ferdinand xhaferaj Archives - Albeu.com

Ish-deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar i Presidentit Begaj
Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, është emëruar këshilltar i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Emërimi është bërë gjatë ditëve të fundit, pas përfundimit të mandatit të tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Xhaferaj nuk pranoi të rikandidonte në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke mos hyrë në primaret e PD.

Ferdinand Xhaferaj, ka një karrierë të gjatë në politikë dhe në fushën e sigurisë kombëtare.

Ai ka kryer studimet universitare në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1999 ka ndjekur një specializim në Universitetin e Harvardit për “Politikat e Lidershipit”.

Më pas, ka përfunduar një Master të Dyfishtë për “Siguri Ndërkombëtare” dhe “Çështje të Sigurisë Kombëtare” në Naval Postgraduate School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në vitin 2006 ka përfunduar studimet e doktoraturës pranë Akademisë së Mbrojtjes.

Në karrierën e tij politike, Xhaferaj ka qenë deputet i Partisë Demokratike për pesë legjislatura dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme parlamentare, ndër to: kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s (1996–1997), bashkëkryetar i Komisionit për Integrimin në NATO (2007–2009), zëvendëskryetar i Komisionit për Integrim Europian (2005–2009), anëtar i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian (2005–2009), si dhe zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare (2021–2025).

Gjatë viteve 2009–2011, ai ka shërbyer si Minister i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, periudhë në të cilën u njoh për kontributin e tij në promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Përveç angazhimit politik, Xhaferaj ka pasur edhe një veprimtari akademike të gjerë, duke ligjëruar në Akademinë Ushtarake, Universitetin e Durrësit dhe Kolegjin Universitar “Bedër”. Ai është autor i monografisë “Deballkanizmi i Ballkanit”, botuar nga shtëpia botuese “Dudaj”, dhe ka marrë pjesë në një sërë konferencash kombëtare e ndërkombëtare mbi sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ferdinand Xhaferaj, njihet si njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe italiane, ndërsa fushat e tij kryesore të interesit janë shkencat politike, siguria kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. /skyweb.al

The post Ish-deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar i Presidentit Begaj appeared first on Albeu.com.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton programin e punës/ Ferdinand Xhaferaj: Zgjedhjet, për herë të parë pa akuza ndaj Presidentit dhe SHISH
Ditën e sotme, Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi një mbledhje zyrtare për të miratuar programin e punës për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025.

Në fjalën e tij, nënkryetari i komisionit dhe deputet i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, u ndal tek procesi zgjedhor i 11 majit, duke e vlerësuar si një moment pozitiv në historinë e tranzicionit politik të vendit.

Sipas Xhaferajt, për herë të parë nuk pati asnjë akuzë për përfshirjen në zgjedhje të institucioneve që janë në varësi të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, si Shërbimi Informativ Kombëtar, Forcat e Armatosura, dhe deri diku edhe Policia e Shtetit.

“Ndjej kënaqësi të konstatoj se zgjedhjet e fundit ishin të parat në historinë e tranzicionit ku nuk pati asnjë akuzë për përfshirjen e Institucionit të Presidentit, SHISH-it apo FA-ve. Ky është një standard i ri për vendin”, deklaroi Xhaferaj.

Gjithashtu, ai theksoi se nuk munguan denoncimet për përdorimin e burimeve shtetërore nga partia në pushtet, edhe pse këto nuk lidhen me institucionet që mbulon komisioni.

Xhaferaj veçoi veçanërisht Institucionin e Presidentit të Republikës, i cili, sipas tij, doli jashtë çdo akuze dhe ruajti një qëndrim të pavarur dhe institucional gjatë gjithë procesit zgjedhor.

The post Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton programin e punës/ Ferdinand Xhaferaj: Zgjedhjet, për herë të parë pa akuza ndaj Presidentit dhe SHISH appeared first on Albeu.com.

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2025/ Ferdinand Xhaferraj: Pa objektiva të qarta, jemi në kushte dramatike të situates së krimit
Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, në fjalën e tij për buxhetin e vitit 2025,  adreson disa nga çështjet më shqetësuese që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Ai kritikon qeverinë për mosrealizimin e angazhimeve të saj në fushën e mbrojtjes, duke theksuar se buxheti i paraqitur përmbush në mënyrë të pamjaftueshme kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n.

