fatmir haklaj Archives - Albeu.com

Aishe Haklaj 12 orë në SPAK: Kam ende besim te drejtësia
Motra e madhe e Haklajve, Aisha Haklaj ka përfunduar pas 12 orësh dëshminë e saj në SPAK.

Ajo ka folur shkurt për medit dhe është shprehur se ka ende besim te Prokuroria e Posaçme.

Zonja Haklaj gjithashtu falenderoi mediet, të cilat i cilësoi si pushtetin e vetëm që ka mundur t’i drejtohet familja e saj.

“Me gjithë respektin e madh për mediat. Sepse ju keni kryer detyrën dhe keni qenë pushteti i vetëm që kemi munduar ti drejtohemi. Tani besimi ynë është ende te SPAK. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka që duhet të ruhet”,  tha Haklaj.

Nuk dihet shkaku ende shkaku zyrtar i thirrjes së saj pranë ambienteve të institucionit, por mësohet se motra e Haklajve ka pasur një fletë thirrje në kuadër të një hetimi.

Ndërkohë ditën e djeshme, motra tjetër, Zylfie Haklaj deklaroi se varri i Fatmir Haklajt ishte dëmtuar.

Policia përmes një deklaratë zyrtare ditën e sotme, 28 prill bëri me dije se po punon për identifikimin e autorëve.

The post Aishe Haklaj 12 orë në SPAK: Kam ende besim te drejtësia appeared first on Albeu.com.

Pllaka e varrit të Fatmir Haklajt u shkatërrua nga persona të panjohur, reagon policia e Tropojës
Policia e Tropojës ka reaguar sot për shkatërrimin e varrit të Fatmir Haklajt.

Nëpërmjet një njoftimi policia e Tropojës bën me dije se përveç varrit të Haklajt janë dëmtuar edhe pllakat e dy varreve tjera në Tropojë.

Saka bëhet me dije se autorët nuk janë identifikuar ende nga policia. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë

Tropojë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, dhe po vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi: Shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e 3 varreve në varrezat publike të qytetit të Tropojë.

Historia e vrasjeve në familjen Haklaj

Familja e Haklajve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë. Është një nga familjet më të mëdha në këtë rrethinë. Trazirat e vitit 1997 bënë që djemtë e kësaj familjeje të bëheshin “bajraktarët” e gjithë Tropojës.

Një nga djemtë e Haklajve, Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte policinë e Tropojës. Numri i djemve tropojanë, të vrarë vetëm në 16 vjetët e fundit, pas vitit 1997, është rreth 200 persona. Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit Haklaj, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit. Pas kësaj vrasjeje nisën vrasjet e tjera të shumta në seri, që kanë lidhje me fisin Haklaj të Tropojës.

Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998. Më datën 5 janar 1998 vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike, Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes Haklaj. Pas kësaj vrasjeje nis vrasja e djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, të kryefamiljarit Muharrem Haklaj. Ndërkohë, më 4 gusht 1999, vriten në atentat, në afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj.

Vetëm tre muaj më pas vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Hakmarrja ndaj fisit Haklaj nuk është ndalur me kaq. Më 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi me snajper i djalit tjetër, Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes Haklaj është kryer më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj.

/albeu.com/

The post Pllaka e varrit të Fatmir Haklajt u shkatërrua nga persona të panjohur, reagon policia e Tropojës appeared first on Albeu.com.

I thyen pllakat e varrit reagon “sozia” e Fatmir Haklajt
Ngjarjet tragjike të Tropojës së viteve 1990-2000 do të sillen shumë shpejt në një film me 4 seri të titulluar, “Haklaj”.

Filmi i Hollyëood do të ketë si protagonist Fatmir Haklajn dhe familjen e tij, ndërsa roli kryesor në këtë film, ai i Fatmirit, do të luhet nga doktor Jurgen Malaj.

Ky i fundit ka një ngjashmëri të madhe me Fatmir Haklajn dhe kjo është vërtetuar edhe nga programi kompjuterik Antropologie FHN, që përdoret nga Interpol për raste të veçanta. Sipas programit, ngjashmëria fizike e Fatmirit dhe doktor Jurgenit rezulton në masën rreth 86%.

Ditën e sotme varri i Fatmir Haklajt është shkatërruar nga persona të paidentifikuar. Krahas së motrës, Zylfie Haklaj ka reaguar ehde doctor Malaj për ngjarjen.

Ai shkruan në instastory: Filmi Haklaj sot do të ishte në Festivalin e Kanës, por për shkak të terroristëve është shyrë disa herë. Sapo filluam xhirimet, shkatërruan varet. Të djallëzuar.

Në këto katër seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve, si dhe lufta e përgjakshme për hakmarrje ndërmjet fiseve shqiptare, e nxitur nga politika.

Kush është Jurgen Malaj

Doktor Jurgen Malaj bën pjesë në bashkësinë e njerëzve më të besuar dhe më me ndikim të SHBA në kontinentin Evropian. Ai shihet si një lider dhe personalitet i së ardhmes, ku natyrisht spikat kultura e tij e gjerë perëndimore; gjithashtu doktori shquhet për inteligjencën, aftësitë e tij organizative dhe komunikative, si dhe për aktivitetin e tij politik dhe atdhetar kudo në botë.

Doktor Jurgen Malaj ka qenë qysh herët aktiv ku fillimisht si student ka qenë Kryetar i Aleanca Kombëtare e Studentëve Elitë, deri më sot si Kryetar i organizatës ndërkombëtare World Albanian Congress.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse Hollywood dhe pala shqiptare në projekt, këmbëngul për pjesëmarrjen në film të Jurgen Malaj, për shkak se figura e tij e fuqishme, ndërkombëtare dhe tepër e kompletuar në çdo aspekt, krijon premisa për një film tepër të suksesshëm.

Interesi i shqiptarëve për këtë film është i madh për shkak të mbindjeshmërisë që ende ka si histori, ngjarja tragjike e gjakmarrjes në Bajram Currin e viteve ‘90 dhe jo vetëm./Albeu.com/

The post I thyen pllakat e varrit reagon “sozia” e Fatmir Haklajt appeared first on Albeu.com.

