femijet shqiptare Archives - Albeu.com

Lira Gjika e thotë hapur: Kjo është mosha më e mirë kur fëmijët duhet të fillojnë kopshtin ose çerdhen
Pediatrja dhe psikologia Lira Gjika ka folur rreth çështjeve që shqetësojnë më së shumti prindërit e fëmijëve të vegjël.

Gjika ka treguar edhe disa detaje pse një moshë e caktuar është speciale për fëmijët që të nisin kopshtin ose çerdhen.

Dihet se fëmija kur është në një moshë të vogël, merr edhe bazën e njohurive dhe është i gatshëm për të vijuar për më tej.

“Koha më e përshtatshme për të çuar fëmijët në kopshte dhe çerdhe nis në moshën 18 muajsh ose 2 vjeç. Kjo  pasi në këtë moshë ndërtohen mekanizmat trunorë, që në të ardhmen do të mundësojnë ose jo zhvillimin gjuhësor, fjalën dhe mendimin në nivele ose jo cilësore. Ajo që prindërit duhet të kuptojnë është se me fëmijët duhet folur që sapo ata lindin në mënyrë ata të mësojnë të njohin fjalët, tonalitetin e zërit dhe mbi të gjitha të njohin dhe emërtojnë emocionet e tyre. Dhe që ky proces të realizohet në mënyrë sa më cilësore, specialistët rekomandojnë që fëmijët të çohen në kopshte, si vende të specializuara për të nxitur psikën e fëmijës të zhvillohet në mënyrë sa më aktive. Sipas neuro-shkencëtarëve, truri i fëmijës deri në moshën 2 vjeç ka periudhën më intensive të zhvillimit, pas kësaj moshe proceset fillojnë dhe reduktohen.

Në traditën tonë, në vitin e parë të jetës së fëmijës, të rriturit i preokupon më tepër ushqimi dhe gjumi sesa problemet e zhvillimit të trurit të fëmijës. Madje kemi edhe shprehje si “është një engjëll, pi gji dhe fle”. Është e rëndësishme që fëmija të rritet në një ambient të pasur me informacion dhe veprime nxitëse, si lojëra me ujë, lojëra me drita ngjyra-ngjyra, lexime të thjeshta, mësimi i këngëve për fëmijë, si dhe vizatimi që fëmijët e pëlqejnë dhe e përdorin aq shumë. Mbi të gjitha, trajtimi i fëmijës, si njeri dhe jo si një i vogël,  është shumë i rëndësishëm. Çerdhet dhe kopshtet i mundësojnë fëmijës kushtet optimale për të mësuar nëpërmjet lojës. Loja është kushti kryesor i të vegjëlve të gjitarëve që të mund të mbijetojnë. Të vegjlit që nuk luajnë nuk arrijnë të zhvillojnë reflekset e duhura, që duhen për të mbijetuar në natyrë. Loja është fenomen në natyrë. Njeriu e ka zhvilluar këtë veti të natyrës duke e pasuruar dhe vënë në dispozicion të elementit të tij autentik, që është fjala dhe kreativiteti. Në kopsht, fëmija, nëpërmjet dialogut me edukatorët dhe bashkëmoshatarët, fillon të zhvillojë mekanizmat gjuhësorë dhe të organizojë emocionet e tij si dhe, nëpërmjet metodave didaktike, fuqizon inteligjencën. Periudha e fëmijërisë është periudha kur fëmija ndërton “themelet e psikës” së tij. Sa më të kujdesshëm të tregohen të rriturit dhe ta ndihmojnë fëmijën që ta pasurojë inteligjencën dhe botën e tij shpirtërore, aq më të sigurt do ta ketë të ardhmen si i rritur dhe ajo që është më kryesorja, në periudhën e adoleshencës nuk do të jetë aq problematik nëse fëmijëria do të ketë qenë e pasur me informacione e lojëra me të rriturin.

Për fat të keq, në mentalitetin tonë është që fëmijët duhet të luajnë vetë, mjafton të kenë lodra sa më shumë. Kjo nuk është e vërtetë. Fëmija nuk mund të luajë i vetëm. Ai ka nevojë për prezencën e të rriturit që ta nxisë apo ta ndjekë dhe të jetë dëshmitar edhe i asaj që fëmija demonstron nëpërmjet lojës. Ka raste kur fëmija nuk di më të vazhdojë të luajë, prandaj duhet ndërhyrja e të rriturit. Vajtja në kopsht duhet të realizojë pikërisht këtë gjë, që të rriturit profesionistë të ndihmojnë fëmijën të luajë, të shprehë dhe njohë emocionet e rregullat për veten dhe në raport me tjetrin. Gjithashtu të pranojë moshatarin, pra të zhvillojë anën sociale që nëpërmjet tjetrit të njohë kufijtë e vetes dhe etikën e komunikimit”, përfundon ajo./albeu.com/

The post Lira Gjika e thotë hapur: Kjo është mosha më e mirë kur fëmijët duhet të fillojnë kopshtin ose çerdhen appeared first on Albeu.com.

