Fati i Senatit Archives - Albeu.com

Republikanët edhe më pranë fitores së Dhomës së Përfaqësuesve: Xhorxhia mund të vendosë mbi fatin e Senatit
Republikanët iu afruan edhe më shumë të enjten mundësisë për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por me një shumicë të ngushtë dhe larg pritshmërive për një vale të kuqe siç kishin parashikuar. Për kontrollin e kësaj dhome nevojiten të paktën 218 vende nga 435 që ka ajo gjithsej. Aktualisht republikanët kanë fituar 209, ndërsa demokratët 192. Numërimi vazhdon për 34 vende të tjera.

Fati i Senatit varet nga rezultati në disa gara të ngushta. Republikanët kanë fituar 49 nga 100 vende që ka Senati ndërsa demokratët 48. Aktualisht pritet rezultati për Nevadën dhe Arizonën ndërsa Xhorxhia ka kaluar në balotazh, i cili do të mbahet më 6 dhjetor. Secila parti mund të marrë kontrollin e Senatit nëse i fiton të dyja garat, atë në Nevada dhe në Arizona.

Por ekziston një mundësi e madhe, që për herë të dytë në dy vjet, kontrolli i Senatit të varet nga rezultati i balotazhit në Xhorxhia. Në garë është senatori demokrat në detyrë Raphael Warnock i cili sfidohet nga republikani Herschel Walker.

Sipas ligjit të këtij shteti një kandidat shpallet fitues kur merr të paktën 50 % të votave, gjë që nuk ndodhi në raundin e parë.

Kontrolli i Kongresit do të jetë përcaktues edhe për fatin e axhendës së Presidentit Biden për dy vitet e ardhshme. Një shumicë republikane mund t’ia vështirësonte përmbushjen e shumë prej prioriteteve të tij.

Zgjedhjet e këtij viti për Kongresin i tejkaluan prishmëritë historike për një parti që drejton Shtëpinë e Bardhë. Partia në pushtet pothuajse gjithmonë pëson humbje në zgjedhjet që përkojnë me mesin e mandit të presidentit, por edhe nëse republikanët fitojnë Dhomën, humbja e demokratëve nuk do të jetë aq e madhe sa mendohet para zgjedhjeve, ose siç ndodhi më, ose 2018 në 2010.

Një shumicë e vogël në Dhomën e Përfaqësuesve do të përbënte një sfidë të madhe për republikanët dhe kryesisht kreun aktual të republikanëve në këtë dhomë Kevin McCarthy. Ky i fundi pritet të marrë pozicionin që mban aktualisht Nancy Pelosi, duke u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Me një shumicë të brishtë në këtë dhomë zoti McCarthy do të kishte pak hapësirë për gabime për të çuar përpara axhendën republikane./VOA

The post Republikanët edhe më pranë fitores së Dhomës së Përfaqësuesve: Xhorxhia mund të vendosë mbi fatin e Senatit appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Amerikë/ Fati i Senatit varet në tre shtete
Nuk ka valë të kuqe republikanësh në SHBA, të paktën kështu tregon ecuria e numërimit të votave deri tani.

Republikanët bënë përparime, por demokratët dolën më mirë se sa pritej, duke lënë të paqartë ende se kush do të kontrollojë Kongresin dhe si pasojë të ardhmen e agjendës së Presidentit Joe Biden .

Rezultatet e deri më tanishme tregojnë se demokratët janë mbrapa në numra për sa i përket dhomës së përfaqësuesve por, numrat për senatin tregojnë një rezultat tmerrësisht të ngushtë.

Ajo që mund të quhet një fitore e konsiderueshme për demokratët tani është se kandidati i tyre John Fetterman triumfoi ndaj republikanit Mehmet Oz në shtetin kyç të Pensilvanisë.

Fetterman mori një vend në Senat që u takonte republikanëve dhe i cili është thelbësor për shpresat e partisë për të mbajtur kontrollin e dhomës së lartë.

Por një fitore po kaq e rëndësishme për republikanët është edhe triumfi i Ron Johnson në Wisconsin, ai u shpall triumfues ndaj kundërshtares të tij demokrate Mandela Barnes. Tashmë janë tre shtete kyç që përcaktojnë fatin e kontrollit të senatit.

Në Arizona , demokrati Mark Kelly është përpara kundërshtarit të tij republikan, Blake Masters të miratuar nga Donald Trump, megjithëse deri më tani janë numëruar vetëm 68% e votave. Në Nevada , republikani Adam Laxalt ka një epërsi të lehtë ndaj kandidates demokrate Catherine Cortez Masto.

Dhe e panjohura më e madhe e zgjedhjeve afatmesme në SHBA mbetet gara për xhorxhian , ku republikani Herschel Walker dhe demokrati Raphael Warnock janë në barazim.

Rezultatet paraprake thonë analistët tregojnë se votuesit kanë ndëshkuar Bidenin për kryesimin e një ekonomie të goditur nga inflacioni i madh, ndërkohë që sulmuan gjithashtu lëvizjet republikane për të ndaluar abortin./tch

The post Zgjedhjet në Amerikë/ Fati i Senatit varet në tre shtete appeared first on Albeu.com.