Fatmir Mediu Archives - Albeu.com

Çështja Gërdeci/ Ish-ministri Fatmir Mediu: Akuza ndaj meje, sajesë politike
Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu, e konsideron gjyqin për Gërdecin që po zhvillohet ndaj tij si një proces me akuza politike.

Avokati mbrojtës tha se prania e Irena Gjokës si gjyqtare në proces është një shkelje e rëndë, duke qenë se ajo ka qenë dhe gjyqtare e seancës paraprake.

18 vite pas tragjedisë së Gërdecit, dhe kur çështja tanimë është duke u Gjykuar nga Gjykata e Posaçme, i akuzuari për këtë dosje Fatmir Mediu, e konsideron veten të pafajshëm dhe viktimë politike të drejtësisë!

“Procesi ndaj meje s’ka të bëjë me asnjë veprim apo vendim që ka të bëjë me tragjedinë ndaj Gërdecit. Që në fillim kam dhënë dorëheqjen dhe kam dorëzuar imunitetin për t’i hapur rrugë drejtësisë, që të bëhet hetim i plotë, përfshirë edhe përgjegjësinë e ministrit.Prokuroria dhe SPAK më kanë hetuar mua dhe familjarët e mi edhe për çështje private, shëndetësore, në çdo veprim, brenda dhe jashtë Shqipërie, 360 gradë, por vete SPAK ka provuar se unë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë akt korrupsioni dhe prandaj më ka akuzuar për shpërdorim detyre. Unë po gjykohem për shpërdorim detyre”, tha Mediu.

Në një konferencë për shtyp, Mediu tha se Ministri i Mbrojtjes nuk ka asnjë kompetencë mbi ushtrinë.

“Sipas Ligjit Ministri i mbrojtjes është pozicion civil dhe ministri e ka të ndaluar të merret me çështje ushtarake”, tha Mediu.

Avokati i Fatmir Mediut, tha se procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes është i atakueshëm në dy episode.

“Së pari, procesi është i cenueshëm për shkak të përbërjes së trupit gjykues. Gjyqtarja Irena Gjoka ka ushtruar më parë funksionin e gjyqtares së seancës paraprake në këtë çështje dhe më pas është caktuar gjyqtare e themelit. Kjo situatë bie ndesh me parimin e paanshmërisë së gjykatës dhe krijon një konflikt procedural që komprometon standardet e një gjykimi të drejtë”, tha Ardian Visha.

Gjithashtu, avokati këmbëngul se vepra penale “shpërdorim detyre”, për të cilën akuzohet Mediu, është parashkruar për shkak se ka kaluar afati 10 vjeçar.

“Çështja është rihapur pa u paraqitur fakte të reja, ndonëse bëhet fjalë për një çështje të gjykuar dhe të parashkruar. Kjo situatë cenon parimin e sigurisë juridike dhe stabilitetin e vendimeve gjyqësore”, tha avokati Ardian Visha.

Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ndodhur me 15 mars 2008 ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë!’’

Në procesin ndaj zotit Mediu, mes dëshmitarëve ka qenë dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Nga hetimet e zhvilluara në atë kohë, menjëherë pas shpërthimit rezultoi se Shkëlzen Berisha, kishte patur komunikime me Mihal Delijorgjin, një prej biznesmenëve shqiptar të përfshirë në demontimin e municioneve të ushtrisë shqiptare, dhe se ai kishte patur hyrje dalje të shpeshta në ministrinë e Mbrojtjes.

Një element që ka ngritur pikëpyetje të shumta është një faks i nisur atë kohë, nga ministria e Drejtësisë në ministrinë e Mbrojtjes, ku me shkrim dore shkruhej se ishte për djalin e ish kryeministrit.

The post Çështja Gërdeci/ Ish-ministri Fatmir Mediu: Akuza ndaj meje, sajesë politike appeared first on Albeu.com.

Çështja “Gërdeci”/ Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka
Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Përmes avokatit të tij, referuar një vendimmarrje të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, Mediu pretendoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk mund të ishte gjyqtare e çështjes.

Sipas avokatit, gjyqtarja paraprake mund të jetë gjyqtare e çështjes në themel vetëm kur gjykimi është i shkurtuar, jo i zakonshëm, si në rastin e Mediut.

The post Çështja “Gërdeci”/ Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka appeared first on Albeu.com.