Gjithashtu, Xhaferraj vë në dukje dështimet e institucioneve të rendit për të trajtuar situatën e kriminalitetit dhe aksidenteve rrugore, duke e konsideruar situatën si dramatike dhe të papranueshme.

Në këtë kontekst, ai i bën thirrje qeverisë për një angazhim të vërtetë dhe financiar në mbështetje të forcave të sigurisë dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Fjala e plotë e Xhaferrajt:

E nderuar zj. Kryetare, kolege deputete

Eshte e natyrshme qe fjala ime per buxhetin do te fokusohet ne fushen e sigurise dhe do te perqendrohem tek problemet qe ekspozon buxheti ne fushen e mbrojtjes dhe te rendit.

Nisim shkurtimisht me te paren, buxhetin ne fushen e mbrojtjes. pavarsisht se i perkas opozites gjithmone kam pasur qasjen se siguria kombetare qendron mbi ndasite partiake dhe qe ne fillim do te kisha deshire te theksoja se a ka ndonje gje te mire ky buxhet ne fushen e mbrojtjes? Po.

Ne si opozite mbështesim vendosjen në planin e investimeve të nënprogrameve për “Forcat e Luftimit” që lidhen me blerjen e dronëve, per blerjen e armatimit dhe municionit për trupën dhe masat për mbrojtjen K/Ajrore. Thene kete nuk mund te heshtim kur konstatojme se ky buxhet merr persiper te genjeje jo vetem me ze, por edhe me shkrim edhe me ligj Aleancen e Antlatikut te Veriut, NATO-n. Genjeshtra ka te beje me faktin se ju thoni se Shqiperia permbush objektivin e shpenzimit ne fushen e mbrojtjes prej 2 perqind te GDP. Po permend tre fakte qe kjo nuk eshte e vertete:

Se pari; ​emergjencat civile me nje buxhet prej 5,4 miliarde apo 10,4 % e buxhetit te mbrojties (“Emergjencat civile” jane shërbim që në vendet anëtare të NATOs nuk financohet nga buxheti i mbrojtjes pasi, në këto vende, është ose në varësi të Ministrisë së Brendshme, ose direkt të Qeverisë).

Se dyti​; mbeshtetja per shendetesine 1,9 milard per Spitalin e Traumes. Buxhet qe duhej te alokohej tek Ministria e Shendetesise. (VKM-ja ka kaluar në mbledhjen e datës 2 dhjetor 2015…planifikimi buxhetor nga Min Shend dhe Min Mbrojtjes por kjo binte ndesh me ligjin nr.147/2014, “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”…

Por, këto pika bien në kundërshtim me nenin 24 të ligjit nr. 147/2014, sipas së cilit ‘buxheti i shërbimit të urgjencës mjekësore, ku bën pjesë dhe SUT, është program i veçantë në buxhetin e miratuar për ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë’).

Se treti; ​infrastruktura e portit tregtar te Porto-Romanos 1,1 miliard. Ju thoni ndertim i portit të Ri Porto- Romano (Infrastruktura per bazën detare te NATO-s). Ku e keni aprovimin nga NATO per kete baze detare. Deklarate te NATO-s per portin e Durresit kemi dhe e kemi shume te qarte. Me 4 maj te vitit 2021 kur, Gjenerali Chris Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, vizitoi portin historik të Durrësit ai u shpreh se“porti i Durrësit ka një qasje strategjike, si i vetmi port me kapacitete për të realizuar dislokimin e trupave në rajonin e Detit të Zi“. Ju e hoqet qasjen strategjike te portit te Durresit sipas NATO-s ne sherbim te qasjes strategjike qe keni me korrupsionin.

Pra, buxheti ne fushen e mbrojtjes nuk eshte 2 % por po te hiqen 8.4 miliard qe nuk i perkasin mbrojties se vendit ai del 1,65%.

Nuk po flas ketu per faktin se jane disa ministra mbrojtje te rilindjes qe kane marre persiper krijimin e nje Battlegroup dhe prej 10 vitesh akoma nuk eshte krijuar.

