farmaceutikës Archives - Albeu.com

Barra e sëmundjeve rrit importet e farmaceutikës me 14% më 2023, por po konsumohen ilaçe më të lira
Sasitë e importeve të produkteve farmaceutike, panë rritje të shpejtë vitin e kaluar me rreth 14%, pas një rënie të lehtë pas pandemisë.

Të dhënat e INSTAT, referojnë se vitin e kaluar u importuan 6,753 tonë ilaçe nga 5,917 tonë me 2022, por shihet një tendence e rritjes së fortë e importeve nga Turqia.

Vitin e kaluar u importuan nga ky vend 1203 tonë produkte farmaceutike, të cilat zunë 17 për qind të importeve totale të këtyre produkteve.

Para pandemisë në vitin 2019 importet nga Turqia, zinin vetëm 8 % të importeve totale të produkteve farmaceutikë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ekspertët e tregut të farmaceutikës, pohojnë se fondet e ulëta të rimbursimit kanë çuar konsumin e barnave drejt alternativave të lira që vijnë kryesisht nga Turqia, ndërkohë që përfaqësitë e kompanive shumëkombëshe janë tërhequr nga Shqipëria.

Nga 13 të tilla që ishin para disa vitesh, tani janë vetëm 3 prej tyre.

Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (255,7 mln euro) produkte farmaceutike, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44%, janë mbuluar nga fondi i rimbursimit që vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Të dhëna më të detajuara, tregojnë se shqiptarët kanë akses të ulët te barnat kryesore që trajtojnë sëmundjet kardiovaskulare, onkologjinë, autoimunet, nervoret etj.

Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Përfaqësive Farmaceutike, tregojnë se barnat e reja që kanë një trend të lartë shitje në tregjet europiane dhe ato të rajonit ende nuk kanë hyrë në tregun shqiptar.

Ato kushtojnë shumë dhe nuk janë të përballueshme për pacientët, pasi shteti nuk i rimburson. P.sh. në Shqipëri nuk janë të pranishme të tilla si Apixaban, Pembrolizumab që trajtojnë sëmundje autoimune.

Tregu shqiptar është në zhvillim e sipër, ku barnat tradicionale gjenerike dhe ato jashtë patentës përfaqësojnë 76%, ndërsa trajtimi spitalor i specializuar dhe me terapi inovative vetëm 24%.

Përfaqësuesit e tregut farmaceutik, thonë se nevojat e popullsisë janë shumë më të larta se furnizimet aktuale.

Por përvoja globale, ka treguar se financimet publike dhe orientimi i tyre i drejtë i çon përpara sistemet shëndetësore dhe përmirëson ndjeshëm shërbimet shëndetësore për popullatën.

Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike), është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare.

Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%.

The post Barra e sëmundjeve rrit importet e farmaceutikës me 14% më 2023, por po konsumohen ilaçe më të lira appeared first on Albeu.com.