Fatbardh Licit Archives - Albeu.com

Ekzekutimi i Fatbardh Licit, GJKKO kalon për gjykim Safet Bajrin, ish-të dashurën e tij dhe dy të tjerët
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes “Bajri” për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

Për gjykim kanë kaluar Safet Bajri, ish-e dashura e tij Eria Ago, Astmer Bilali dhe Behar Bajri (Rustemi) për veprën penale të vrasjes në dëm të Fatbardh Licit.

Për këtë vrasje, ndaj Safet e Behar Bajrit si dhe Astmer Bilalit, SPAK ka ngritur akuzat: “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ndërsa Eria Ago akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.

Vrasja është kryer për hakmarrje pas dyshimeve të Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi.

Pas kësaj ngjarjeje, Behar Bajri, në bashkëpunim me Safet Bajri dhe Astmer Bilalin kanë organizuar dhe vrarë në shenjë hakmarrjeje xhaxhain e Ibrahim Licit, Fatbardh Licin.

Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë përdorur një mjet Benz të vjedhur për t’u afruar në lokalin e të vëllait të Fatbardh Licit, ku ai po pinte kafen, dhe e kanë qëlluar. Ndaj tij ka qëlluar Astmer Bilali. Pas vrasjes, Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa Bilali është larguar drejt Tiranës me Eria Agon, ish e dashura e Safet Bajrit, që SPAK e akuzon për përkrahje të autorit të krimit.

The post Ekzekutimi i Fatbardh Licit, GJKKO kalon për gjykim Safet Bajrin, ish-të dashurën e tij dhe dy të tjerët appeared first on Albeu.com.

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim (EMRAT)
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim që lidhet me një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të ndodhura në Shkodër gjatë vitit 2018, ku ka mbetur u vrarë Fatbardh Lici.

Të pandehur për këtë ngjarje janë Behar Brajoviq, i akuzuar për “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Safet Rustemi, i akuzuar për të njëjtat vepra penale si Brajoviq, të kryera në kushtet e bashkëpunimit të posaçëm brenda një grupi të strukturuar kriminal.

Astmer Bilali, i akuzuar për “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe pjesëmarrje në veprimtari të një organizate kriminale dhe Eria Ago, e akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”.

Si ka ndodhur ngjarja

Sipas SPAK nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici, kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale.

Pas vrasjes së shtetasve, Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq, ia ka atribuar këtë vrasje, shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit, Fatbardh Lici.

Në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të vecantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici,  xhaxhain e shtetasit, Ibrahim Lici. Ekzekutori i drejtpërdrejtë ka qënë i pandehuri Astmer Bilali.

Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës, Benz ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit, Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima  ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.

Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e të pandehurit Safet Rustemi dhe më pas është kthyer duke u larguar. Mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit. Pasi personat kanë kryer vrasjen, i pandehuri Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa i pandehuri Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 112/2019 në ngarkim të të pandehurve:

Behar Brajoviq – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

Safet Rustemi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal”  dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

Eria Ago, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Përkrahja e autorit të krimit” e kryer në lidhje me veprën penale 333/a të këtij Kodi parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Rrethanat e ngjarjes

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve hetimore dërguar për moskompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 në lidhje me veprat penale, “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”,“Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim,  “Mbajtja pa leje prodhimi armëve lëndëve shpërthyese e municionit”  dhe ”Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 78-25, 79/ë-25, 109-25, 197, 278, 279 dhe 333/a i K.Penal.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi lidhen me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018. Nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici, kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale.

Pas vrasjes së shtetasve, Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq, ia ka atribuar këtë vrasje, shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit, Fatbardh Lici.

Në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të vecantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici,  xhaxhain e shtetasit, Ibrahim Lici. Ekzekutori i drejtpërdrejtë ka qënë i pandehuri Astmer Bilali.

Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës, Benz ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit, Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima  ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.

Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e të pandehurit Safet Rustemi dhe më pas është kthyer duke u larguar. Mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit. Pasi personat kanë kryer vrasjen, i pandehuri Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa i pandehuri Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes.

The post SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Dyshohet për përfshirje në atentatin ndaj Fatbardh Licit/ Ish-partnerja e Safet Bajrit, kërkon zëvendësim të masës së sigurisë
Ish-partnerja e Safet Bajrit, Eria Ago, ka bërë kërkesë për zëvendësmin e masës së sigurisë që është në fuqi ndaj saj. Pritet që kjo kërkesë të shqyrtohet sot nga GJKKO.

Ajo dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

Eria Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

The post Dyshohet për përfshirje në atentatin ndaj Fatbardh Licit/ Ish-partnerja e Safet Bajrit, kërkon zëvendësim të masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

Dosja e SPAK/ Vrasja e Fatbardh Licit, rrëfimi i Gjin Ndoj dy vite para se të vritej: Licët i njoh të gjithë, por isha në Tiranë kur…
Në dosjen hetimore që SPAK ka ndërtuar kundër 4 personave të arrestuar për vrasjen e Fatbardh Licit, është dhe një emër mjaft i dëgjuar kohët e fundit në kronikat e zeza.

Gjin Ndoj alias Boriçi, një nga miqtë e ngushtë të Behar dhe Safet Bajrit, i vrarë në Shkodër në 9 Gusht 2020 me urdhër të vetë Beharit, ka qenë njëri nga të dyshuarit e policisë, që rezulton të jetë marë në pyetje për vrasjen e Fatbardh Licit, informon gazetari Elton Qyno per Ora News.

Boriçi, është pyetur për këtë ngjarje si person që tregon rrethana të hetimit. Ndërsa më pas policia ka marrë raporte informative se ai mund të ishte njëri nga personat e mundshëm që kanë marë pjesë në vrasjen e Licit.

Por fiks dy vite më pas, ai do vritej nga dy miqtë e tij, Behar Bajri dhe Denis Brajoviq. Ai ka treguar se njihte të gjithë anëtarët e fisit “Lici” në Shkodër, por ka mohuar të ketë marrë pjesë në ngjarje kriminale, pasi ndodhej në Tiranë, tek shtëpia e Denis Brajoviq, person ky që dy vite më pas do vriste Boriqin në një pritë.

Gjin Boriçi, ka deklaruar në Gushtin e vitit 2018 se ka lidhje të ngushtë shoqërore me Arjan Rajan, i cili aktualisht ka shumë kohë që qëndron në Itali.

Më tej Boriçi, në 2018 ka shpjeguar se ka lidhje shoqërore me Behar Bajrin dhe Denis Brajoviq dhe ka njohje me Safet Rustemin, Astmer Bilalin dhe Arjan Zogaj.

Një ditë para se të vritej Fatbardh Lici, ky Gjin Boriçi ka rëfyer se ka qenë në Tiranë në shoqërinë e Beharit dhe të Denisit dhe kanë qenë duke drekuar te lokal “Colosseo”, që ndodhet në afërsi të “Zogut të Zi”.

Gjatë kohës që po drekonin, sipas tij ka ardhur dhe Arjan Zogaj. Nuk mban mend në lidhje me bisedat që mund të jenë bërë në atë drekë.

Boriçi ka sqaruar se pas drekës kanë shkuar te Spitali “Amerikan 2”, pasi atje ishin të shtruar fëmijët e Beharit, pasi ishin sëmurë.

Më pas kanë shkuar te shtëpia e Denisit, e cila ndodhet në afërsi të “Liqenit të Thatë”. Në orët e vona kanë shkuar te lokal “De sharm” (“De Charme”), e cila ndodhet ne afërsi të “Tiranës së Re”.

Në atë lokal kanë qenë të pranishëm dhe Safet Rustemi, Astmer Bilali, Arjan Zogaj, Behar Bajri, Denisi Brajoviq, si dhe disa femra që ishin dhe të dashurat e këtyre personave. Kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit.

