Fatjon hajziri Archives - Albeu.com

Vuçiç reagon për vrasjen nga autoritetet serbe të Faton Hajrizit: Policia ka bërë detyrën
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka reaguar lidhur me vrasjen e të riut nga Kosova Faton Hajrizi, që u vra nga autoritetet serbe, duke thënë se thënë se policia kanë kryer punën e tyre dhe “ka reaguar konform ligjit”.

“Policia ka reaguar konform ligjit. E rëndësishme është që hetimi do të tregojë të gjitha motivet, ka shumë gjëra të çuditshme në gjithë historinë. Kemi një person tjetër me kombësi serbe nga një shtet tjetër i rajonit. Dhe kjo është e çuditshme, siç është edhe leja e qëndrimit në Gjermani. Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, tha Vuçiç.

Sipas Vuçiç është e çuditshme që viktima, Hajrizi kritikonte hapur qeverinë në Kosovë dhe përfaqësuesit e saj në rrjetet sociale.

Pavarësisht se Hajrizi ishte arrestuar disa herë në Kosovë, Vuçiç tha se për të nuk ishte normale që ai të ishte kritik i Prishtinës.

“Ai vrau një ushtar rus në vitin 2000 dhe është një histori e çuditshme ku ai reklamon në rrjete dhe kritikon përfaqësuesit e qeverisë në rrjete. Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme”, tha Vuçiç.

Faton Hajrizi, i akuzuar për vrasjen e një efektivit serb është ekzekutuar pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik).

Mediat serbe kanë publikuar foton e të riut nga Kosova të shtrirë përtokë pa shenja jeta.

Faton Hajrizi akuzohet se vrau në afërsi të Loznicës policin serb Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi kolegun e tij, Vjekoslav Iliç, gjatë një kontrolli rutinë të efektivëve në taksinë ku po udhëtonte i riu nga Kosova, i cili kishte vetëm 10 ditë që ishte arratisur nga burg.

Sipas informacioneve, Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë.

Ai është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen emigrantët nga Presheva në pritje të për të ikur përtej Drinës.

The post Vuçiç reagon për vrasjen nga autoritetet serbe të Faton Hajrizit: Policia ka bërë detyrën appeared first on Albeu.com.

Daçiç: Do kërkojmë ekstradimin e Artan Hajrizit nga Gjermania, nuk e besoj historinë e vjedhjes së dokumenteve
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia do të kërkojë nga Gjermania ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit. Ky i fundit u qëllua sot për vdekje nga policia serbe në afërsi të Lloznicës, pasi e akuzojnë se ka vrarë një efektiv serb.

Ministri serb e dha këtë deklaratë për televizionin publik të Serbisë, duke shtuar se nuk i beson historisë me vjedhje të dokumenteve të vëllait në Gjermani. Ai pretendon se gjithçka ishte e menduar dhe se Artani ia ka dërguar dokumentet vëllait të tij Fatonit.

“Nuk është fundi, ne kemi arrestuar tashmë të gjithë personat që kanë lidhje me këtë ngjarje. Ai kishte marrëveshje nga Presheva për ta transferuar në Lloznicë, e më pas në BeH”, ka thënë Daçiç.

The post Daçiç: Do kërkojmë ekstradimin e Artan Hajrizit nga Gjermania, nuk e besoj historinë e vjedhjes së dokumenteve appeared first on Albeu.com.

“Dosja” e Faton Harizaj që u vra nga policia serbe! Si u arratis në mënyrë “spektakolare” disa herë nga burgu
I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.

Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Në kohën e arratisjes së fundit nga Kosova, Faton Hajrizi përshkruhej si një i burgosur i disiplinuar, i cili madje kishte fituar të drejtën për të shkuar në shtëpi në fundjavë.

Nga vrasjet deri te vjedhja e telefonave – Për çfarë u akuzua Faton Hajrizi?

“U rrit në rrethana të mira familjare dhe shkoi mirë deri në kohën e luftës”.

Kjo ishte një ndër fjalitë përshkruese për historinë jetësore të Faton Hajrizit, nga fshati Klinë e Ulët në Skenderaj, në një dokument gjyqësor të vitit 2001.

Ky dokument është më i hershmi në historinë penale të Hajrizit që nisi në fillim të vitit 2000, pak muaj pasi kishte përfunduar lufta mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga Gjykatat e Kosovës, ai ishte dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje.

Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000. Atë kohë ai ishte 15-vjeçar.

Siç përshkruhet në një vendim të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, vrasja kishte ndodhur në një nga sheshet e Skenderajt, pasi Hajrizi fillimisht ia kishte marrë armën ushtarit dhe më pas e kishte plagosur.

Ushtari me inicialet I.K më pas vdiq më 2 mars të atij viti nga plagët e marra.

Hajrizi ishte paraburgosur në qendra të ndryshme paraburgimi që nga fillimi i vitit 2000, ndërsa me një aktvendim të marsit të vitit 2001, atij i ishte shqiptuar një “masë edukuese” prej një deri në pesë vjet, që do të vendosej me saktësi më vonë.

Me këtë masë, ai do të dërgohej me një “Qendër Edukimi” dhe “do të ishte nën mbikëqyrje të një ekipi profesional”.

Nuk dihet se ku saktësisht ishte dërguar Hajrizi pas këtij vendimi.

Por, në disa intervista që ai i kishte dhënë muajt e fundit për mediat e Kosovës, ai pretendon se ishte dërguar në vazhdimësi në Qendra Korrektuese së bashku me të rritur dhe jo me të mitur, kategori së cilës i takonte në atë kohë. Përveç për vrasjen e ushtarit, në aktvendimin e vitit 2001, Hajrizi u dënua edhe për një rast të tentim-vrasjes, tri raste të vjedhjeve kryesisht të pjesëve të veturave, dhe dy raste të keqpërdorimit të veturave (shfrytëzim pa leje të tyre).

Të gjitha këto vepra, sipas gjykatës, u kryen kryesisht nga fillimi i vitit 2000 deri në fillimin e vitit 2001, në Skenderaj, Drenas, Prishtinë dhe Mitrovicë e Jugut.

Vendimi i dytë gjyqësor për Faton Hajrizin u mor sërish nga Gjykata e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë, më 24 janar të vitit 2008.

Kësaj here ai u dënua për dy vepra të grabitjes së armatosur, që sipas gjykatës, i bëri në bashkëpunim me dikë tjetër me iniciale B.B, në vitin 2006, në Skenderaj.

Në këto grabitje, ata morën para, telefona, cigare e mbushje telefoni.

Hajrizi u dënua, po ashtu, për armëmbajtje pa leje.

Atij iu shqiptua dënimi me gjashtë vjet burgim dhe iu konfiskuan armë.

Në kohën e dënimit ai kishte qenë duke qëndruar në paraburgim nga maji i vitit 2006.

Gjykata Themelore në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se Faton Hajrizi ishte dënuar edhe nga kjo gjykatë në vitin 2019, për vrasje në tentativë.

Këtë herë ai ishte dënuar me një vit burgim.

REL-i nuk ka arritur të sigurojë të dhëna nga gjykatat e tjera vendore në lidhje me raste të mundshme penale apo dënime të Faton Hajrizit.

“Nga dritarja e tualetit e ventilatori”- arratisjet e Faton Hajrizit

Hajrizi besohet të jetë arratisur për rreth 9 herë nga institucionet korrektuese të Kosovës, ndonëse Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nuk e ka konfirmuar numrin e saktë. Madje, ai ka deklaruar për mediat në Kosovë që ka ikur edhe nga baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel.

SHKK-ja, kishte thënë se deri në kohën e arratisjes, në korrik të vitit 2024, Faton Hajrizi kishte mbajtur 17 vjet e 5 muaj të dënimit të tij me burgim, ndërsa i mbeteshin edhe 7 vjet e 6 muaj burgim.

Viti 2000

Shumë pak kohë pasi ishte burgosur për herë të parë, Hajrizi arriti të arratisej nga vendi ku po mbahej.

Shumica e arratisjeve të tij, të paktën tri ose katër, kishin ndodhur rreth vitit 2000, siç përshkruhet nga dokumentet zyrtare dhe nga vetë Hajrizi në intervistat e dhëna për media.

“Vetëm në gjykatë jam trajtuar si i mitur, jo në burgje”, kishte thënë Hajrizi në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”, të transmetuar në Kohavision.Sipas tij, arratisjen e parë e kishte kryer nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore rreth orës 5 të mëngjesit, duke dalë nga dritarja e tualetit.