I thyen varrin, kush ishte Fatmir Haklaj, vrasje, atentate me mina dhe prita: Dosja e bujshme Tropoja
Varri i Fatmir Haklajt është shkatërruar nga persona të paidentifikuar.

Pllakat e varrit ishin thyer në disa copa.

Motra e tij, Zylfie Haklaj reagoi pas ngjarjes përmes një postimi në llogarinë në Facebook “Haklajt e Tropojës”.

“Ju po ngelshi tane kohen ne Koder te  varrezave tona se edhe  te vdekur jau keni frigen a mos po cohen. Na  e kena dite  qedo ti prishni dhe me qellim i kena punue me dite te sakte kushe merret me keto pune. Hajrin ja pafshi punes”, shkruan ajo.

Kush është familja Haklaj?

Deri në fillimin e viteve ’90 familja Haklaj ishte një nga mijëra familjet e thjeshta të Tropojës. I pari i saj Isuf Groshi, ishte një nga personat e njohur dhe të respektuar në Malësinë e Gjakovës, aq sa dhe sot bëmat dhe shprehjet e tij vazhdojnë të kujtohen, për urtësinë dhe zgjuarsinë e tyre. I biri, Muharrem Haklaj do të kishte shtatë fëmijë, pesë djem dhe dy vajza. Pothuaj të gjithë fëmijët do të arsimoheshin në shkolla profesionale. Pak muaj pas ardhjes në pushtet të koalicionit të djathtë, në verën e vitit 1992, Hamdi Haklaj dhe i vëllai Halili do të arrestoheshin me akuzën e vrasjes me mjete të forta të një ekonomisti në Bajram Curr. Dy djemtë më të mëdhej të familjes do të qëndronin në burg për gjashtë muaj rresht. Do të liroheshin për mungesë provash, por pas këtij momenti besimi i tyre ndaj të sapoardhurve në pushtet ishte thyer.

Shkëlzeni

Ngjarja që do t’i ekspozonte Haklajt dhe do të niste përballjen e tyre me policinë ishte ajo e 7 gushtit 1993. Vëllezërit Haklaj kishin shkuar për peligrinazh si shumë familje të Tropojës në vendin e shenjtë në malin e Shkëlzenit, i njohur ndryshe dhe si “varri i mirë”. Por për arsye ende të pasqaruara Shkëlqim Haklaj është konfliktuar me dy vëllezërit Besim e Guxim Demaj nga fshati Shipshan i Tropojës. Policia e ka rihapur dosjen pas afro 13 vjetësh dhe pretendon se në ndihmë të Shkëlqimit ka shkuar vëllai i tij i madh, Hamdiu. Në çastin kur konflikti i ka kaluar caqet, Hamdi Haklaj ka qëlluar me pistoletë në drejtim të dy vëllezërve Demaj të cilët kanë mbetur të vrarë. Pas rihapjes së hetimeve ekspertët mjeko-ligjorë kanë rizhvarrosur kufomat e viktimave për të siguruar prova të reja mbi autorësinë e krimit. Menjëherë pas ngjarjes policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Haklaj. Qysh nga ajo kohë silueta e Hamdi Haklajt do të shihej shumë rrallë në Tropojë, madje edhe pas kthimit të tij në Shqipëri në janar të vitit 1998. Fatmir Haklaj edhe pse nuk kishte probleme me drejtësinë dhe nuk ishte person i shpallur në kërkim, u është bashkuar vëllezërve për t’i ndihmuar të mos kapeshin nga policia. Nga gushti i vitit 1993 deri në fundin e vitit 1996 policia e rrethit verior dhe forcat speciale organizuan disa aksione për t’i arrestuar vëllezërit Haklaj, të cilët dyshoheshin se herë pas here ktheheshin nga jashtë vendit në banesën e tyre.

Aksioni

Aksioni më i madh i policisë së Tropojës dhe forcave speciale të ardhura nga Tirana është organizuar 5 tetor 1995. Kulla e Haklajve u rrethua nga qindra trupa të policisë që kishin marrë informacion në rrugë operative se dy vëllezërit e kërkuar Hamdi e Shkëlqim Haklaj ishin kthyer në banesë. Për të mbështetur këtë operacion janë angazhuar deri dhe helikopterë nga ajri, por vëllezërit Haklaj nuk u kapën. Gjatë veprimeve të forcave të Rendit mbeti i vrarë një polic i komisariatit të Tropojës. Rrethanat e vrasjes së tij janë ende dhe sot të pazbuluara nga autoritetet shtetërore. Nuk dihet nga kush dhe si u qëllua polici që ndodhej në rrethim së bashku me kolegët e tij. Pavarsisht faktit se kanë kaluar 14 vjet nga ngjarja e Shkëlzenit, Hamdi Haklaj nuk është gjykuar asnjëherë për të, pasi nuk ka patur prova të mjaftueshme për ta argumentuar fajësinë e tij.