Se katerti; ​mbeshtetja sociale per ushtaraket prej 5 miliard leke apo 10 % e buxhetit te mbrojtjes. Kjo do te ishte skandal ne vete nese ketu perfshihet edhe mbeshtetja sociale per policet.

Pse duhet te genjeni aleancen sikur i permbushni detyrimet? Qe te kaperdiset kryeministri kur del jashte vendit dhe te flase per konfliktin ne Gaza, per problemet globale te mjedisit apo per luften ne Ukraine. Kemi nje kryeminister qe ka 12 vite qe qeveris dhe ne Nentor te 2024 jo sipas Ferdinand Xhaferrit, por sipas bankes se Shqiperise qeveris nje vend ku 25 perqind e qytetareve jetojne me borxhe dhe 20 peqind marrin ushqim me lista.

Le te shkoje tek aleatet dhe para se te flasi per temat globale t’ju thote partnereve se ky eshte rezultati i qeverisjes time 12 vjecare. Kjo eshte Shqiperia e 2024 me nje te pesten e popullsise qe merr ushqim me lista dhe ata patjeter do ta meshirojne dhe nuk do ja kerkojne detyrimin prej 2 perqind.

Tani le te kthehemi tek problemet e rendit. Per rendin publik si Ministri i Brendshem edhe Drejtori i Pergjithshem i Policise erdhen ne komision dhe folen per nje buxhet rutine sikur na pret nje vit i zakonshem per policine kur situaten e rendit dhe sigurise e kemi dramatike dhe pse?

Faktet dhe vetem faktet na bejne me dije se ky vit qe po kalojme ka qene nje vit i veshtire per qytetaret dhe policine e shtetit. Situata e rendit publik dhe sigurise rrugore gjate sezonit veror degradoi shume keq: Aksidentet kane ekspozuar shifra te frikshme dhe vetem gjate sezonit veror kishim 288 aksidente më shumë krahasuar me nje vit me pare. Lidhur me situaten e krimit gjate muajt Gusht kulmuam me shtate te vrare brenda nje jave. Arsyet jane te shumta, por shqetesimi me i madh ka te beje me faktin se menyra se si ndodhin krimet mafioze (kujtoj Memaliajn dhe se fundmi Shkodren) jane deshmi se krimi nuk e ka frike policine.

Keto jane ngjarje kriminale ku kemi pasur viktima krejtesisht te pafajshme ne Memaliaj, viktima krejtesisht te pafajshme ne Shkoder. Ku qendron policia sot? Po te kthejme koken pas do konstatojme se nga viti 2020 nderi me ne Prill te 2024 nga 192 krime mafjoze te ndodhura ne kater vite, 62 jane pa autor (me shume se 30%).

Ne keto kushte tejet dramatike te situates se krimit ky buxhet duhet te tregonte se si do jete edhe mbeshtetja financiare per te filluar dhe zgjidhur problemet qe ndesh policia sot. Me konkretisht:

1) Se si ky buxhet mund te ndikoje qe domosdoshmerisht te dalim nga spiralja ku policia eshte kthyer ne agjensi funerale qe shkon dhe mbledh viktimat, gjen makina te djegura dhe del me deklaraten standarte se: Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet ….cfare hetimesh kur me shume se 30 % e vrasjeve mafjoze jane te pazbardhura. Pra, cfare mendoni realisht per fuqizimin e buxhetit per rrjetin e fshehte te informatoreve sepse ka te beje me punen parandaluese te policise?

2) Si mund te ndikoje ky buxhet qe policia e shtetit te mos funksionoje si departament i Ministrise se Bujqesise ku shohim policet qe shkojne per te korrur kanabis, por te rritet forca parandaluese. A duhet te kordinohen me mire burimet financiare dhe njerezore edhe me institucionet e tjera vendore dhe qendrore per te rritur forcen parandaluese ne mbjelljen e kanabis?

3) Ministrat dhe drejtoret e policise te ardhur ne komision kane folur per plane masash konkrete per sezonin veror si per rendin edhe per sigurine rrugore. Gjate sezonit veror dihet se shtohet popullsia si me turiste edhe me emigrante, shtohen automjetet, grupet kriminale vijne dhe lajne hesapet e krijuara edhe ne vende te tjera. Ju beni plane masash, por dihet qe jane fiktive deri sa nuk japin produkt. Sezoni veror shton problematikat per policine, por a kemi buxhet shtese per ta adresuar keto problematika? Keto jane disa shqetsime qe nuk adresohen ne buxhet dhe pse?

