fermer Archives - Albeu.com

Fermerët protestojnë me traktorë para Ministrisë së Bujqësisë: Mos na lini pa bukë
<html><head></head><body>

Para Ministrisë së Bujqësisë, fermerët zhvilluan sot një protestë, duke kërkuar rifillimin e grumbullimit të qumështit, pasi prodhimi i tij është ndërprerë përkohësisht prej katër ditësh.

Protesta u mbajt duke filluar nga ora 13:00. Fermerët mbërritën me traktorë dhe mjete pune, ndërsa atmosfera u shoqërua nga zhurma e vazhdueshme e borive.

Gjatë tubimit, ata derdhën qumësht fillimisht në oborrin e ministrisë dhe më pas edhe në afërsi të institucionit.

Në momentin kur protestuesit tentuan t’i afroheshin më shumë ministrisë, pati disa përplasje verbale me zyrtarët policorë, por kjo nuk i ndali ata të lëviznin deri pranë objektit.

Në protestë u panë edhe pankarta me mbishkrimet: “Fermeri nuk është armiku”, “Mos prekni vendet e punës”, “Mos na leni pa bukë”, “Puna jonë, e drejta jonë” dhe të tjera.

Për arsyet e organizimit të protestës foli përfaqësuesi i Shoqatës së Qumështarëve, Fidan Krasniqi.

Krasniqi: Tash e një vit kërkojmë konkurrencë të barabartë

“Jemi mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë ne si shoqatë e prodhuesve të qumështit në përkrahje të fermerëve tonë, anëtarësisë sonë, pikave grumbulluese, të gjithë akterëve, grupeve të interesit sepse ne jemi prodhues të këtij vendi dhe prodhojmë qumështin, për këtë vend, për këtë popullatë. Tash e një vit trokasim nëpër dyert e shtetit duke njoftuar ministritë përkatëse lidhur me gjendjen e krijuar në këtë sektor dhe duke kërkuar të merren masa që garantojnë investime dhe siguri të produkteve tona që të kemi konkurrencë të barabartë dhe jo importe me çmime të subvencionuara nga Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe e gjithë regjioni. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të këtyre produkteve dhe na akuzoni neve pse ato produkte shiten nëpër raftet tona me çmime shumë të lira”, tha Krasniqi.

Një tjetër pjesëmarrës në protestë, Kushtrim Tigani, kërkoi publikimin e rezultateve që kanë të bëjnë me prezencën e qumështit pluhur.

Tigani: Ministria e Bujqësisë dhe AUV të dal me rezultate

“Ne si qumështore më e madhe në Kosovë e grumbullojmë mbi 50% të qumështit të Kosovës. Të gjithë këta bujq e sjellin qumështin te ne mbi 100 mijë litra në ditë. Disa ushtarë të Facebookut që po dalin dhe po e baltosin këtë fermer punëtor dhe gjithë ata fermerë të cilët e prodhojnë qumështin dhe e përpunojmë qumështin i bëj thirrje sa më parë ministrit të Bujqësisë, AUV-it të dalin me rezultate ato të cilat i kanë gjet për prezencën e qumështit pluhur, që nuk ka qumësht pluhur edhe këta e dinë që nuk ka qumësht pluhur, le të dalin me rezultat sa më parë edhe për analiza të qumështit “Vita” i duhen me javë me analiza me dal rezultati”, tha Tigani.

Pas përfundimit të protestës, protestuesit u larguan me mjetet e tyre. Ndërkohë, aktualisht po zhvillohet një takim mes fermerëve dhe Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa pas tij priten deklarime.

</body></html>

The post Fermerët protestojnë me traktorë para Ministrisë së Bujqësisë: Mos na lini pa bukë appeared first on Albeu.com.

FAO: Mbështetja direkte për fermerët në Shqipëri, 18 herë më e ulët se në rajon
Në mënyrë që të ndalojë shpopullimin e fshatit dhe të rrisë produktivitetin e bujqësie dhe gjithashtu të anëtarësohet në BE, Shqipërisë duhet të rrisë urgjentisht financimet e drejtpërdrejta për bujqësinë, vë në dukje Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) në një analizë të publikuar së fundmi mbi politikat e zhvillimit bujqësor.

Fermerët shqiptarë marrin mbështetje direkte vetëm 3 euro për hektarë, ndërsa 42 euro shkon për institucionet dhe ente që merren me monitorimin e bujqësisë, në një kohë që në vendet e tjera shumica e fondeve shkon direkt tek fermerët (shih grafikun bashkëngjitur).

