fatkeqesi natyrore Archives - Albeu.com

Përmbytjet në Evropën Lindore, Polonia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore
Përmbytjet shkatërruese në Evropën Lindore kanë shkaktuar dëme të mëdha, me rajonet më të prekura që përballen me kushte të rënda. Stuhia e quajtur “Boris” ka sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, duke lënë mijëra familje pa energji elektrike dhe fatkeqësisht duke shkaktuar humbje jete.

Në Poloni, mijëra banorë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga dalja e lumenjve, ndërkohë që qeveria ka vendosur të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Banorëve të zonave jugperëndimore të vendit u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre për të shmangur rrezikun.

Situata është e rënduar edhe në Rumani, ku mbi 700 banesa janë përmbytur, ndërsa autoritetet po punojnë me zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencave për të menaxhuar krizën. Ndërkohë, në Çeki, rreth 80% e qytetit të Krnovit është përmbytur, me mijëra banorë të evakuuar dhe operacionet e shpëtimit të mbështetura nga përdorimi i helikopterëve.

The post Përmbytjet në Evropën Lindore, Polonia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Hawaii, Biden shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore
Presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Hawaii, ku të paktën 53 persona humbën jetën nga zjarret e fuqishme dhe shkatërruan një qytet në ishullin Maui.

Kjo shpallje mundëson ndihmë të konsiderueshme federale për Hawaiin, i cili është një nga shtetet e Shteteve të Bashkuara.

“Veprimi i Presidentit vë në dispozicion fondet federale për njerëzit e prekur në qarkun Maui”, tha Shtëpia e Bardhë.

Ndihma do të lejojë financimin për ndihmën emergjente dhe rindërtimin e ishullit ku qyteti turistik i Lahaina, ish-kryeqyteti i Mbretërisë së Havait, praktikisht u rrafshua me tokë.

Një zjarr që përfshiu vendpushimin piktoresk të Laheina në ishullin Hawaii, të Maui ka vrarë të paktën 53 njerëz.

Të paktën tre zjarre të mëdha shpërthyen njëkohësisht në Maui të martën mbrëma, duke shkatërruar pjesën perëndimore të ishullit dhe qytetin historik të Lahaina, ku të paktën 271 ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan. Janë dhjetëra persona që kanë pësuar djegie, asfiksi  dhe lëndime të tjera. Operacioni i kërkim-shpëtimit mbetet në vazhdim dhe mijëra njerëz janë larguar me nxitim nga ishulli.

The post Zjarret në Hawaii, Biden shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore appeared first on Albeu.com.

Miliona njerëz janë zhvendosur nga luftërat dhe fatkeqësitë natyrore në mbarë botën
Sipas një raporti të publikuar të enjten nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjes së Brendshme të Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, lufta në Ukrainë shtyu që totali i njerëzve të zhvendosur nga konfliktet ose fatkeqësitë natyrore, të arrijë një rekord të ri prej 71.1 milionësh, vitin e kaluar.

Deri në fund të vitit 2022, 5.9 milionë njerëz ishin detyruar të lëviznin brenda Ukrainës për shkak të pushtimit të Rusisë, duke e çuar totalin global të njerëzve të zhvendosur brenda vendit nga konflikti dhe dhuna në më shumë se 62 milionë, një rritje prej 17% që nga viti 2021.

Siria kishte 6.8 milionë të zhvendosur nga konflikti pas më shumë se një dekade lufte civile.

Numri i njerëzve të zhvendosur brenda vendit të tyre në fund të vitit, për shkak të fatkeqësive si përmbytjet dhe uria arriti në 8.7 milionë, rreth 45% më shumë nga viti 2021.

Zhvendosja e brendshme u referohet njerëzve që detyrohen të lëvizin brenda kufijve të vendit të tyre dhe raporti i Qendrës së Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme nuk ka marrë parasysh ata që janë larguar në vende të ndryshme.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha këtë javë se 700,000 njerëz tashmë janë zhvendosur brenda disa javësh nga konflikti në Sudan.

Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme përmendi ciklin natyror të motit La Nina, i cili vazhdoi për të tretin vit radhazi në vitin 2022, si një faktor kryesor në zhvendosjet nga fatkeqësitë.

Ai kontribuoi në nivelet rekord të zhvendosjes së përmbytjeve në Pakistan, Nigeri dhe Brazil dhe në thatësirën më të keqe të regjistruar në Somali, Keni dhe Etiopi, thuhet në raport.

“Kishte një stuhi konfliktesh dhe fatkeqësish natyrore në vitin 2022, duke çuar në zhvendosje në një shkallë të paparë më herët”, tha Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve./rel/

The post Miliona njerëz janë zhvendosur nga luftërat dhe fatkeqësitë natyrore në mbarë botën appeared first on Albeu.com.

Inventari i emergjencave civile për fatkeqësitë natyrore, mjetet e pamjaftueshme
Intensiteti i fatkeqësive natyrore po shpeshtohet nga viti në vit si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

Zjarret, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet, diku ngjarje me probabilitet të ulët, tani janë bërë të zakonshme jo vetëm duke sjellë dëme ekonomike, por një rrezik evident për jetët njerëzore. Tërmeti shkatërrues në Turqi ka hapur një debat global se si bota duhet të përgatitet për tu përballuar me këto fatkeqësi.

Tërmeti i vitit i madh i 26 nëntorit 2019, mbi të gjitha zbuloi dobësitë e shtetit shqiptar për tu të përballuar me fatkeqësi të tilla. Tashmë po bëhen tre vite nga ngjarja e tërmetit, nuk janë bërë përparime as aspektet më të thjeshta si edukimi i popullatës, krijimi i hapësirave për evakuim dhe përforcimi i emergjencave civile të cilat ende kanë boshllëqe në pajisje dhe në njerëz.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka nën mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile prefekturat aktualisht janë vetëm 524 çadra për strehim, 6 gjeneratorë dhe 6 autobote uji.

Lista zyrtare pajisjeve, mjeteve dhe burimeve njerëzore në rang kombëtare duke përfshirë prefekturat dhe Ministrinë e mbrojtjes tregojnë për kapacitete të kufizuara në rast fatkeqësish. 524 çadra për strehim kuptohen që nuk janë të mjaftueshme as për një lagje të një qyteti të vogla në rast të një fatkeqësie si tërmeti i Durrësit 2019.

Ministria e Mbrojtjes nxori për konsultim publik vjeshtën e vitit të kaluar Strategjinë Kombëtare Për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023-2030 në të cilën renditi boshllëqet që u zbuluan nga tërmeti i vitit 2019, të cilat duket se janë thelluar më tej.

Dikasteri i Mbrojtjes që ka në mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile vlerësoi se faktorët kryesorë të riskut për rrezikun sizmik në Shqipëri përfshijnë infrastrukturën e dobët dhe ndërtimet e paligjshme dhe/ose të papërgjegjshme të ndërtesave, të cilat shpesh përfshijnë mosrespektimin e kritereve të sigurisë së vetë ndërtimit dhe vendosjen e ndërtesave në zona me risk të lartë sizmik siç është ish-këneta e Durrësit, ku një tërmet shkakton shembjen e ndërtesave.

Përveç kësaj, ekziston një nivel i ulët i sigurimit të pasurive të paluajtshme dhe aftësisë së popullsisë së varfër ekonomikisht (veçanërisht rurale) për t’u rimëkëmbur nga pasojat e tërmeteve.

Për më tepër, në Shqipëri ka 362 diga më të larta se 15 m me zona të populluara poshtë tyre. Ato janë relativisht të vjetra, veçanërisht ato në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo pushtetit vendor, të cilat përbëjnë rreth 90% të digave dhe për rrjedhojë më të cenueshme ndaj aktivitetit sizmik. Gjithashtu, kërkohet edhe ndërtimi i digave të reja, disa prej të cilave në zonat e ekspozuara ndaj rrezikut sizmik nga pikëpamja gjeologjike.