Pergjigja eshte tek nje shprehje e presidentit te SHBA-se Barak Obama qe thote: Buxheti nuk eshte thjesh nje seri numrash mbi nje leter te bardhe: buxheti eshte misherim i vlerave tona (B. Obama). E kuptoni ku eshte kjo qeveri ne raport me vlerat?

Kjo qeveri eshte tek skandali “5D”, tek skandali inceneratoreve, tek vjedhja e fondeve te BE-se per bujqesine, tek koncesionet abuzive ne shendetesi, nje shendetesi qe ka degraduar ne ate pike ku mjeku vret pacientin per te shkuar ne Maldive, tek skandali i policise qe ne vend qe policia te mbikqyre krimin kemi krimin qe mbikqyr policine me kamera, tek investimet ne infrastrukture qe nuk vendosen ne zyrat e shtetit, por ne zyra oligarkesh.

Kjo dhe vetem kjo eshte arsyeja qe edhe ne 2025, Shkodra kjo kryeqender e veriut do te jete e palidhur me autostrade me Tiranen. Por, dhe ky eshte nje por i madh eshte detyre e opozites qe te mos jete thjesht nje oppozite denoncuese, por nje alternative gjithperfshirese qe misheron, per te gjitha kategorite shoqerore, shpresen per ndryshim.

The post Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2025/ Ferdinand Xhaferraj: Pa objektiva të qarta, jemi në kushte dramatike të situates së krimit appeared first on Albeu.com.

Proda kërkon rritje të buxhetit për Policinë e Shtetit, Xhaferaj: Krimi del dhe vret në mes të qytetit, si do ta zgjidhni?
Këtë të mërkurë, është zhvilluar mbledhja në Komisionin e Sigurisë, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Proda ka raportuar para komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, sa i takon buxhetit të vitit të ardhshëm, ku ka kërkuar rritje të fondeve për Policinë e Shtetit dhe shtoi se Policia duhet të ketë automjetet e veta, pasi ato që merren me qira kanë kosto financiare të lartë.

Gjithashtu, Proda shprehet se strukturës së Policisë i nevojiten rreth 700 automjete.

Ilir Proda: “Duhet parë me prioritet shtesa për investimin e automjeteve që duhen blerë. 50% e flotës së automjeteve është e amortizuar. Duhen blerë automjetet se kemi kosto të mëdha me makinat me qira”.

Nga ana tjetër, Ferdinand Xhaferaj, ka qenë kritik lidhur me sigurinë në vend. I ndalur tek ngjarjet kriminale, ai theksoi se situata është problematike, pasi ngjarjet kriminale kanë tronditur vendin.

Ai pyeti Prodën se si mendon t’i japë zgjidhjeve problemeve që kanë të bëjnë me sigurinë dhe rendin. Duke u ndalur te ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin kohët e fundit, Xhaferaj tha se krimi nuk e ka frikë policinë.

Ferdinand Xhaferaj: “Misioni kryesor i policisë është mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe garantimi i jetës dhe sigurisë së qytetarëve. Nëse ne si Komision Sigurie do të konstatonim që kemi një organizatë policie, që është krejtësisht e motivuar për të realizuar këto priorite do kishit mbështetjen maksimale. Por kur konstatojmë të kundërtën, ne si komision për këtë qëndrojmë, që t’iu mbikëqyrim. Ju folët dhe më erdhi keq që në fjalën tuaj pashë një prezantim rutinë, sikur viti 2024 është një vit i zakonshëm për policinë. Ky vit ka pasur shumë probleme dhe ju duhet të kishit kurajon për të thënë që gjeta këto probleme. 2024 është një vit i vështirë për Policinë e shtetit.

Situata e rendit publik dhe sigurisë rrugore degaroi shumë keq. Aksidentet rrugore kanë ekspozuar shifra të frikshme. Kemi 288 aksidente më shumë gjatë verës 2024, krahasur me vitin 2023. Krimi nuk e ka frikë policinë. Del dhe vret në qendër të Shkodrës, del dhe vret në qendër të Memaliajt. Si mendon policia të fillojë dhe ta lehtësojë këtë problematikë. Si do t’i zgjidhim këto problematika që krimi të fillojë ta ketë frikë policinë? Grupet kriminale probemet e lindura jashtë vijnë e i zgjidhin në Shqipëri. Si mund të përballohet kjo situtatë kur sa vjen e rëndohet”, u shpreh Xhaferaj.

