Ferdinand Dervishi Archives - Albeu.com

Gazetari bën deklaratën e fortë: Për vrasjen e Ervis Martinajt, dyshohet se janë paguar 3 milion euro
Gazetari Ferdinand Dervishi, teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, renditi shumat marramendëse që janë ofruar për të vrarë “kokat” e grupeve kriminale në Shqipëri.

Ai pohoi se këto shifra të nxjerra janë vërtetuara nga përgjimet e nxjerra nga EncroChat. Sipas Dervishit, për vrasjen e Ervis Martinajt në vitin 2020, dyshohet se janë ofruar 3 milion euro.

Ferdinand Dervishi: “Dritan Vila me 20 mijë lekë të reja. Dritan Zhuka në 2001 ky që ka vrarë Ilir Ngresin ka bërë një pagesë prej 25 mijë dollarë për të vrarë Aglin Goxhaj atë që vrau “presidentin e Tomorit” dhe nuk e ka bërë, dhe për këtë hëngri kokën. Në vitin 2005 Endrit Dokle paguan 150 mijë Euro për të vrarë Lulzim Berishën. Në 2017 Aleksandër Ndoka vëllai i Arben Ndokës, përflitet që grupi i Niklës ka marrë 1 milion Euro për të vrarë vëllain e Ndokës, Aleksandër Ndokën. Në vitin 2020 Ervis Martinaj ofron 150 mijë Euro për Elvis Gaçaj, që nuk u vra sepse kishte vajzën në makinë dhe ai e kurseu”.

Blendi Fevziu: Domethënë ka dhe kode në këto raste?

Ferdinand Dervishi: “Ka kod. Ka disa raste që i kanë ruajtur. Në vitin 2020 Florenc Çapja ofron 200 mijë Euro për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit dhëndrit të ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Po në 2020 Ervis Martinaj i ofron Gjergj Cukalit 400 mijë Euro për vrasjen e Altin Gegës, këto janë të vërtetuara në EncroChat. Në 2020 Arben Ndoka ofron 600 mijë Euro për Durim Bamin dhe Valter Bamin, vëllezër. Në 2021 Ervis Martinaj ofron 150 mijë euro për të vrarë (Doqen) Fatmir Hysenin “killerin” nga Vlora. Po në vitin 2021 Ervis Martinaj i ofron Nuredin Dumanit 500 mijë Euro për vrasjen e Indrit Dokles. Në 2020 për vrasjen e Ervis Martinajt dyshohet se janë paguar 3 milionë Euro”.

The post Gazetari bën deklaratën e fortë: Për vrasjen e Ervis Martinajt, dyshohet se janë paguar 3 milion euro appeared first on Albeu.com.

Megaoperacioni i SPAK, Dervishi: U godit selia kryesore e krimit, ndodhej në Shijak
Gazetari i kronikës Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin Review në Euronews Albaniam e cilësoi operacionin e SPAK si një goditje ndaj “kryeministrisë së krimit” në Shqipëri.

Dervishi tha se operacioni ishte shumë i mirë për sa i përket stekës së ngritur.

Ai nënvizoi se SPAK-u ka shkuar në majë të Piramidës, pasi u godit selia kryesore e krimit në Shqipëri, e cila ishte e vendosur në Shijak dhe ku u sekuestruan milionat e eurove.

“Është operacioni më i mirë, jo sa i përket rezultatit, por stekës së ngritur, Në Shqipëri unë si gazetar e kam ndarë pushtetin në dy, kemi kryeministra politik dhe kryeministra krimi. Pra kohë pas kohe në Shqipëri janë shfaqur dhe kryeministrat e krimit, të fortët e krimit. Dikur prej tyre e ka pasur kryeministrinë te Liqeni Artificial, tek pylli, dikush e ka patur në burg selinë dhe dikush te ETC-ja, sipas fuqizimit dhe rënies të njërit apo tjetrit, përfundimit të një epoke.

Aktualisht selia e krimit ishte ajo godina në Shijak që gjeti policia 5 milionë euro. Pra që vajti SPAK-u. Është goditur kryeministria e krimit, SPAK-u ka shkuar në majë të piramidës. Kur askush nuk e priste, kur dëgjonim llafe që ata marrin njerëz nga rruga dhe i emërojnë në krye të komisariateve, nga ajo kryeministri vinin. U godit kryeministria e krimit, këtë faktori politik nuk do ta pranojë pasi nuk është me SPAK-un është kundër SPAK-ut”, tha Dervishi.

