farage Archives - Albeu.com

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania
‘Reform UK’ premton dëbime masive të azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Lideri i partisë, Nigel Farage, i ka thënë gazetës ‘The Times’ se vendi po përballet me një “krizë të madhe”, që rrezikon sigurinë kombëtare dhe mund të çojë në trazira publike.

Sipas planit, personat që mbërrijnë mund të arrestohen menjëherë, të ndalohen në baza të vjetra ushtarake të RAF-it dhe, nëse arrihen marrëveshje, të riatdhesohen në vende si Afganistani, Eritrea dhe të tjera që janë burime të rëndësishme mbërritjesh.

Shumë nga këto masa mund të përballen me sfida ligjore dhe kundërshtime politike. Laburistët i kanë quajtur këto plane “ëndrra në diell”, ndërsa konservatorët thonë se ‘Reform UK’ po riciklon idetë e tyre.

‘Reform UK’ deklaron se planet e tyre do të kushtojnë 10 miliardë paund për pesë vjet, por se kjo do t’i kursejë qeverisë para, pasi nuk do të shpenzohet më për hotele për azilkërkuesit dhe shpenzime të tjera.

Sipas projektligjit të propozuar për Migracionin e Paligjshëm (Dëbime Masive), partia e Farage do të konsideronte dërgimin e emigrantëve në territore jashtë detit të Britanisë si ishulli Ascension, si një opsion rezervë.

Gjithashtu do të merrej në konsideratë përdorimi i “vendeve të treta” si Ruanda dhe Shqipëria për të strehuar azilkërkuesit.

Skema e mëparshme e qeverisë konservatore për Ruandën u përball me sfida të shumta ligjore dhe vetëm katër persona u dërguan atje përpara se të anulohej nga qeveria laburiste.

Farage i tha ‘The Times’ se nëse njerëzit e dinë se do të ndalohen dhe do të dëbohen, “do të ndalojnë së ardhuri shumë shpejt”.

“Qëllimi i këtij ligji është dëbimi masiv,” tha Farage për ‘The Times’.

“Kemi një krizë të madhe në Britani. Nuk është vetëm një kërcënim për sigurinë kombëtare, por po shkakton edhe zemërim publik që, sinqerisht, nuk është larg nga trazirat”.

“Së ka vetëm një mënyrë për të ndalur njerëzit që të hyjnë në Britani: t’i ndalosh dhe t’i dëbosh.”

Farage gjithashtu kërkon që Britania të dalë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).

ECHR u krijua në vitin 1950 dhe përcakton të drejtat dhe liritë që u takojnë qytetarëve në 46 shtetet nënshkruese.

Ky traktat është një pjesë qendrore e ligjit për të drejtat e njeriut në Mbretërinë e Bashkuar dhe është përdorur për të ndalur përpjekjet për të dëbuar emigrantë që konsiderohen të paligjshëm në vend.

The post Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania appeared first on Albeu.com.

Mos i ktheni në kurban të propagandës pas Brexit-it/ Rama i kundërpërgjigjet deputetit britanik: Shqiptarët mësojnë fëmijët dhe kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për deputetin britanik Nigel Farage, i cili ka kërkuar deportimin e shqiptarëve, me pretendimin se janë një kombësi që “mbushin” burgjet britanike.

Në një postim në rrjetin social “X”, Rama shkruan se Farage nuk ka qen konsistent me shifrat e të burgosurve shqiptarë në vendin e tij, ndërsa i ka “servirur” britanikut shifra reale nga ambasada shqiptare atje.

“Një komb në stres politik post-traumatik nuk ka nevojë për kurbane. Nuk ka nevojë për goditje të kota. Dhe sigurisht nuk ka nevojë për mite në vend të fakteve”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Nigel, Nigel, Nigel…

Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në:

“Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di”

Vërtet? Nuk e di?

Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?

Unë tashmë të drejtova te burimi yt — artikulli i The Telegraph, edhe pse i paqëndrueshëm. Por ti duket se këmbëngul në gabim.