Dokumenti i Ministrisë së mbrojtjes vë në dukje se ende ka kapacitete të kufizuara si për financat ashtu edhe për personelin e administratës vendore në trajtimin e risqeve dhe pasojave të tërmeteve. Kur bëhet fjalë për parandalimin e fatkeqësive, ekziston ende mosndëshkimi për individët dhe personat juridikë që ndërtojnë pa leje në toka ku ndërtimi është i ndaluar me ligj, ose injorojnë masat e ndërtimit rezistente ndaj tërmeteve. Për më tepër, ndërtesat (përfshirë ato historike dhe veprat e artit) dhe infrastruktura e dëmtuar më parë nga tërmetet ende nuk kanë përforcime strukturore për t’i bërë ballë tërmeteve të ardhshme dhe ka mangësi kur bëhet fjalë për standardet e rindërtimit.

Në rast tërmeti për mungesë fondesh do të ketë sfida lidhur me vlerësimin e ndërtesave dhe rikonstruksionin e godinave të vlerësuara nga autoriteti përkatës.

Gjithashtu, ende nuk janë konsoliduar njësitë organizative të mbrojtjes civile në administratën qendrore dhe strukturat e planifikimit dhe MC nëpër bashki, gjë që me shumë mundësi do të çojë.

Lista me burimet, njerëzore dhe mjetet për përballimin e situatave emergjente që krijojnë fatkeqësitë natyrore në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prefekturave.

Prefekturat

-Mjeke 313

-Infermiere 1329

-Personel 1400

-Ekskavatorë 236

-Borëpastruese & Kripëhedhëse 109

-Fadroma & Traktorë 275

-Vinça 92

-Makina transporti të llojeve të ndryshme 783

-Varka /Skafe 31

-Pompë uji thithëse dhe furnizimi me ujë 85

-Pompa Shpine për fikjen e zjarrit 71

-Auto-shkallë 5

-Ambulanca 167

-Mjete zjarr-fikëse 151

-Forca Zjarrë-fikëse 1295

-Laborator 46

-Numri i shtretërve për evakuim ,spitale, hotele, konvikte etj. 8180

-Ambiente të lira për evakuim (m2) 529237

-Çadra strehim 524

-Të ndryshme 247

-Gjeneratorë 6

-Autobot Uji 6

-Spitale e poliklinika 14

-Qendra Shëndetësore 53

-Qendra Ambulatore 328

-Salla Operacioni 8

-Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura 326

-Shërbimi Pyjor 420

-Policia e Shtetit 1544

Kapacitete të Forcave të Armatosura

-Mjete për transport njerëzish, (350 persona) 20

-Mjete për transport mallrash, 7 ton 20

-Kamionë te mesëm, 5 ton 15

-Kamionçina 22

-Helikopterë Cougar 24 persona 2

-Motorbarka me motor 9

-Anije patrulluese, motovedeta 3

-Zjarrëfikse 9

-Borëpastruese 4

-Autoambulanca 12

-Kullë ndriçimi me gjenerator 1

-Gjenerator 3

-Autobotë për ujë të pijshëm 10000 L 1

-Ndërtim kampingjesh 1 togë

-Batalionet (persona kërkim -shpëtimi raste (përmbytje, zjarre, tërmete etj) 360

-Akomodim në shtëpinë e pushimit Durrës (shtretër) 120

-Akomodim në shtëpinë e pushimit Jalë (shtretër) 50

-Akomodim në Bunavi (familje) 150

-Mjete të rënda 1 togë

-Mjete dhe gërmuese 6

-Mjete për transport inertesh, (vetëshkarkues) 8

-Fadrome 1

-Ndërtimi për forcim digash 1 togë

-Ndërtim urash metalike 1 togë

-Laborator për analizimin dhe monitorimin e ujit, ajrit, agjentëve biologjikë dhe kimikateve të ndryshme në vendet e ngritjes së kampingjeve. 2 grupe (12 vetë gjithsej).

