ferme kanabisi Archives - Albeu.com

“La universitetin për të punuar në “shtëpi bari” në Britani”, rrëfimi i babait shqiptar: Im bir më tha se do të bëjë para
Në një intervistë për median britanike Express, një baba shqiptar përshkruan ankthin që po përjeton, pasi i biri la universitetin dhe shkoi në Britani për të punuar në një fermë kanabisi.

Fillimisht, i biri e gënjeu Edward-in (nuk është emri i tij i vërtetë) sa i takon asaj që do të bënte në Britani.

“Do punoj ndoshta në një restorant sepse di anglisht”, i tha ai të atit, “e pastaj të shohim si shkon”.

Ishte një vendim i rëndësishëm. I biri po hiqte dorë nga universiteti në Shqipëri, kur i kishte mbetur vetëm një vit për të përfunduar nga dega e Ekonomikut.

“Im bir nuk fliste kurrë për gjëra të tilla, nuk ishte në qëllimet e tij. Vetëm kur papritur një ditë tha se donte të largohej”, shpjegon i ati në një intervistë ekskluzive për britaniken Express.

Një moment që kishte mbërritur në Francë, i riu rrëfeu të vërtetën; po kalonte Kanalin me varkë të vogël për të punuar në një fermë kanabisi në Angli.

“Kur e zbulova ishte tepër vonë, më ra tavani mbi kokë”, tregon Edward duke ulur kokën, e me sytë më lot.

“Më tha se i duhej puna për të bërë para. Më tha se nëse e mbaron universitetin këtu nuk përbën ndryshim, pasi mund të punosh vetëm si kamarier”.

“Në Shqipëri nëse do të gjesh një punë të mirë, të duhen njohje, ose duhet të paguash para për të kapur vendin e punës. Kështu funksionojnë gjërat për shkak të korrupsionit”, thotë Edward.

Ndonëse i dinte vështirësitë, kjo nuk e bëri më të lehtë që të pranonte vendimin e të birit.

“Trembem sa herë dëgjoj një histori nga Londra, vetëm aty më rri mendja”, vijon ai, teksa rrëfen disa prej historive që ka dëgjuar.

“Disa po punonin në një nga këto fermat e drogës dhe papritur një natë disa njerëz u përpoqën të futeshin brenda. Ishte tmerr, ata po i vrisnin. Kam dëgjuar po ashtu sesi kur policia bastis banesat, punëtorët duhet të dalin jashtë dhe disa flenë rrugëve. Ndaj i kam thënë tim biri gjatë gjithë kohës se nuk është punë për të, por ai vijon të më thotë se i duhet pak kohë, sa të bëjë ca para”.

Edward e telefonon të birin çdo ditë, ndërkohë që i riu kujdeset për një sasi të madhe bimësh kanabisi. Por biseda nuk është kurrë e lehtë.

“Më thotë se nuk mund të flasë shumë me mua në telefon sepse nuk do që të dëgjohet nga fqinjët. Do të heshtë për shkak të punës”, thotë Edward.

Si pjesa më e madhe e punëtorëve nëpër fermat e kanabisit, i riu shkoi në Mbretërinë e Bashkuar me varkë. Rruga e futi në borxhe me trafikantët, ndonëse babai i tij thotë se tanimë e ka shlyer borxhin.

Ai fajëson mediat sociale si nxitëse për interesin e papritur të të birit për këtë lloj pune.

“Mendoj se u influencua nga mediat sociale, ose njerëzit. Është influenca e miqve të tij sepse ata i dërgonin gjatë gjithë kohës mesazhe duke i thënë hajde këtu, puno me ne dhe bëj para”.

Ky prind i shqetësuar di të paktën 3-4 raste të familjeve të tjera, djemtë e të cilëve ende pa mbushur 18 vjeç kanë udhëtuar drejtë Britanisë për të punuar në fermat e kanabisit, shkruan Express. Duke ditur se i biri ka ngecur në një punë të jashtëligjshme në një tokë të largët, ai ka frikë për jetën e tij, gjatë gjithë kohës. “I kam kërkuar të kthehet në shtëpi, sepse ndoshta një ditë mund të vritet nga ata që mund t’u futen në shtëpi. Vijoj t’i përsëris që të ndryshojë mënyrën sesi e sheh jetën dhe punën”, rrëfeu më tej babai shqiptar për median britanike.

The post “La universitetin për të punuar në “shtëpi bari” në Britani”, rrëfimi i babait shqiptar: Im bir më tha se do të bëjë para appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Punonte kopshtar në një fermë kanabisi, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani pasi është kapur në një ‘fermë kanabisi’ në zonën e Thurlby.