The post Megaoperacioni i SPAK, Dervishi: U godit selia kryesore e krimit, ndodhej në Shijak appeared first on Albeu.com.

Dervishi: Ervin Muça u çua drejtor IT për të ndërhyrë në TIMS, ja shkaku që frikësoi…
“Ervin Muça, i pa pajisur me çertifikatë sigurie, është çuar drejtor IT në Policinë e Shtetit qëllimisht për të ndërhyrë në sistemin TIMS”. Kështu u shpreh në emisionin Review, gazetari Ferdinand Dervishi, duke theksuar se personat që kanë emëruar Muçën në atë pozicion janë më të fuqishëm se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe ministri përkatës.

Sipas tij, drejtori i ri i IT është emëruar pas daljes së të dhënave të TIMS që fundosën Arben Ahmetajn, duke bërë që politika të trembej dhe dikush ka kërkuar që të ndërhyhet për diçka.

“Ai nuk ka pasur certifikatë sigurie deri në momentin e arrestimit. Sipas ligjit është që në ditën e parë të punës duhet kjo certifikate, pra u duhet aplikaur më parë nëse ti do te vendosesh në atë pozicion pune.

Nëse ti kërkon një të re do të fillosh me atë të renë në ditën e parë të punës, pasi procesi i punës të dikton nivelin e sigurisë që duhet të kesh.

Ne mësuam se u arrestua Ervin Muça dhe u hye pikëpyetja nëse u ndërhy në Tims apo jo. Unë atë ditë thashë se shteti shqiptar nuk ka vdekur edhe pse kemi një qeveri të vdekur dhe polici të vdekur.

Shteti paska ca gazetarë dhe policë të mirë që ia dashkan të mirën këtij vendi. Ata policë që atë ditë rezistuan duke  rrezikuar bukën e fëmijëve të tyre.

Policë të niveleve të ulëta, pasi në nivele të larta kishin çuar këta mjeshtrat, këta që do bënin këtë punë.

Sigurisht që nuk i ka çuar Muhamet Rrumbullaku por njerëz sipër tij dhe sipër ministrave të tij. Qëndron dikush më i fuqishëm se Rrumbullaku dhe dy ministrat sipër tij.

Po të ndjekësh kronologjinë gjithçka fillon me një emërim të çuditshëm, menjëherë pasi dolën në publik të dhënat e TIMS për Arben Ahmetaj, që ishin aq të hollësishme që nxirrnin me kë kishte udhëtuar dhe në çfarë hotelesh kishte prenotuar.

Aty politika u tremb dhe tha që TIMS-i ka këto gjëra, çfarë ka për ne?!”, tha Dervishi.

The post Dervishi: Ervin Muça u çua drejtor IT për të ndërhyrë në TIMS, ja shkaku që frikësoi… appeared first on Albeu.com.

Gazetari: Si ra Vis Martinaj në duart e ekzekutorëve, videoja që e fundosi
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ka zbuluar skemën se si kundërshtarët e Ervis Martinaj arritën ta fusnin atë në kurth.

Ai tha se bëhet fjalë për një ngjarje të cilën vetë nuk e ka hasur as nëpër filma apo libra që ka lexuar pasi kundërshtarët e Martinaj janë treguar aq të zgjuar saqë nuk i kanë lënë atij hapësirë të dyshonte se i kishin ngritur kurth.

Sipas tij ,Vis Martinajt iu dërgua një video e kundërshtarit kryesor, se gjasme ishte marrrë peng dhe iu tha se mund të shkonte ta merrte për ta ekzekutuar.

Në fakt vieoja ishte e rreme dhe një kurth që solli fundin e mbretit të lojërave të fatit.

“A kërkonte ky Ervis Martinaj, paguante njerëz të ndryshëm e thoshte “më sill kokën e tij”, kjo u përdor në të kundërt të tij. Kundërshtarët e tij u mblodhën dhe në mënyrë shumë të zgjuar, unë s’e kisha hasur as nëpër filma e libra që kam lexuar, ata marrin një nga kundërshtarët kryesorë të tij në marrëveshje dhe i ngrenë një grackë.