Në arratisje të tjera, Hajrizi pretendonte se kishte prerë edhe grilat me sharra të kontrabanduara nga jashtë, si dhe kishte përdorur ventilatorin si dalje.

Vetë Gjykata e Qarkut në Mitrovicën e Veriut në aktvendimin për dënimin e tij më 2001, përmend se 15-vjeçari në atë kohë ishte arratisur një herë nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë në mars të vitit 2000 dhe një herë tjetër në nëntor të atij viti, në Qendrën e Paraburgimit në Skenderaj.

Ndonëse nuk e saktëson numrin, në vendim po ashtu thuhet se “i paraburgosuri bëri përpjekje dhe ia doli të shpëtonte disa herë nga burgu”.

Viti 2005

Një arratisje tjetër e Faton Hajrizit përshkruhet në një raport të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Sipas këtij raporti, Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Pejës në gusht të vitit 2005 dhe më pas ishte kapur sërish në tetor të vitit 2006.

“Ai mbeti në paraburgim në fund të vitit (2006)”, thuhet në raport.Viti 2007

Së bashku me gjashtë persona të tjerë, Faton Hajrizi ishte arratisur edhe nga Burgu i Dubravës, në Istog.

Sipas raportimeve të mediave në atë kohë, “pasi kishin kaluar rrethojat e burgut, shtatë të burgosurit janë pritur nga persona të tjerë, të cilët kanë filluar të shtënat kundër rojave të burgut”.

Viti 2012

Kësaj radhe në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Faton Hajrizi u arratis gjatë shëtitjes ditore.

Sipas raportimeve, ai kishte kapërcyer murin e oborrit, duke “u kapur për një ulluk të ujit të shirave dhe përmes telave gjemborë disa rrathësh, ka kërcyer nga muri i lartë disa metra”.

“Tri krisma nga pistoleta ‘Glock 19’ e gardianit kanë alarmuar situatën dhe shumë shpejt gardianë e policë janë vënë në ndjekje të të arratisurit”, kishte deklaruar atëherë Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, për mediumin Kallxo.com.

Viti 2024

Të paktën në muajt e fundit, Faton Hajrizi po qëndronte në burgun e “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, që do të thotë në masa të ulëta sigurie.

Sipas zyrtarëve të SHKK-së, ai kishte shfrytëzuar disa herë të drejtën për të shkuar në shtëpi gjatë fundjavës dhe madje kishte bërë kërkesë për të bërë punë jashtë institucionet korrektues.

Arratisja e tij kishte ndodhur më 6 korrik rreth orës 1 pas mesnate.

“Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur me kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave”, ishte thënë në komunikatën e SHKK-së. Arratisja e tij pastaj bëri bujë në rrjetet sociale pasi Hajrizi postonte video kryesisht në platformën TikTok, duke sfiduar institucionet që po e kërkonin.

“Nuk mund të më kapni”, ishte mesazhi dominues nëpër video.

Vrasja e policit në Serbi dhe arratisja e fundit e Hajrizit

Pas arratisjes së fundit më 6 korrik, vendndodhja e Hajrizit nuk u dit për një kohë.

Emri i tij nisi të përmendej sërish më 18 korrik, kur në Serbi u raportua vrasja e një zyrtari policor, në qytetin perëndimor të Lloznicës.

Sipas dyshimeve fillestare, dorasi kishte ikur, ndërsa në vendngjarje ishin gjetur dokumentet e një personi të quajtur Artan Hajrizi.

Më vonë u mësua se Artani ishte vëllai i Fatonit, i cili u paraqit nga Gjermania duke pretenduar se i vëllai ia kishte vjedhur dokumentet për t’ia përdorur për arratisje.

Si i dyshuar për vrasje, Fatoni ishte në kërkim nga autoritetet serbe për disa orë, derisa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ai ishte vrarë derisa po ikte nga Policia.

Megjithatë, ministri serb i Punëve të Brendshme, Daçiq, tha se autoritetet serbe do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të tij, Artan Hajrizi, që sipas tij dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë rast.