Artur Koka u kap me 175 bimë kanabisi në një femë ku punonte si kopshtar. Sakaq Koka ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia britanike.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, Koka tha se ishte fajtor për rritjen e bimës së kanabisit.

The post EMRI/ Punonte kopshtar në një fermë kanabisi, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli appeared first on Albeu.com.

Kishte 20 mijë paund borxh, shqiptari kapet duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Britani (EMRI)
Julian Bushgjokaj, me origjinë shqiptare është është dënuar me 2 vite burg, pasi u kap duke u ‘kujdesur’ për një fermë kanabisi.

Emigranti shqiptar po kujdesej për 144 bimë kanabisi në një fabrikë të sofistikuar në disa dhoma të një shtëpie në Hull.  Sipas mediave britanike, 30-vjeçari po punonte për të shlyer një borxh prej 20,000 paund.

Në seancën gjyqësore, Bushgjokaj pranoi se ka filluar të ‘kujdesej’ për herë të parë për fermën e kanabisit më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

Gjatë kontrollit fizik në 12 dhomat e improvizuara, policia  sekuestroi 114 bimë kanabisi.

Bushgjokaj i tha policisë se i detyrohej 20 mijë paund për transportin e tij në këtë vend dhe se kishte rënë dakord të kujdesej për bimët e kanabisit për të shlyer borxhin./Albeu.com/

The post Kishte 20 mijë paund borxh, shqiptari kapet duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Britani (EMRI) appeared first on Albeu.com.

“Do më vrisnin nënën dhe motrën”, u kap në fermën e kanabisit në Britani, 22-vjeçari shqiptar: Më kërcënuan
Një shqiptar, i cili u kap në një fermë kanabisi duke u kujdesur për bimër narkotike, pretendoi në mënyrë të rreme se ishte detyruar të punonte në fermë pas kërcënimeve se familja e tij do të vritej.

Home Office hodhi poshtë pretendimin e Dorjan Meras pasi ai u arrestua në pronën në Buckton Vieë në Holbeck më 9 shkurt. Oficerët hynë befasisht dhe e gjetën 22-vjeçarin duke fjetur në një shtrat në kuzhinë.

Gjatë kontrollit zbuluan se pjesa tjetër e shtëpisë ishte përshtatur për rritjen e kanabisit.

Në total u gjetën 126 bimë, drita dhe pajisjte të tjera të posaçme për rritjen e kanabisit.

Droga arrinte vlerën e 70,000 £.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, Mera tha se ishte detyruar të punonte në fermë nga një bandë, pasi e kishin kërcënuar se do t’i vrisnin nënën dhe motrën.

Më vonë u pranua se atij iu bë “presion” për të punuar në fermë për të shlyer borxhin që u kishte trafikantëve për transportin e tij.

Ai kishte mbërritur me një kamion verën e kaluar, tha avokati i tij Benjamin Campbell. Ai shtoi: “Atij i vjen keq për këtë seri ngjarjesh dhe nuk dëshiron asgjë më shumë se të shkojë në shtëpi te familja e tij në Shqipëri dhe të punojë atje”.

22-vjeçari u burgos për 18 muaj./Albeu.com/

The post “Do më vrisnin nënën dhe motrën”, u kap në fermën e kanabisit në Britani, 22-vjeçari shqiptar: Më kërcënuan appeared first on Albeu.com.

Mori lekë borxh dhe u largua me gomone drej Britanisë, 19-vjeçari shqiptar kapet në fermë kanabisi (EMRI)
Një i ri nga Shqipëria është arrestuar nga autoritetet britanike në Angli pasi u kap në një ndërtesë të përshtatur si plantacion kanabisi pasi udhëtoi drejt vendit ilegalisht.

Mësohet se 19-vjeçari Besmir Sula kishte paguar rreth 4000 paundë për t’u futur kontrabandë në Britaninë e Madhe dhe kishin qenë të njëjtët persona që e ndihmuan me kalimin e kufirit ata që e punësuan në plantacionin e tyre të kanabisit.

Fillimisht i riu u mbajt në një qendër paraburgimi pasi hyri në vend me anë të një gomoneje tetorin e kaluar dhe më pas u transferua në një hotel të Home Office ku iu dha një telefon për të komunikuar me familjarët e tij.

Sipas britanikes DailyMail i riu u kontaktua nga një person në fshatin e tij, nga i cili kishte marrë hua paratë për udhëtimin e rrezikshëm dhe që kërkonte t’i shlyhej borxhi.

