fatjon haziraj Archives - Albeu.com

Familja e Faton Hajrizit angazhon një avokat për tërheqjen e trupit të tij nga Serbia
Autoritetet serbe ende nuk e kanë bërë të ditur kohën dhe mënyrën se si do të mund të sillet në Kosovë trupi i pajetë i Faton Hajrizit, shtetasit kosovar të vrarë nga autoritetet serbe më 19 korrik. Arianit Koci, avokat nga Kosova, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se është autorizuar nga familja Hajrizi për t’u angazhuar në procedurat e tërheqjes së trupit nga Serbia. Ai tha se ende nuk dihet se është trupi i tij dhe se pret të niset për Serbi nesër apo pasnesër.

Hajrizi, që ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Kërkimi disa orësh i policisë së Serbisë për Faton Hajrizit rezultoi në kapjen dhe vrasjen e tij. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Sipas mandatit aktual, EULEX-i i mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, përfshirë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Në rastin konkret [lidhur me Faton Hajrizin], EULEX-i ka pranuar një kërkesë e cila është proceduar në përputhje me mandatin tonë”, thanë nga ky mision për REL-in.

Ata nuk kanë specifikuar se për cilën kërkesë bëhet fjalë për shkak të, siç thanë, konfidencialitetit të shkëmbimeve. Musa Damati, avokat dhe ekspert i çështjeve ligjore, në këtë rast e sheh si problematikë mungesën e bashkëpunimit juridik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po të ekzistonte bashkëpunimi juridik midis Kosovës dhe Serbisë, të kërkuarit nga Kosova dhe anasjelltas nuk do të mund të kalonin kufijtë dhe të strehoheshin në vendet përkatëse duke iu shmangur drejtësisë dhe duke e rrezikuar sigurinë dhe rendin juridik në të dyja vendet”, tha Damati për Radion Evropa e Lirë.

Serbia dhe Kosova kanë arritur Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Marrëveshja është amendamentuar në vitin 2015 dhe, në bazë të saj, palët shkëmbejnë kërkesa gjyqësore përmes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Autoritetet kosovare në të kaluarën janë ankuar se ka pasur sabotim të kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë. Sa i përket tërheqjes së trupit të Faton Hajrizit, Damati mendon se duhen përdorur mekanizmat e bashkëpunimi sikurse zyrat ndërlidhëse midis Prishtinës dhe Beogradit dhe nëse është e nevojshme të kërkohet edhe trysni “nga faktori ndërkombëtar”.

“Si praktikë e fundit për kthimin e trupave e kemi procedurën e ndjekur në rastin e njohur të sulmit në Banjska, ku familjarët përmes avokatëve dhe procedurave administrativo-diplomatike kanë bërë tërheqjen e trupave të familjarëve nga morgu në Prishtinë për në Serbi”, tha Damati.

Para se Faton Hajrizi të konsiderohej i dyshuar për vrasjen e policit në Serbi, nga autoritetet serbe fillimisht kërkohej Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit. Kjo pasi dokumentet identifikuese të Artanit, të lëshuara nga Kosova dhe Gjermania, ishin gjetur në afërsi të vendit ku ndodhi vrasja e policit në Serbi.

Vetë Artani, kishte deklaruar në media, më 18 korrik, se vëllai i tij Fatoni kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e tij deri sa ai vet ishte dhe vazhdon të qëndrojë në Gjermani. Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e Artanin, pasi e konsiderojnë bashkëpunëtor të Fatonit.

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, e pyetur nga REL-i lidhur me këtë kërkesë deklaroi se nuk komentojë për raste individuale. Megjithatë, nga kjo ministri konfirmuan se kanë bashkëpunim për ekstradim me Serbinë dhe, sipas statistikave publike, mbi 20 kërkesa të tilla janë bërë vetëm gjatë vitit 2022./ REL

The post Familja e Faton Hajrizit angazhon një avokat për tërheqjen e trupit të tij nga Serbia appeared first on Albeu.com.

Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon: Personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka dalë me një njoftim lidhur me rastin e Faton Hajrizit, i cili u ekzekutua nga policia serbe, pasi e akuzonin si autor i vrasjes së efektivit serb. Ministria thotë se janë njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22 korrik, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi.

“Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi. Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, prandaj është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.

Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë. Artani lajmëroi se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani.

Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon: Personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi appeared first on Albeu.com.