Fëmijët shqiptarë të varfër, mbi 97% e familjeve nuk u plotësojnë standardet për ushqim dhe për veshje
Vitet e fundit, INSTAT ka nisur të publikojë treguesit e varfërisë dhe privimit material të fëmijët nën 16 vjeç.

Metodologjia e matjes së këtij treguesi është ndërtuar bazuar në metodologjinë e Bashkimit Europian ku matet disponueshmëria e 13 treguesve që kanë të bëjnë me të veshurit dhe të ushqyerit normal.

Ekspertët e INSTAT, Majlinda Nesturi dhe Blerta Muja, në një studim të tyrin që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të INSTAT gjetën, se mbi 97% e familjeve nuk mund të plotësonin normat në veshje dhe ushqim standard për fëmijët deri në 16 vjeç (shih grafikun bashkëngjitur).

Ekspertët i morën rezultatet e privimit material për fëmijët në pyetjet në nivel familje dhe u morën përgjigje nga të anketuarit e familjeve për të gjithë fëmijët anëtarë të asaj familje, nën 16 vjeç për të paktën 13 zëra si më poshtë:

-Kanë disa rroba të reja (jo të përdorura);

-Kanë dy palë këpucë të përshtatshme (ku futen një palë këpucë për çdo kohë);

-Hanë fruta dhe perime një herë në ditë;

-Hanë një vakt mish, pulë ose peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) të paktën një herë në ditë;

-Kanë në shtëpi libra të përshtatshëm për moshën e tyre;

-Kanë pajisje argëtimi për jashtë shtëpisë (biçikletë, patina, etj.);

-Kanë lojëra për brenda shtëpisë (lodra edukuese për foshnje, kuba ndërtues, lojëra tavoline, lojëra kompjuterike, etj.);

-Kanë një vend të përshtatshëm për të studiuar ose për të bërë detyrat e shtëpisë;

-Marrin pjesë në një veprimtari të rregullt argëtuese (not, i bien një vegle muzikore, organizatë rinore, etj.);

-Kanë festime në raste të veçanta (ditëlindje, ditë emri, ngjarje fetare);

-Ftojnë miq në shtëpi për të luajtur ose për të ngrënë herë pas here;

-Marrin pjesë në udhëtime dhe organizime shkollore me pagesë;

-Shkojnë për pushime larg shtëpisë të paktën një javë për çdo vit, që përfshin qëndrimin në një vend tjetër ose te miqtë/të afërmi

Për secilin nga zërat u gjet se mbi 90% nuk mund t’i plotësonin, por hendeku më i lartë u vu re në mundësinë për t’i veshur me rroba të reja.

Gati 99,9% e familjeve pohuan se nuk plotësojnë pothuajse të gjitha nevojat e fëmijëve me rroba të reja. 99.9% e familjeve pohuan se fëmijët e tyre kanë nevoja të paplotësuar për së paku dy palë këpucë ose sandale të përshtatshme. 99.1% e familjeve pohuan se e kanë të pamundur që të ushqejnë më mish së paku një herë në ditë fëmijët e tyre. 99% e familjeve më fëmijë kanë pohuar se nuk plotësojnë nevojat./Monitor

The post Fëmijët shqiptarë të varfër, mbi 97% e familjeve nuk u plotësojnë standardet për ushqim dhe për veshje appeared first on Albeu.com.

Dy fëmijë shqiptarë rrëmbehen në Spanjë, Georgina e Ronaldos bën gjestin human
Prej disa ditësh, në mediat ndërkombëtare po pasqyrohet historia e dy fëmijëve shqiptarë, që u rrëmbyen nga babai i tyre.

Bëhet fjalë për Kristian Toska 11-vjeç dhe Amantia Toska 10-vjeçe, të cilët janë rrëmbyer nga babai i tyre në 17 janar të këtij viti. Familja jetonte në Gjermani, por burri ka marrë të dy fëmijët dhe është larguar në ishullin e Tenerifes, në Spanjë dhe po i mban të fshehur.

Ndërkohë nëna e vogëlushëve është kërcënuar nga bashkëshorti, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.

Ky rast ka prekur shumë edhe modelen Georgina Rodriguez, e cila për publikun njihet si bashkëshortja e futbollistit Cristiano Ronaldo. Ajo ka publikuar lajmin në rrjetin e saj social Instagram dhe u ka kërkuar 26.8 milionë ndjekësve të saj që ta shpërndajnë, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja Kristianit dhe Amantias.

The post Dy fëmijë shqiptarë rrëmbehen në Spanjë, Georgina e Ronaldos bën gjestin human appeared first on Albeu.com.