategori arrin në 2.2 miliardë lekë. Ndërkohë që një fond shtesë prej 1,4 miliardë lekë do të jepet edhe për femerët, si dhe 1,6 miliardë lekë për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Shqiptarët po përballen me rritjen e çmimeve, jo vetëm në periudhën festive të fundvitit, por tashmë prej mëse tre vitesh. Që prej vitit 2022, e gjithë bota u përball me shtrenjtimin e produkteve bazë të konsumit, si pasojë e luftës në Ukrainë, ajo që rëndom u quajt si kriza e çmimeve. Vitin e fundit, situata është stabilizuar dhe inflacioni, treguesi që dëshmon për koston e jetesës në vend ka zbritur në 2%, duke qenë brenda objektivit të parashikuar.

Por në Shqipëri, për shkak edhe të mungesës së prodhimit vendas dhe varësisë së madhe nga importi, çmimet e produkteve ushqimore janë shumë më të larta se zërat e tjerë të konsumit.

Rrjedhimisht, edhe inflacioni i çmimeve ka qenë gjatë gjithë periudhës gati dyfish më i lartë se inflacioni i përgjithshëm. Në nëntor, rritja e çmimeve tek produktet ushqimore arriti në 3,2% ose 1,2% më shumë se inflacioni.

Rritja e çmimeve ka rënduar buxhetin e të gjitha familjeve shqiptare, të cilat i përdorin pjesën më të madhe të të ardhurave që kanë për ushqim.

Të dhënat tregojnë se rreth 40% e totalit të të ardhurave mujore të një familjeje shkon pikërisht për t’u ushqyer. Në shtresat e varfra, ku përfshihen pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta, pesha që zë ushqimi në buxhetin mujor është edhe më e lartë dhe e kalon 50% të totalit. Ndërkohë që mesatarja e rajonit është 32% dhe ajo europiane 18%. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më e madhe është pesha që ushqimi zë në buxhetin mujor.

Qeveria ka premtuar një tjetër bonus për pensionistët, i cili do të jepet në pranverë. Për pensionet deri në 20 mijë lekë do të jepen 10 mijë lekë bonus, ndërsa për pensionet mbi 20 mijë lekë, bonusi do të jetë 5 mijë lekë.

Ekspertët sugjerojnë rritjen e të ardhurave të disponueshme të qytetarëve, si e vetmja mënyrë për të përballuar shtrenjtimin e çmimeve. Paralelisht, sugjerojnë zhvillimin e prodhimit vendas, kryesisht atij bujqësor, me qëllim uljen e varësisë nga importi. Një sfidë që kërkon më shumë punë dhe më shumë kohë sesa thjesht rritja e pagave, duke pasur parasysh se bujqësia është futur tashmë në një cikël rënës.

Edhe këtë fundvit, frutat dhe çdo gjë tjetër do t’i blejmë më shtrenjtë. Por ky nuk është një problem që shqiptarët e kanë vetëm për festa. Është shqetësimi më i madh i pjesës dërrmuese të familjeve e mëse 700 mijë pensonistëve, e ky hall nuk zgjidhet me bonus.

The post Çmimet e festave, a po abuzojnë tregtarët? appeared first on Albeu.com.

Festat e fundvitit pa shtuar kilogramë? Po, është e mundur!
Ruajtja e peshës gjatë festave të fundvitit mund të jetë sfiduese, por është absolutisht e realizueshme me disa strategji praktike.

Duke shijuar gjithçka me masë dhe duke qenë të vetëdijshëm për zgjedhjet tuaja, mund të kaloni festat e fundvitit pa shtuar kilogramë dhe duke shijuar gjithçka që kjo periudhë e bukur ofron.

1. Planifikoni paraprakisht

Hani shëndetshëm përpara festave dhe konsumoni vakte të pasura me proteina dhe fibra përpara ngjarjeve festive, në mënyrë që të mos shkoni të uritur. Vendosni qëllime të qarta. Ruani peshën aktuale në vend që të humbni kilogramë gjatë periudhës festive.

2. Zgjidhni me kujdes ushqimin

Provoni gjithçka, por në sasi të vogla dhe shijoni ushqimet festive pa e tepruar. Fokusohuni te cilësia, jo te sasia. Evitoni ushqimet e tepërta të përpunuara. Përqendrohuni te ushqimet e freskëta dhe të shëndetshme kur është e mundur.