Më lejo, pra, të të ndihmoj me pak më shumë qartësi.

Sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me tinguj propagande të Brexit-it, numri i shqiptarëve në Britani nuk është 53,000 siç thotë fillimisht The Telegraph.

Në fakt, po në atë artikull, thuhet qartë:

“Kjo analizë ka gjasa të nënvlerësojë madhësinë e popullsisë shqiptare.”

Më pas spekulohet se numri mund të jetë rreth 140,000.

Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë.

Këta janë *arsimtarë, **punëtorë ndërtimi, **mjekë, **infermierë, **kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët* , njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre.

Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike.

Edhe pa kontrolluar për moshë, gjini apo status social, përllogaritjet e tua bien. Nuk është një në pesëdhjetë. Dhe absolutisht jo një në tre apo katër.

Këto nuk janë statistika, janë pjesë e frikës e maskuar si “fakt.”

Dua të të pyes drejtpërdrejt tani;

*Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar*, pa fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë vëndit tuaj si të ishte i tyre?

Britania është një vend i madh.

Jo më pak falë *diversitetit të saj, **qëndrueshmërisë* dhe *forcës multikulturore*.

Një shoqëri që vuan nga trauma politike *nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, **për viktima të rreme, apo **mitologji në vend të realitetit*.

Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh *për ide, jo **kundër njerëzve* — në frymën e traditës së madhe liberale britanike.

Me kënaqësi do të të mirëpres si *i ftuar nderi* në vendin tonë të bukur.

Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen shqiptare, a mund të biem dakord që të flasim për *fakte, e jo për **fantazitë e tua*?

*Le ta caktojmë datën.*

The post Mos i ktheni në kurban të propagandës pas Brexit-it/ Rama i kundërpërgjigjet deputetit britanik: Shqiptarët mësojnë fëmijët dhe kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj appeared first on Albeu.com.

Replikat mes Ramës dhe Farage/ Baton Haxhiu: Debat mes një intelektuali dhe një mashtruesi
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për debatin mes kryeministrit Rama dhe politikanit populist britanik, Nigel Farage, sa i përket shqiptarëve të burgosur në Britaninë e Madhe.

Haxhiu tha se ky është një debat mes një intelektuali si Rama dhe një mashtruesi si Farage, i cili shpesh stigmatizon dhe shënjestron komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe.

“Farage është tabloidik dhe realisht ai ndërtoi rrëfimin e mashtrimit për Brexit. Ai ishte populisti, për arsye se një kohë të gjatë politika britanike nuk ka patur mashtrues në jetën politike. Meqenëse beteja e tij, menjëherë pasi u bë Brexit, ishte humbje, për arsye se e panë britanikët se çfarë humbën nga fakti se ikën nga BE, atëherë Farage ka qenë në marxhinat e një lidershipi. E krijoi një moment populizmi si karburant tabloidik për të folur për emigrantët. Në një moment kur Britania e Madhe po bën përpjekje të gjejë një strehë në të gjithë vendet e Ballkanit për emigrantët që janë atje.

Cili është ky debat? I një mashtruesi dhe një intelektuali. Rama nuk është hera e parë që bën përpjekje për ta mbrojtur shqiptarin jashtë Shqipërie. E ka krijuar njëfarë guximi intelektual, për ta ndërtuar një rrëfim për shqiptarin. Në një pjesë të reagimit të tij, përmend profesionet e njerëzve. Jo për herë të parë ka përmendur Lea Ypin, Dua Lipën dhe të tjerë, që janë në Oxford, LSE, Edinburgh, ose anëtarja e Akademisë së Shkencave, Lea Ypi, që është ajo që nuk ka patur njohje, por e ka bërë puna e saj të jetë anëtarë e Akademisë së Shkencave. Farage nuk i di fare këto, di vetëm kriminelët. Profesionet e shqiptarëve janë 100 herë më të rëndësishme se kriminelët. Kriminelët kur kapen shkojnë në burg. Një pjesë e tyre, e kanë humbur pas Brexit, për shkak të jetës më të varfër në Greqi dhe vende të tjera të BE, menduan të gjëjnë strehë në Britani. Një pjesë e tyre janë të burgosur për falsifikime, nuk quhen kriminelë, sepse krimi ka përkufizimet e veta.