The post “Dosja” e Faton Harizaj që u vra nga policia serbe! Si u arratis në mënyrë “spektakolare” disa herë nga burgu appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Faton Hajrizit, Serbia e konfirmon edhe zyrtarisht me emër e mbiemër
Ministria e Brendshme e Serbisë përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e ministrisë, kanë njoftuar për vrasjen e Faton Hajrizit.

Në këtë komunikatë, Faton Harjizi përmendet me emër e mbiemër si person që është eliminuar nga forcat serbe pas vrasjes së një polici serb dhe plagosjes së një tjetri derisa gjendej në arrati.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës sot pas lajmin për vrasjen, kanë kërkuar nga Serbia që të idenfitikohet personi i vrarë./GazetaExpress/

The post Vrasja e Faton Hajrizit, Serbia e konfirmon edhe zyrtarisht me emër e mbiemër appeared first on Albeu.com.

Video virale e Faton Hajrizit: Mua veç në morg më çoni dhe prej aty në varrezat e Drenicës
Video virale e Faton Hajrizit: Mua veç në morg më çoni dhe prej aty në varrezat e Drenicës

Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet serbe.

Që nga dita kur u arratis nga burgu i Smrekonicës, ai hyri në rrjetin sociak “TikTok” duke dhënë deklarata të ndryshme lidhur me arratisjen e tij.

“Nuk e lejon me mi lidh durtë, absolutikisht hiç nuk mundeni me mi lidh durtë, mu veç deri në morgë, prej arrestimit në morgë bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica marrin pjesë në varrimin tim”, ishte shprehur Fatoni në TikTok.

The post Video virale e Faton Hajrizit: Mua veç në morg më çoni dhe prej aty në varrezat e Drenicës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Partnerja e Faton Hajrizit reagon pas vrasjes së tij nga policia serbe: ‘Oh Zot sa kujtime me ty oj jet’
‘Oh Zot sa kujtime me ty oj jet’, partnerja e Faton Hajrizit reagon pas vrasjes së tij nga policia serbe

Partnerja e Faton Hajrizit ka reaguar pasi policia serbe ka vrarë të dashurin e saj që ndodhej në arrati pas ikjes nga burgu i Smkronicës në Kosovës.

Ajo në llogarinë e saj në “tik-tok” me emrin Liridona Shala ka publikuar disa fotografi bashkë me Faton Hajrizin, derisa në prapavijë dëgjohet edhe kënga kushtuar vetë Fatonit.

“Oh Zot, sa kujtime me ty oj jet. qysh ike kaq herët bre oh Zot.Allahu na dhasht gajretin, oh Zot nuk po besoj. Oj Dashni ti nuk vdes kurrë”, ka shkruar ajo.

@liridonashala7

♬ original sound – 𝔻𝔸ℝ𝔻𝐅𝐔𝐒𝐇𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕ᵉˡⁱᶠ

The post VIDEO/ Partnerja e Faton Hajrizit reagon pas vrasjes së tij nga policia serbe: ‘Oh Zot sa kujtime me ty oj jet’ appeared first on Albeu.com.

Mediat serbe zbulon se kush është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
Dragoljub Milutinoviq një banor i Loznicës, raportohet se është personi i fundit i cili ka folur për herë të fundit me Faton Hajrizin.

Millutinoviq ka pasur një kotakt të afërt me Hajrizin pak para se ai të vritej nga policia e Serbisë.

“Gjithçka ndodhi rreth orës 13:00. Ky shqiptar m’u afrua dhe më pyeti se ku ishte rruga për në Banja Koviljaça. Unë i shpjegova se si të shkonte dhe menjëherë pas kësaj dëgjova të shtëna armësh”, tha Millutinoviq .

“Fillimisht ka pasur të  shtëna teke e më pas janë dëgjuar rafale. Nuk kisha frikë për veten time, por isha për fëmijët e shtëpive aty pranë, sepse aty ka familje që rrisin bagëti dhe kanë shtëpitë e tyre”.

Faton Hajrizi dyhsohet se ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq dhe ka plagosur një tjetër.

The post Mediat serbe zbulon se kush është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin appeared first on Albeu.com.

Pas rreth 40 orë kërkimesh, Faton Hajrizi vritet në Serbi, zbulohen detaje të mëtejshme
Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet serbe.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe kolegut të tij, Faton Hajrizi, është vrarë nga policia serbe.

“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.

