fatime fetai Archives - Albeu.com

Fetai: Këshilli i Prokurorëve Publik të rishqyrtojë edhe një herë vendimin!
Prokurorja Fatime Fetai, e cila sot u largua nga gara për Prokurore Publike Republikane, pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili vendosi se ajo nuk kishte dokumentacion të plotë, thotë për “Fokus” se Këshilli duhet ta rishqyrtojë këtë vendim. Sipas anëtarëve të këshillit, Fetai nuk ka dorëzuar vërtetim për njohjen e gjuhës maqedonase dhe certifikatë për aftësi afariste, përcjell Telegrafi.

“Do të ishte mirë që Këshilli i Prokurorëve Publikë ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin e tyre. Njohja e gjuhës maqedonase dhe çertifikata e aftësisë afariste janë kushte të përgjithshme, të cilat kuptohet se i plotësojmë tashmë kur jemi zgjedhur prokurorë. Nëse nuk i plotësojmë këto dy kushte, nuk do të mund të punonim fare si prokurorë”, na tha Fetai.

Ajo sqaron se nëse Këshilli konsideron se të dyja gjërat duhet të vërtetohen me dokument të veçantë, atëherë asnjë nga dokumentacioni i dorëzuar deri më tani nuk është i plotë, sepse askush nuk ka dorëzuar certifikatë për njohjen e gjuhës maqedonase.

“Aftësia për biznes është një nga kushtet e përgjithshme të parashikuara për çdo prokuror, jo vetëm për republikat. Do të ishte e dëshirueshme që Këshilli t’i përmbahet një qëndrimi si ky i sotëm dhe të përgjigjet se sa nga të gjithë prokurorët publikë të zgjedhur deri më tani në vend, në të kaluarën dhe tani, kanë dorëzuar një certifikatë për të dëshmuar se janë të aftë për të bërë biznes”, thekson Fetai.

Së bashku me pjesën tjetër të dokumenteve, ajo ka dorëzuar një certifikatë mjekësore sipas së cilës është e aftë psikofizike për të kryer funksionin.

Këshilli i prokurorëve publik sot i dha dritën jeshile vetëm Ljupço Kocevskit dhe e hoqi nga gara prokuroren Lidija Raiçevic. /Telegrafi/

The post Fetai: Këshilli i Prokurorëve Publik të rishqyrtojë edhe një herë vendimin! appeared first on Albeu.com.

Kocevski mer mendim pozitiv për “kryeprokuror”, për Raiçeviq mendim negativ, Fetait nuk i pranohet kandidatura!?
Këshilli i prokurorëve publikë sot mban seancën e 94-të, në rend dite të së cilës është dhënia e mendimit për kandidatët e paraqitur në Shpalljen për emërime të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në konkursin për prokuror publik të ri shtetëror kanë aplikuar tre kandidatë – Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Lupço Kocevski nga Prokuroria Publike e RMV.

Siç merr vesh Agjencia e Lajmeve Zhurnal, në garë si kandidat më serioz ka mbetur prokurori Lupço Kocevski. Sipas informatave tona, ai është i vetmi që ka marë mendim pozitiv nga Këhsilli i Prokurorëve, për Lidija Raiçeviq është dhënë mendim negativ, kurse prokurores Fatime Fetai i janë kërkuar dokumentacione për njohje të maqedonishtes, aftësi afariste dhe aftësi psikofizike.