Prita

Pas këtij operacioni të dështuar të policisë, Haklajt do të dilnin në skenë menjëherë pas trazirave të marsit 1997. I pari shfaqet emri i Fatmir Haklajt. Ai do të ishte protagonist në një përballje me mbështetësit e ish-presidentit Berisha. Haklaj kundërshton tu bashkohet vullnetarëve që po shkonin nga Tropoja në Tiranë për tiu bashkuar trupave të policisë për shuarjen e revoltave në jug të vendit. Ai nuk u mjaftua me kaq, por kundërshtoi dhe pengoi forcërisht oficerët e Gardës që kishin shkuar në Tropojë për të siguruar forca rezerviste. Për këtë akt ai do të vlerësohej nga mbështetësit e së majtës në Tropojë dhe do të vendosej kryetar i Komitetit të Shpëtimit Publik. Më 22 qershor 1997, Fatmir Haklaj i shpëton një prite të organizuar në afërsi të Milotit. Ai kishte udhëtuar së bashku me djalin e xhaxhait, Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në Skrapar dhe një mikun e tyre nga Tropoja, Agron Gjyriçi, për një rast urgjent në Tiranë. Gjatë kësaj prite mbeti i vrarë Sokol Haklaj dhe Ibrahim Rustemi, efektiv i forcave speciale. Rustemi për disa kohe kishte qëndruar pranë grupit të shoqërimit të deputetit demokrat Azem Hajdari. Ibrahim Rustemi kishte planifikuar të udhëtonte në drejtim të Tropojës gjatë po asaj nate, së bashku me trupat e Gardës dhe forcat speciale. Misioni i tyre ishte të siguronin vizitën e ish-presidentit Berisha dhe mitingun elektoral që do të zhvillonte ai të nesërmen në Tropojë, ku do të shpallej dhe kandidatura e PD-së për deputet, Azem Hajdari. Rustemi lë njoftim në banesën e vet se nëse e kërkonin nga reparti, tu thoshin se ai ishte nisur përpara me Sokol e Fatmir Haklajn për shkak të një fatkeqësie që i kishte ndodhur. Fatmir Haklaj arriti të vriste një nga autorët e pritës në momentin që ai iu afrua autoveturës për tu dhënë goditjen e fundit viktimave. Fatmir Haklaj dyshon se pas kësaj prite fshihen persona të rëndësishëm. Disa ditë pas pritës Haklaj identifikon autorët e saj dhe lidhjet e tyre në Tiranë. Hakmarrja për këtë atentat është e pamëshirshme. Tre nga katër autorët e mbijetuar të atentatit të Milotit ekzekutohen njëri pas tjetrit në rrethana ende të pazbardhura. Familjeve të dy prej tyre u digjen kullat në fshatrat e Mirditës. Ndërsa i mbijetuari i fundit prej atentatorëve, një emër i njohur i botës së krimit në zonën e Mirditës, u ekzekutua gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat speciale në vitin 1999 në Mamurras.

Konflikti

Kufomat e pritës së Milotit nuk ishin kthyer ende në Tropojë, kur zhvillohej mitingu elektoral në sheshin qëndror të Bajram Currit. Gjatë këtij mitingu ndodh një tjetër konflikt, këtë radhë është Shkëlqim Haklaj, i cili reagon ashpër në momentin që ishte duke folur ish-presidenti Berisha. Irritimit të Haklajt i është bashkuar dhe Feriz Kërnaja, i sapo dalë nga burgu. Kërnaja ishte bërë i njohur për shkak se kishte qëndruar për disa kohë në të njëjtin burg me kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano. Madje një foto e përbashkët e Kërnajës, Fatos Nanos dhe Nehat Kullës, një nga kapot e njohur në kryeqytet u botua në shtypin e kohës. Gjatë zgjedhjeve të 29 qershorit Haklajt mbështetën kandidatin e PS-së për Tropojën dhe dalën haptazi kundër kandidatit të PD-së Azem Hajdari. Vëllezërit Haklaj ndihmuan gjatë fushatës elektorale për referendumin dhe pretendentin për fronin mbretëror Leka Zogu gjatë një vizite të tij në rrethin e Tropojës. Kundërshtarët e monarkisë tentuan të pengonin vizitën e Zogut, por në krah të tij, përkrah shumë djemëve të Tropojës u rreshtuan dhe vëllezërit, Fatmir, Shkëlqim dhe Ylli Haklaj. Pas zgjedhjeve parlamentare Hajdari u shpall deputeti i ri i Tropojës, por situata ndryshoi në disfavor të së djathtës, për shkak se e majta fitoi zgjedhjet në gjithë vendin dhe Fatmir Haklaj me propozim të degës lokale e PS-së dhe me firmën e ish-ministrit të Rendit Neritan Ceka mori detyrën e shefit të komisariatit.

Protesta

Më 17 shtator 1997 deputeti demokrat Azem Hajdari u plagos në parlament nga deputeti socialist i rrethit të Hasit, Gafurr Mazrreku. Një ditë më pas, më 18 shtator 1997, dega lokale e PD-së në Bajram Curri organizoi një protestë për të denoncuar plagosjen e deputetit të Tropojës. Organizatorët e protestës paraqiten në polici dhe i kërkojnë leje shefit të komisariatit Fatmir Haklaj. Ai u jep leje për zhvillimin e mitingut por kërkon që të mbahet në kompleksin e lojërave me dorë në qëndër të qytetit. Mbështetësit e shumtë të PD-së fillimisht grumbullohen në kompleksin e lojërave me dorë. Por më pas protesta vazhdoi nëpër rrugët e qytetit. Fatmir Haklaj i njoftuar për rrjedhën që mori protesta vendos të përballet personalisht me drejtuesit e saj. Ai u del përballë protestuesve në shëtitoren e Bajram Currit. Haklaj debaton ashpër me disa nga organizatorët, madje qëllon me grusht njërin prej tyre. Nga ky moment protesta shpërndahet, por Fatmir Haklajt nuk do tia falnin kurrë atë që bëri. Ai do të qëndronte dhe për katër muaj të tjerë në detyrën e shefit të komisariatit. Gjatë kësaj kohe vendosi rregull dhe rend në Tropojë, diku me fjalë e diku me forcë. Bandat e grabitësve që kishin pushtuar rrugët dhe bënin kërdinë, preferonin më mirë të mos përballeshin me të, sepse më shumë se sa arrestimit dhe burgut, i druheshin ndëshkimit hakmarrës të tij. Nga një person në arrati për të ndihmuar vëllezërit që kërkoheshin nga policia, Fatmir Haklaj u kthye brenda disa muajsh në një sherif alla far ëest, që më tepër se zbatimin e ligjit të brishtë, parapëlqente ndëshkimin tradicional të malësisë ku ishte rritur. Për Pesë muaj me radhë në Tropojë, nuk ndodhi asnjë vrasje edhe pse ishte viti 1997 dhe armët ishin në duart e gjithkujt. Personat problematikë preferonin më mirë të largoheshin ose të rrinin urtë, sesa të përballeshin me dorën e hekurt të Fatmir Haklajt, që i veshur dhe me uniformën e shtetit ishte bërë njeriu më i pushtetshëm në veri të vendit.