3. Hidratohuni

Hidratimi është thelbësor. Pirja e ujit para dhe gjatë vakteve mund t’ju ndihmojë të kontrolloni oreksin.

Kujdes me pijet kalorike: Reduktoni pijet alkoolike dhe ato me sheqer të shtuar.

4. Ruani aktivitetin fizik

Gjeni kohë për lëvizje: Edhe një shëtitje e shkurtër pas vakteve mund të ndihmojë në tretjen dhe djegien e kalorive. Organizoni aktivitete argëtuese si ecje ose lojëra aktive me të afërmit.

5. Menaxhoni emocionet dhe stresin

Festat mund të jenë të ngarkuara emocionalisht. Praktikoni relaksimin për të shmangur ngrënien emocionale. Nëse keni ngrënë më shumë një ditë, vazhdoni me zakonet e shëndetshme të nesërmen.

6. Fokusohuni te lidhjet sociale, jo vetëm te ushqimi

Festat janë një kohë për të kaluar me të dashurit, prandaj përqendrohuni te bisedat dhe argëtimi, jo vetëm te vakti. Peshojeni veten rregullisht ose mbani shënim çfarë hani për të qëndruar të vetëdijshëm. Me këto strategji, do të mund të shijoni festat pa u shqetësuar për kilogramët shtesë.

The post Festat e fundvitit pa shtuar kilogramë? Po, është e mundur! appeared first on Albeu.com.

Në kuadër të festave të Nëntorit, përgatitet flamuri i përmasave gjigante në Fier
Në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, një flamur i përmasave gjigante është duke u përgatitur në Fier. Kjo falë Kryetarit të Shoqatës Atdhetare për Unitet dhe Bashkim, Kristaq Ziu. Ky i fundit është duke qepur flamurin e përmasave 800 metër katror.

Ky është jo vetëm flamuri i krenarisë kombëtare, por edhe i bashkimit ndër shqiptarë ka pohuar Ziu, i cili që prej tre ditëah po merret me qepjen e flamurit më të bukur në botë!

“Ne pretendojmë ta kemi Shqipërinë e bashkuar jo vetëm për festat e Nëntorit apo stadium, por shqiptarët duhet të jenë 24 orë të bashkuar për çështjet e flamurit”, tha ai.

Ziu ka dhënë mesazhin për gjithë shqiptarët anembanë botës ta mbajnë gjithmonë në zemër flamurin kuq e zi që është larë me gjak ndër breza.

The post Në kuadër të festave të Nëntorit, përgatitet flamuri i përmasave gjigante në Fier appeared first on Albeu.com.

Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit në atdhe, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
Për shkak të kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit, ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se vetëm nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë 3243 persona dhe kanë dalë 1686 të tjerë.

Ndërsa në Qafë Thanë, ka pasur 2399 shtetas që kanë hyrë në vend dhe 2135 në dalje.

Në Kapshticë po punohet me 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Kur ka fluks në hyrje, pala shqiptare kalon në operimin me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Fluks i shtuar në këto pika kufitare, pritet edhe gjatë kësaj fundjave.

The post Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit në atdhe, fluks në pikën kufitare të Kapshticës appeared first on Albeu.com.

Nuk u rezistoni dot blerjeve gjatë festave? Mund të keni një varësi
Mes dekorimeve, festave dhe dhënies së dhuratave, pushimet dimërore na japin shumë arsye për të shpenzuar para, të cilat truri i njeriut i sheh si të dobishme. Megjithatë, sado mirë të ndihemi, zakonet e shpenzimeve të pushimeve mund të kenë disa pasoja negative.

“Ne mund ta racionalizojmë atë në këtë pikë të sezonit, për shkak të faktit se është Dita e Falënderimeve, po afrohen shitjet dhe shumë njerëz tundohen për të blerë” tha Dr. Ashish Bhatt, drejtor i përmbajtjes mjekësore për Qendrën e Varësisë.

Blerja mund të mos jetë një varësi e diagnostikueshme në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore, ose DSM-5 , që profesionistët shëndetësorë përdorin për të diagnostikuar pacientët. Ndonjëherë, njerëzit thjesht shpenzojnë më shumë para sesa duhet. Herë të tjera, ata mund të fillojnë të ndiejnë ankth për të gjitha gjërat që duhet të blejnë dhe ndihet mirë kur i marrin ato, tha Bhatt.

