Ferdinando Muollo Archives - Albeu.com

Sot iu konfiskuan pasuritë, si u zbulua mafiozi i Camorras që pastronte lekët e krimit në Shqipëri
Prokuroria e Durrësit i ka konfiskuar pasuritë ditën e sotme shtetasit Italian Ferdinando Muollo.

Ai vakuzohet për veprën penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”.

Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për Muollon.

Mafiozi i Camorras i cili vrau ortakun e tij në Napoli, blinte prona në Shqipëri me para krimi.

Dosja: Si u zbulua mafiozi italian që blinte pasuri të paluajtshme  në Shqipëri

Nga dosja rezulton se shuma e investimeve në total e të pandehurit Ferdinando Muollo në shtetin shqiptar rezulton të jetë rreth 300.000 euro. Ai ka blerë 5 apartamente dhe 7 garazhde, po ashtu ka investuar edhe në tre subjekte tregtare, ndërsa nga inspektimi ekonomik rezulton se në shumicën e tyre blerjet nuk kanë kaluar përmes bankave, por janë paguar cash nga italiani.

Sipas prokurorisë ky shtetas pasurinë e përfituar në mënyrë kriminale ka dashur ta pastrojë.

Organi procedues çmon se në rastin konkret ka qenë vetë shtetasi autor i kryerjes së veprës penale “mëmë” ai që ka konsumuar dhe veprën penale të pastrimit të parave. Konkretisht, një pjesë të kësaj pasurie, i pandehuri Ferdinando Muollo ka vendosur që ta investojë në shtetin shqiptar.

Konkretisht ai fillimisht ka lidhur në vitin 2010 një kontratë porosie për blerjen e një apartamenti dhe dy garazhde me një shumë totale prej 50.000 euro, shumë të cilën ai ja ka paguar subjektit ndërtues në Cash, pra një shumë e tillë parash provohet që nuk ka kaluar në rrugë bankare.

Më tej në vitin 2011, i pandehuri Ferdinando Muollo, ka lidhur përsëri me subjektin një kontratë sipërmarrje për blerjen e pesë garazhdeve në të njëjtin objekt të subjektit tregtar. Edhe në këtë rast, ai ka paguar një shumë 30.000 euro në momentin e lidhjes së kësaj kontrate dhe shumën tjetër prej 30.000 euro e ka paguar brenda vitit 2011.

Në të dyja rastet e mësipërme përkatësisht në vitet 2016 dhe 2019, ai ka lidhur kontrata të rregullta noteriale me subjektin, duke i marrë në pronësi këto pasuri të paluajtshme dhe përsa i përket pagesës i është referuar kontratave të porosisë dhe sipërmarrjeve të kryera vite më parë.

Më tej, i pandehuri Ferdinando Muollo ka lidhur një kontratë shitje me kusht në vitin 2013 me qëllim blerjen e dy apartamenteve me një shumë të përgjithshme prej 120.000 euro përsëri tek objektet e subjektit. Edhe në rastin konkret ky shtetas ka paguar këstin e parë prej 40.000 euro dhe pjesën tjetër do ta paguante të copëzuar në vitet në vazhdim në vitet 2013 dhe 2014.

Në vitin 2014, i pandehuri Ferdinando Muollo ka marrë në pronësi dy apartamente me një vlerë totale prej 70.000 euro po tek subjekti, ku tashmë ka përcaktuar se ka paguar shumën prej 50.000 euro në vitin 2013, ndërsa shumën tjetër e ka paguar në muajin Maj 2014. Edhe në këtë rast nuk rezulton që shtetasi Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Në vijim në muajin shkurt 2015, i pandehuri Ferdinando Muollo ka lidhur një kontratë tjetër me nje subjekt për blerjen e 2 apartamenteve dhe 13 garazhdeve në të njëjtin objekt për një vlerë totale prej 370.000 euro. Edhe në këtë rast ka deklaruar se ka paguar 20.000 euro si këst të parë dhe pjesën tjetër ka përcaktuar afatet konkrete.