The post Proda kërkon rritje të buxhetit për Policinë e Shtetit, Xhaferaj: Krimi del dhe vret në mes të qytetit, si do ta zgjidhni? appeared first on Albeu.com.

Rama falenderoi Putin, reagon Ferdinand Xhaferaj: Anëtarësimin nuk e presim nga përmbushja e kritereve, por nga dramat ndërkombëtare
Ditën e sotme, përmes një shkrimi në llogarinë personale në “Facebook”, demokrati Ferdinand Xhaferaj,  ka komentuar qëndrimin e kryeministrit, Edi Rama, në çeljen e grup-kapitujve të parë për anëtarësim drejt BE-së.

Xhaferaj vë theksin tek falenderimi që kryeministri Rama i bëri liderit rus, duke theksuar se lufta e nisur nga Putin, bëri që BE të reflektojë për rëndësinë e zgjerimit të aleancës euroatlantike.

Sipas tij, “korrupsioni dhe krimi i organizuar do të bashkëudhëtojnë me qeverisjen e Edi Ramës”, thekson Xhaferraj.

Reagimi i Xhaferajt:

“Rama falenderoi Putinin, por dramat dhe fatkeqësitë ndërkombëtare s’mund të jenë shpresa e vetme që çon para agjendën e Shqipërisë drejt BE-së!

Rama thotë faleminderit Putin! Ky reagim shumë i sinqertë i z. Rama na bën me dije se çfarë progresi ka bërë Shqipëria nën drejtimin e tij.

Statusi vetë-tregon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit që qeveriset nga Rama”, shkruan ai.

Xhaferi shkruan se kjo deklaratë tregon qartazi se kryesocialisti pret që rrugëtimi drejt BE të diktohet nga zhvillimet gjeopolitike apo fatkeqësitë ndërkombëtare dhe jo nga arritjet e brendshme të Shqipërisë.

“Kryeministri i vendit na shpjegon në mënyrë shteruese se anëtarësimin nuk e presim nga përmbushja e kritereve, por nga dhuratat që mund të sjellin zhvillimet gjeopolitike.

Kjo tregon se korrupsioni dhe krimi i organizuar do të bashkëudhëtojnë me qeverisjen e Edi Ramës”, theksoi Xhaferaj.

Xhaferaj shton se kreu i qeverisë duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të luftuar krimin e korrupsionit, si rruga e duhur për t’u ndjekur në këtë proces.

“Është e domosdoshme që opozita të gjejë mekanizmat për të ndryshuar vetveten që të perceptohet si zgjidhje dhe të mbështetet masivisht nga qytetarët.

Sepse, dramat dhe fatkeqësitë ndërkombëtare, siç la të kuptohet edhe z. Rama, nuk mund të jenë shpresa e vetme që çon përpara agjendën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE!”, shkruan Xhaferraj.

The post Rama falenderoi Putin, reagon Ferdinand Xhaferaj: Anëtarësimin nuk e presim nga përmbushja e kritereve, por nga dramat ndërkombëtare appeared first on Albeu.com.

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Xhaferaj: Politika po i bën presion SPAK-ut, Dumani e pranon por thotë se prokurorët e posaçëm nuk do të stepen
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot para Komisionit të Ligjeve dhe atij të Sigurisë për punën e bërë nga SPAK gjatë vitit 2023. Fillimisht, dëgjësa ishte kërkuar nga deputetët e Komisionit të Sigurisë, nisur edhe nga sensitiviteti i punës së SPAK, por pastaj u vendos që dëgjesa të bëhej bashkë me ligjet.

Nisur nga kjo, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xhaferaj e pyeti Dumanin nëse ishte dekonspiruar operacioni i fundit i SPAK, nisur nga fakti se ishin ekzekutuar pak urdhër arreste nga 50 të lëshuar.

