fatbardh lala Archives - Albeu.com

Mori ryshfet për të ndikuar të prokurori dhe gjykatësi, dënohet me 3 vjet burg Oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatbardh Lala
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar në përfundim të gjykimit  për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Fatbardh Lala, e ka dënuar këtë të fundit me dy vjet burg  për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe një vit burg për “Zbulimine  akteve ose të dhënave sekrete.

Kujtojmë që Lala u akuzua nga SPAK, se në këmbim të 50 mijë lekëve ka premtuar se do të ushtronte ndikim te një prokuror dhe gjyqtar për të lehtësuar pozitat e shtetasit Ermir Llagaçi në një proces penal.

GJKKO ka dënuar po ashtu edhe Ermir e Tefta Llangaçin, të cilët i dhanë shumat monetare Lalës me nga  1 vit burg.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 20.03.2024, ka

paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatbardh Lala, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Ushtrim i ndikimit të  paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neniet 245/1 pargarafi 4 dhe 295/a paragrafi i III Kodit Penal, si dhe tw pandehurve Tefta Llagaçi dhe Ermir Llagaçi akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të

gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Etleva Deda dhe Erjon Çela, me vendimin Nr. 270, datë 22.05.2024 vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Lala për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1 pargarafi 4 K.Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Lala për veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a paragrafi i III të K. Penal, dhe bazuar ne këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Fatbardh Lala dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fatbardh Lala i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Fatbardh Lala në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Tefta Llagaçi për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Tefta Llagaçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Tefta Llagaçi për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale.

Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, duke qenë se dënimi me burgim u pezulluar me kusht urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, caktuar ndaj të pandehurës Tefta Llagaçi me vendimin Nr. 67 Akti, datë 30.07.2022 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermir Llagaçi për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ermir Llagaçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryher nga i pandehuri Ermir Llagaçi në një burg të sigurisë së

zakonshme.

Bazuar në nenin 190 dhe 391 të K.Pr.Penale lidhur me provat materiale të sekuestrua në kuadër të këtij procedimit disponohet si mëposhtë: i) Kthimin e aparatit telefonik celular iPhone 12 Pro të pandehurit E.L; ii) Kthimin e aparatit telefonik celular iPhone XS shtetasit S.A; ii) Kthimin e aparatit telefonik celular Redmi Model 7, shtetasit A.K.

Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, me datë 22.05.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post Mori ryshfet për të ndikuar të prokurori dhe gjykatësi, dënohet me 3 vjet burg Oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatbardh Lala appeared first on Albeu.com.

Mori ryshfet për për korruptuar gjyqtarin dhe prokurorin, ky është oficeri i policisë gjyqësore i shpallur në kërkim nga SPAK
Fatbardh Lala është oficeri i policisë Gjyqësore në Tiranë, i cili akuzohet se ka marrë ryshfet për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjykatësi i çështjes së Ermir Llagaçit për të penguar dënimin e këtij të fundit.

Oficeri i policisë gjyqesore ka pranuar një shumë monetare prej 50 mijë lekësh për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjykatësi i çështjes së Ermir Llagaçit.

Ndaj Lalës u caktua masa e arrestit me burg, por nuk u ekzekutua sepse oficeri ka dalë jashtë vendit. Ndërsa nën hetim janë Ermir Llagaçi dhe nëna e tij Tefta Llagaçi për kryerjen e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në njoftimin e SPAK thuhet se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova dhe fakte se shtetasi në hetim F. L., me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka marrë përsipër të ushtrojë ndikim dhe ka pranuar shumën monetare të dhënë nga shtetësja T. Ll. (që rezulton të jetë më shumë se 50.000 lekë), tek Prokurori i çështjes me të pandehur shtetasin E. Ll. dhe tek Gjyqtari i çështjes duke konsumuar në këtë mënyrë figurën e veprës penale të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Ndërkohë shtetasit E. Ll. dhe T. Ll. duke dhënë shuma monetare prej 50.000 lekësh oficerit të policisë gjyqësore F. L., pasi ky i fundit i ka siguruar se mund të ushtrojë ndikim te funksionarët publikë.

Njëkohësisht E. Ll. i ka paguar avokatit S. A. shumën prej 300.000 lekësh, duke qenë në dijeni se një pjesë e kësaj shume parash konkretisht 150.000 lekë do të jepej nga ana e avokatit me qëllim që ai të ushtronte ndikim te gjyqtarët e Apelit, të cilët ishin tre, dhe secilit do ti jepej shuma prej 50.000 lekësh./albeu.com/

The post Mori ryshfet për për korruptuar gjyqtarin dhe prokurorin, ky është oficeri i policisë gjyqësore i shpallur në kërkim nga SPAK appeared first on Albeu.com.