Ata e lidhin në një karrige dhe me miratimin e tij fillojnë ta filmojnë kur dy persona e qëllojnë dhe e bëjnë gjak realisht këtë njeri. Ata i çojnë video Vis Martinaj dhe i thonë këtë po kërkon ti?

Hajde e mere se e kemi ne. Ai i bindur nga videoja që ishte krejtësisht origjinale, ra në kurth dhe ata e kapën dhe kjo është historia e tij. Kjo është histori që policia pa dyshim e di, ka vajtur edhe në objekte të ndryshme, por nuk kanë gjetur asnjë provë”, tha gazetari Dervishi.

The post Gazetari: Si ra Vis Martinaj në duart e ekzekutorëve, videoja që e fundosi appeared first on Albeu.com.

“Institucionet heshtin, polici që di gjithçka”, çfarë thonë gazetarët Hoxha, Lala dhe Dervishi për zhdukjen Ervis Martinajn
Zhdukja e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj është bërë një nga temat më të diskutuara së fundmi në media. Që pas denoncimit të familjes së tij për zhdukjen, fati i Martinajt mbetet enigmë. Skenarët janë të shumë që përfshijnë njëkohësisht ekzekutimin e tij nga kundërshtarët por edhe një inskenim.

Si qëndron e vërteta, askush deri më tani se di, ndërsa institucionet heshtin. Megjithatë, gazetarët investigative Klodiana Lala, Artan Hoxha si dhe gazetari Ferdinand Dervishi kanë folur në media në lidhje me këtë rast, duke hedhur sado pak dritë mbi ngjarjen.

Çfarë ka deklaruar Ferdinand Dervishi?

I ftuar në studion e ABC një ditë më parë, Dervishi u shpreh se mundësitë që Martinaj të jetë eliminuar ose larguar me vullnetin e tij janë 50 me 50.

Dervishi përshkroi Martinajn si një nga bosët më të mëdhenj që deri ne 2013 kontrollonte lojërat e fatit. Dervish zbuloi një detaj nga kontrolli që policia ka bërë në zyrat e tij në vitin 2013.

Sipas gazetarit aty ndodheshin dy makineri që numëronin para gjatë gjithë ditës dhe besohet se fitimi ditor nga ky biznes për Martinajn të arrinte deri në 1 milion euro.

Deklarata e Klodiana Lalës

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme se ka patur rastin të takohet me Ervis Martinajn kohë më parë, në prani të një ish-deputeti.

“E kam takuar në prani të një ish deputeti të njohur dhe i kam kërkuar intervistë”, tha Lala e cila pohoi se nuk mund të jepte më shumë detaje duke ju referuar të drejtës së saj si gazetare për të ruajtur burimin.

Lala tha se Martinaj ka refuzuar të flasë. “Nuk ka pranuar, nuk kam interes të ekspozohem më media, kam punët e mia”, tha Lala.

Ndërkohë, ajo gjithashtu tregoi se Martinaj kishte shumë armiq të tjerë krahas Ervis Matës, grupit të Elvis Doçit të vrarë, klanit Duka, Indrit Dokles. Sipas saj, Martinaj kishte patur konflikte të forta me një biznesmen shumë të fuqishëm, i cili po ndërton vila në Gjirin e Lalzit.

“Ka patur konflikte të forta edhe me një biznesmen të fuqishëm që po ndërton vila në Gjirin e Lalzit. Kanë patur probleme parash që Martinaj ia ka dhënë atij dhe më pas nuk janë marrë vesh. Pastaj u tha se do t’i jepnin vila”, tha Lala.

Gazetarja dha detaje në lidhje me dëshminë e familjarëve të Martinajt në prokurori dhe polici, të cilët ishin shqetësuar pas humbjes së kontakteve. Ata janë shprehur se mes datës 7 deri në 9 gusht nuk kanë patur kontakte të Martinajt me familjarët.

“Sipas dëshmisë së babait, ai ka thënë në polici se mendon se ngjarja e rëndë i ka ndodhur të birit mes orës 19:30 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së datës 9 gusht”, tha ajo, ndërsa shtoi se polici Jeton Lami që e shoqëronte Martinajn është “çelësi” për zbardhjen e ngjarjes. Lala tha se Lami di gjithçka.

Deklarata e Artan Hoxhës

Gazetari Artan Hoxha ka treguar lëvizjet e fundit të Ervis Martianjt, në emisionin “Opinion”. Hoxha tha se në datën 1 gusht deri në 5 gusht Martinaj ka qenë me pushime në Dhërmi si një qytetarë i lirë edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar.