Pavarësisht nëse është problematike ose thjesht një ndjenjë e pa kontrolluar, shpenzimet dhe pushimet janë një kohë e mirë për të parë marrëdhënien tuaj me blerjet.

Pse trurit tonë i pëlqen blerjet?

“Sistemi i shpërblimit është një sistem që është ndërtuar mbi specie më të hershme se ne, miliona vjet më parë, për të na mësuar atë që na duhej për të mbijetuar,” tha Dr. Ann-Christine Duhaime, profesoreshë e shquar e neurokirurgjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Massachusetts.

Ishte e dobishme për mbijetesën e paraardhësve tanë për të marrë atë që duhej me sa më pak sakrifica të jetë e mundur, si dhe për t’u lidhur dhe përshtatur me të tjerët në komunitetin e tyre, tha ajo.

Mes dekorimeve, festave dhe dhënies së dhuratave, pushimet dimërore na japin shumë arsye për të shpenzuar para, të cilat truri i njeriut i gjen të dobishme. Megjithatë, sado e mirë të jetë ndjenja fillestare, zakonet e shpenzimeve të pushimeve mund të kenë disa pasoja negative.

“Ne mund ta racionalizojmë atë në këtë pikë të sezonit, për shkak të faktit se është Dita e Falënderimeve, po afrohen shitjet dhe mendoj se shumë njerëz janë të rrëmbyer,” tha Dr. Ashish Bhatt, drejtor i përmbajtjes mjekësore për Qendrën e Varësisë.

Blerja mund të mos jetë një varësi e diagnostikueshme në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore, ose DSM-5 , që profesionistët shëndetësorë përdorin për të diagnostikuar pacientët, por është një sjellje që mund të ndjekë një cikël varësie, shtoi ai. Ndonjëherë, njerëzit thjesht shpenzojnë më shumë para sesa duhet. Herë të tjera, ata mund të fillojnë të ndiejnë ankth që zvarritet për të gjitha gjërat që duhet të blejnë dhe ndihet mirë kur i marrin ato, por niveli i lartë largohet dhe ata duhet ta bëjnë përsëri, tha Bhatt.

“Kjo është kur ju ndoshta po shikoni një model të sjelljes negative të blerjeve,” tha ai. Dhe ndonjëherë, edhe pasi të kenë mbaruar pushimet, është e vështirë ta thyesh atë cikël pasi të ketë filluar.

Pavarësisht nëse është problematike ose thjesht një ndjenjë e të pa kontrolluar plotësisht shpenzimet, pushimet janë një kohë e mirë për të parë marrëdhënien tuaj me blerjet. Për më tepër, shumë njerëz paguhen me shumë para për t’i bërë blerjet të ndihen edhe më të dobishme, tha Duhaime.

“Shitësit me pakicë e dinë shumë mirë se si ta bëjnë atë argëtuese për ju dhe si të bëjnë thirrje për gjëra të shumta që njerëzit i shohin të dobishme,” tha ajo.

Kjo mund të nënkuptojë lidhjen e dhënies së dhuratave me lidhjen me reklamat rreth asaj se sa të dashur do të ndihen miqtë dhe familja juaj nëse blini një dhuratë të caktuar ose duke theksuar konkurrencën duke ofruar marrëveshje me kohë të kufizuar që ju duhet të garoni për t’i marrë, shtoi Duhaime. Ishte e dobishme për mbijetesën e paraardhësve tanë për të marrë atë që duhej me sa më pak sakrifica të jetë e mundur, si dhe për t’u lidhur dhe përshtatur me të tjerët në komunitetin e tyre, kështu që ato nxitje për të blerë, për të dhënë dhurata dhe për të gjetur marrëveshje janë të forta, tha ajo.

Pazar në internet!

Sakrificat e nevojshme për të blerë dhurata zvogëlohen në mënyrë drastike kur lundroni në internet, tha Duhaime. Në vend që të hipni në makinën tuaj, të vozitni një distancë, të gjeni atë që dëshironi në një dyqan, të prisni në linjën e arkës dhe të dorëzoni paratë ose kartën tuaj, në epokën e blerjeve online, mund të shtypni disa butona nga divani juaj, shtoi ajo.

Sa më pak kohë të duhet dhe sa më pak barriera mes jush dhe një blerjeje, aq më pak kohë keni për të menduar nëse vërtet e dëshironi apo keni nevojë për të, tha ajo.