Dosja “Gërdeci”/ Ish-ministri Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO
Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, zhvillohet seanca për dosjen “Gërdeci”, ku një ndër të akuzuarit është edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të ish-ministrit.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.

The post Dosja “Gërdeci”/ Ish-ministri Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë
Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e zhvilluara me qytetarë, duke shprehur angazhimin maksimal dhe rëndësinë e protestës.

“Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit”, thotë ai.

Gjithashtu, Mediu nënvizon se raporti i OSBE/ODIHR, denoncoi qartë se zgjedhjet ishin një farsë.

Reagimi i Mediut:

Protesta e Opozitës në 22 Dhjetor

Në mbledhjen e kryesisë, Kryetari i Partisë Republikane theksoi se është koha që jo vetëm Partia Demokratike, Partia Republikane, por gjithë opozita pa dallim, çdo qytetar, të jetë prezent dhe të luftojë për të ndryshuar realitetin e dominuar nga krimi, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria.

Raporti i OSBE/ODHIR denoncoi se zgjedhjet ishin një farsë, ku shteti dhe Partia Socialiste u bënë një, duke vjedhur paratë e taksapaguesve për të blerë vota, faljen e gjobave dhe bonusin për pensionistët në shkëmbim të votës. ODHIR deklaroi se krimi i organizuar, i lidhur me pushtetin, bleu vota, intimidoi votuesit dhe vendosi në parlament përfaqësuesit e tij. Po ashtu, deklaroi qartë se liderët e opozitës u proceduan dhe arrestuan përpara zgjedhjeve politikisht, në shërbim të pushtetit.

IDU (Unioni Ndërkombëtar për Demokraci), ku bën pjesë Partia Republikane Amerikane e Presidentit Trump, Partitë Popullore Europiane theksuan se zgjedhjet në Shqipëri u manipuluan nga Partia Socialiste, e lidhur me korrupsionin dhe krimin, dhe Shqipëria duhet të gjejë mekanizmat për një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit.

Të gjitha këto kanë vlerë kur opozita dhe shqiptarët të bashkohen në një lëvizje të fuqishme masive kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila po zbraz Shqipërinë dhe po shkatërron të ardhmen e Shqipërisë dhe Kombit, duke e kthyer atë në momentet më të errëta të historisë shqiptare.

The post Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë appeared first on Albeu.com.

Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari
Pas zhvillimeve që përfshijnë bllokimin e aksesit për gazetarët e News24, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar duke e cilësuar situatën si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Ajo që po ndodh me News24 nuk është thjesht sulm ndaj një media të lirë, por është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari”, u shpreh Mediu, duke theksuar se veprimi është kryer pa asnjë vendim gjykate dhe në shkelje të parimeve demokratike.

Sipas tij, qeveria vepron kundër fjalës së lirë dhe, kur nuk mund ta blejë apo ta mbyllë një zë kritik, “përdor dhunën e paligjshme”.

“Kjo është Shqipëria e pushtetit dhe jo e shqiptarëve. Shqipëria sot është dhunë, korrupsion dhe krim”, shkruan ai.

The post Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari appeared first on Albeu.com.

Pse SHBA nuk e ka uruar ende Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se opozita ka përcjellë në Shtetet e Bashkuara një raport ku evidentohen shkeljet zgjedhore të 11 majit, raport i cili sipas tij bazohet edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.

Komentet Mediu i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj, ku u pyet se përse SHBA-të nuk e kanë uruar ende kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Mediu tha gjithashtu se aktualisht brenda Bashkimit Europian është një situatë jo e mirë dhe sipas tij, kjo është arsyeja që një pjesë e liderëve të Europës gjenden krah kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi gjithashtu se pavarësisht se flitet për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, aktualisht shtetet kryesore të BE-së janë kundër zgjerimit.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve?

Mediu: Po marr sot pjesën europiane. Europa sot ka një problem të madh, ka nevojë për një histori suksesi dhe histori suksesi quan zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Deri para disa kohësh histori suksesi konsiderohej Mali i Zi, pavarësisht problemeve që ai vend ka me Serbinë dhe Rusinë.

Dhe kështu sjellja fashinante e Ramës për të treguar përralla dhe asnjë realitet shqiptar është bërë një histori e pranueshme, duke treguar që Shqipëria është një vëmendje skajore për BE-në. Nga një sinjal që ne kemi marrë në Bruksel, na thonë shiko, Europa kështu është, Komisioni, etj, etj.