Psh në Bosnjë nga fondi për zhvillimin rural është 66 euro për hektarë, teksa 60 euro shkojnë për mbështetje për fermerin dhe pjesa tjetër administrim.

Në Kosovë gjithsej jepen 69 euro/ha si mbështetje e drejtpërdrejte për fermerin dhe 54 euro të tjera shkojnë për administrim. Ne BE nga 446 euro/ha për zhvillimin rural që u dhanë mesatarisht më 2018, 274 euro shkuan për mbështetje direkte tek fermerët.

Në vitin 2018 vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë mbështetje direkte tek fermerët 53 euro/ha, ndërsa Shqipëria vetëm 3 euro/ha, ose 18 herë më pak, evidentoi FAO.

Vlerësimi i fundit i FAO-s për bujqësinë shqiptare evidenton se Shqipëria çon shumë pak fonde publike të bujqësi, teksa ka një strukturë të përkeqësuar të përdorimit të tyre, pasi fondet nuk shkojnë aty ku duhet, mbështetje direkte tek fermerët.

Mbështetja buxhetore për bujqësinë ndaj vlerës së shtuar bruto është gjithashtu shumë e ulët. Shqipëria jep më pak se % të Vlerës së Shtuar Bruto për zhvillimin rural, nivel shumë i ulët në krahasim me mesataren e BE-së prej 49 për qind 5.5 për qind në vendet e Ballkanit.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria jo vetëm akordon shumë pak fonde buxhetore për bujqësinë, por edhe ato pak fonde nuk shkojnë si mbështetje direkte për fermerët.

FAO analizoi se me këtë nivel financimesh Shqipëria nuk ofron asistencë të mjaftueshme për fermerët shqiptarë që të përballen me konkurrencën e tregut (nga prodhuesit evropianë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, të cilët gëzojnë mbështetje më të lartë).

Shqipëria duket se ka shumë punë për të bërë në sektorin bujqësor në mënyrë që të përgatitet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Rritja e fondeve ndaj fermerëve paralelisht me zhvillimin e institucioneve që funksionojnë mirë, janë kushte që duhen përmbushur për thithjen me efikasitet të fondeve të Bashkimit Evropian.

Në vitet e fundit të para-anëtarësimit, një vend kandidat duhet të akordojë nga buxheti i brendshëm të paktën një të tretën e fondeve që pret nga buxheti i BE.

Që të plotësojë kë kusht Shqipëria duhet të pesëfishojë alokimin për bujqësinë në raport me vitin 2019, duke i çuar subvencionet 150-200 milionë euro./Monitor

The post FAO: Mbështetja direkte për fermerët në Shqipëri, 18 herë më e ulët se në rajon appeared first on Albeu.com.

Po digjte disa shkurre të tokën e tij, fermeri shkakton zjarr masiv në Poliçan (VIDEO)
Një zjarr i madh kë rënë një një zonë me ullinj në fshatin Vertop, Poliçan.

Fermeri Arben Fejzollari ka qenë duke djegur disa shkurre në tokën e tij, ku me pas zjarri ka dalë jashtë kontrolli duke marrë përmasa të mëdha.

Deri tani janë djegur rreth 10 ha tokë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarfikëset e Poliçanit ku po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Problem ngelet terreni i vështirë në këtë zonë ku nuk ka rruge për në kodrat e mbjella me ullinj.

Menjëherë është ndaluar i dyshuari zjarrvënies se drureve me ullinj, ndërsa vijon puna për shuarjen e flakëve./albeu.com

The post Po digjte disa shkurre të tokën e tij, fermeri shkakton zjarr masiv në Poliçan (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama i drejtohet fermerit: Hajde ti oligark i domateve
Këtë të premte kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermerët në Moravë të Beratit, ku nuk ka kursyer as batutat me ta.

Teksa i kërkoi njërit prej fermerëve të fliste për aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të produkteve të fshatit, Rama tha: “Tregoja pak analistëve që flasin nga klubet e natës në televizor”.

Ndërkohë që një fermer tjetër nisi të falenderonte Partinë Socialiste, Rama e ndërpreu duke i kërkuar të mos flasë si politikan por si fermer. Më pas Rama e ftoi në karrigen e tij. “Është një çikë karrige e rëndë”, ia ktheu me batutë fermeri.

Pas tij, kryeministri ftoi një tjetër fermer të cilin e quajti “olikarg domatesh”.“Ja ku është ky oligarku tjetër, një oligark domatesh”, tha Rama.

The post Rama i drejtohet fermerit: Hajde ti oligark i domateve appeared first on Albeu.com.