Në muajin shtator 2015, i pandehuri Ferdinando ka marrë në pronësi të tij një apartament në vlerën 4.200.000 lekë, ku përsa i përket mënyrës së pagesës ka referuar se kësti i parë prej 2.200.000 lekë është paguar në muajin Janar 2013 dhe kësti i dytë në shumën 2.000.000 lekë është paguar në muajin Maj 2014. Edhe në këtë rast nuk rezulton që i pandehuri Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Në muajin shtator 2016, i pandehuri Ferdinando ka marrë në pronësi të tij një apartament dhe dy garazhde në vlerën totale prej 50.000 euro, shumë e cila është paguar prej tij në vitin 2010. Edhe në këtë rast nuk rezulton që i pandehuri Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Në muajin Dhjetor 2017, i pandehuri Ferdinando ka blerë nga shtetasit një apartament i cili ndodhej po në objektin e firmës dhe në kontratë është shënuar shifra 950.000 lekë, shumë të cilën fillimisht Ferdinando e ka depozituar Cash në Bankë për llogari të palës shitëse. Nga pyetja e shitësve ka rezultuar se shtetasi Italian Ferdinando për këtë banesë i ka paguar Luanit dhe shumën prej 30.000 euro cash në dorë. Pra në rastin konkret, i pandehuri Ferdinando Muollo nuk ka referuar vlerën e saktë të investimit të tij në blerjen e këtij apartamenti.

Në muajin Janar 2019, i pandehuri Ferdinando ka marrë në pronësi të tij nga Shoqëria pesë garazhde duke vendosur një çmim të përgjithshëm prej 60.000 euro. Përsa i përket mënyrës së pagesës ka deklaruar se shuma prej 60.000 euro është paguar në dy këste nga 30.000 euro në muajt gusht dhe dhjetor 2011, sipas kontratës së porosisë. Edhe në këtë rast nuk rezulton që i pandehuri Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Pra përsa i përket investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme, i pandehuri Ferdinando Muollo rezulton se ka të rregjistruara në Zyrën e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës 5 apartamente dhe 7 garazhde për të cilat rezulton se në rrugë bankare është pasqyruar vetëm shuma prej 950.000 lekë, ndërsa përsa i përket shumave të paguara për blerjen e tyre janë të gjitha të kryera Cash dhe kryesisht të deklaruara të paguara në vitet 2010, 2011, 2013, 2014 dhe 2015.

Kryerja e këtyre veprimeve të krijon bindjen se i pandehuri Ferdinando Muollo me dashje ka vepruar në këtë mënyrë me qëllimin e fshehjes të burimit të saktë të investimit të kryer duke pasur parasysh faktin se këto para janë rrjedhojë e veprimtarisë kriminale të tij. Dhe kjo është arsyeja se përse i pandehuri Ferdinando Muollo nuk ka zgjedhur rrugën bankare.

Gjithashtu i pandehuri Ferdinando Muollo rezulton se ka qenë aksioner në tre subjekte të regjistruara në Organet Tatimore të Republikës së Shqipërisë, subjekte të cilat gjatë periudhës kohore ku shtetasi Ferdinando ka qenë aksionerë nuk kanë pasur veprimtari ekonomike fitimprurëse duke rezultuar me humbje.

Pra në analizë të Anës Objektive të veprës penale të konsuuar nga I pandehuri Ferdinando Muollo rezulton se është provuar tej cdo dyshimi konsumimi i investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale./Albeu.com.

The post Sot iu konfiskuan pasuritë, si u zbulua mafiozi i Camorras që pastronte lekët e krimit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Pastronte paratë e krimit në Shqipëri, Prokuroria e Durrësit i sekuestron italianit pasuritë
Prokuroria Durrës i konfiskon pasuritë dhe kërkon 6 vjet burg për shtetasin Italian Ferdinando Muollo, për Veprën Penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”. Mafiozi i Camorras, Muollo vrau ortakun e tij në Napoli, blinte prona në Shqipëri me para krimi.