Arsyeja për të gjetur një vend më të mirë, është dëshirë e njeriut për ti dhënë fëmijëve të tij dhe vetes një shpresë tjetër.

Nuk ka qenë debat i një kryeministri, por nga gjuha e Ramës, ai ka një shpëfillje intelektuale ndaj Farage dhe e konsideron, si njeri me karburant tabloidik, që është sentenca më e bukur që i kushtohet një njeriu si Farage. Për ata që nuk e njohin dhe mendojnë se Britania nuk prodhon idiotë të dobishëm, ja që ai ka qenë për një kohë të gjtë idiot i padobishëm”, deklaroi Haxhiu.

The post Replikat mes Ramës dhe Farage/ Baton Haxhiu: Debat mes një intelektuali dhe një mashtruesi appeared first on Albeu.com.

1 në 50 apo 1 në 2 shqiptarë në burgjet angleze? Farage sfidon sërish Ramën: Hajde merr të burgosurit, pastaj hamë drekë në Tiranë
Një debat virtual është ndezuar së fundmi mes ligjnëvësit britanik, Nigel Farage, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me emigrantët shqiptarë të burgosur në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Ka qenë kreu i partisë “Reform UK” Farage, i cili deklaroi se 1 në 50 shqiptarë në Britani janë të burgosur, shifra këto që u kundërshtuan nga Edi Rama, i cili sfidoi britanikun duke thënë se nëse këto shifra janë të vërteta, do t’i merrte të gjithë në Shqipëri. Kjo solli një tjetër reagim të Nigel Farage, i cili tha që se 1 në 48 shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, është i burgosur, duke shtuar se tashmë si fitues i sfidës së Ramës, do të angazhohet për t’i dëbuar ata drejt Shqipërisë.

Në një intervistë për Top Channel të zhvilluar nga gazetari Muhamed Veliu, Farage është i vendosur në pretendimet e tij, ndërsa ka shprehur pakënaqësi për qëndrimet e liderit shqiptar lidhur me BREX-it, referendumit që e nxori Anglinë jashtë BE.

“Zoti Rama më sulmoi mua dhe më pas tha se nëse shifrat e mija janë të vërteta ai u angazhua ti marrë ata në Shqipëri. Unë kam bërë kontrollet dhe ri-kontrollet e mija të shifrave dhe statistikat zyrtare të qeverisë të tetorit 2024 tregojë se janë afërsisht 53.000 shqiptarë në Britani dhe prej tyre 1.200 në burgje. Pra ekzaktësisht 1 në 50 është në burg.

Ai po e shijon përballjen me mua në TWitter. Unë ju premtoj ju se kur ai thotë se shifrat e mija janë të gabuara unë i them. Jo. Ai i ka shifrat gabim. Unë jam me të drejtën dhe mëzi pres ta mbaj premtimin”, ka thënë Farage.

Ligjvënësi britanik është treguar i hapur për një takim kokë më kokë me Ramën në Tiranë teksa është përgjigjur: Për mua ai është një figurë argëtuese. Kështu, nëse unë ftohem në Tiranë për drekë me Edi Ramën unë do të vij.

Intervista e plotë:

Muhamed Veliu- Zoti Farage, çfarë ju bëri të komentoni atë që Kryeministri Edi Rama tha në intervistën e tij për The Guardian, ku ai kritikoi qeverinë aktuale britanike për çështjet e imigracionit, ashtu siç bëni ju çdo ditë?