Hoxha u shpreh gjithashtu se pasditen e 5 gushtit Ervis Martinaj ka shkuar në Durrës dhe më pas pranë një qendre tregtare në Tiranë.  Ndërsa më 9 gusht ka shkëputur komunikimet me familjarët më të cilët sipas tij,  komunikonte çdo dy orë.

Gazetari tha se Policia vijon të hesht për rastin, ndërsa video që tregojnë lëvizjet e Ervis Martinajt i kanë gjetur familjarët dhe jo autoritetet.

“Besimi i familjarëve të policia është  zero. Kamerat qe janë gjetur deri tani i kanë gjetur familjarët, ata e kanë ngritur këtë shqetësim. Ka një itinerar, në 1 gusht  deri në  5 gusht ka qenë në Dhërmi ka bërë pushime. Në datën 5 pasdite është shfaqur në hotelin në Durrës. Ditën e shtunë ka shkuar shoferi e ka marrë shoferi, më pas ka shkuar përballë në një qendër tregtare. Ervis Martinaj komunikonte çdo dy orë me familjen me telefon, ishte një njeri që vjen nga një familje, babi kanë mbaruar për ekonomi financë, Ervis ka mbaruar në Itali për të njëjtën degë e më pas për dy vite në Tiranë së bashku me motrat e tij që studionin për të njëjtën degë. Kam parë me sytë e mi komunikimet, kishte komunikim permanent, diku rreth orës 17 të ditës së martë… ai ka marrë një luan para disa kohësh, është interesuar nëse ka shkuar njeri. Komunikimi i fundit ka qenë me xhaxhain e vet me babanë e Brilantit që u vra. Ai komunikonte vazhdimisht, dhe prandaj familjarët u shqetësuan”, tha Hoxha./albeu.com

The post “Institucionet heshtin, polici që di gjithçka”, çfarë thonë gazetarët Hoxha, Lala dhe Dervishi për zhdukjen Ervis Martinajn appeared first on Albeu.com.

“Doktoreshë, a më bën mua ai i majti yt?”, Kur i tmerrshmi Altin Dardha kërkonte të shkulte një sy për veten
Pasazh nga libri “Altin Dardha”, i gazetarit Ferdinand Dervishi

– Doktoreshë, më bën mua ai syri yt i majtë?

E paralizuar nga pyetja, që shoqërohej nga vështrimi i akullt i Altin Dardhës, okulistja më e njohur në qytet, zgjedh të heshtë. Për disa çaste tmerrësisht të zgjatura mendja e saj nuk e ndante dot nëse klienti e kishte me shaka apo seriozisht.

Altin Dardha duket e vuante së tepërmi humbjen e njërit sy. Por tashmë kohërat kishin ndryshuar. Atij i kishte ardhur radha. Tashmë ai nuk fshihej ferrave prej policisë. Tashmë ai ishte praktikisht Mbreti i Beratit.

Duket, në të tilla situata, mendjes njerëzore i shpëton ndonjë ëndërr drejt mundësisë së realizimit. Dhe, duket, kryeëndrra e lejuar e Altin Dardhës ishte që ai të kishte sërish syrin e humbur. Nuk është çudi që ai të ketë dëgjuar diku për transplantimin e kornesë. Nuk është çudi që dikush ti ketë thënë se duhej gjetur një dhurues.

Sigurisht që dhuruesin Altin Dardha do kërkonte ta gjente sipas mënyrës së vet. Ishin kohëra kur ai po kalonte nëpër duar “pjesë këmbimi” njerëzore me shumicë, që në këtë rast mund të hynin në punë. E gjitha kjo ka një bazë të vërtetë, pasi në Berat ka bollshëm dëshmi që thonë se ai u ndalte Cadillac-un te këmbët udhëtarëve të ndryshëm duke i parë në kokërr të syrit e duke i marrë në pyetje:

– Ore, ngjan ky syri yt me timin?

Ishte një sjellje, vijimin e së cilës, në këto kohëra, shumëkush ja linte imagjinatës. Një imagjinatë që u thoshte se Altini, me të gjetur njeriun që do të kishte sy të ngjashëm me të tijtë, do ta vriste dhe me majën e një thike do ja gërryente, me qëllim transplantimin. Kulmin historia e arrin kur Altin Dardha pyet, për ngjashmërinë e syrit, edhe okulisten tek e cila kryente vizitat periodike.