Dumani theksoi se nuk kishte dijeni për dekonspirim të operacionit duke siguruar se do të vijonin luftën kundër krimit, ndërkohë që Xhaferaj theksoi se prokurorët e SPAK janë përballë presionit të politikës.

“Si deputet tashmë me eksperiencë në Kuvendin e Shqipërisë jam i ndërgjegjshëm për kushtet tejet të vështira që ju punoni dhe ky nuk është një qendrim i bazuar në opinione, por qendrim i bazuar në fakte. Është një deklaratë e kryeministrit që tha se nuk do të lejonte një republikë tëprokurorëve. Ka të tjera deklarata të politikës që ju vënë në presion. Pavarësisht këtij presioni keni treguar ju dhe kolegët që do të mbarojë kultura e pandëshkueshmërisë.

Që ju punoni në kushte të vështira e thatë dhe ju në një dëgjesë në KLP, nisur edhe nga kontaktet e policisë më krimin. Këtë e kishit provuar edhe me hetimet tuaja. Kjo ishte arsyeja se përse një grup deputetësh në Komisionin e Sifgurisë ju kërkuam të vinit. Aq e madhe është lidhja qeveri-krim sa ju ka shturë që jut ë kërkoni ët zgjeroni BKH-në. Kjo tregon se ju jeni në një përballje të dyfishtë, njëherë përballeni me krimin dhe po ashtu me lidhjet e qeverisë me krimin. Është fakt i mirë që nuk jeni dorëzuar duke kërkuar që të përballeni me krimin. E dëshmon edhe kjo mbledhje që jeni në një përballje me lidhjet qeveri-krim. Lidhja e qeverisë me krimin është problem i sigurisë kombëtare. Kjo seancë dëgjimore nuk duhej trajtuar bashkë me Komisionin e Ligjeve, por te ai i Sigurisë”, tha Xhaferaj.

Gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK tha se prokurorët e SPAK kanë dhe duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi mediatik apo politik.

“Prokurorët e SPAK janë të pavarur dhe ndihen të tillë. Këtë pavarësi ia ka garantuar Kuvebndi me ndryshimet kushtetuese të 2017-ës. Në vlerësimin tim, garanton pavarësinë e prokurorëve. Nuk ka vend dhe nuk është e nevojshme inicimi i këtyre gjerave për garantimin e pavarësisë. A ndihen të influencuar nga lufta politike, mediatike?! Unë e thash dhe qëparë që prokurorët e SPAK kanë dhe duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi mediatik apo politik. Sa i takon prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar, e përmenda dhe më parë. Të çosh 4 gjyqtarë për gjykim nuk janë pak. Ne kemi regjistruar, vetëm duke marrë indicie, kemi nuhatur se mund të kemi të bëjmë me raste korruptive”, tha Dumani.

The post A u dekonspirua operacioni i SPAK? Xhaferaj: Politika po i bën presion SPAK-ut, Dumani e pranon por thotë se prokurorët e posaçëm nuk do të stepen appeared first on Albeu.com.

Ferdinand Xhaferaj mungon në takimin e Rithemelimit në Durrës, çfarë kishte paralajmëruar
Komisioni i Rithemelimit në PD, organizoi një takim me simpatizantët e Partisë Demokratike në Durrës. Takimi u hap nga nënkryetari Oerd Bylykbashi, i cili është edhe deputet nga lista e këtij qarku ndërsa theksoi se “vula do të shkonte aty ku i takon”.

Krahas Bylykbashit, në takim ishin Luçiano Boçi, Tomor Alizoti dhe Ervin Salianji, ndërsa u vu re mungesa e Ferdinand Xhaferajt, i cili deri më tani ka bërë vazhdimisht thirrje publike për atë që ai e ka quajtur “bashkim në diversitet dhe jo dorëzim pa dinjitët” duke theksuar se “Berisha është i nevojshëm në opozitë, por jo në krye të saj”.

Xhaferaj nuk ka bërë reagim publik në lidhje me mungesën e tij, si deputeti më i votuar i qarkut, por më herët ai ka mbajtur qendrime të forta sa i përket kushteve me të cilat duhet të bashkohen demokratët, që me mosprezencën e tij ka treguar se nuk janë plotësuar.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Bylykbashi kërkoi lirimin e Berishës duke i lejuar atij vijimin e jetës politike normalisht.