Më pas kanë shkuar në shtëpinë e Denisit dhe ka rënë të pushojë. Kur është zgjuar, pasdite ka marrë vesh se është vrarë Fatbardh Lici.

I pyetur në lidhje me ngjarje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, Gjin Boriçi, ka deklaruar se ka pas marrëdhënie shumë të mira me Boran Berçanan dhe e ka quajtur “vëlla…”.

Ndërkohë, Boriçi u ka treguar se ka njohje me të gjithë anëtarët e fisit “Lici” në Shkodër.

The post Dosja e SPAK/ Vrasja e Fatbardh Licit, rrëfimi i Gjin Ndoj dy vite para se të vritej: Licët i njoh të gjithë, por isha në Tiranë kur… appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY”/ Vrasja e Fatbardh Licit, ja mesazhi që mbërriti tek Mustafa: U thuaj Licëve që gjakun e kanë të…
Përmes një kombinim përgjimesh të kryer qysh në vitin 2018-2019 nga Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe disa biseda të përftuara nga aplikacioni “Sky”, SPAK ka arritur të ngrejë dyshime të forta se autorë të vrasjes së Fatbardh Licit, janë Behar Bajri, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe një vajzë e botës së Show-Biz, Eria Ago.

Në dosjen hetimore jepet dhe dëshmia e Mustafa Licit, vëllait të viktimës, Fatbardh Lici, i cili tregon një mesazh domethënës që ka marë nga shtetasi G. J, një ditë pas vrasjes.

Mësuar se Mustafa Lici, ka deklaruar se një ditë pasi i është vrarë vëllai shtetasi G.J e ka telefonuar, duke i kërkuar ta takojë e më tej i ka treguar se i kishte shkuar një një fuoristradë e zezë me dy persona me të dhe i kanë lënë porosi t`i thotë që gjakun e kanë të line….”. të njëjtën deklaratë Mustafa Lici i ka kërkuar ta thotë sërish kur të ishte prezent dhe Sokoli dhe më tej kanë biseduar të tre në një kafe ku dhe shtetasi G.j tregoi sërish bisedën.

Ndërkohë nga përgjimet që janë në dosje, familjarët e Fatbardh Licit, sipas komunikimeve të rezultuara, dyshojnë se autorë të mundshëm të vrasjes janë personat nën hetim.

Gjithashtu, në dosjen hetimore thuhet se Arma pistoletë me të cilën është vrarë Fatbardh Lici, rezulton të jetë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur në Shkodër në vitin 2014, për të cilin është arrestuar dhe më pas lënë i lirë, A. Raja. Kjo e dhënë ka dalë nga ekspertiza e armës

Nga verifikimet e bëra për A. Raja, dyshohet të këtë pasur lidhje shoqërore e ngushtë e Gjin Ndoj dhe kanë qenë të pranishëm në datën 9 gusht 2018, në një festë në Tiranë së bashku me Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon.

Kjo e fundit, e cila është e dashura e personit nën hetim Safet Rustemi, ka deklaruar në 2018 se gjatë kohës që ka ndodhur vrasja e Fatbardh Licit, ka qenë në Tiranë dhe se nuk ka qenë në Shkodër dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e Astmer Bilalit.

Nga të dhënat e përftuara nga përgjimet dhe tabulatet e numrit telefonik celular qe ka disponuar Eria Ago, rezulton e kundërta.

Nisur nga kjo situatë SPAK e konsideroi të arsyeshme arrestimin e saj.