“Dosja Tropoja”, dëshmitari kyç, 9 vjet jashtë vendit

Një polic i komisariatit të Bajram Currit që i shpëtoi atentatit të 5 janarit 1998 ku mbetën të vrarë Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demirit, është dëshmitari kyç që mund të zbardh si nisi tragjedia që përgjaku për vitet në vazhdim Tropojën. Avdi Buçpapa nuk është marrë kurrë në pyetje nga organet ligjzbatuese në lidhje me këtë ngjarje. Ai u largua menjëherë pas krimit nga Shqipëria për ti shpëtuar rrezikut serioz që i kanosej. Mënyra sesi shefi i komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj zgjodhi për të vënë në vend drejtësinë sipas kokës së tij, shkaktoi një reaksion të madh, deri dhe nisjen e protestave nga opozita e djathtë në rrugët e kryeqytetit. I tërbuar nga vrasja e dy njerëzve të tij më të afërt, Fatmir Haklajt, i errësohet gjykimi. Ai nuk bën më selektim të viktimave të tij, duke qëlluar këdo që i dilte përpara, mjafton që të ishte i afërt me autorët e pritës së Qafë Luzhës apo i njohur i tyre. Për Haklajn nuk kishte shumë rëndësi fakti nëse viktimat e tij ishin implikuar apo jo në ngjarje. Mjaftonte vetëm lidhja dhe njohja e tyre me autorët e pritës së 5 janarit 1998.

Prita

Asaj që Fatmir Haklaj i trëmbej, ndodhi pikërisht në momentin kur ai mendonte se kishte vënë gjithçka në vijë. Tre ditë pas vitit të ri 1998, vëllai i tij Shkëlqimi u emërua polic në doganën e Qafë Prushit në rrethin e Hasit. Pasditen e 5 janarit, Shkëlqim Haklaj dhe kunati i Fatmirit, Artur Demiri ktheheshin nga Hasi me një fuoristradë Nissan Terrano ngjyrë blu. Sapo ata mbërritën në Qafën e Luzhës u qëlluan me breshëri armësh automatike. Autorët e pritës, përbënin një komando të pajisur mirë më armë automatike dhe mitrolozë të rëndë. Të informuar për lëvizjen e Shkëlqim Haklajt, ata ishin pozicionuar në pritë duke mbajtur nën vëzhgim për orë të tëra rrugën që të ngjit nga fshati Pac drejt Qafë Luzhës. Zjarri i tyre gati rezultoi njëqind përqind i saktë sikur Shkëlqim Haklaj të mos u kishte mbijetuar breshërive të para dhe të shkëmbente zjarr me një pistoletë që kishte me vete, duke i dhënë kohë një personi të tretë që ndodhej në makinë të shpëtonte i gjallë. Avdi Buçpapa u largua drejt një pylli që të nxjerr në fshatin Vlad. I mbijetuar, pa asnjë gërvishtje nga prita, një polic i komisariatit të Bajram Currit, do të shpejtonte sa i hanin këmbët për të mbërritur i gjallë në fshatin më të afërt ku kërkoi ndihmë. Polici i tmerruar kërkoi të sajonin një vig për të transportuar të vdekurit drejt Tropojës. Trupat e dy të vdekurve u transportuan drejt morgut të qytetit me autobuzin e linjës Krumë-Bajram Curri, i vetmi mjet që kaloi pas atentatit në atë aks rrugor.

Dëshmitari Fatmir Haklaj kur mësoi se viktimat e pritës ishin vëllai dhe kunati i tij, u betua se hakmarrja për vrasjen e tyre do të ishte e padëgjuar ndonjëherë. Ai kontaktoi po atë natë me dëshmitarin e vetëm të mbijetuar nga atentati dhe mësoi prej tij se kush kishte qenë pjesë e komandos që organizoi pritën. Ky dëshmitar okular, duke qenë banor i Tropojës identifikoi pjesën më të madhe të autorëve të pritës

Aishja: Shkëlqimi u godit nga afër, me një plumb në kokë

Shkëlqimi, pasi ishte qëlluar me 7 plumba në trup, kishtë marrë dhe një plumb tejshpues në kokë, i cili kishte kaluar nga njëra anë e ballit në anën tjetër. Pikërisht ky fakt e irritoi pamasë Fatmirin, aq sa ai humbi gjykimin dhe ndodhen ato që ndodhen”, tregon motra e madhe e Haklajve, Aishja për vrasjen e Shkëlqimit më 5 janar 1998. Aishe Basha, ish-drejtoreshë e shkollës së Bujanit, kujton ende trupin e të vëllait pas ngjarjes së Qafë Luzhës. Ajo rrëfen për “Gazetën Shqiptare”, si ndodhi ngjarja e 5 janarit 1998? Si shpëtoi polici Avdi Buçpapa, dëshmitari i vetëm okular i kësaj prite nga plumbat e vrasësve, dhe çfarë i tha ai Fatmir Haklajt pas ngjarjes?

Si ndodhi ngjarja e 5 janarit 1998 në Qafën e Luzhës? Vëllai im Shkëlqimi sapo ishte emëruar polic në doganën e Qafë Prushit në Has. Pasditen e 5 janarit, rreth orës 16.20 ai po kthehej në shtëpi me një fuoristradë Nissan Terrano. Bashkë me të ishte dhe kunati i Fatmirit, Artur Demiri dhe polici i komisariatit të Tropojës, Avdi Buçpapa. Sapo makina i është afruar lapidarit në Qafë Luzhë është qëlluar pa paralajmërim me breshëri automatikësh dhe mitrolozësh. Autorët e pritës ishin të pozicionuar në një transhe mbi rrugë dhe kanë hapur zjarr nga një distancë shumë e afërt.