Sipas raportimeve të mediave serbe, Hajrizi u lokalizua pasi një vendas raportoi se kishte parë një person me përshkrimin që kishte bërë Policia për të, pranë një pompe karburantesh.

Mediat serbe kanë publikuar edhe foto të Hajrizit të vrarë, ku shihet se ai është qëlluar në kokë.

Siç raporton Danas, Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të Gazetës “Blic” të Beogradit, Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, “ku prej vitesh fshihen migrantët” në pritje të një “lidhjeje” “për të ikur përtej Drinës.

Informer raporton se Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.

Policia serbe sot në mëngjes e shpalli  në kërkim Faton Hajrizin si të dyshuarin kryesor për vrasën e policit serb, 34-vjeçarit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij, 50-vjeçarit Vjekoslav Iliq

Mediat serbe, të afërta me pushtetin, raportuan se menjëherë pas krimit, i dyshuari është arratisur për në Bosnjë e Hercegovinë, pasi ka kaluar lumin Drina.

Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë.

I njëjti pas raportimeve, u lajmërua ku tha se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani.

Artan Hajrizi, ka folur mbrëmë në Pressing të T7, lidhur me ngjarjen që ndodhi në Serbi. Ai bëri me dije se ka dhënë deklaratë në Policinë e Hannoverit për rreth gjashtë orë, ku edhe ka hapur rast për humbjen e dokumenteve.

Pas deklaratës, ai tha se është lënë i lirë.

“Unë sot kam kontaktu me policinë gjermane. Jam kanë në polici gjashtë orë, edhe e kom dhanë deklaratën krejt, qysh është, qysh është kanë puna komplet. Mua ata më kanë lanë të lirë, që nuk kam me këtë vepër absolut kurgjë të bëj”, tha Hajrizi.

Ai tregoi se vëllai i tij, Fatoni, ka qenë dy ditë para rastit në Gjermani, ku edhe tha se ia ka marrë dokumentet.

“Pasaportin tem, pasaportin e Gjermanisë edhe të Kosovës, Fatoni u kanë para dy dite në Gjermani. Fatoni rregullisht u kanë jashtë shtetit. Nuk u kanë në Kosovë, nuk u kanë kërkund anej., Ai u kanë jashtë…Nuk ka banu te unë. U ardh te unë para dy dite, edhe i kom thanë këtu nuk ki vend te unë, se unë nuk du me prish familjen, nuk dua probleme se unë s’jam kanë problem kurrë. Nuk kam pas problem me ligj as në Kosovë kurrë.  U ardh në shtatë sahati në mëngjes, edhe i ka mësha ziles, e kam pa ata se jam dalë me çel derën edhe tha vetëm me fol dicka me ty edhe u kry. Ia kom hap derën, u ngjitë naltë, ka nejtë 1 orë këtu. I kom thanë prej këtuhit largohu, se këtu të kapin Policia e unë s’du me pas probleme. Si në Gjermani, sin ë Kosovë jam një qytetar i thjeshtë.  Unë në Gjermani jam qe dhjetë vjet e ende asnjë problem nuk e kam pas”, ka rrëfyer Hajrizi, përmes një videolidhje në T7.

Sipas tij, Faton Hajrizi që nga dita kur është arratisur, ka qenë duke qëndruar në shtete si Spanja, Austria, Italia dhe Sllovenia.

“Nuk e di unë për çfarë arsye u shku ai atje. Ai u kanë tu nejt në Spanje, Austri, Itali edhe në Slloveni”, ka deklaruar Hajrizi.

Pretendimet e Artanit, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, i ka qujtur të rreme.

“Personi i cili i ka dokumentet në policinë tonë, Artan Hajrizi, sot në orën 11:55 ka deklaruar në policinë e Hanoverit se pardje vëllai i tij Fatoni i ka vjedhur dokumentet personale në banesën e tij në Hanover. Është një gënjeshtër klasike, sepse sipas cilës logjikë një person nga Hanoveri kthehet ilegalisht në Preshevë dhe tenton të shkojë sërish ilegalisht në Gjermani? Kjo tregon qartë se është rënë dakord më herët dhe se është një akt i organizuar”, ka thënë Daçiq.

Ai kërkoi që policia gjermane urgjentisht duhet të përgjigjet nëse Faton Hajrizi ka qenë në Hanover dhe “si ka dalë dhe si ka përfunduar në Preshevë dhe pse, me çfarë qëllimi”.