Më pak blerje, më shumë gëzim për pushime!

Sado që ne duam t’u dhurojmë familjeve tona pushimet më të mira ndonjëherë çdo vit, më shumë blerje nuk na afrojnë gjithmonë me këtë qëllim, tha Duhaime. Kur imagjinoni një Krishtlindje të përsosur për fëmijët tuaj, mund të mendoni për dekorime dhe dhurata të reja , edhe më të mira se vitin e kaluar por truri ynë është krijuar gjithashtu për të gjetur shpërblimin, tha Duhaime.

Dy nga faktorët më të mëdhenj të lidhur me lumturinë afatgjatë dhe kënaqësinë nga jeta janë marrëdhëniet dhe ndjenja e qëllimit. Në vend që të kërkosh frymën e festave duke blerë më shumë gjëra, Duhaime rekomandon që të përqendroheni në dhurata dhe aktivitete që mund t’u sjellin njerëzve më shumë gëzim.

Të bësh këtë mund të lidhet me një kujtim kuptimplotë, duke bërë një aktivitet së bashku ose duke gjetur diçka për të ndihmuar fëmijën tuaj të ndërtojë një aftësi ose pasion.

The post Nuk u rezistoni dot blerjeve gjatë festave? Mund të keni një varësi appeared first on Albeu.com.

Rusia nuk ndalet as për festa, sulmon Ukrainën me dronë kamikazë
Rusia lëshoi 16 dronë “kamikaz” në Ukrainë tha ushtria e Kievit të premten, një ditë pasi Moska lëshoi dhjetëra raketa në breshërinë e saj të fundit kundër infrastrukturës së Ukrainës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se të gjithë dronët, për të cilët tha se ishin dërguar nga juglindja dhe veriu, ishin shkatërruar nga mbrojtja ajrore.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha në kanalin e tij Telegram se shtatë dronë ishin drejtuar në kryeqytet dhe se pesë u shkatërruan brenda qytetit dhe dy para se të arrinin në Kiev.

Një ndërtesë administrative në qytet u shkatërrua pjesërisht, sipas Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, i cili gjithashtu tha se nuk kishte informacion për ndonjë viktimë.

Rusia ka nisur valë të shumta sulmesh me dronë dhe raketa kundër Ukrainës që nga mesi i tetorit, duke dëmtuar rëndë infrastrukturën e saj energjetike./REL/

The post Rusia nuk ndalet as për festa, sulmon Ukrainën me dronë kamikazë appeared first on Albeu.com.

Çmimet e larta në prag fundviti, kryeson listën gjeli i detit
Ndërsa jemi në prag të fundvitit një sërë produktesh të shportës, por jo vetëm, duket se kanë pësuar rritje çmimesh. Në këtë sezon festash thuajse të gjitha produktet kanë çmim më të lartë se vitin e kaluar por megjithatë gjeli i detit është produkti më i shtrenjtë.

Gazetarja e Klan News Ermelinda Hoxhaj tha se në Tiranë kanë pësuar rritje të çmimit të gjitha produktet, kryesisht gjeli i detit duke qenë se është i pranishëm në tryezat e shqiptarëve natën e ndërrimit të viteve, si dhe produktet e bulmetit.

“Ka rënë 20 deri në 25% fuqia blerëse në këtë periudhë, kështu thonë tregtarët. Qytetarët nuk mund të blejnë më si vitin e shkuar”.

Situata paraqitet e njëjtë edhe në Shkodër. Gazetarja e Klan News Emi Kalaja raporton se produktet e mishit dhe frutat e perimet kanë pësuar rritje të çmimit.

Në qytetin e Durrësit gjeli i detit shitet me 1200 lekë të reja ndërsa ka rritje të çmimit në tregun e fruta-perimeve.

“Çdo produkt është rritur me 10%, në tregun e fruta perimeve ka një rritje të konsiderueshme. Qytetarët përgjatë këtyre ditëve bëjnë shpenzime më të mëdha. Gjeli i detit shitet këtë vit me 1200 lekë të reja. Në restorante ka rritje të paketave që ofrojnë me rastin e festave” , raporton gazetarja Enkeleda Arapi.

Fluksi i blerësve ka rënë dhe në qytetin e Elbasanit dhe të Myzeqesë per shkak të këtyre çmimeve të larta./tvklan

The post Çmimet e larta në prag fundviti, kryeson listën gjeli i detit appeared first on Albeu.com.