Faton Hajrizi Archives - Albeu.com

U qëllua për vdekje nga policia serbe, i jepet sot lamtumira e fundit Faton Hajrizit
Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit. I ndjeri do të varroset në orën 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Skenderajt. Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll të enjten pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar. Ai u vra nga policia serbe më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, pasi e akuzonin për vrasjen e një efektivi të policisë serbe.

Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post U qëllua për vdekje nga policia serbe, i jepet sot lamtumira e fundit Faton Hajrizit appeared first on Albeu.com.

Gërvalla thotë se përputhja e shenjave të gishtërinjve nuk garanton se është kryer identifikimi i Faton Hajrizit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ende nuk e ka verifikuar se Faton Hajrizi është vrarë në Serbi.

Gërvalla ka thënë se mostra e shenjavë të gishtërinjëve që u dërgua nga Serbia, pas verifikimit në Kosovë u konstatua të jetë e Faton Hajrizit, duke shtuar se “nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë dhe as për ndonjë prej pretendimeve të tjera”, raporton Express.

Gërvalla thotë se përputhja e shenjave të gishtërinjve nuk garanton se është kryer identifikimi i Faton Hajrizit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ende nuk e ka verifikuar se Faton Hajrizi është vrarë në Serbi.

Gërvalla ka thënë se mostra e shenjavë të gishtërinjëve që u dërgua nga Serbia, pas verifikimit në Kosovë u konstatua të jetë e Faton Hajrizit, duke shtuar se “nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë dhe as për ndonjë prej pretendimeve të tjera”, raporton Express.

“Ne kemi qenë shumë këmbëngulës në kërkesën që trupi i personit të vrarë, kushdo që të jetë ai, t’I kthehet familjes për t’u varrosur në Kosovë. Kemi shpërndarë të gjitha informacionet në kohë me të cilat kemi mundur të pajisjemi gjatë kësaj kohe. Kemi pasur një mostër të shenjave të gishtërinjëve të një personi, i cili pas verfikimit në Kosovë është konstatuar të jetë qytetari i Kosovës, Faton Hajrizi, mirëpo nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë dhe as për ndonjë prej pretendimeve të tjera”, ka deklaruar Gërvalla.

Gërvalla tha se gjithçka që ka ndodhur në Serbi është ende mjegull.

“Deri tani gjithçka ka ndodhur në Serbi është në mjegull. Nuk mund t’i themi qytetarëve tanë që kemi informacione të sakta, mirëpo nuk fshehim asnjë prej informacioneve që kemi marrë sepse dëshirojmë që edhe qytetarët dhe mediat të jenë po aq të inforuarr ose të painformuar sa janë edhe institucionet. Pra deri tani kjo është gjendja, pa dashur të paragjykojë asgjë që ka ndodhur në Serbi sepse jam shumë e sigurtë që nuk e dijmë të gjithë të vërtetën dhe prandaj të presim se si do të rrjedhin”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja deklaroi se kanë kërkuar ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për zbardhjen e së vërtetës për këtë rast.

“I kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, u kemi bërë thirrje edhe misioneve diplomatike, edhe misionit të BE’së në Beograd që të na ndihmojnë në sqarimin e kësaj çështje, në zbardhjen e së vërtetës, mirëpo nuk mund t’ju jap me shumë siguri dhe me asnjë garancë informacione përtej asaj çfarë kemi deklaruar deri tani”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti e filloi mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke u marrë me rastrin e Faton Hajrizit. Kurti rikonfimoi se shenjat e gishtërinjve që janë dërguar nga Serbia, që sipas tyre janë të personit që e vrau policin Nikolla Krsmanovic, janë përputhur me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit.

“Ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë lajme në lidhje me rastin e shtetasit Faton Hajrizi. Institucionet tona janë përpjekur maksimalisht që në vazhdimësi të transmetojnë informacione zyrtare. Së fundmi, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës jemi informuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22 korrik 2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi” tha Kurti.

“ Të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë (AKF), ku pas krahasimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë përcjellur më vëmendje çdo hollësi. Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Jashtme janë angazhuar dhe kanë informuar”, shtoi ai.