Çfarë ndodhi më pas? Arturi mbeti i vdekur në vend. Ndërsa Shkëlqimi edhe pse kishte marrë shtatë plumba në trup, arriti të dilte nga makina dhe të hapte zjarr me një pistoletë që kishte me vete. Ky veprim i dha mundësi policit Avdi Buçpapa të përfitonte dhe të futej në pyll duke vrapuar drejt fshatit Vlad. Sipas dëshmisë së Avdiut, ai dëgjoi Shkëlqimin të shkëmbente fjalë me autorët e pritës. Avdiu kërkoi ndihmë në Vlad për të transportuar drejt Bajram Currit, trupat e Shkëlqimit dhe Arturit. Pistoleta e Shkëlqimit u gjet me dy fishekë në karikator, ndërsa 5 të tjerë ai i kishte qëlluar drejt autorëve të pritës. Kufomat e tyre i sollën në spitalin e Bajram Currit në mbrëmje me autobuzin e linjës Has-Tropojë.

A kontaktuat ju me të mbijetuarin e pritës dhe çfarë u tha si? Me sa di unë, me Avdiun kontaktoi po atë mbrëmje, Fatmiri. Se çfarë i ka thënë për autorët, këto i ka marrë me vete Fatmiri. Por Avdiu duke qenë tropojan i ka identifikuar pjesën më të madhe të autorëve të pritës, pasi ata nuk kishin maska. Veprimi që e irritoi pamasë Fatmirin, ishte fakti që Shkëlqimi ishte qëlluar me një plumb tejshpues në kokë, nga njëra anë e ballit në anën tjetër, nga një distancë shumë e afërt. Autorët e kësaj ngjarje nuk janë zbuluar kurrë edhe pse ka një dëshmitar okular (Avdi Buçpapa) dhe ne si familje kemi dorëzuar në prokurori provat dhe dyshimet tona.

Hamdi Haklaj, i mbijetuari që u shpëtoi atentateve

Pas ngjarjeve tragjike në vitet 1998-2000, Hamdi Haklaj u etiketua nga media me nofkën “Padrino”. Kjo jo vetëm për shkak se ishte djali i madh i familjes, fakt ky që i jepte atributet e liderit mbi të tjerët, por sepse u shpëtoi të gjitha atentateve, duke përfshirë këtu deri dhe ato me mina të telekomanduara apo me snajperë në distancë. Hamdi Haklaj, më i madhi nga pesë djemtë e familjes Haklaj lindi në vitin 1950 në Kërnajë. Është baba i gjashtë fëmijëve, tre djem e tre vajza. Hamdiu kreu studimet e larta në fakultetin e Veterinarisë në Kamëz. Pas përfundimit të shkollës, ai u kthye në Tropojë dhe fillimisht punoi si veteriner. Më pas për më shumë se një dekadë Hamdiu ishte kryetari i kooperativës së Margegajt detyrë në të cilën qëndroi deri në vitin 1990. Ai sëbashku me të vëllain Shkëlqimin ishin ndër mbështetësit e parë të PD-së në Tropojë. Por besimi i tij ndaj të sapoardhurve në pushtet u thyhe në vitin 1992, kur sëbashku me të vëllain Halilin, qëndruan për 6 muaj në burg me akuzën e një vrasjeje me mjete të forta në Tropojë. Hamdiu u lirua nga burgu për mungesë provash duke rezultuar i pafajshëm për krimin e vrasjes. Për herë të fundit Hamdi Haklaj u pa të shëtiste lirisht në Tropojë në fillimgushtin e vitit 1993. Prej këtij momenti, Hamdiu qëndroi në ilegalitet, për më shumë se një dekadë e gjysëm duke u shfaqur shumë rrallë në vendlindjen e tij. Ai emigroi në Gjermani ku qëndroi për pesë vjetë me radhë, deri në 5 janarin e 1998, kur vëllai i tij Shkëlqimi u ekzekutua pas një prite në Qafën e Luzhës

Vrasja mister e shefit të logjistikës së UÇK-së

Një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, I kushtoi jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala. Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë. Konushevci ishte lidhja më e fortë e Haklajve për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit. Vrasja e tij më 9 maj 1998, pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende një mister.

Prita Mbrëmjen e 8 majit 1998

Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala dhe një pjestar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Rreth orës 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur në një pengesë që u kishte bllokuar rrugën sapo kalon fshatin Miliskajë. Një grup personash të armatosur ka qëlluar drejt kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci. Si rezultat i zjarrit të hapur nga Konushevci është plagosur rëndë dhe më pas ka gjetur vdekjen një nga autorët e pritës, i cili më pas rezultoi se ishte ishte nga Tropoja. Shoferi i kamionit është tërhequr duke hapur zjarr në një pozicion më të sigurt dhe ka mundur ti mbijetojë pritës. Ndërsa mjeku 60-vjeçar Hazir Mala ka hedhur mbi shpinë Konushevcin e plagosur dhe është nisur drejt fshatit më të afërt për të kërkuar ndihmë. Mala ka ecur për më shumë se një orë me Konushevcin e plagosur mbi shpinë, deri sa ka ndeshur serish në autorët e pritës. Këtë radhë sulmi ndaj tyre ka qenë vdekjeprurës dhe trupat u janë bërë shoshë nga plumbat.

Ndëshkimi Vrasësit janë munduar të fshehin gjurmët, duke i hedhur trupat e masakruar të dy dëshmorëve të UÇK-së poshtë një ure, dhe më pas i mbuluan me gurë. Fatmir Haklaj është njoftuar për vrasjen dhe ka shkuar në vendngjarje. Të vrarë ishin miku i familjes Ilir Konushevci, dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit të tij, Arjan Mala. Kur merr vesh se në Bajram Curri po atë natë ka patur një tjetër të vrarë(Agim Demiri), atëherë Fatmir Haklaj bën lidhjen mes viktimës dhe pritës së Miliskajës. Përpjekjet e familjes së viktimës për të justifikuar vdekjen e të afërmit të saj qenë të kota. Për Fatmir Haklajn nuk kishte më dyshim se Demiri kishte qenë autor i pritës së Miliskajës, dhe për këtë shkak u hakmorr aty për aty, duke i vrarë dhe të vëllain, Bislim Demirin shofer taksie në qytetin e Bajram Currit. Vrasja e dy dëshmorëve të UÇK-së, Konushevcit dhe Malës, vazhdon të jetë ende e pazbuluar nga organet e drejtësisë. Kush ishte vënë në dijeni për lëvizjen e kamionit me armë drejt Tropojës atë natë? Kë kishte takuar “Mërgimi” në kryeqytet përpara se të nisej drejt Bajram Currit? Dyshimet ishin për një pritë të paguar nga shërbimi sërb UDB, ose nga vrasës të grupeve rivale që merreshin me trafikun e armëve drejt Kosovës?! Edhe pas 9 vitesh ngjarja e Miliskajës mbetet e mbuluar me mistër, ndërsa fotoja e Konushevcit u bashkua me fotot e të vrarëve në muret e kullës së Haklajve.