Mos harroni një gjë, nëse marr Presidentin francez që thotë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së deri në 2030, është pikërisht Franca që nuk pranon zgjerimin e BE. Është pikërisht Franca që sajoi këtë Komunitetin Politik të Europës.

Është pikërisht Merz dhe nuk thotë asnjë fjalë për zgjerimin dhe është skeptik. Në IDU u tha se janë frenuar emigrantët nga Afrika për të shkuar në Itali, duke u thënë se do të përfundojnë në Shqipëri, që është jashtë Europës.

Pra Shqipëria shihet si gogoli për të frenuar emigrantët nga Afrika. Përsa i përket SHBA-ve, ne kemi përcjellë një raport në SHBA me problematikat e zgjedhjeve, bazuar edhe në raportin e OSBE-së. Kjo duket sikur është një luftë për Berishën, jo.

Kjo është një luftë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

The post Pse SHBA nuk e ka uruar ende Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu appeared first on Albeu.com.

Mediu në takimin e OSBE: Kërkova mision faktmbledhës në Shqipëri përpara zgjedhjeve të 11 majit
Kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu ka marrë garancinë e përfaqësuesve të OSBE për të ndjekur nga afër zgjedhjet në Shqipëri, zgjedhje që sipas tyre duhet të jenë të ndershme dhe të lira.

Në takimin e Vjenës të OSBE PA, Mediu shprehet se Kongresmeni Joe Wilson, njëkohësisht Kryetar i Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan tha se do njekin nga afër procesin zgjedhor.

Mediu theksoi gjithashtu se në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë, Roberto Montella dhe ekipin që do vëzhgojë zgjedhjet, në emër të opozitës ka kërkuar që drejtimi i këtij misioni të jetë i balancuar, si një nga kriteret kryesore të Asamblesë Parlamentare të OSBE, gjë të cilën ia kërkoi dhe bëri prezent edhe Presidentes së Asamblesë Pia Kuama, duke kërkuar një mision fakt mbledhës përpara zgjedhjeve të 11 majit.

Statusi

Në takimin e Vjenës të OSBE PA. Kongresmeni Joe Wilson Kryetari Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan tha se do njekim

Me vëmendje zgjedhjet në Shqipëri dhe ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

Po në të njëjtin shqetësim dikutova dhe me

Kongresmenin Marc Veasey dhe me përfaqësusen e SHBA në Vjenë mike e vjetër e Shqipërisë Janice Helëig.

Kryetari i Parlamentit Auatriak përshëndeti takimin vjetor të OSBE PA

Po ashtu zhvilluam një takim

Me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Roberto Montella dhe ekipin që do vëzhgojl zgjedhjet. Në emër të opozitës i kërkova që drejtimi i këtij misioni të jetë i balancuar si një nga kriteret kryesore të Asamblesë Parlamentare të OSBE, gjë të cilën ja kërkova dhe bëra prezent dhe Presidentes së Asamblesë Pia Kuama, duke kërkuar një mision fakt mbledhës përpara zgjedhjeve të 11 majit.

The post Mediu në takimin e OSBE: Kërkova mision faktmbledhës në Shqipëri përpara zgjedhjeve të 11 majit appeared first on Albeu.com.

Fatmir Mediu nga Elbasani: Grupet kriminale përdoren nga pushteti, të votojmë kundër të keqes
Partia Republikane ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm dhe në Elbasan fushatën po e drejton kryetari i degës Elbasan dhe nënkryetar i PR Ergys Muzhaqi. Si përfaqësues i familjeve të vjetra të Elbasanit, por edhe si ekspert për çështjet e sigurisë, ai dha mesazhin se njerëzit e ndershëm duhet të reagojnë, kur e keqja sundon.

“Këtë lloj fryme dua të sjell në angazhimin tim politik. Të mos ulemi, kur duhet të rrimë në këmbë, të mos heshtim, kur duhet të flasim, të mos flemë, kur duhet të punojmë. Më e pakta, të mos rrimë në shtëpi, kur duhet të votojmë.”- u shpreh drejtuesi i fushatës së republikanëve në Elbasan, Ergys Muzhaqi.

Për Kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu, opozita e djathtë duhet të përfaqësohet me profesionistë si Ergysi në zgjedhjet e ardhshme, si mënyra më e mirë për të fituar besimin e njerëzve përballë një pushteti që partner kryesor ka bandat e trafikut të drogës.