Ai kërkoi hetim ndërkombëtar dhe vendor për të sqaruar rrethanat e ikjes së tij nga burgu i Smrekonicës dhe ikja në drejtim të Serbisë.

Teksa qytetarëve u bëri thirrje të mos bien pre e “euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit”.

The post Gërvalla thotë se përputhja e shenjave të gishtërinjve nuk garanton se është kryer identifikimi i Faton Hajrizit appeared first on Albeu.com.

Ish-deputeti ngre dyshime që Faton Hajrizi të jetë vrarë: Ja pse mund të jetë inskenim
Në një intervistë televizive, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka ngritur dyshime se Faton Hajrizi, mund të mos jetë eliminuar nga policia serbe.

Berisha, tha se ajo që e bën që ai të ngrejë dyshime të tilla, janë inskenimet që Serbia ka bërë edhe në të shkuarën.

Gjithashtu, ai u shpreh se Faton Hajrizi, ndodhej 240 m larg nga Bosnje Hercegovina në momentin që ndodhi ngjarja dhe ai edhe i plagosur, mund ta ketë përshkuar atë distancë.

Ish-deputeti ndau dhe dy foto ku tregohet një person mes policisë serbe ditën e ngjarjes, me veshje të ngjashme me atë të viktimës.

“Unë duke njohur politikën e inskenimeve të Serbisë dhe duke bërë krahasime të pamjeve që kanë rrjedhur në mediat serbe dhe që një pjesë i ka cituar vetë ministri i Punëve të Brendshme, natyrisht të bëjnë të dyshosh se bëhet fjalë për Faton Harizin. Në fakt këto dy foto bëjnë krahasimin e veshjes së një personi që shihej në pamjet televizive që transmetoheshin live ditën e ngjarjes, ai shihej në krah të forcave të policisë. Po i njëjti me të njëjtën veshje shihet si personi që është vrarë”, tha ai për Euronews Albania.

The post Ish-deputeti ngre dyshime që Faton Hajrizi të jetë vrarë: Ja pse mund të jetë inskenim appeared first on Albeu.com.

Foli me Faton Hajrizin në natën kritike, gazetari Arsim Lani rrënqeth me rrëfimin e tij: M`u dhimt shumë, e ndjeva veten fajtor
Gazetari i T7, Arsim Lani, ka folur së fundmi rreth bisedës që ka pasur me Faton Hajrizin, natën kritike para ngjarjes në Lloznicë.

Lani tha se Fatoni i kishte thënë se e kishte kaluar Serbinë ka therë në këmbë dhe se ata ishin duke u dakorduar edhe për një intervistë, pas arratisjes së Hajrizit nga burgu në Smrekonicë.

Ai ndjeu keqardhje për vrasjen e tij dje në Serbi.

Postimi i plotë:

Ai kishte plane tjera për jetën. Dalja nga burgu, gjatë vikendeve, e kishte bërë të kuptojë sa shumë kish humbur për ato vite prapa grilave dhe sa shumë kishin ecur përpara të tjerët.

Kishte krijuar një besim të madh të unë si drenicak, që nga intervista në burg me të, dhe fliste në telefon me mua për gjërat që vetëm më familjar mund t’i fliste. Kemi biseduar me të edhe nga arratia. Ishim marrë vesh edhe për intervistë, por e priste momentin që të “rehatohej” diku në një vend të Evropës.

Fliste dhe i vinte keq për prindërit që ishin përballur me situata të vështira për shkak të sjelljeve të tij në dhe jashtë burgu.

E ndjente vetën fajtor për gjendjen e tyre të rënduar nga shëndeti. Më fliste shumë për nevojën e tij për të krijuar familje. Në çdo telefonatë ai bisedonte për atë nusen që do të jetë nëna e fëmijëve të tij. “Atë ditë që marr vesh se nusja jem është shtatzënë, unë kthehem nga arratia në burg”, m’u përgjigj një ditë kur për të satën herë ia përsërita kërkesës sime të sinqertë për t’u dorëzuar.

Kurrë nuk më foli për vrasje e aq më tepër për vrasjen e shqiptarëve. “Kusha jem” me thoshte “unë armiq i kam veç serbët dhe rusët”. Por me betohej se këto gjëra ia kishte lënë të kaluarës.