Sakaq, 19-vjeçari u largua nga hotel dhe u dërgua në një ndërtesë midis fshatrave të Cranbrook dhe Hawkhurst në Kent, ku ai punonte si “kopshtar” për rreth 500 bimë kanabisi./Albeu.com

The post Mori lekë borxh dhe u largua me gomone drej Britanisë, 19-vjeçari shqiptar kapet në fermë kanabisi (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Kapet në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari në Britani: Kisha borxhe ndaj bandës në vendlindje
Një i ri shqiptar është artestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke u kujdesur për bimët narkotike në një “shtëpi bari”.

Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Zalli, i cili u kap  mëngjesin e 15 marsit në pronën në Grenfell Town, Bon-y-maen.

Ne foto Klajdi Zalli

Oficerët e Policisë hapën me forcë derën e ndërtesës, ndërsa 23 vjeçari tentoi të arratisej përmes kopshtit, por u arrestua nga policët.

Ai u tha atyre se kishte qëndruar dy muaj pa dalë nga ferma e kanabisit.

Gjatë kontrollit, Policia britanike sekuestroi 122 bimë kanabisi me vlerë 5200 paund.

I riu shqiptar tha para gjykatës se ishte detyruar që të të emigronte në Angli, për të fituar të ardhura, në mënyrë që të shlyente borxhin që nëna e tij kishte ndaj një bande në Shqipëri./Albeu.com/

The post Kapet në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari në Britani: Kisha borxhe ndaj bandës në vendlindje appeared first on Albeu.com.

Shkatërrohet ferma e kanabist me vlerë 163 mijë paund në Skoci, pranga 28-vjeçarit shqiptar
Policia skoceze ka shkatërruar një fermë kanabisi në qendër të Greenock dhe ka arrestuar një shqiptar.

Oficerët që hynë në ambientet e ish-zyrës në rrugën Nicolson thonë se sekuestruan bimë kanabisi me vlerë 163,000 £ si rezultat i operacionit të udhëhequr nga inteligjenca.

I arrestuari është një 28-vjeçar shqiptar i identifikuar si Bledjan Buçi.

Shqiptari akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të kanabisit si dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Bastisjet u kryen në 1 janar pas një njoftimi.

Një zëdhënës i Policisë së Skocisë konfirmoi: “Ne u informuam për rritjen e kanabisit në një pronë në rrugën Nicolson në Greenock rreth orës 18:00 të së dielës, 1 janar.”

“Kanabisi është vlerësuar në rreth 163,000 £. Një 28-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar në lidhje me fermën”./Albeu.com/

The post Shkatërrohet ferma e kanabist me vlerë 163 mijë paund në Skoci, pranga 28-vjeçarit shqiptar appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Zbulohet një “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohet pronarja: Procedohen 4 punonjës të OSHEE
Është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura këtë herë në Malësine e Madhe.

Policia ka arrestuar një shtetase, e cila është pronare e magazinës, File Vuksani dhe proceduar në gjendje të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore  një tjetër.

Po ashtu janë shpallur në kërkim dy bashkëshortët e tyre vëllezër, Ujk dhe Gjovalin Vuksani  dhe janë proceduar 4 punonjëss të OSHEE.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Finalizohet faza e 10-të e operacionit policor të koduar “Qarku”.

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Kishin përshtatur ambientet e një magazine, për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, vihet në pranga 1 shtetase (pronarja e magazinës), procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase tjetër (për shkak të gjendjes shëndetësore).

Shpallen në kërkim bashkëshortët e tyre (vëllezër), të 2 bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Procedohen edhe 4 punonjës të OSHEE Malësi e Madhe, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen 90 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe pajisje të ndryshme elektrike.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Shkodër, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 10-të të operacionit policor të koduar “Qarku”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. V., 54 vjeçe, banuese në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të gjendjes shëndetësore, për shtetasen M. V., 43 vjeçe, banuese në fshatin Jeran.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasi U. V., 61 vjeç (bashkëshorti i shtetases F. V.) dhe vëllai i tij, shtetasi Gj. V., 56 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. V.), të dy banues në fshatin Jeran, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Këta 4 shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar më njëri-tjetrin, për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një magazinë në pronësi të shtetases së arrestuar F. V., në fshatin Jeran, Malësi e Madhe.

Gjatë kontrollit në ambientet e magazinës, që furnizohej me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, shërbimet e Policisë kanë gjetur 90 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në vazo, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 24 llamba elektrike dhe pajisje të tjera elektrike, të cilat shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në këtë ambient.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

A. S., 23 vjeç, E. B., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, I. D., 50 vjeç, banues në Koplik dhe F. D., 54 vjeç, banues në fshatin Bajzë, punonjës të OSHEE Malësi e Madhe.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vijon…

The post EMRAT/ Zbulohet një “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohet pronarja: Procedohen 4 punonjës të OSHEE appeared first on Albeu.com.