The post Bisedat në “SKY”/ Vrasja e Fatbardh Licit, ja mesazhi që mbërriti tek Mustafa: U thuaj Licëve që gjakun e kanë të… appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Safet Bajrit/ Zbardhet vrasja e Fatbardh Licit, nga shpërthimi i motobombës në tregun e Shkodrës, te ngjarja e rëndë në Dobraç
Një motobombë e shpërthyer, do të hidhte në erë njerëz e gjithçka kapi me rrezen e vet. Amullia e ankthit dhe e frikës që pushtoi atë ditë Shkodrën, policinë, prokurorinë e të gjithë aktorët që s’e dinin se çfarë ishte ai shpërthim, bëri që ngjarja të humbiste nëpër njerëz të plagosur të bombës.

Por mes tyre u veçua Lulzim Kulla, një emër më shumë i përfolur se sa i skeduar. Autoritetet hetuese dhe kërkuese arritën shpejt në konkluzionin se objektivi për t’u eliminuar ishte pikërisht Kulla, një biznesmen që rezultoi të ishte edhe dhëndër Licësh.

Dhjetëra njerëz përfunduan në spital, u mblodhën kamera e dëshmi, por Kulla nuk foli. Me sa duket, për të kthyer atë sulm me bombë në një kasaphanë kriminale në Shkodër, me atentate e viktima, me prita e “të prerë në besë”, në të zhdukur e të prangosur. Për ta ndarë njëherë e mirë qytetin në dy grupe rivalësh gjakësorë, ku në një anë u rreshtuan Bajrajt dhe në anën tjetër Licët, pikërisht miqtë e Lulzim Kullës.

Prej 7 vjetësh Shkodra lëngon nën krimin e organizatave kriminale, që ditën e djeshme ‘dorëzoi’ një prej personave më të njohur të botës së krimit në atë qytet, e jo vetëm: Safet Bajrin! I dyshuar për gjithçka që ndodh në Shkodër, Safet Bajri doli 3 ditë më parë në media live, ku jo vetëm mohoi të ishte i përfshirë në krime, por madje hodhi poshtë edhe faktin që në Shkodër ka të ‘fortë’. Por SPAK-u ishte i ‘bindur’ se Safet Bajri duhej sjellë në pranga e jo vetëm për çka i është ngritur akuza, por edhe për dy ngjarje që tronditen vendin të një viti më parë.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest për një vrasje të po atij viti të largët, ngjarje që ai ia kishte ‘hedhur’ drejtësisë. Dje RENEA e shoqëroi nga Shkodra drejt Tiranës, njëherë për marrje shenjash dhe ADN-je, më pas për t’i komunikuar masën e sigurisë dhe tri akuza, dy konkrete që kanë të bëjnë me vrasjen e Fatbadh Licit dhe një e tretë që duket se e tejkalon ekzekutimin mafioz të Licit, pasi SPAK e ka cilësuar: “Kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal”!

VRASJA E FATBARDH LICIT

Më 10 gusht, sërish në mëngjes, një person i maskuar do të hynte në një nga kafenetë më të njohura në Shkodër dhe do të ekzekutonte Fatbardh Licin. Ishte sërish viti 2018. 53-vjeçari u vra me breshëri dhe trupi i pajetë mbeti në tavolinën ku pinte kafen thuajse çdo ditë, ndërsa vrasja e tij ishte paraprirë nga një ngjarje që shokoi opinionin publik. Më 15 korrik, një çift ishin ekzekutuar brutalisht në makinë, ndërsa elementi që tronditi edhe më rëndë ishte djali 3-vjeç, që kishte mbijetuar pa asnjë gërvishtje.

Trupat e çiftit u gjetën pas rreth 5 orësh nga vrasja, ndërsa fëmija kishte ikur nga sedilja e pasme dhe ishte ulur në prehrin e nënës së vdekur. Policia identifikoi viktimat, i riu ishte Boran Bërçana, ndërsa partnerja e tij ishte Silva Ndoci. U tha se Bërçana kishte qenë punonjës policie dhe ishte përfolur për implikime në grupe kriminale, por asnjë precedentë i regjistruar nëpër skedarët e policisë nuk kishte ekzistuar më herët. Sigurisht, si gjithnjë, policia shoqëroi persona sa për procedurë, prokuroria nisi po hetime për procedurë, por nën zë nëpër Shkodër e jo vetëm flitej se ekzekutimi i ish-policit me gjithë të dashurën e tij ndodhi për hakmarrje ndaj shpërthimit të bombës te tregu.