Takimi sekret i Feriz Kërnajës me Gjinushin

Në mesin e korrikut 1998, ndodh një tjetër ngjarje që i nxjerrë serish në skenë Haklajt. Policia e Gramshit arreston në një postbllok në hyrje të qytetit, Halil Haklajn dhe Isamedin Haxhinë. Në automjetin që ata udhëtonin u kap dhe një sasi armësh që sapo e kishin blerë për ta çuar në Kosovë. Ortakëria e tyre krijoi kuriozitet të madh, pasi Halil Haklaj ndodhej sëbashku me vëllain e Izet Haxhisë, truprojës së ish-presidentit Berisha. Në pamje të parë dukej e habitshme një kombinim Haklaj-Haxhia pasi ishin të qarta pozicionimet politike të tyre, pro dhe kundër Berishës. Por, Halil Haklaj kishte punuar për një kohë të gjatë me Ismet Haxhinë në minierën e Kamit dhe banesat e tyre në Kërnajë e Babinë nuk ndodheshin më larg se 30 minuta nga njëra-tjetra. Fatmir Haklaj u alarmua për arrestimin e të vëllait dhe kërkoi lirimin e tij nga gjykata. Dështimi për ta liruar dhe në Gjykatën e Apelit e acaroi së tepërmi. Në këto kushte vendosi të reagojë duke demonstruar forcën. Haklaj kërcënoi të gjithë përfaqësuesit e lartë të administratës shtetërore në Tropojë, madje policia deklaroi se ai mori peng dhe të dërguarin e qeverisë në veri të vendit Taulant Dedja. Nëse nuk lirohej i vëllai nga burgu, ai do të ndërmerrte veprime më të ashpra.

Si rezultat i kësaj situate të acaruar, në fundgushtin e vitit 1998 në Tropojë, të vetmit zyrtarë të lartë, ishin i plotëfuqishmi i qeverisë (që më tepër qëndronte si peng sesa si përfaqësues i qeverisë) dhe përfaqësuesi i OSBE-së për Bajram Currin, Billi Vogst(një ish-kolonel i forcave speciale britanike SAS). Për të negocuar me Haklajn autoritetet shtetërore shfrytëzuan një vizitë të një grupi deputetësh në Tropojë. Mesditën e 22 gushtit 1998 në Bajram Curri mbërritën Kryetari i Kuvendit Skënder Gjinushi, zv/kryeministri Kastriot Islami, Nënkryetari i Kuvendit Namik Dokle, kryetari i komisionit të jashtëm të Kuvendit, Sabri Godo, si dhe deputetët socialistë Ismail Togu e Bardhyl Agasi. Në orët e pasdites, përfaqësuesit më të lartë të shtetit, të cilëve u mungonte vetëm presidenti Meidani dhe Kryeministri Nano patën një takim në hotel-turizmin e qytetit me një përfaqësus të Fatmir Haklajt. Takimi u zhvillua në zyrën e OSBE-së, në katin e dytë të hotelit. Në të nuk ishte i pranishëm deputeti Godo, që preferoi të priste në hollin e hotelit.

Mesazhi

Fatmir Haklaj nuk pranoi të shkonte vet në takim pasi ndihej i fyer, jo vetëm se ia kishin arrestuar të vëllain që po u çonte armë ushtarëve të UÇK-së, por sepse nuk po e lironin nga burgu edhe pse kishte kaluar më shumë se një muaj. Ai dërgoi në takim Feriz Kërnajën, që kishte qëndruar për një kohë të gjatë në burg me liderin socialist Fatos Nano, i cili në atë kohë ishte në detyrën e kryeministrit të vendit. Kërnaja kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë pafajësi nga Gjykata e Tropojës për vrasjen e Isuf Halucës në tragetin e linjës Fierzë-Koman në vitin 1993. Ferizi ua bëri të qartë mesazhin e Fatmir Haklajt përfaqësuesve të lartë të shtetit. Nëse Halil Haklaj nuk lirohej nga burgu, pasojat mund të ishin të mëdha. Se çfarë premtimi i bën përfaqësuesit e shtetit Kërnajës, kjo nuk është bërë publike, por është fakt se dy javë më pas, Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia u lanë të lirë me “ndërhyrje nga lart” pasi, kishin qëndruar për 50 ditë në burgun e Gramshit.

The post I thyen varrin, kush ishte Fatmir Haklaj, vrasje, atentate me mina dhe prita: Dosja e bujshme Tropoja appeared first on Albeu.com.

Shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, reagon motra: E të vdekur ua keni frikën se mos çohen
Varri i Fatmir Haklajt është shkatërruar sërish. Persona të paidentifikuar kanë thyer pllakat e varrit të tij.

Ka qenë motra e Fatmir Haklajt, Zylfie Haklaj, e cila në llogarinë “Haklajt e Tropojës” ka postuar foto të varrit të shkatërruar.

“Ju po ngelshi tane kohen ne Koder te  varrezave tona se edhe  te vdekur jau keni frigen a mos po cohen. Na  e kena dite  qedo ti prishni dhe me qellim i kena punue me dite te sakte kushe merret me keto pune. Hajrin ja pafshi punes”, shkruan ajo.