“Sot PD-ja e ka liderin e saj, Sali Berishën të burgosur politik, në një arrest të paligjshëm, antikushtetues, vendim i marrë vetëm me qëllimin që liderin e opozitës ta shkëpusë nga mundësia që të ju drejtojë ju. Por kjo është e pamundur”, tha Bylykbashi.

The post Ferdinand Xhaferaj mungon në takimin e Rithemelimit në Durrës, çfarë kishte paralajmëruar appeared first on Albeu.com.

Ferdinand Xhaferaj: Ju tregoj sikletin e Ramës në fjalimin e stërgjatë, tani ka përballë një opozitë të pakapur (VIDEO)
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, theksoi se qeveria aktuale nuk ka përballë më një opozitë të kapur, siç ishte deri dje, ndërsa theksoi se këto dy muajt e fundit ka dalë në pah Shqipëria e vërtetë dhe jo ajo që ka dashur të pikturojë kryeministri”.

“Dikush më thonte që kreu i qeverisë me atë fjalim maratonë dhe me të gjatën në historinë e tranzicionit duhet injoruar dhe dikush më thonte se duhet anashkaluar. Por, ai është kryeministri i vendit tim, shumë vendimarrje as anashkalohen dhe as injorohen. Kontributi më i madh i asaj fjale për Shqipërinë dhe për shqiptarët ishte se kryeministri nga paragrafi i parë deri tek i fundit, dhe për më shumë se dy ore, i tha çdo qytetari shqiptar se jam në siklet, sepse ka marrë fund periudha e një opozitë të kapur, apo një opozitë të shantazhueshme. Rama i tha shqiptarëve se ka marrë fund periudha e një opozitë të kapur që më mundësonte të pikturoja Shqipërinë dhe portretin tim me bojrat që kam dashur. Në këto muaj në sy të ndërkombëtareve ka dalë Shqipëria dhe Rama i vërtetë i mbytur nga boja e zezë e korrupsionit”, tha Xhaferaj, ndërsa theksoi se kryeministrit iu desh të shkonte 100 vjet para, për të gjetur një krahasim për situatën e korrupsionit në vend.

“Aq e rrënuar është Shqipëria sot nga marrëveshja e korrupsionit sa kryeministri për herë të parë në këto 11 vite, nuk tha më se fajin e ka vetëm opozita, por shkoi më shumë se një shekull mbrapa në kohë. Sipas tij fajin e kanë otomanët që kultivuan kulturën me “jep-te-jap”, fajin e ka komunizimi që lejoi korrupsionin me aq mundësi sa kishte, fajin e ka opozita që ka drejtuar me kulturë tribale, duke na lënë në 2013 një Shqipëri të rrënuar me një tablo të shëmtuar”, shtoi Xhaferaj.

“Pasi e nxiu periudhën kur qeveriste opozita, pa marrë parasysh se në atë periudhë vendi u anëtarësua edhe në NATO edhe liberalizoi vizat, mbasi i tha opozitës se nuk do të fitosh në 2025 dhe përgjigjen e ke tek dosjet 339 dhe 184, e joshi opozitën publikisht për t’u bërë një trup i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit. E joshi publikisht opozitën për të mos shkuar më tek Bashkia e Tiranës, por për t’u ulur dhe shkruar letra për luftën kundër korrupsionit, ndërsa Rama të vazhdojë të pikturojë si më parë, me bojrat që do ai, si Shqipërinë edhe portretin e tij. Çdo të bëjë opozita: ftesat janë publike dhe bëhen për popullin. Pazaret janë skutave dhe bëhen për individë; Koha është dëshmitari më i mirë”.

The post Ferdinand Xhaferaj: Ju tregoj sikletin e Ramës në fjalimin e stërgjatë, tani ka përballë një opozitë të pakapur (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Bardhi shkon te Berisha, ku ishin Xhaferaj, Tabaku dhe Korreshi
Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin sot për herë të parë aps dy viteve, u bashkuan në një mbledhje të përbashkët me deputetët e Rithemelimit të Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike.

Nuk kishin si t’i shpëtonin syrit të medias deputetët që morën pjesë, por më shumë ata që nuk ishin të pranishëm.

