Federata serbe Archives - Albeu.com

“Ishte një dështim kolosal”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Xhajiç, ka reaguar për herë të parë pas humbjes turpëruese të Serbisë ndaj Shqipërisë më 11 tetor në Leskovc, një disfatë që i kushtoi shtrenjtë kombëtares serbe në garën për kualifikim.

Në një intervistë për mediat serbe, Xhajiç e cilësoi rezultatin si një “dështim kolosal” dhe konfirmoi se Federata është duke kërkuar një trajner të ri pas dorëheqjes së Dragan Stojkoviç – Piksi.

“Ishte një dështim! Një dështim kolosal! Nuk ka diskutim. Nuk e di çfarë humbisnim… Për një milion arsye, ne mund dhe duhej të bënim më mirë,” – deklaroi Xhajiç.

Kreu i Federatës serbe shtoi se lojtarët duhet të tregojnë përkushtim maksimal në ndeshjet e ardhshme kunër Anglisë dhe Letonisë, edhe pse mundësitë për “play-off” janë minimale.

“Të gjithë që do të veshin fanellën e kombëtares në nëntor, duhet të japin gjithçka në fushë, pavarësisht situatës. Kjo është detyra e tyre ndaj tifozëve dhe kombit,” – shtoi Xhajiç.

The post “Ishte një dështim kolosal”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Federata Serbe falenderon FSHF-n: “Mirënjohje UEFA-s dhe shqiptarëve për mirëkuptimin!”
Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar zyrtarisht pas vendimit për të zhvendosur ndeshjen kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë nga Beogradi në Leskovac, në stadiumin “Dubocica”. Në një komunikatë publike, organi drejtues i futbollit serb falënderon si UEFA-n ashtu edhe FSHF-në për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar.

Sipas deklaratës, ky ndryshim u bë për të garantuar sigurinë e plotë të lojtarëve, tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve, duke theksuar se një përballje e tillë konsiderohet ngjarje me “rrezik të lartë”. Në njoftim përmendet qartë edhe kujtesa e hidhur e vitit 2014 në Beograd, kur takimi mes dy përfaqësueseve u ndërpre mes tensioneve të mëdha dhe incidenteve të dhunshme.

“Arsyeja kryesore është siguria. Të gjithë i kujtojmë mirë ngjarjet dhe pasojat nga Beogradi në vitin 2014. Ndryshimi i vendndodhjes në Leskovac ul ndjeshëm rrezikun e ekseseve të mundshme dhe mbron interesat e futbollit serb”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Federatës Serbe.

Në komunikatë theksohet gjithashtu se stadiumi “Dubocica” ka treguar atmosferë pozitive dhe mbështetje të fortë për ekipin serb në ndeshjet e kaluara, duke u konsideruar një vend i përshtatshëm për organizimin e sfidës delikate ndaj Shqipërisë.

Federata Serbe e Futbollit e mbylli reagimin e saj duke shprehur mirënjohje ndaj UEFA-s dhe FSHF-së për vendimin e përbashkët, të cilin e cilësoi si një hap të rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë dhe imazhit të futbollit europian.

The post Federata Serbe falenderon FSHF-n: “Mirënjohje UEFA-s dhe shqiptarëve për mirëkuptimin!” appeared first on Albeu.com.