faturat Archives - Albeu.com

Energjia/ Shqiptarët paguan 6.5 mln euro si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit
Të paktën 3 milionë fatura energjie, nuk u paguan në kohë nga ana e konsumatorëve e për rrjedhojë mbi to është aplikuar dhe paguar kamatëvonesë.

Të dhënat zyrtare të raportuara nga kompanitë publike të sektorit të energjisë dhe të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë, tregojnë se shuma totale e kamatëvonesave deri në fund të gushtit ishte 652 milionë lekë apo rreth 6.5 milionë euro.

Muaji me nivelin më të lartë të kamatëvonesave ishte gushti me 122 milionë lekë, apo rreth 1.22 milionë euro dhe pas saj vjen korriku me 850 mijë euro dhe janari me mbi 830 mijë euro.

Sa i takon numrit të faturave mujore mbi të cilat janë paguar kamatëvonesa, ato luhaten mes 300 mijë që është muaji me nivelin më të ulët që përkon me shkurtin dhe mbi 464 mijë që është muaji gusht.

Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin shtator ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të tetorit.

Përpos këtyre, OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite.

Këto aktmarrëveshje, u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste.

Deri në fund të gushtit arkëtimet totale të Furnizuesit të Shërbimit Universal që është pjesë e OSHEE Group ishin 50.7 miliardë lekë apo rreth 507 milionë euro. Pagesat e faturave brenda afatit ka rezultuar në nivelin 97.8 për qind për 8-mujorin.

Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.36 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në 8 muajt të këtij viti ishin 8.5 milionë./ N.Maho, Monitor

The post Energjia/ Shqiptarët paguan 6.5 mln euro si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit appeared first on Albeu.com.

Kujdes! Ruani faturat: Nga 2025, përmes DIVA nis kompensimi për arsimimin e fëmijëve
Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e përgatitjeve për zbatimin e deklaratës së re vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, e cila do të hyjë në fuqi për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2025 dhe do të dorëzohet në fillim të vitit 2026.

Ndryshimet e parashikuara nga ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” sjellin si risi kompensimin prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë nën 18-vjeç.

Pra pavarësisht nivelit të të ardhurave tatimpaguesit iu takon kompensimi prej 48 mijë lekë në vit për shpenzimet arsimore të fëmijëve nën moshën 18-vjeç.

Vlera e përllogaritur e kompensimit prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë nën 18-vjeç, për buxhetin e shtetit arrin në 20 mln euro sipas administratës tatimore.

Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” përfshin edhe zbritjen e shpenzimeve për arsim, deri në 100 mijë lekë në vit për individët me të ardhura më pak se 1,2 milionë lekë.

Përfitimi i kompensimit për fëmijët dhe i shpenzimeve për arsim, do të bëhet vetëm përmes deklaratës vjetore DIVA 2025.

Në një familje ose çift, deklarimi i këtyre përfitimeve do të mund të bëhet nga individi me të ardhura më të larta, për të shmangur përfitimin e dyfishtë.

Për të qenë të vlefshme, zbritjet duhet të mbështeten në dokumentacion zyrtar. Fëmijët në ngarkim duhet të rezultojnë në certifikatën personale të tatimpaguesit, ndërsa shpenzimet për arsim duhet të jenë të dokumentuara me fatura të rregullta nga institucionet arsimore të licencuara./ Monitor

The post Kujdes! Ruani faturat: Nga 2025, përmes DIVA nis kompensimi për arsimimin e fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Faturat e papaguara të energjisë nga Ujësjellësit arrijnë në 300 milionë euro
Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike të vitit 2021, ujësjellësit vijojnë të kenë rreth 300 milionë euro borxh ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë.

Të dhënat e raportuara në buxhetin faktik 2023, tregojnë se totali i borxhit është 30.9 miliardë lekë, ku thuajse gjysma janë kamatëvonesa.

“Deri në Dhjetor 2023, OSHEE Group sh.a. raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën rreth 30.9 miliardë LEKË. Nga këto, rreth 16 miliardë LEKË janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe rreth 15 miliardë LEKË janë detyrime për kamatëvonesa.

Nga totali i detyrimeve principal (pa kamatëvonesa), vetëm ndërmarrja e UK Durrës sh.a ka 5.46 miliardë LEKË detyrime të akumuluara në vite”, thuhet në raportin e buxhetit faktik.

Referuar të dhënave pas ndërmarrjes së Durrësit në renditje vjen ajo e Vlorës me 1.68 miliardë lekë, Patosi me 870 milionë lekë apo Fieri dhe Kavaja me respektivisht 790 milionë lekë dhe 770 milionë lekë.

Në këtë vlerë nuk llogariten kamatëvonesat

Detyrimet e prapambetura të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve ndaj kompanisë së energjisë, u bënë shqetësuese pak vite më parë diçka që angazhoi si Ministrinë e Financave, ashtu edhe atë të Energjisë dhe Infrastrukturës dhe hartonin një plan masash që do të synonte zerimin e këtij detyrimi.

Por duket se zhvillimet nuk kanë qenë në favor të reduktimit pasi situata post-Covid që solli efekt zinxhir në kosto, kriza e energjisë që nisi në 2021 dhe kulmoi në 2022, apo lufta Rusi-Ukrainë të gjitha ndikuan në mënyrë direkte apo indirekte.

Sektori i ujësjellës-kanalizimeve prej vitesh, ka shfaqur probleme jo vetëm me detyrimet e prapambetura ndaj energjisë, por me humbjen në tërësi që shënojnë ndërmarrjet të cilat nuk mbulojnë dot kostot e tyre operative.