Në këtë mbledhje mungonin Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho për arsye shëndetësore dhe Saimir Korreshi i cili ndodhet në Francë.

Ndërkohë mungesa pa “arsye” mund të konsiderohen ajo e Emilja Koliqit dhe e Ferdinand Xhaferajt. Ndërsa për Koliqin nuk ka informacion se ku ka qenë gjatë kohës që deputetët e Bardhit dhe Berishës diskutonin për bashkimin mes tyre, Ferdinand Xhaferaj është parë duke pirë kafe në “Hotel Rogner”.

The post Bardhi shkon te Berisha, ku ishin Xhaferaj, Tabaku dhe Korreshi appeared first on Albeu.com.

Deputeti i PD: Si Stoltenberg injoroi Ramën për bazën e NATO-S
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e djeshme, 22 nëntor, ndodhej në Shkup. Ai mori pjesë në takimin e liderëve të  pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore.

I pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Rama gjatë konferencës së mbajtur dje u shpreh se duhet të zbatohet sa më shpejt kërkesa e Shqipërisë për bashkëfinancim me NATO-n, për bazën e re detare në Porto Romano.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, thotë se kjo deklaratë e Ramës është injoruar nga Stoltenberg.

Sipas tij, janë interesat korruptive ato që e shtyjnë qeverinë shqiptare t’i kërkojë NATO-s që të ndërtojmë nga e para kapacitete në Porto Romane, kur këto kapacitete janë të gatshme në Portin e Durrësit.

“Pra, duket qartë se ndërsa për NATO-n, Porti i Durrësit ka qasje strategjike, për qeverine shqiptare Porti i Durrësit ka qasje korruptive”, thotë Xhaferaj.

Postimi i plotë:

Balta e korrupsiont të portit të Durrësit nuk mund të pastrohet duke përdorur NATO-n

Një ditë më parë, në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, kryeministri Rama u shpreh se: “Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt. Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.”

Duket qartë se megjithëse se z. Rama ka ofruar edhe territorin për bazën edhe bashkëfinancimin për të ndërtuar atë, ai thjesht u injorua nga Sekretari i Përgjthshëm i NATO-s.

Jens Stoltenberg injoroi kryeministrin shqiptar sepse ai respekton gjeneralin Cavoli i cili më 4 maj të vitit 2021 nga porti i Durrësit do të shprehej se “porti i Durrësit ka një qasje strategjike, si i vetmi port me kapacitete për të realizuar dislokimin e trupave në rajonin e Detit të Zi”.

Theksoj se z. Christopher Cavoli është gjeneral në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara i cili shërben edhe si komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara edhe si Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë.

Kryeministri shqiptar e mëson NATO-n se me Porto Romanon, aleanca “do fitojë një tjetër akses të shpejt në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme”. Kjo, pasi i ka dhënë akses arabëve në të gjithë portin ekzistues të Durrësit, i cili ka qasje strategjike për NATO-n.

E thënë më qartë, interesat korruptive e shtyjnë qeverinë shqiptare t’i kërkojë NATO-s që të ndërtojmë nga e para kapacitete në Porto Romane, kur këto kapacitete janë të gatshme në Portin e Durrësit.

Pra, duket qartë se ndërsa për NATO-n, Porti i Durrësit ka qasje strategjike, për qeverine shqiptare Porti i Durrësit ka qasje korruptive.

Këtu qëndron arsyeja pse kërkesa e z. Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp, mbeti pa përgjigje nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, z. Jens Stoltenberg.

Për interes të qytetarëve theksoj se lidhur me bazat detare në tetor te 2019 ish ministria e mbrojties Olta Xhacka i ka berë një kërkesë komandës Europiane të NATO-s në Mons të Belgjikës që NATO të konsiderojë Pashalimanin për një bazë të re, për shkak të avantazheve që ofron edhe nga pozicioni gjeografik (kjo komandë drejtohet nga Gjeneral Cavoli).

Në përgjigje të kësaj kërkese, në Janar të 2020 NATO ka kthyer përgjigje zyrtare se ekspertët e Aleancës po e vlerësojnë situatën dhe do e marrin në konsideratë propozimin.

/albeu.com

The post Deputeti i PD: Si Stoltenberg injoroi Ramën për bazën e NATO-S appeared first on Albeu.com.