-5 Grupe EOD për pastrimin e hotspote-ve, heqjen dhe asgjësimin e municioneve të ndryshme.

-Njësia Mjekësore Ushtarake për menaxhimin e urgjencave kirurgjikale, sëmundjeve infektive apo situatat epidemiologjike të krijuara nga lloji i emergjencës.

The post Inventari i emergjencave civile për fatkeqësitë natyrore, mjetet e pamjaftueshme appeared first on Albeu.com.

Mbi 11 mijë viktima nga tërmeti, Erdogan: Është e pamundur të jemi të përgatitur për një fatkeqësi kaq të madhe
Sot, presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ndodhet në zonat e prekura nga tëremti shkatërrues që deri më tani numëron rreth 11,700 viktima.

Erdogan është kundërpërgjigjur ndaj zemërimit në rritje për përgjigjen e shtetit, ndaj fatkeqësisë.

“Është e pamundur të përgatitemi për një fatkeqësi kaq të madhe”, tha ai për gazetarët ndërsa ishte të Hayat.

Ai i përshkroi njerëzit që thoshin se nuk i kishin parë fare forcat e sigurisë në disa zona si “provokatorë”.

Gjatë një ndalese tjetër në turneun e tij në zonat në zonën e fatkeqësisë më herët sot, ai pranoi disa probleme fillestare por tha se situata ishte tani “nën kontroll”.

Kritikat nga figurat e opozitës dhe në terren po rriten.

Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e prirur nga tërmeti gjatë tetë viteve të tij në detyrë.

The post Mbi 11 mijë viktima nga tërmeti, Erdogan: Është e pamundur të jemi të përgatitur për një fatkeqësi kaq të madhe appeared first on Albeu.com.

Hekurat e kalçetos i morën jetën 22-vjeçarit në Sarandë, ekspertiza: Ishte fatkeqësi
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ditës së djeshme të ndodhur në Sarandë, ku për shkak të motit të keq, skeleti i  një kalçetoje u shemb duke i marrë jetën 22-vjeçarit Armando Kamza.

Mësohet se policia ka shoqëruar pronarin e kalçetos dhe dy punonjësit. Pas verifikime të kryera, ngjarja është konsidruar si fatkeqësi natyrore, pasi ambienti ishte brenda standardeve.

Bashkë me 22-vjeçarin kanë qenë duke luajtur edhe i atij i tij dhe vëllai i vogël.

I riu mori plagë të shumta dhe fillimisht u dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, te “Ura e Gajdarit”./albeu.com

The post Hekurat e kalçetos i morën jetën 22-vjeçarit në Sarandë, ekspertiza: Ishte fatkeqësi appeared first on Albeu.com.

10 fatkeqësitë më të mëdha klimatike të vitit 2021 që kushtuan miliarda dollarë
Gjatë vitit 2021, dhjetë nga ngjarjet më ekstreme të motit në botë u shkaktuan nga ndryshimet klimatike dhe sollën një dëm prej 170.3 miliardë dollarësh, ku uragani vdekjeprurës Ida që goditi SHBA-në solli koston më të madhe, sipas një studimi të ri.

Pse kanë rëndësi këto fakte? Secila nga 10 ngjarjet më shkatërruese të motit shkaktoi të paktën 1.5 miliardë dollarë dëme, ndërsa Ida kushtoi plot 65 miliardë dollarë, sipas studimit nga shoqata bamirëse e Mbretërisë së Bashkuar Christian Aid.

“Shumica e këtyre vlerësimeve bazohen vetëm te humbjet e siguruara, gjë që do të thotë se kostot e vërteta financiare ka të ngjarë të jenë edhe më të larta,” sipas një deklarate që shoqëron studimin e publikuar në fillim të javës.

Christian Aid vë në dukje se kompania e sigurimeve Aon ka paralajmëruar që viti 2021 është viti i gjashtë që katastrofat natyrore globale kanë kushtuar më shumë se 100 miliardë dollarë – të gjashta këto vite kanë qenë që nga viti 2011.

