ferid berberi Archives - Albeu.com

“Mirënjohës profesorit tim”! Ndarja nga jeta kompionit të peshëngritjes Ferid Berberi, reagon Presidenti Meta (FOTO LAJM)
Presidenti i vendit ilir Meta ka ndarë me ndjekësit në Facebook, lajmin për ndarjen nga jeta të kampionit rekordmen të peshëngritjes, Ferid Berberi.

Berberi ka qenë profesori i presidentit në këtë sport, pasi vetë presidenti, në rininë e tij ka praktikuar peshëngritjen.

Komenti i Metës:

Kreu i shtetit shprehet se do t’i jetë përjetë mirënjohës profesor Berberit, i cili e tërhoqi atë në magjinë e peshëngritjes dhe e edukoi me vlerat dhe parimet më të mira sportive se nuk ka arritje dhe suksese pa një punë të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme.

“Me shumë trishtim dhe dhembje mësova sot për ndarjen nga jeta të Profesorit tim të dashur, Ferid Berberi, një nga kampionët më jetëgjatë në historinë e sportit tonë për më shumë se katër dekada, ish-trajnerit të madh të peshëngritjes të Ekipit Kombëtar dhe Dinamos.

Në rininë e tij ai jo vetëm shkëlqeu si kampion dhe rekordmen, por prodhoi edhe shumë kampionë e rekordmenë, ikona të peshëngritjes tonë, që shkëlqyen edhe në nivel europian e botëror si Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Muharrem Berisha dhe Ardian Kokonozi.

Përjetë mirënjohës Profesor Feridit, i cili më tërhoqi edhe mua në magjinë e peshëngritjes, më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive dhe mbi të gjitha se nuk ka arritje dhe suksese pa një punë të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme.

Ai futi metodat me bashkëkohore në programet e stërvitjeve dhe studionte vazhdimisht duke modernizuar sportin e peshëngritjes. Me profesionalizmin dhe përkushtimin prindëror për të përgatitur denjësisht kampionë dhe rekordmenë, ai do të mbetet i paharruar si shembull i çmuar dhe frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berberi dhe komunitetit sportiv të peshëngritësve, që humbën sot një personalitet dhe një legjendë të jashtëzakonshme të kësaj disipline.

Kujtimet me Profesor Feriditi për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, do t’i ruaj përherë të gjalla si atëherë.

Lamtumirë Kampion! Të prehesh në paqen e merituar!”/albeu.com/

The post “Mirënjohës profesorit tim”! Ndarja nga jeta kompionit të peshëngritjes Ferid Berberi, reagon Presidenti Meta (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.