Herën e fundit kur folëm ishte ajo nata kritike kur Fatoni u konfrontua me policinë serbe në Loznicë. Ai kishte qenë rrugës së arratisë nga Serbia e mua më thoshte se ndodhej diku në një vend të BE-së. Shfaqej i lumtur që kishte kaluar pa “therë në kamë” territorin e Serbisë.

Edhe atë natë folëm për nënën e tij sepse e kishte parë intervistën me të ne Frontal. E pyeta nëse e kishte dëgjuar thirrjen e saj për t’u dorëzuar, por sikur s’deshi të hyj në këtë muhabet. “Shumë gjatë kam nejt në atë qeli”, ndërroi temë për t’ju shmangur pyetjes time.

Duket s’ishte momenti për t’i dhënë përgjigje thirrje së nënës. U përshëndetëm për t’u dëgjuar prapë – për intervistë.

Të nesërmen u zgjova me lajmin se një policë serbë është vrarë në territorin e Serbisë nga një kosovar. E dita menjëherë se kush mund të jetë ky kosovari. I shkruajta, nuk m’u lajmërua. Duke e njohur, aq sa e kam njohur dhe degjuar per te, e parandjeva fundin e tij në formën si i erdhi.

M`u dhimt shumë. E ndjeva veten fajtor që mbase si gazetar nuk kam bërë aq sa duhet për një të burgosur ndaj të cilit, pavarësisht veprave të kryera, është bërë krim – që nga koha e UNMIK-ut (2000) e deri me 6 korrik 2024.

The post Foli me Faton Hajrizin në natën kritike, gazetari Arsim Lani rrënqeth me rrëfimin e tij: M`u dhimt shumë, e ndjeva veten fajtor appeared first on Albeu.com.

Mediat serbe publikojnë videon, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej
Pas rreth 40 orësh kërkime, Faton Hajrizi, është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe dje gjatë ditës. Hajrizi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e tij.

Identiteti i tij u konfirmua tek në mbrëmje. Mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi, teksa kanë publikuar edhe një video ku pretendojnë se Faton Hajrizi është duke vjedhur një biçikletë në Lloznicë, para se të vritej.

Sipas një versioni të tyre, Faton Hajrizi, ka qenë duke vrapuar në një rrugë kur aty ka kaluar një patrullë e policisë

Hajrizi ka filluar të qëllojë në drejtim të tyre.

“Siç mësojmë, Faton Hajrizi ka mbetur i plagosur nga reagimi i policëve që ndodheshin në veturën patrulluese. Pasi policia e plagosi Hajrizi filloi të çalojë, ai u përpoq të arratisej duke vazhduar të gjuante, por u neutralizua shumë shpejt”, shkrun Blici serb duke u thirrur ne hetues policor.

“Blic” ka publikuar fotografi të xhaketës së lëkurës së Faton Hajrizit dhe të veturës së policisë të shpuar nga plumbat

Tutje, duke u thirrur në burime shkruan se dyshohet se Faton Hajrizi e ka thyer celularin dhe e ka hedhur.

Mediumi Nova.rs, ka raportuar se Faton Hajrizi u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi Vjekoslav Iliq.

Ky medium raporton se ai ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë që e kanë rrethuar dhe se ata kanë shpëtuar nga jelekët antiplumb dhe helmetat që kishin.

Media të tjera kanë raportuar se Hajrizi u lokalizua pas informatës nga një qytetar, i cili pasi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë Hajrizit, ai raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës.

Në vendin ku u vra Hajrizi, dje ka shkuar Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas tij, Hajrizi ka shkrepur 9 plumba dhe se dorëzimin s’e ka pasur në agjendë.

“Kur erdhi policia ai hapi zjarr, policia gjuajti dy herë, ai filloi të ikte. Ai zbrazi nëntë plumba, policia e likuidoi, ai nuk e kishte dorëzimin në axhendën e tij, ai është një kriminel mizor, ka kryer pesë apo gjashtë vrasje”, thotë Daçiq.

Daçiq tha se Hajrizin e kanë përcjellë me kamera për dy ditë.

“E ndoqëm në kamera për dy ditë, fillimisht vodhi një biçikletë. Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policinë”.