Edhe pse deri këtu gjithçka mund të ketë pasur për synim vetëm zbavitjen, historia thotë se Altin Dardha e ka vrarë një njeri për syrin e humbur. Ngjarja la shenjë në kohë më 8 qershor 1997.

Atë ditë spiunët e shumtë ja kishin bërë zgjimin herët. Në tregun e Beratit, kishin zbritur, që pa gdhirë, djemtë e atij fshatarit nga Plashniku, i cili dy vite më parë, në janar 1995, e kishte qëlluar me një armë gjahu duke e plagosur. Altin Dardha bëhet keq. Dy vëllezërit i gjen ende në treg, duke u munduar të shisnin ca perime të stinës. Gjatë muajve pa shtet të vitit 1997, uria detyroi shumëkënd të dilte nga “shtrofulla” për të siguruar jetesën, qoftë duke rrezikuar jetën.

Nën kërcënimin e kallashnikovit Altini i merr të dy vëllezërit në makinë dhe, pa u thënë asnjë fjalë, i çon në ullishtën përmbi varrezat e Burdulliasit. Këtu ai i zbret dhe u shpjegon përse i ka marrë. Në fund u thotë:

– Vetëm njëri nga ju do ta paguajë. Zgjidheni me njëri – tjetrin se cili do vazhdojë të jetojë.

Pak më tej, dy vëllezërit mblidhen kokë më kokë. Ata duhej të bënin një bisedë të fundit. Një bisedë nga ku duhet të dilte një vendim i vështirë. Një bisedë, rezultati i së cilës duhet të ishte vendimi i përbashkët për të dënuar me vdekje njërin prej tyre…

Për habi biseda mes të dyve nuk zgjat shumë. Mbase vetë rrethanat, Altin Dardha që u dukej nervoz në pritjen e tij, kishin diktuar marrjen e një vendimi të shpejtë. Vëllezërit kishin rënë dakord: duhet të jetonte ai më i vogli në moshë. Kështu edhe bëhet. Altini heq mënjanë dhe vret vetëm Pëllumb Çaushin, djalin 34-vjeçar të Gani Çaushit, fshatarit nga Plashniku, i cili dy vite më parë guxoi të qëllonte mbi grabitësit që nuk i njihte.

Ishin kohëra kur banditët e Beratit po e shijonin sa të mundnin dhe si të mundnin lirinë e munguar. Një nga zbavitjet e zakonshme rrëfehet qitja me pistoletë. Thuhet se në këtë lloj sporti Altini ishte i pathyeshëm. Por ndonjëherë sporti bëhej i rëndë. Sot e kësaj dite, në Berat, rrëfejnë se si në një rast, teksa i afroheshin Beratit me makinë, Altini dhe disa të tjerë, vënë re një plak të hipur mbi gomar, që ecte paralel me rrugën automobilistike. Banditët ndalen dhe vënë bast 50 mijë lekë (të rinj) për fituesin që do të rrëzonte plakun nga gomari duke e qëlluar me pistoletë.

Asokohe, banditët e Beratit, së shumti në duar kishin pistoleta të fuqishme, si TT sovjetike, por edhe pistoleta të prodhim- it perëndimor, që funksiononin me fishekë 9 mm. Pra, në largësinë ku gjendej plaku, nëse plumbi do e kapte, sigurisht që do i merrte jetën.

Altin Dardha dhe të tjerët e qëllojnë me radhë plakun, që zhvendosej ngadalë mbi gomar, pa e kuptuar se ishte shndërruar në tabelë qitjeje. Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk godet në shenjë. Dikush, durimhumbur, mbush kallashnikovin për ta rrëzuar, por një tjetër e ndalon duke i thënë se plaku meritonte respekt, sepse ishte jetëgjatë. Ashtu edhe bëhet. Kur plaku mbërrin rrugën automobilistike, një nga banditët del nga makina dhe, pa dhënë asnjë shpjegim, i rras në xhep 50 mijë lekë…

The post “Doktoreshë, a më bën mua ai i majti yt?”, Kur i tmerrshmi Altin Dardha kërkonte të shkulte një sy për veten appeared first on Albeu.com.