Nigel Farage- Shiko e gjithë çështja me të burgosurit e huaj është diçka e madhe këtu në Britaninë e Madhe. Ne kemi mbi 10.000 të burgosur të nacionaliteteve të huaja në burgjet tona dhe kjo ka çuar të tejmbushje. Ne për të liruar vende po nxjerrim parakohe nga burgu ata që kanë kryer krime serioze. Pra për këtë ka një debat. Dhe të rastin e Shqipërisë janë shumë shqiptarë në burgjet tona dhe unë besoj se ata nuk duhet të jenë në vendin tonë por duhet të kthehen në Shqipëri. Tani, kryeministri juaj zoti Rama i cili asnjëherë nuk ka turp dhe është argëtues dhe natyrisht është kundra Brexit paçka se Brexit nuk ka të bëjë fare me të.  Këtë kurrë nuk e kam kuptuar, ai vuri në pikëpyetje shifrat e mija. 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg duke thënë kjo është çmenduri. Zoti Rama më sulmoi mua dhe më pas tha se nëse shifrat e mija janë të vërteta ai u angazhua ti marrë ata në Shqipëri. Unë kam bërë kontrollet dhe ri-kontrollet e mija të shifrave dhe statistikat zyrtare të qeverisë të tetorit 2024 tregojë se janë afërsisht 53.000 shqiptarë në Britani dhe prej tyre 1.200 në burgje. Pra ekzaktësisht 1 në 50 është në burg. Tani Rama na thotë se janë më shumë shqiptarë në Britani sepse shumë kanë ardhur ilegalisht me gomone. Pra kjo e bën shifrën e atyre që s’duhet të jenë në Britani më të madhe. Unë dua tju them se kryeministri juaj e ka gabim në të gjitha çfarë ka thënë. Ne kemi këtu një shqiptarë të dënuar për 50 krime. Hajde tani Edi pasi me premtove unë i nxora shifrat ata tashmë të tutë ti marrësh.

Muhamed Veliu- A u befasuat kur morët dy përgjigje në X nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, pasi ju, në emisionin tuaj në GB Neës, i kërkuat që të marrë të dënuarit shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar për t’i kthyer në Shqipëri?

Nigel Farage- Ai kritikoi vendin tim duke thënë se jemi zhytur në një vend me errësirë duke marrë në konsideratë dërgimin e emigrantëve jashtë. Unë i thash se kjo është hipokrizi pasi vendi juaj ka negociuar me Melonin e Italisë për të marrë emigrantë. Ai nuk mund të jetë kritik dhe standarde të dyfishta dhe për këtë duhet të marrë të burgosurit shqiptarë e kthejë ata në vendlindje. Ai po e shijon përballjen me mua në Tëitter. Unë ju premtoj ju se kur ai thotë se shifrat e mija janë të gabuara unë i them. Jo. Ai i ka shifrat gabim. Unë jam me të drejtën dhe mëzi pres ta mbaj premtimin.

Kemi parë në të kaluarën që zoti Rama ka kritikuar politikanë britanikë si Suella Braverman dhe Robert Jenrick. Tashmë duket se edhe ju jeni përfshirë në një shkëmbim replikash me Edi Ramën mbi shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar. Kush mendoni se do ta fitojë këtë debat?

Nigel Farage- Ai, bën shumë zhurmë se është një burrë i madh. Natyrisht i përket krahut të majtë, ka pikëpamje glogaliste dhe kundra Brexit. Më lejoni tu them se kjo nuk është puna e tij. Nuk është arsye të kritikojë Britaninë e Madhe. Shiko, unë dua shqiptarët e mirë të vinë në Britani. Ne nuk duam njerëz që vinë nga Shqipëria të cilët janë të këqinj. Çdo vend i përgjegjshëm duhet ta bëjë këtë. Dhe unë mendoj se në të gjithë këtë përplase- ju keni të drejtë kur thoni se Rama ka kritikuar Suelën dhe Robert Xhenrik dhe unë e kam parë atë në të shkuarën por Rama ka ndezur me mua një përplasje për një çështje të gabuar. Shifrat e mija janë në rregull. Numrat e Edi Ramës janë gabim. Ai ka bërë një premtim dhe unë dua që ta respektojë.