Ekzekutimi i Fatbardh Licit, doemos do të lidhej me atë krim të rëndë të vrasjes së çifti, ndërsa më pas del në skenë edhe hakmarrja brutale mes Bajrajve dhe Licëve për ta kthyer atë vit në një horror për Shkodrën, ku vrasja e Fatbardhit iu faturua grupit të Bajrajve, ndonëse jo zyrtarisht.

PAS VRASJES SË LICIT

Vetëm 13 ditë pas vrasjes Licit, më 23 gusht zhduken, sot e asaj dite, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip e dajë. Sërish në skenë dalin Bajrajt, por sërish veç të dyshuar. Trupat e dy burrave nuk u gjetën asnjëherë. Më 1 shtator, do të nxirrej në pritë Arjan Ferracaku, ku u tha se bisedën e fundit në telefon e kishte kryer me Astrit Bilalin, të atin e Astmer Bilalit. Arjani u vra teksa kalëronte, ndërkohë që vetëm një muaj e gjysmë më vonë i vrasin edhe kushëririn që shiste peshk në tregun e Shkodrës.

Ngjarjet duket se pushojnë deri në 30 mars të vitit 2019 kur vriten në derën e shtëpisë Astrit dhe Brahim Bilali, i ati dhe xhaxhai të Astmer Bilalit. Asokohe i dyshuar ishte Ibrahim Lici. Policia e kërkoi ta arrestonte, por më vonë u detyrua të ndërhynte dhe të godiste Bajrjat, sepse nga Belgjika kishin ardhur të dhëna të frikshme për krimet e tyre në Belgjikë, Holandë dhe Spanjë. 12 persona u arrestuan, ndërsa krerët e organizatës kriminale nisen të rrëzonin akuza e vepra penale në Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkodrës. Aq shumë u ndërhy për të liruar Bajrajt sa në vitin 2023, SPAK do të trondiste sistemin e drejtësisë kur do të sillte në pranga një prokuror, një drejtues policie, një shef policie dhe një biznesmen strategjik të qeverisë sonë. Të gjithë ishin të implikuar me grupin e Bajrajve ku bënte pjesë edhe Astmer Bilali me të tijtë.

Vrasjet nuk u ndalen në Shkodër, Safet Bajri fitoi lirinë, ndërkohë që Behar Bajri kishte marrë në dorë frenat e grupit kriminal. Kur SPAK goditi njerëzit e policisë dhe të drejtësisë, ku bëhet me dije se ende ka edhe të tjerë që janë pjesë e asaj dosjeje, Behar Bajri u arratis për t’u kapur dhe ekstraduar, ndërkohë që Safet Bajri jetonte i qetë në bastionin e tij në Dobraç deri më 30 tetor, kur masakra me 4 të vrarë do të trazonte mbarë vendin. Bajrajt ishin aty, por i dyshuari kryesor dukej se ishte kujdesur për alibinë dhe nuk gjendej i përfshirë. Por dyshimet ranë mbi ‘çunat’ e tij, që ashtu i emërtoi edhe në daljen publike në media tri ditë më parë. ‘Çunat’ janë ca të rinj, ndaj të cilëve SPAK ka ngritur një akuzë të rëndë, thuajse të njëjtë me akuzat që dje iu komunikuan edhe atij që konsiderohet si ‘truri’ i grupit kriminal Bajri!

The post Arrestimi i Safet Bajrit/ Zbardhet vrasja e Fatbardh Licit, nga shpërthimi i motobombës në tregun e Shkodrës, te ngjarja e rëndë në Dobraç appeared first on Albeu.com.