Kjo bëri që të ndërmerrej reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve, duke krijuar ndërmarrje më të mëdha teksa ka vijuar miratimi i një sërë çmimeve të reja, me tendencë rritëse për disa prej tyre.

Ende kjo reformë është në vijim dhe mbeten akoma ndërmarrje që duhet të finalizojnë bashkimin.

“Procesi i reformimit dhe riorganizimit të sektorit të Ujit vazhdon, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2020-2030.

Përmes kësaj reforme, në zbatim të VKM nr.302 datë 11.05.2022 “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, synohet ridimensionimi i 58 ndërmarrjeve U-K aktuale nëpërmjet rigrupimit të tyre në 15 shoqëri SKP-UK (Subjekte me Kompetenca të Përbashkëta) rajonale. Kjo, me qëllim rritjen e mirëmenaxhimit dhe performancës së tyre financiare, që pashmangshmërisht do të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara, duke siguruar kësisoj mos krijimin e tyre në të ardhmen”, thuhet në raportin buxhetit faktik 2023./Monitor

The post Faturat e papaguara të energjisë nga Ujësjellësit arrijnë në 300 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Bllokohet restoranti i Nusretit në Mykonos, shkak për mosdhënie faturash
Një bllokaut prej 48 orësh është vendosur në restorantin “Salt Bae” në Mykonos, nga shefi i njohur turk Nusret Gökçe. Auditorët e DOU konstatuan shkelje tatimore në lokalin e turkut të famshëm.

Zyra e taksave kishte vizituar kasapin turk në fillim të javës dhe kishte konstatuar se diçka nuk shkonte me funksionimin e biznesit, pra kishte dyshime se faturat nuk priheshin. Mbrëmë dy nivele të auditorëve janë kthyer në dyqan dhe gjatë kontrollit në një tavolinë kanë konstatuar se për një faturë rreth 1000 euro nuk ishte prerë asnjë faturë. Mesditën e së premtes ata vazhduan me vulosjen e biznesit për 48 orë, raporton protothema.gr.

Ajo pritet të rihapet mesditën e së dielës. Operatorët e biznesit po anulojnë të gjitha prenotimet për sot dhe nesër dhe në të njëjtën kohë nuk pranojnë prenotime të reja për të njëjtën periudhë. Nga auditimi u konstatua se kompania nuk kishte lëshuar 34 fatura, me vlerë totale 25800 euro.

Salt Bae, i cili u bë i famshëm në botë përmes rrjeteve sociale për shkak të mënyrës së veçantë që kriposte mishin e tij, një lëvizje e dashur nga të famshëm nga e gjithë bota, duke krijuar të pandashme në dyqanet e tij në Stamboll, Nju Jork, Miami dhe Lindjen e Mesme, kishte qenë skauting që nga viti i kaluar në verë pronarët e Nammos Group me perspektivë për të bashkëpunuar në një nga dyqanet e tyre, nën ombrellën e kompanisë greke./albeu.com

The post Bllokohet restoranti i Nusretit në Mykonos, shkak për mosdhënie faturash appeared first on Albeu.com.

SKANDALI/ Faturat e Inceneratorit i firmosnin të vdekurit, kompanitë me emrin e mbledhësve të kanaçeve
Të tjera detaje kanë dalë nga skandali i Inceneratorëve.

Pas denoncimit të LSI-së, duket se skandali po merr përmasa të mëdha.

Sipas burimeve, rezulton se mbi 3 milionë euro ka lëvizur një kompani duke përdorur emrin e një gruaje që kishte disa ditë që kishte vdekur. Ndërkaq SPAK nuk ka marrë në pyetje asnjë nga pronarët e rremë, por mbledhësit e kanaçeve që u ka dalë emri si pronar janë paraqitur vetë pranë strukturës së posaçme për të sqaruar pozicionin e tyre.

Prej një jave nga dosja e dytë e incineratorëve ku 24 kompani u zbuluan në evazion me miliona euro me incineratorëve, SPAK nuk ka hedhur asnjë hap.

I vetmi veprim i mësuar këtë të martë është pezullimi i aktivitetit të kompanive të përmendura

Emrat e përmendur nga LSI e të zbardhur në media që kanë mbërritur në dyert e strukturës së posaçme antikorrupsion.

Nuk janë biznesmenë e as të punësuar por janë mbledhës kanaçesh, çoban dhe azilantë.

Njëra prej tyre është Merita Hajdari, një e moshuar e cila së bashku me djemtë e saj, ka mbërritur këtë të martë në SPAK, pasi ka dëgjuar emrin ti lakohet në media.

Është vetë ajo e cila është paraqitur pranë Prokurorisë, pasi deri tani nga kjo strukturë nuk ka pasur reagim nëse ka nisur marrjen në pyetje të viktimave te inceneratorëve.

Ajo ka deklaruar se merret me mbledhje kanaçesh e mbetjesh dhe nuk ka lidhje me ato çfarë përmbajnë dokumentet ku lakohet emri i saj

Me sa duket prezantimi i saj ka zbuluar faktin se SPAK ende nuk ka marrë asnjë në pyetje

Ndërkaq një tjetër skandal është zbuluar.

Gjyste Serrmi rezulton të kishte firmosur lëvizjen e 3 milionë eurove edhe pasi ishte ndarë nga jeta. Duke e cilësuar një akt makabër është PD që i bëri thirrje SPAK.

Ndërkohë pritet të shohim veprimet e mëtejshme të Strukturës Antikorrupsion, lidhur me këto skandale.

The post SKANDALI/ Faturat e Inceneratorit i firmosnin të vdekurit, kompanitë me emrin e mbledhësve të kanaçeve appeared first on Albeu.com.