Muollo rezulton i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e vrasjes së ortakut të tij në biznes Salvatore Ridosso. Vrasja është kryer për një konflikt të lindur për 150 milion lireta.

Njoftimi

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka dëguar për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.831/2018 në ngarkim të të pandehurit: F.M, me shtetësi Italiane, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” të parashikuar nga neni 287/1 germa “d” e K. Penal.

Gjatë gjykimit, rezultoi plotësisht e provuar se i pandehuri F.M., e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Përsa i përket faktit të procedimit penal ndaj tij, organi procedues ka administruar nga ana e Autoriteteve të Drejtësisë Italiane të dhëna nga të cilat rezulton ndër të tjera se shtetasi italian F.M., me Vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Salerno, Itali, është deklaruar fajtor për veprat penale të parashikuara nga nenet 110, 575, 577 n.4 c.p e 7 D.L 13.05.1991 n.152 konvertuar me ndryshime në Ligjin më 12.07.1991 n.203 dhe dënuar përfundimisht me 12 vjet e 6 muaj burgim, vepra penale të cilat bëjnë fjalë për vrasjen e shtetasit S.R., duke konsideruar dhe ndryshimet në dispozitat e neneve 575 dhe 577 të kryera me Dekretin Ligj nr.152/1991 dhe nr.203/1991 të Autoriteteve kompetente në shtetin italian.

Në vijim, nga aktet e administruara të Letër Porosisë rezulton se i pandehuri F. M, përveç dënimit të sipërcituar, ka disa raste të tjera të proceduara dhe dënuar nga ana e Autoriteteve Italiane të Drejtësisë për krime më të lehta dhe të natyrës kryesisht financiare. Ky shtetas, rezulton të jetë i dënuar në vitet 1984, 1991 (dy herë), 1998, 2009, 2011, 2012, 2013 dhe 2014.

Duke pasur parasysh faktet e mësipërme, si dhe për një hetim sa më të plotë dhe objektiv është vendosur kryerja e një ekspertimi ekonomik.

I pandehuri F. M., në vite ka filluar të blejë pasuri të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë. Shuma e investimeve në total e të pandehurit F. M., në shtetin shqiptar, sipas Aktit të Ekspertimit Ekonomik të kryer gjatë gjykimit rezulton të jetë 217.709 euro.

I pandehuri F.M., paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale i ka investuar në shtetin shqiptar duke blerë pasuri të paluajtshme. Për blerjen e këtyre pasurive ai nuk ka përdorur transaksionet bankare por ka përdorur lëvrimin Cash të tyre dhe qëllimi i tij ka qenë fshehja e origjinës së pasurisë (parave) të fituar në mënyrë të paligjshme, që më vonë pasuria e re e krijuar të duket e ligjshme.

Nisur nga sa më lart rezulton se i pandehuri F. M ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 germa ”d” i K.Penal, d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Sa më sipër, bazuar në nenin 378/1 të K. Pr. Penale, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar.

Deklarimin fajtor të pandehurit M për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga neni 287/1 germa ”d” të K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 36 të K. Penale konfiskimin e pasurive si më poshtë:

Pasuria, Sip.86,538 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 11,495 m2 + 72.7141 m2 tarracë),;

Pasuria, Sip.69,9 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 7,684 m2);

Pasuria, Sip.86,025 m2 apartament në Durrës;

Pasuria, 8518, Sip.80,05 m2 apartament në Durrës;

Pasuria, Sip.91,294 m2 apartament në Durrës;

Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.32,33 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.30,5 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.15,25 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.17,08 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.285,22 m2 garazh në Durrës;

Automjetin tip Daimler Chrysler, Model ML 320 CDI, Durrës në pronësi të shtetasit F.M.

Shumës 389,67 euro në Llogarinë bankare në emër të F.M.

/Albeu.com.

The post EMRI/ Pastronte paratë e krimit në Shqipëri, Prokuroria e Durrësit i sekuestron italianit pasuritë appeared first on Albeu.com.