“Ishin dy net pa gjumë për të gjithë ne. Të gjitha linjat ishin të angazhuara, stacionet e policisë, SAJ, stacionet e helikopterëve, administratat e policisë kufitare dhe policia rrugore. Ishin të përfshirë 400 persona. Ju sollëm këtu për të parë se si duket vendi. Ai ishte një krminel mizor. Ai u likuidua nga policia, nuk mundi të dorëzohej. Kjo është vrasja e tij e pestë apo e gjashtë, ka vrarë edhe të tjerë”.

Mediat serbe, kanë publikuar edhe foto të Hajrizit të vrarë, ku shihet se ai është qëlluar në kokë.

Sipas informacioneve të Gazetës “Blic”, të Beogradit, Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, “ku prej vitesh fshihen migrantët” në pritje të një “lidhjeje” “për të ikur përtej Drinës.

Policia serbe dje në mëngjes e shpalli në kërkim Faton Hajrizin si të dyshuarin kryesor për vrasën e policit serb, 34-vjeçarit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij, 50-vjeçarit Vjekoslav Iliq

Mediat serbe, të afërta me pushtetin, raportuan se menjëherë pas krimit, i dyshuari është arratisur për në Bosnjë e Hercegovinë, pasi ka kaluar lumin Drina.

Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë.

I njëjti pas raportimeve, u lajmërua ku tha se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani.

“Pasaportin tem, pasaportin e Gjermanisë edhe të Kosovës, Fatoni u kanë para dy dite në Gjermani. Fatoni rregullisht u kanë jashtë shtetit. Nuk u kanë në Kosovë, nuk u kanë kërkund anej., Ai u kanë jashtë…Nuk ka banu te unë. U ardh te unë para dy dite, edhe i kom thanë këtu nuk ki vend te unë, se unë nuk du me prish familjen, nuk dua probleme se unë s’jam kanë problem kurrë. Nuk kam pas problem me ligj as në Kosovë kurrë. U ardh në shtatë sahati në mëngjes, edhe i ka mësha ziles, e kam pa ata se jam dalë me çel derën edhe tha vetëm me fol dicka me ty edhe u kry. Ia kom hap derën, u ngjitë naltë, ka nejtë 1 orë këtu. I kom thanë prej këtuhit largohu, se këtu të kapin Policia e unë s’du me pas probleme. Si në Gjermani, sin ë Kosovë jam një qytetar i thjeshtë. Unë në Gjermani jam qe dhjetë vjet e ende asnjë problem nuk e kam pas”, ka rrëfyer Hajrizi, përmes një videolidhje në T7.

Sipas tij, Faton Hajrizi që nga dita kur është arratisur, ka qenë duke qëndruar në shtete si Spanja, Austria, Italia dhe Sllovenia.

“Nuk e di unë për çfarë arsye u shku ai atje. Ai u kanë tu nejt në Spanje, Austri, Itali edhe në Slloveni”, ka deklaruar Hajrizi.

Pretendimet e Artanit, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, i ka qujtur të rreme.

“Personi i cili i ka dokumentet në policinë tonë, Artan Hajrizi, sot në orën 11:55 ka deklaruar në policinë e Hanoverit se pardje vëllai i tij Fatoni i ka vjedhur dokumentet personale në banesën e tij në Hanover. Është një gënjeshtër klasike, sepse sipas cilës logjikë një person nga Hanoveri kthehet ilegalisht në Preshevë dhe tenton të shkojë sërish ilegalisht në Gjermani? Kjo tregon qartë se është rënë dakord më herët dhe se është një akt i organizuar”, ka thënë Daçiq.

Ai kërkoi që policia gjermane urgjentisht duhet të përgjigjet nëse Faton Hajrizi ka qenë në Hanover dhe “si ka dalë dhe si ka përfunduar në Preshevë dhe pse, me çfarë qëllimi”.

Policia gjermane në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se nuk mund të komentojnë rastin apo nëse po zhvillohen hetime.

“Kërkoj mirëkuptimin tuaj që BKA në përgjithësi nuk komenton të dhënat personale apo hetimet apo pyetjen nëse janë duke u zhvilluar hetime”, ka thënë një zëdhënës i Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë.