50 mijë lekë nën dorë për të penguar dënimin e një personi, SPAK urdhër arrest për oficerin e Policisë Gjyqësore në Tiranë (EMRI)
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas hetimit të kryer në kuadër të procedimit penal kundër zyrtarëve publik ka vendosur masën e arrestit me burg për oficerin e Policisë Gjyqësore në Tiranë, Fatbardh Lala.

Oficeri  i policisë gjyqesore ka pranuar një shumë monetare prej 50 mijë lekësh për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjykatësi i çështjes së Ermir Llagaçit.

Ndaj Lalës u caktua masa e arrestit me burg, por nuk u ekzekutua sepse oficeri ka dalë jashtë vendit.

Ndërsa nën hetim janë Ermir Llagaçi dhe nëna e tij Tefta Llagaçi për kryerjen e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lala akuzohet se mori ryshfet për ndikimin tek prokurori dhe gjyqtarët për vendimin ndaj një të arrestuari. Po kështu OPGJ Lala sipas hetimeve të SPAK ka zbuluar sekrete nga një dosje hetimore për të lehtësuar masën e sigurisë të një personi kundrejt një shume të caktuar monetare.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.180 datë 19.10.2022, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, dhe 25 paragrafi 2 i Kodit Penal në ngarkim të personave nën hetim T. Ll. dhe E. Ll., dhe 245/1, paragrafi 4 të Kodit Penal, për personin nën hetim F. L.

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.73 datë 28.06.2023 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit F. L., i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 4 dhe 295/a të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale për të dyshuarit E. LL. Dhe T. LL, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim parashikuar nga Neni 245/1 paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal.

Masat e sigurimit personal ndaj personave nën hetim E. Ll. dhe T. Ll., janë ekzekutuar më datë 29.06.2023, ndërkohë personi nën hetim F. L., me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton të jetë larguar jashtë vendit, dhe për rrjedhojë ekzekutimi i masës së sigurimit arrest në burg nuk është ekzekutuar.

Nga tërësia e hetimeve të kryera deri në këtë fazë, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova dhe fakte se shtetasi në hetim F. L., me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka marrë përsipër të ushtrojë ndikim dhe ka pranuar shumën monetare të dhënë nga shtetasja T. Ll. (që rezulton të jetë më shumë se 50.000 lekë), tek Prokurori i çështjes me të pandehur shtetasin E. Ll. dhe tek Gjyqtari i çështjes duke konsumuar në këtë mënyrë figurën e veprës penale të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Ndërkohë shtetasit E. Ll. dhe T. Ll. duke dhënë shuma monetare (rezulton se ka dhënë më shumë se 50.000 lekë) oficerit të policisë gjyqësore F. L., pasi ky i fundit i ka siguruar se mund të ushtrojë ndikim te funksionarët publikë, siç janë në rastin konkret prokurori/gjyqtari që kanë pasur në hetim/gjykim çështjen penale në ngarkim të shtetasit E. Ll., pavarësisht se shtetasi Ermir Llagaçi, u dënua me burgim, pra pasoja e dëshiruar nuk ka ardhur, vepra penale e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 të Kodit Penal nga ana e tyre konsiderohet e konsumuar. Njëkohësisht E. Ll. i ka paguar avokatit S. A. shumën prej 300.000 lekësh, duke qenë në dijeni se një pjesë e kësaj shume parash konkretisht 150.000 lekë do të jepej nga ana e avokatit me qëllim që ai të ushtronte ndikim te gjyqtarët e Apelit, të cilët ishin tre, dhe secilit do ti jepej shuma prej 50.000 lekësh.

Në vijim të hetimeve, u grumbulluan prova që krijuan dyshimin e arsyeshëm se, oficeri i policisë gjyqësore F. L. ka konsumuar edhe veprën penale të dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a paragrafi i tretë i Kodit Penal. Kjo pasi ai ka zbuluar të dhëna që përmbajnë aktet sekrete të një ose më shumë procedimi penal, dhe këtë informacion ai e ka disponuar duke aksesuar në zyrat e tij të punës si oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Këto të dhëna Oficeri i Policisë Gjyqësore ia ka transmetuar nënës së shtetasit E. Ll. nëpërmjet telefonit madje duke rekomanduar se prokurorët duhen takuar. Këto veprime janë kryer duke cenuar rregullin e punës së tij, duke cenuar sekretin hetimor në lidhje me çështjet në fjalë, për sa kohë që prokurorët e çështjes nuk kishin ndërmarrë veprime të hapura me shtetasin E. Ll., duke cenuar në këtë mënyrë funksionimin e rregullt të organeve të drejtësisë, dhe parimin e sekretit hetimor./albeu.com/

The post 50 mijë lekë nën dorë për të penguar dënimin e një personi, SPAK urdhër arrest për oficerin e Policisë Gjyqësore në Tiranë (EMRI) appeared first on Albeu.com.