A jeni i gatshëm të debatoni ballë për ballë me Kryeministrin Edi Rama mbi disa shifrat që ju po flisni?

Nigel Farage- Shiko edhe pse unë tani  nuk pajtohem me filozofinë e tij dhe shifrat i ka gabim unë nuk e kam takuar akoma. Për mua ai është një figurë argëtuese. Kështu, nëse unë ftohem në Tiranë për drekë me Edi Ramën unë do të vij.

Nëse rezulton që shifra që keni përmendur – që 1 në 50 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar është në burg – është e pasaktë, a do të kërkoni falje?

Zoti Rama dje deklaroi se në Mbretërinë e Bashkuar ka një vlerësim prej mbi 140,000 shqiptarësh, shifër e cila iu referua edhe një seance dëgjimore dhe raporti të Dhomës së Komunave në vitin 2023 – dhe nga përvoja ime si gazetar që jetoj dhe punoj në Londër prej më shumë se 11 vitesh, mund të them me siguri se afërsisht 200,000 shqiptarë jetojnë sot në Mbretërinë e Bashkuar – qoftë me leje qëndrimi apo ilegalisht.

Nigel Farage- Nëse ata janë ilegalisht atëherë numri kriminelëve shqiptarë nuk është 1 në 50 por 1 në 2 dhe nëse kjo është çështja ata duhet të kthehen në Shqipëri. Shifrat i kam në rregull. Ato janë shifra të rregullta zyrtare. Nëse mbrojtja e Ramës është se Nigel është gabim sepse shumë prej tyre janë ilegalë kjo e bën çështjen në favorin tim dhe në mënyrë fondamentale gabim për Ramën.

Që nga viti 2023, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një marrëveshje për transferimin e të dënuarve, e cila është funksionale, dhe më shumë se 15 shtetas shqiptarë të dënuar me mbi 4 vite burg tashmë janë kthyer në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vend që pranon një fluturim të posaçëm (charter) nga Home Office i Mbretërisë së Bashkuar, me emigrantë të paligjshëm të dëbuar çdo javë. Për më tepër, SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe NCA (Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar) kanë një njësi të përbashkët hetimi – e vetmja e këtij lloji në Ballkan. A i jepni meritë qeverisë së Shqipërisë për bashkëpunimin kaq të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar?

Nigel Farage- Është një fillim. Është një fillim. Dhe nëse flasim për këtë bashkëpunim e bën edhe më të çuditshëm pse kryeministri juaj më sulmon mua. Kjo nuk bën sens. Është vetëm një fillim zoti Rama. Kur unë do të vij tju takoj për drekë do të flasim gjatë dhe do të kemi marrëdhënie të mira mes dy vendeve natyrisht nëse ai ndal sulmin ndaj Brexit.

The post 1 në 50 apo 1 në 2 shqiptarë në burgjet angleze? Farage sfidon sërish Ramën: Hajde merr të burgosurit, pastaj hamë drekë në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Rama sfidoi britanikun, Farage ia kthen me fakte: Do bëhen gati valixhet për 1,099 të burgosur shqiptarë në Angli!
Deputeti britanik Nigel Farage, pranoi sfidën e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me numrin e të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Farage pretendoi se 1 në 50 shqiptarë në territorin anglez, janë në burg, fakt që u kundërshtua nga Kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama sfidoi britanikun duke i thënë se nëse këto shifra janë të vërteta, do t’i merrte të gjithë në Shqipëri.

Por sot, Nigel Farage i është përgjigjur Ramës duke i thënë që se 1 në 48 shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, është i burgosur. Ligjvënësi britanik ka deklaruar më tej se do të angazhohet për t’i dëbuar ata drejt Shqipërisë.

“I nderuar Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 shqiptarë dhe 1,099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48.

Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.”-thuhet në reagimin e tij.

The post Rama sfidoi britanikun, Farage ia kthen me fakte: Do bëhen gati valixhet për 1,099 të burgosur shqiptarë në Angli! appeared first on Albeu.com.