Në një deklaratë për Zhurnal, Fetai ka vlerësuar se këto kërkesa janë të palogjikshme. “Njohja e gjuhës maqedonase dhe aftësia afariste nënkuptohen, përndryshe si mundet dikush të jetë prokuror publik. Nëse për këto dy çështje Këshilli vlerëson se duhet të dëshmohen me dokument të posaçëm, atëherë asnjëra prej dokumentacioneve të dorëzuara deri tani nuk është e kompletuar, sepse askush nuk ka dorëzuar vërtetim për njohjen e gjuhs maqedonase, për shembull. Nga ana tjetër, aftësia afariste është një nga kushtet e përgjithshme i paraparë për çdo prokuror publik e jo vetëm për Prokurorin Publik të RMV-së. Prandaj do të ishte e dëshiruar që nëse veçmë Këshilli i prokurorëve Publikë mban qëndrim si ai që paraqiti sot, të përgjigjet se sa prej prokurorëve publikë të zgjedhur në vend, në të kaluarën dhe tani, kanë dorëzuar vërtetim për të dëshmuar se kanë aftësi afariste”, tha Fetai, duke shtuar se edhe vëvrtetimi për aftësi psiko-fizike është një nga kushtet bazë për të ushtruar detyrën e prokurores, e jo vetëm “kryeprokurores”.

Ndryshe, Këshilli i PP-së, konform afateve ligjore, duhet t’i japë Qeverisë mendim pozitiv ose negativ në afat prej 15 ditësh, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv. Kuvendi shpalli njoftimin më 29 nëntor të këtij viti, pasi deputetët e votuan vendimin për emërimin e prokurorit të ri publik. Mandati i prokurorit aktual të shtetit Lubomir Joveski përfundon më 25 dhjetor, ndërsa Këshilli i PP në seancën e javës së kaluar e zgjodhi prokuroren Sonja Simovska nga Prokuroria shtetërore publike për ushtruese të detyrës deri në zgjedhjen e kryetarit ose kryetares me mandat të plotë.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet personi i cili ka përvojë të pandërprerë të punës së paku dhjetë vjet si prokuror publik ose si gjyqtar në fushën e së drejtës penale Prokurorin publik e emëron Kuvendi, me propozim të Qeverisë, me mandat gjashtë vjeçar dhe me të drejtë riemërimi. Për punën e tij dhe të Prokurorisë Publike përgjigjet para Kuvendit. Prokurori i fundit i shtetit, Jovevski, u emërua më 25 dhjetor të vitit 2017, duke pasuar Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të po atij viti. /Zhurnal

The post Kocevski mer mendim pozitiv për “kryeprokuror”, për Raiçeviq mendim negativ, Fetait nuk i pranohet kandidatura!? appeared first on Albeu.com.

Fatime Fetai synon postin e kryeprokurores së përgjithshme në Maqedoni
Fatime Fetai, prokurorja e Prokurorisë së Lartë të Shkupit, por e njohur si ish-prokurorja e Speciales është një nga kandidatet që ka konkurruar për postin e kryeprokurores së përgjithshme të Maqedonisë së Veriut.

Përpos saj në garë janë edhe prokurorja Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria Publike Republikane.

Konkursi për zëvendësimin e kryeprokurorit të deritanishëm, Lubomir Jovevski u shpall në fund të muajit të kaluar, ndërsa zgjedhja e pasardhësit të ri pritet të zgjedhet brenda një periudhe të shkurtër.

Kush janë kandidatet aktual?

Fatime Fetai është prokurore nga viti 2011 në Prokurorinë Publike të Shkupit. Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë pasi u zgjodh në PSP. Nga prilli i vitit 2021 është në Prokurorinë e Lartë të Shkupit. Vitin e kaluar ka aplikuar për të qenë në krye të kësaj prokurorie, por në momentin e fundit është tërhequr.

Lidija Raiçeviq është prokurore në Prokurorinë Publike të Shkupit që nga viti 2003 dhe për një mandat ka punuar si prokurore për krim të organizuar dhe korrupsion. Rastet e saj më të njohura janë rasti i ish-drejtorit të Onkologjisë Nino Vasev, vrasja e Pino Secondo, rasti “Rover” kundër Ljube Boshkovskit dhe rasti “Erasmus”.

Ljupço Kocevski ishte 16 vjet avokat, nga ku në vitin 2008 u zgjodh prokuror në Prokurorinë e Lartë të Gostivarit. Në janar të vitit 2022, ai u gradua në zyrën e prokurorit publik.

The post Fatime Fetai synon postin e kryeprokurores së përgjithshme në Maqedoni appeared first on Albeu.com.