Tre të arrestuar lidhur me rastin

Si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, deri tash janë arrestuar tre persona. Personi i parë i arrestuar është Mithan Haxhiq, nga Tutini në jugperëndim të Serbisë, i cili dyshohet se e ka vozitur të dyshuarin nga Presheva në drejtim të Lloznicës me veturë me targa të Tutinit.

Një person tjetër është arrestuar në Bijeljina të Bosnje e Hercegovinës, i cili dyshohet se i organizoi transportin Hajrizit.

“Z. R. [1985] është arrestuar në Bijeljinë pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Sërpska i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Lloznicë”, thuhet në një komunikatë për media.

Ndërkaq, në Mlladenoc të Serbisë është arrestuar edhe gruaja e tij, e dyshuar si bashkëpunëtore.

U raportua se Z.R., më 2019 është dënuar me 8 vjet burgim për kontrabandë të një toni kanabis. Disa media në Serbi raportuan se atij iu gjet një dokument i falsifikuar identiteti ndërsa u tha se edhe ai ka ikur nga burgu

Si ndodhi rasti?

Ngjarja ndodhi pas mesnate në Loznicë që gjenden në kufi me Bosnjën, kur policët ndaluan një taksi me targa të qytetit të Tutinit që u dukej e dyshimtë, ku ndodheshin dy burra, shoferi dhe pasagjeri.

Sipas raportimeve, Policia identifikoi pasagjerët të cilët u janë dukur të dyshimtë dhe pastaj njëri prej policëve i ka kërkuar njërit prej personave në veturë që t’ia tregojë çantën.

I njëjti raportohet se ka refuzuar ta bëjë këtë dhe se ka qëlluar në drejtim të policëve, duke e lënë njërin të vrarë e tjetrin të plagosur.

Asistenti i drejtorit të Policisë në Serbi, Dragan Vasiljeviq ka vizituar policin e plagosur serb. Pas vizitës ka dhënë detaje të bisedës me të.

Vasiljeviq ka thënë se nga biseda me policin e plagosur, ka kuptuar se ky i fundit ka arritur të gjuajë me armë mbi sulmuesin, por thotë se nuk e di nëse ai është i plagosur.

“Kanë parë një ‘Mercedes’ me targa të Tutinit. Ka qenë e dyshimtë, kanë ndjekur automjetin, kanë ndezur dritat. Automjeti është ndalur një kilometër e gjysmë më tutje. Policët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë kërkuar për dokumente personale, ishte një kontroll rutinë”, tha Vasiljeviq.

Ai tregon se nuk ka pasur të shtëna menjëherë, ndërsa shoferi dhe pasagjeri kanë siguruar dokumentet e tyre personale.

Policia ka kërkuar që të zbresë një person – pasagjeri, ndërsa personi tjetër ka mbetur në automjet.

“Pasagjeri ka dalë, personi është sjellë normalisht në gjestikulacion, ka qenë i buzëqeshur, polici Iliq ka qenë në anën e majtë, në zonën e shoferit për ta mbajtur nën kontroll. Menjëherë pas fillimit të kontrollit të fytyrës janë dëgjuar të shtëna, ishte në pjesën e pasme të automjetit”, tha Vasiljeviq, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

Ai thekson se sulmuesi ka qëlluar disa herë në drejtim të policit Iliq dhe e ka goditur në shpatullën e djathtë.

“Siç tha ai (Iliq) ishte shumë e vështirë, por ai arriti të gjuajë armën dhe qëlloi disa herë në sulmuesin”, tha Vasiljeviq.

Iliq tha gjithashtu, se sulmuesi nuk dinte ose nuk donte të fliste gjuhën serbe.

The post Mediat serbe publikojnë videon, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej appeared first on Albeu.com.

Kush është Faton Hajrizi, që u vra sot në Serbi?!
Artan Hajrizi, një profil që u bë publik nga autoritetet e Serbisë si i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor në Serbi, është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu në Kosovë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime brenda familjes.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit (sipas autoriteteve të Serbisë), i lindur më 1991, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Radio Evropa e Lirë ka analizuar disa nga profilet e shumta të Artan Hajrizit, në rrjetet sociale që konfirmojnë lidhjen e tij me Faton Hajrizin. REL-i po ashtu ka biseduar edhe me burime brenda familjes që kanë konfirmuar se Artani dhe Fatoni janë vëllezër.