EMRI/ U kap me 75 mijë paund në fermën me “bar”, i riu shqiptar: Erdha në Britani dhe e gjeta veten në duart e një bande
Një 25-vjeçar shqiptar nga Colchester, i cili ishte i përfshirë në një fermë kanabisi në Ipswich është dënuar me 34 muaj burg.

Klizman Marku u ndalua nga policia teksa po ngiste një makinë të pasiguruar në A12 në Capel St Mary në qershor të këtij viti dhe u shfaq nervoz, dëgjoi Gjykata e Ipswich Crown.

Ai ishte në telefonin e tij kur u ndalua nga policia dhe kishte bërtitur diçka në shqip.

Ai u ndalua dhe kur oficerët panë në telefonin e tij zbuluan një video të dikujt që mbante një sasi të madhe kanabisi.

Një etiketë vendndodhjeje në video e çoi policinë në një pronë në Norwich Road, Ipswich, dhe kur policia hyri në ambientet me një çelës të gjetur në Marku, ata gjetën 52 bimë kanabisi duke u rritur në bodrum.

Dhoma ishte pajisur me 50 njësi ndriçimi, katër njësi ventilatore dhe një njësi filtrimi dhe në një dhomë tjetër policia gjeti 97 vazo me bimë të korrura së fundmi.

Gjykata tha se 52 bimët kishin një vlerë potenciale të vlerësuar deri në 27,000 £ dhe 97 bimët e korrura kishin një vlerë potenciale të vlerësuar deri në 48,000 £.

Kur oficerët shkuan në adresën e shtëpisë së Markut në Colchester, gjetën një sasi të vogël kanabisi dhe dy njësi të mëdha filtrimi ajri të ngjashëm me atë të gjetur në shtëpinë në Norwich Road.

Marku, nga Victor Road, Colchester u deklarua fajtor. Ai gjithashtu pranoi drejtimin e mjetit pa sigurim dhe pa leje drejtimi dhe iu ndalua drejtimi i mjetit për 23 muaj.

Duke dënuar Markun, gjykatësi David Pugh tha: “Pasi erdhe në këtë vend, më kanë thënë se e gjete veten në duart e një bande kriminale, por është e qartë që pranon që ke marrë pjesë aktive në aktivitetet e kësaj bande në prodhimi i kanabisit”.

Gjykata dëgjoi se Marku, i cili përshkruhej si “naiv”, kishte kërkuar strehim në Britaninë e Madhe dhe kishte hasur në një bandë që i ofronte strehim dhe ushqim në një kohë kur ai kishte ftohtë, ishte i uritur dhe në gjendje të rëndë.

The post EMRI/ U kap me 75 mijë paund në fermën me “bar”, i riu shqiptar: Erdha në Britani dhe e gjeta veten në duart e një bande appeared first on Albeu.com.

“Fermë” kanabisi në Krujë, disa persona “në rrjetë”, detajet e para (VIDEO)
Krujë / Finalizohet pas një hetimi disamujor, megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Survey”.

Si rezultat i finalizimit të këtij megaoperacioni sekuestrohen 5.3 kg kanabis të gatshme për shitje, si dhe janë evidentuar e asgjësuar gjatë periudhës hetimore, 1353 bimë kanabisi, të kultivuara në zona të pyllëzuara.

Vihen në pranga 5 shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Sekuestrohen gjithashtu, 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në zona të pyllëzuara, si dhe pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjuqësor Krujë, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacioni policor antikanabis të koduar “Survey”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-A. E., 35 vjeç, A. E., 41 vjeç ( vëllezër), S. X., 24 vjeç, G. Ll., 36 vjeç dhe P. K., 47 vjeç.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit M. X., 26 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. X.) dhe B. A., 37 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në kohë dhe në ambiente të hapura të ndryshme, 1353 bimë narkotike, në zona të pyllëzuara të fshatit Bruz Mal, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar përgjatë periudhës hetimore. Në vijim të kontrolleve në kuadër të operacionit “Survey”, në banesën e shtetasit të arrestuar G. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 5.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e gatshme për shitje. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu, të dyshuara të përfituara apo të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasve M. X. dhe B. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

The post “Fermë” kanabisi në Krujë, disa persona “në rrjetë”, detajet e para (VIDEO) appeared first on Albeu.com.