Policia gjermane në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nuk mund të komentojnë rastin apo nëse po zhvillohen hetime.

“Kërkoj mirëkuptimin tuaj që BKA në përgjithësi nuk komenton të dhënat personale apo hetimet apo pyetjen nëse janë duke u zhvilluar hetime”, ka thënë një zëdhënës i Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë.

Tre të arrestuar lidhur me rastin

Si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, deri tash janë arrestuar tre persona. Personi i parë i arrestuar është Mithan Haxhiq, nga Tutini në jugperëndim të Serbisë, i cili dyshohet se e ka vozitur të dyshuarin nga Presheva në drejtim të Lloznicës me veturë me targa të Tutinit.

Një person tjetër është arrestuar në Bijeljina të Bosnje e Hercegovinës, i cili dyshohet se i organizoi transportin Hajrizit.

“Z. R. [1985] është arrestuar në Bijeljinë pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Sërpska i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Lloznicë”, thuhet në një komunikatë për media.

Ndërkaq, në Mlladenoc të Serbisë është arrestuar edhe gruaja e tij, e dyshuar si bashkëpunëtore.

Mbrëmë po ashtu u raportua se Z.R., më 2019 është dënuar me 8 vjet burgim për kontrabandë të një toni kanabis. Disa media në Serbi raportuan se atij iu gjet një dokument i falsifikuar identiteti ndërsa u tha se edhe ai ka ikur nga burgu

Si ndodhi rasti?

Ngjarja ndodhi pas mesnate në Loznicë që gjenden në kufi me Bosnjën, kur policët ndaluan një taksi me targa të qytetit të Tutinit që u dukej e dyshimtë, ku ndodheshin dy burra, shoferi dhe pasagjeri.

Sipas raportimeve, Policia identifikoi pasagjerët të cilët u janë dukur të dyshimtë dhe pastaj njëri prej policëve i ka kërkuar njërit prej personave në veturë që t’ia tregojë çantën. I njëjti raportohet se ka refuzuar ta bëjë këtë dhe se ka qëlluar në drejtim të policëve, duke e lënë njërin të vrarë e tjetrin të plagosur.

Asistenti i drejtorit të Policisë në Serbi, Dragan Vasiljeviq ka vizituar policin e plagosur serb. Pas vizitës ka dhënë detaje të bisedës me të.

Vasiljeviq ka thënë se nga biseda me policin e plagosur ka kuptuar se ky i fundit ka arritur të gjuajë me armë mbi sulmuesin, por thotë se nuk e di nëse ai është i plagosur.

“Kanë parë një ‘Mercedes’ me targa të Tutinit. Ka qenë e dyshimtë, kanë ndjekur automjetin, kanë ndezur dritat. Automjeti është ndalur një kilometër e gjysmë më tutje. Policët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë kërkuar për dokumente personale,  ishte një kontroll rutinë”, tha Vasiljeviq.

Ai tregon se nuk ka pasur të shtëna menjëherë, ndërsa shoferi dhe pasagjeri kanë siguruar dokumentet e tyre personale.

Policia ka kërkuar që të zbresë një person – pasagjeri, ndërsa personi tjetër ka mbetur në automjet.

“Pasagjeri ka dalë, personi është sjellë normalisht në gjestikulacion, ka qenë i buzëqeshur, polici Iliq ka qenë në anën e majtë, në zonën e shoferit për ta mbajtur nën kontroll. Menjëherë pas fillimit të kontrollit të fytyrës janë dëgjuar të shtëna, ishte në pjesën e pasme të automjetit”, tha Vasiljeviq, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

Ai thekson se sulmuesi ka qëlluar disa herë në drejtim të policit Iliq dhe e ka goditur në shpatullën e djathtë.

“Siç tha ai (Iliq) ishte shumë e vështirë, por ai arriti të gjuajë armën dhe qëlloi disa herë në sulmuesin”, tha Vasiljeviq.

Iliq tha gjithashtu se sulmuesi nuk dinte ose nuk donte të fliste gjuhën serbe. /express/

The post Pas rreth 40 orë kërkimesh, Faton Hajrizi vritet në Serbi, zbulohen detaje të mëtejshme appeared first on Albeu.com.