Historia e vrasjeve në familjen Haklaj

Familja e Haklajve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë. Është një nga familjet më të mëdha në këtë rrethinë. Trazirat e vitit 1997 bënë që djemtë e kësaj familjeje të bëheshin “bajraktarët” e gjithë Tropojës.

Një nga djemtë e Haklajve, Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte policinë e Tropojës. Numri i djemve tropojanë, të vrarë vetëm në 16 vjetët e fundit, pas vitit 1997, është rreth 200 persona. Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit Haklaj, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit. Pas kësaj vrasjeje nisën vrasjet e tjera të shumta në seri, që kanë lidhje me fisin Haklaj të Tropojës.

Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998. Më datën 5 janar 1998 vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike, Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes Haklaj. Pas kësaj vrasjeje nis vrasja e djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, të kryefamiljarit Muharrem Haklaj. Ndërkohë, më 4 gusht 1999, vriten në atentat, në afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj.

Vetëm tre muaj më pas vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Hakmarrja ndaj fisit Haklaj nuk është ndalur me kaq. Më 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi me snajper i djalit tjetër, Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes Haklaj është kryer më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj./Albeucom/

The post Shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, reagon motra: E të vdekur ua keni frikën se mos çohen appeared first on Albeu.com.

Rikthimi i dosjes “Tropoja”, kush e vrau kushëririn e Fatmir Haklajt
Tropoja, ky peizazh mbresëlënës në kufirin më verior të Shqipërisë, kishte vite të largëta që nuk tronditej nga krimi.

Aq sa kohët e errëta të përplasjeve mizore midis bandave, dukeshin të harruara dhe thjesht një zgjim i keq, historish rrëfenjash dhe bëmash që nuk kanë lidhje me atraksionin dhe potencialin e turistik që të dhuron sot kjo zonë. Kjo të paktën, deri mesnatën e 5 janarit, duke hyrë 6 janari 2020. Ku plumbat shpërfytyruan edhe njëherë qetësinë e qytetit që kish harruar se ç’ish frika dhe terrori.

Natën kur Guxim Gjyriqi, baba i 3 fëmijëve u qëllua me 15 plumba, ndërsa po qëndronte përballë lokalit që kishte në administrim.Plumba të qëlluar nga një armë e shkurtër tip PMX, që e lanë të vdekur në vend, në errësirën e natës. Ndërsa makina e autorëve, sipas emisionit ‘Në shënjestër’ u largua me shpejtësinë e errësirës për të humbur gjurmët kush e di se ku, bashkë me autorët të cilët edhe sot nuk dihet se kush janë. Po kush ishte Guxim Gjyriqi dhe pse vrasja e tij ktheu pas hijet e një kohe të shkuar të përgjakshme në Tropojë. Ngjarje të cilat e kthyen këtë zonë për vite të gjata në sheshbetejën e krimeve brutale, ku u përzie edhe politika e ditës? Cila ishte lidhja e tij me Fatmir Haklaj dhe pse dyshimet bien mbi hakmarrjet e vjetra, plagët e të cilave lëngojnë gjak ende dhe sot në Tropojë. Guxim Gjyriqi thuhet se ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Bajram Currit.

Ai kishte në pronësi një pikë karburanti dhe një restorant në lagjen ‘Partizani’, aty ku pikërisht edhe u qëllua në mesnatën e 5 janarit 2020. Sipas dinamikës së ngjarjes, mësohet se autorët të cilët lëviznin me një automjet tip ‘Citroen’ pa targa, fillimisht kanë ndaluar përballë objektit në pronësi të Gjyriqit. Aty ku mesa duket ky i fundit po mbyllte ndërkohë llogaritë e xhiros ditore, para se të kthehej në banesë. Momenti, kur autorët mendohet se kanë pritur deri në daljen e tij në sheshpushimin e karburantit.

Ku dyshohet se këta të fundit për tu siguruar e kanë thirrur në emër, për ta qëlluar më pas pa mëshirë. I pari që e gjeti trupin e Gjyriqit, 40 minuta pasi ekzekutimi i tij ishte kryer, ishte nipi i tij. Vetëm disa orë më pas një makinë e djegur u gjet në fshatin Golaj të Hasit. E njëjta makinë e cila u përdor nga autorët në vrasjen e 47-vjeçarit. Por siç e theksuam edhe më lart, vrasja e Guxim Gjyriqit, e ktheu edhe njëherë qytetin e rënë tashmë në qetësi, në vitet e errëta kur krismat e armës bënin ligjin. Madje për të gjetur se kur ishte shkrepur për herë të fundit një armë krimi në Tropojë, duhet të ktheheshe shumë vite më pas.

Në vitet e përplasjeve të forta midis bandave në këtë qytet.

Që shkaktuan me dhjetra të vrarë. Ku shteti ishte i pafuqishëm të ndërhynte, ndërsa politika po e përdorte krimin lokal si një tytë arme drejtuar ndaj kundërshtarëve. Siç ishte edhe vrasja më 12 shtator 1998, përpara selisë së Partisë Demokratike të deputetit demokrat Azem Hajdari dhe truprojës së tij Besim Çera, ngjarje ku u plagos rëndë truproja tjetër Zenel Neza. Vrasje e cila u krye nga një togë e armatosur, e komanduar nga drejtues të Komisariatit të Tropojës, me në krye Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmanin. Ku humbi jetën në spital edhe Naim Çangu, që ndodhej në makinë me ta, në momentin që qëlluan ndaj liderit të lëvizjes studentore të vitit ’90.

Vrasje e cila në fakt i kishte paraprirë një sage të përgjakshme në Tropojë, ku personazhe kryesore do të ishin anëtarë të familjes Haklaj. Aty ku bien fillimisht dyshimet edhe për vrasjen e Guxim Gjyriqit, 18 vite pasi mendohej se zjarri i armëve ishte shuar në Tropojë. Dhe hakmarrja i kishte lënë vend paqtimit. Por cila ishte lidhja e Guxim Gjyriqit me Fatmir Haklaj dhe pse një nga pistat kryesore të hetimit është ndalur pikërisht te ‘I Forti’ tashmë i ndjerë, që bënte ligjin në Tropojën e viteve ’90, i cili edhe vetë do të humbiste jetën pas një atentati, më 4 nëntor 1999.