“Kostot e ndryshimeve klimatike kanë qenë të rënda këtë vit, si në aspektin e humbjeve të tmerrshme financiare, ashtu edhe në humbjet e jetëve dhe zhvendosjet e njerëzve të cilëve iu prishën banesat, në mbarë botën,” tha në një deklaratë autorja e raportit, Kat Kramer, drejtuese e politikës klimatike të Christian Aid.

“Stuhitë dhe përmbytjet në disa nga vendet më të pasura të botës, si dhe thatësirat dhe valët e të nxehtit në disa nga vendet më të varfra, bënë që kriza klimatike të godiste rëndë në vitin 2021.”

Sipas shifrave: Ngjarjet e motit me kostot më të larta për vitin 2021, sipas Christian Aid, janë:

1.     Uragani Ida – 65 miliardë dollarë.

2.     Përmbytjet në Europë – 43 miliardë dollarë.

3.     Stuhia e dimrit në Teksas – 23 miliardë dollarë.

4.     Përmbytjet në Henan (Kinë) – 17.6 miliardë dollarë.

5.     Përmbytjet në British Columbia – 7.5 miliardë dollarë.

6.     “Vala e ftohtë” e Francës – 5.6 miliardë dollarë.

7.     Cikloni Yaas (Indi, Bangladesh) – 3 miliardë dollarë

8.     Përmbytjet në Australi – 2.1 miliardë dollarë.

9.     Tajfuni In-fa (Kinë, Filipine, Japoni) – 2 miliardë dollarë.

10.  Cikloni Tauktae (Indi, Sri Lanka, Maldive) – 1.5 miliardë dollarë.

Kostot financiare janë zakonisht më të larta në vendet më të pasura, sepse vlera e pronës aty është më e lartë dhe këto vende mund të përballojnë sigurimin e pronës, sipas raportit. Por, disa nga ngjarjet më shkatërruese të motit ekstrem përgjatë vitit 2021 goditën vendet më të varfra.

Këto ngjarje ekstreme të motit kanë shkaktuar vuajtje të rënda njerëzore që kanë ardhur nga pasiguria ushqimore, thatësirat dhe ngjarje të tjera që kanë shkaktuar zhvendosje masive të personave që u janë prishur banesat, si dhe humbje jetësh, thekson raporti.

Studimi shqyrton gjithashtu ndikimin e krizave që po zhvillohen me një ritëm më të ngadaltë, siç është thatësira në pellgun e Çadit të Afrikës Qendrore. Liqeni Çad është tkurrur 90% që nga vitet 1970, duke kërcënuar jetën dhe jetesën e miliona njerëzve që jetojnë në rajonin më të varfër të botës.

Ngjarjet ekstreme të motit janë treguesi më i qartë se si ndryshimi i klimës po ndikon në jetën tonë të përditshme – dhe ngjarjet e këtij viti janë një tregues për kohëra edhe më të trazuara që pritet të vijnë, thonë Andrew Freedman dhe Kia Kokalitcheva.

Një studim i këtij viti nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC) zbuloi një lidhje “pa ekuivoke” midis ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu dhe motit ekstrem.

Samiti i klimës COP26 në Glasgow, Skoci, “solli shumë tituj lajmesh, por pa uljen konkrete të emetimeve dhe pa mbështetje financiare, bota do të vazhdojë të vuajë”, thuhet në raportin e Christian Aid.

“Një rezultat konkret nga takimi në Glasgow ishte fondi që do të përballojë humbjet dhe dëmet e përhershme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike,” shton studimi. “Kjo është një çështje që do të duhet të adresohet në COP27 në Egjipt, në vitin 2022.”

Kramer vuri në dukje se “është e qartë se bota nuk është në rrugën e duhur për të garantuar një të ardhme të sigurt dhe të begatë”./monitor

The post 10 fatkeqësitë më të mëdha klimatike të vitit 2021 që kushtuan miliarda dollarë appeared first on Albeu.com.