Ky burim pretendon se “Artani gjendet në Gjermani dhe se sot ka njoftuar se dokumentet e tij nuk janë në banesë”.

“Artani nuk ka njohuri dhe as nuk ka qenë në rast. Atij i ka humbur pasaporta”.

Kontakti me Artanin nga REL-i nuk ka qenë i mundshëm deri në publikimin e këtij teksti.

Artan Hajrizi foli publikisht të enjten për portalin Insajderi përmes një videolidhjeje.

Artani, i cili pretendoi që gjendej në polici në Gjermani, tha se vëllai i tij e kishte vizituar për disa orë dhe se ia ka vjedhur dokumentet e tij identifikuese.

“Ai ka shkuar para dy ditësh. Unë dokumentet i kam lajmëruar të humbura. Unë nuk jam fajtor për këtë punë”, tha Artani në këtë incizim.

Ai tha se nuk ka pasur kontakt me vëllain e tij që nga ajo kohë.

Gjatë ditës, mediat vendore kanë raportuar po ashtu se kanë biseduar me babanë e Artanit, Mustafë Hajrizi, i cili citohet të ketë thënë se “Fatoni ia ka vjedhur pasaportën Artanit”.

Asnjë nga këto pretendime nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet e Kosovës.

Faton Hajrizi, i dënuar për disa vepra penale në Kosovë, ishte arratisur ditë më parë nga Burgu i Smrekonicës në Kosovë.

Ai ka histori të arratisjeve të shpeshta nga burgjet kosovare.

Hajrizi fillimisht është dënuar në janar të vitit 2000 për vrasjen e një ushtari rus në qendër të Skenderajt, kur ishte vetëm 15-vjeçar. Për këtë vrasje është dënuar me 6 vjet burgim.

The post Kush është Faton Hajrizi, që u vra sot në Serbi?! appeared first on Albeu.com.

FOTO/ I shtrirë përmbys, dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit nga policia serbe
Zv.kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, ka njoftuar se është ekzekutuar shqiptari Faton Hajrizi, i akuzuar për vrasjen e një polici serb, mëngjesin e ditës së djeshme.

Hajrizi ishte dënuar më herët për vrasjen e një ushtari rus, u arratis një ditë më parë nga burgu, ku edhe vrau policin serb.

Mediat serbe, raportojnë se Hajrizi është vrarë në afërsi të Loznicës.

Daçiç më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë, po ashtu, publikoi fotografinë e Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Autoritetet kryen kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi dyshonin se personi që kreu vrasjen mund të ishte nisur në atë drejtim, raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët u përfshin në kërkim.

Sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes, kur policia ndaloi makinën në të cilën ndodhej i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Hajrizi sulmoi me armë zjarri zyrtarët policorë, dhe më pas u largua.

Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist.

“Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar do ta konsiderojë rastin si një akt terrorist, sepse është një sulm ndaj zyrtarëve”, ka thënë të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje, është gjetur një pasaportë e lëshuar në Kosovë në emër të Artan Hajrizit (1991) dhe një letërnjoftim i tij gjerman.

Një ditë më parë, Daçiq ka thënë se po verifikohet nëse personi të cilit i janë gjetur dokumentet është vëllai i Artan Hajrizit, Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu në Kosovë, ditë më parë.

Artan Hajrizi, ka thënë të enjten për mediat në Kosovë se ndodhet në Gjermani dhe se vëllai i tij, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën.

Ndihmësdrejtori i policisë serbe, Dragan Vasileviq, ka thënë për RTS-në se policia gjermane është kontaktuar përmes Interpolit dhe se identiteti i të dyshuarit ende nuk është “konfirmuar saktë”.

Ai ka thënë se autoritetet e sigurisë në Serbi po bashkëpunojnë “shumë mirë me ato të Republikës Sërpska në Bosnje -Hercegovinë, me ato të Kroacisë dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

The post FOTO/ I shtrirë përmbys, dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit nga policia serbe appeared first on Albeu.com.