Pas 7 atentateve ku kish mundur të shpëtonte. Në Tropojën e cila deri në vendosjen e rendit, numërohet se mori 200 jetë djemsh, në një hark kohor prej 10 vitesh. Në ngjarje që thuhet se u inskenuan nga politika e kohës, e cila mundi ti përçajë dhe t’i fusë në gjak.

Duke u kthyer te vrasja e Guxim Gjyriqit dhe një nga pistat që lidhet me afërsinë e tij të gjakut me dikur të fortin e Tropojës, thuhet se viktima ishte kushëri me Fatmir Haklajn. Të parët që shkuan në vendin e krimit ishin nipi i tij dhe dy oficerë policie. Të cilët konstatuan trupin e pajetë të Gjyriqit. Ku ora e krimit u konstatua 23.32 minuta. Sipas të dhënave të grupit hetues, nipi dhe dy oficerët e policisë të pranishëm të parët në vendngjarje, nuk dhanë asnjë të dhënë me rëndësi për hetimin. Ndërsa ata treguan vetëm rrethanat se si e gjetën trupin e pajetë, por që për ta ishte tepër vonë për ti dhënë ndihmën e parë. “Rreth orës 23.00, isha duke pirë kafe në qytet. Po kthehesha me disa kushërinj, kur tek karburanti i xhaxhait pamë dy punonjës policie.

Iu thashë kushërinjve përse ka policë aty? U afruam për të parë çfarë kishte ndodhur. Pashë një person shtrirë. I thirra: O xhaxha ku je? S’po më përgjigjej askush. Kur i hoqa kapuçin dimëror personit të shtrirë pashë që ishte xhaxhai i vrarë.”, tha nipi i Guxim Gjyriqit.

E njëjta dëshmi që u përforcua edhe nga policët të cilët mbërritën të parët në vendngjarje. “Shkuam për të çuar shefin në spital, për shkak se kishte një problem shëndetësor. Kur po ktheheshim nga spitali, pamë një person të shtrirë te karburanti. Njoftuam kolegët që të vinin në vendngjarje dhe më pas u konstatua se personi ishte vrarë me armë zjarri.”, pohuan policët. Një nga personat e parë që u mor në pyetje lidhur mbi jetën e Gjyriqit, ishte bashkëshortja e tij, e cila tha për grupin hetues se bashkëshorti i saj bënte një jetë të qetë, larg problemeve. Po kështu ajo tha se së fundmi, Guxim Gjyriqi, nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim. Ndaj për këtë arsye nuk kishte marrë asnjë masë për të mbrojtur jetën. “Guximi kishte një rutinë thuajse çdo ditë. Ku shkonte tek karburanti dhe kujdesej për lokalin.

Në mbrëmje, pasi e mbyllte atë, kthehej në shtëpi. Zakonisht kthehej rreth orës 23.00 ose edhe më vonë. Ai nuk ka patur asnjë shqetësim kohët e fundit, ndërsa nuk kishte marrë ndonjë masë për tu ruajtur, pasi ai nuk kishte asnjë problem apo konflikt me ndonjë person.”, tha bashkëshortja e Guxim Gjyriqit. Po për t’u kthyer te plagët e vjetra të Tropojës, sipas të dhënave të policisë, rezulton se një vit para se të vritej, në Tropojë kishin filluar të qarkullonin fjalët se Guxim Gjyriqi ishte në shënjestër. Po këto zëra ishin shuar me kalimin e muajve, çka duket se kishte ndikuar që Guxim Gjyriqi të ulte vigjilencën. Ndërsa kjo strategji mund të ketë shërbyer nga autorët si taktikë për të parë nga afër masat që do të merrte pas zërave që qarkullonin, viktima i tyre e ardhshme. Për t’iu rikthyer edhe njëherë dinamikës se si u zhvillua ngjarja, vlen të shikojmë edhe njëherë pamjet filmike të siguruara ‘Në shënjestër’. Ku nga kamerat e sigurisë, mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy makina.

Automjeti i parë, shfaqet menjëherë në krye të pamjeve, teksa largohet më shpejtësi. Vetëm tri minuta dhe më pas shfaqet një tjetër automjet, ngjyrë i bardhë, që ndjek po me shpejtësi, automjetin e parë. Ku ky automjet mendohet se është makina që largoi vrasësit nga vendi i krimit. Automjet që më pas u gjet në servisin e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, të cilët u ekzekutuan në Shënavlash të Durrësit, më 27 prill 2020, vetëm disa muaj pas vrasjes së Guxim Gjyriqit. Vrasje e vëllezërve Haxhia, për të cilën ka folur tashmë edhe i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Po ndërsa Dumani nuk dihet nëse ka folur për vrasjen e Gjyriqit, prokuroria e Tropojës ka dyshime se vrasësit e këtij të fundit mund të jenë nga Elbasani.

Një qytet me një potencial të rrezikshëm kriminal në vitet e fundit, ku numërohen me dhjetra të vrarë në atentate. Qytet, ku për një kohë të gjatë ka vepruar grupi kriminal i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Por është akoma e pasqaruar se si përfundoi makina e dytë e autorëve në garazhin e servisit të vëllezërve Haxhia, të cilët edhe këta ishin me origjinë nga Tropoja. Por ndërsa të vdekurit nuk rrëfehen dot në botën e të gjallëve, duket se lidhja e tyre me vrasjen e Guxim Gjyriqit do mbetet një mister, sa kohë dikush tjetër do pranojë të flasë për këtë ngjarje. Vrasje enigmatike e cila sot po hetohet si vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim. Ku si motiv dyshohet gjakmarrja, ndërsa paralelisht po hetohen edhe problemet me biznesin./Investigimi i emisionit ‘Në Shënjestër’.

The post Rikthimi i dosjes “Tropoja”, kush e vrau kushëririn e Fatmir Haklajt appeared first on Albeu.com.