“Ne sot nuk jemi një republikë parlamentare kushtetuese, por një republikë kryeministrore, ku Shqipëria shkëmbehet për interesa të caktuara të pushtetit në çdo lloj forme të mundshme. Ajo që është akoma më e keqe, dhe ju jeni dëshmitarë këtu në Elbasan, trafiku i drogës është bërë dominant. Grupet e forta të trafikut të drogës, që kanë paratë, dominojnë dhe politikën. Ata zgjedhin. Ata vendosin. Për fatin e keq, është një marrëdhënie e dukshme, e pranueshme e qeverisjes së sotme. Akoma më tej, për shkak të interesave të pushtetit, nuk ka më as liri, as të drejta dhe as ligje. Këto grupe kriminale, përdoren në bashkëpunim me pushtetin, për të manipuluar zgjedhjet, për të intimiduar votuesit, për të blerë votat, për t’u thënë shqiptarëve që vota juaj s’vlen. Por kur vota s’vlen, jeta jonë nuk vlen, jeta e fëmijëve tanë nuk vlen, sakrifica e prindërve tanë nuk vlen.”- theksoi Fatmir Mediu.

Në takimin me strukturat e Partisë Republikane në Elbasan, Mediu vuri në dukje nevojën që ka vendi për funksionimin e drejtësisë.

“Shqipëria ka nevojë për drejtësinë e pavarur nga politika, por jo të pavarur nga ligji dhe kushtetuta, që të përdoret në mënyrë okulte, u shpreh Kryetari i Partisë Republikane, duke vlerësuar me rëndësi jetike ringjalljen e besimit të njerëzve tek liria individuale dhe e drejta e votës, pa të cilat asnjë shoqëri nuk mund të zhvillohet dhe të shkojë përpara”, vijoi Mediu.

The post Fatmir Mediu nga Elbasani: Grupet kriminale përdoren nga pushteti, të votojmë kundër të keqes appeared first on Albeu.com.

Gjyqi për Gërdecin, reagon ashpër Mediu: Absurd dhe i paligjshëm, përgjegjësitë e mia i kam marrë
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur për gjyqin për Gërdecin, që po mbahet kundër tij. Në një intervistë televizive Mediu theksoi se përgjegjësitë e veta për tragjedinë i ka marrë. Po ashtu Mediu theksoi se gjyqi ndaj tij ngjan me gjyqet popullore të kohës së diktaturës.

“Unë do të jem në debat për atë që po ndodh. Gjyqi është i paligjshëm dhe absurd, se nuk ka akuzë. Nuk mund të akuzosh ministrin e Mbrojtjes, se përse ka zgjedhur një kompani ose për disa procedura të tjera që nuk janë përgjegjësi e tij, kjo është tejkalim i proceseve juridike. Unë nuk jam në akuzë për Gërdecin, jam në akuzë për shpërdorim detyre. Kjo që po bëhet për Gërdecin është që të bëhet çështja sa më e ndjeshme, për shkak të pasojës që ka pasur. Në raport me çështjen, është shpërdorim detyre. Ligji për ministrin është Kushtetuta, nuk është rregullorja e financës, janë akuza absurde Unë dhashë dorëheqjen për Gërdecin.

Unë përgjegjësitë e mia i kam marrë. Ky mund të jetë shtet inkuzitor, që do të dënojë me patjetër një person, që në këtë rast jam unë. Është ide staliniste, pasi në atë kohë zgjidhej personi dhe targetohej se çfarë akuze mund t’i vendosim. Edhe akt-ekspertimi është i paligjshëm. Edhe për çështjen e 21 janarit, besoj se politika ndërhyn në çështje gjyqësore. Sot jemi në Republikën e SPAK, por duhet të jemi në Republikën Kushtetuese. Nuk jemi në kohën e gjyqeve popullore”, tha Mediu.

The post Gjyqi për Gërdecin, reagon ashpër Mediu: Absurd dhe i paligjshëm, përgjegjësitë e mia i kam marrë appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca për Fatmir Mediun, ish-ministri: Asnjë dëshmitar s’ka thënë gjë kundër meje
Seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është shtyrë në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK.

Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre.

Ish-ministri i Mbrojtjes, nën akuzë për shpërdorim detyre kërkoi që të mos heshtet dhe që dëshmitarët të vijnë në gjykatë të flasin.

The post Shtyhet seanca për Fatmir Mediun, ish-ministri: Asnjë dëshmitar s’ka thënë gjë kundër meje appeared first on Albeu.com.