Familjaret e TIna Pajollarit Archives - Albeu.com

Familjarët e vajzës që u bë “mollë sherri” për vrasjen e Martin Çeços akuzojnë motrën dhe ish-kunatin: Kishin pasuordin e FB
Familjarët e Martian Pajollarit kanë implikuar në ngjarjen e rëndë ku u vra Martin Çeço, motrën dhe ish-kunatin e 18-vjeçares. Sipas vëllait dhe nënës së Martinës, ish-çifti, Bora dhe Xhoni Potka kishin password-et e adresave të Facebook të 18-vjeçares dhe lexonin të gjitha mesazhet e saj. Sipas policisë, Martina Pajollari kishte krijuar njohje në rrjetet sociale me viktimën Martin Çeço dhe nga ana tjetër një lidhje jashtëmartesore me Valter Mollaj, gjë që sipas bluve u bë shkak për vrasjen e 26-vjeçarit.

Por, e dyshuara si bashkëpunëtorë në ngjarje, ka mohuar te ketë komunikuar ndonjëherë me Martin Çeçon në rrjetin social, duke pretenduar se nuk e njihte atë dhe se deklaratat në polici ku implikon në vrasje Valter Mollajn dhe dy personat e tjerë, Edlir Mollajn dhe Bleti Angjon, i ka bërë nën kërcënimin e bluve.

Nga ana tjetër sipas babai të viktimës, Bora dhe Xhoni Potka kanë diskutuar për t’i bërë nuse Tina Pajollarin djalit të tij, madje ish-kunati i 18-vjeçares i ka marrë 2.5 milionë lekë për këtë mblesëri.

Të gjithë këto deklarata bëjnë edhe më të mistershme situatën, duke ngritur dyshimet se kush ka komunikuar e Martin Çeçon në rrjetet sociale dhe kush ia dha kontaktet e Tina Pajollarit.

Intervista e plotë për emisionin “Uniko”:

Martina Pajollari ka thënë që ka pasur një lidhje 5 vjeçare me Valter Mollajn

Miranda Pajollari: Ça lidhje dashurie, ka pasur lidhje që hyrje dalje tek njëri-tjetri. Nuk është e vërtetë, kemi ngrënë e pirë në atë shtëpi, kemi shkuar jashtë mase. Në gjëra të tilla jo

Vajza juaj a ka folur me Martin Çeçon?

Miranda Pajollari: Ç’ne ore? Ku ka folur, i ka bërë bllok

Artion Ferraj: I ka shkuar Xhoni Potka me adresën e saj, kështu ka thënë Tina. I kishin kodin ata

Vëllai i Martina Pajollarit: Adresat në FB ia ka hapur Xhoni, fliste në emër të saj. Tina thotë kështu që “Martini e dinte se ishte Tina, por i shkruante Xhoni”.

Kur i ka shkruar? Në telefon ka folur Tina me Martinin?

Vëllai: Jo mesa di unë

Ku ka qenë Tina atë natë?

Vëllai: Se mbaj mend

Miranda Pajollari: Po poshtë ishit mami, për atë ditë të thotë gazetari

Vëllai: E mbaj mend nuk jemi kthyer, asnjëherë s’kemi vajtur tek Bledi Angjo, vetëm andej nga lopët

Po atë natë ku e keni takuar?

Vëllai: E kemi takuar andej lart, kur ishte me dhentë ai. Ndejtëm pak edhe ikëm, i thamë “çfarë bën”, ndejtëm pak e ikëm

E shqetësoi njeri Tinën në telefon?

Vëllai: Jo

Po një ditë më përpara ka folur me njeri?

Vëllai: Jo, se kam dëgjuar të flasë në telefon

Miranda Pajollari: Ai i shkruante, kjo i bënte bllok.

Xhoni Potka ka thënë se nuk di të përdor Facebook-un tim

Miranda Pajollari: Ai nuk di eee, e hapi bashkë me çupën e madhe. Ajo ia hapte më shumë, Sibora.

Kush ia ka përdorur FB-në Tinës?

Vëllai: Të dy Xhoni dhe Bora, kush isha njëherë unë Goskovë ia lexonin të gjitha mesazhet. Ia hapnin FB-në, se ia dinin password. Bora ia dinte password

Bora fliste sikur ishte Tina?

Vëllai: Nuk e di, për atë nuk më tregonin

I kanë bërë propozim motra dhe Xhoni, Tinës se kemi një burrë për ty?

Vëllai: I kanë thënë nja 2 herë, i ka thënë edhe Bora

Bora ku është sot?

Miranda Pajollari: Është me burrin e dytë që ka marrë

Pse e la Xhoni Potkën, 1 muaj e gjysmë pas vrasjes së Martin Çeços

Miranda Pajollari: Nuk e di pse u ndanë, fëmijët nuk ia la ky. “Kur iku s’më tha gjë hiç, fëmijët nuk ia jap”, më tha ai.

Natën e vrasjes ku ishte Tina?

Miranda Pajollari: Në shtëpi

Në çfarë ore keni ardhur në shtëpi?

Vëllai: Nga ora 19:30, kemi qenë në shtëpi

Ajo ka deklaruar se ka qenë në Kolanec atë natë

Miranda Pajollari: I thoshin do të hedh në rezervuar por trego të vërtetën, i thoshte policia

Ka qenë në shtëpi atë natë, s’ka dalë. Ishin në mal për lule dhe u kthyem në shtëpi. Se ka marrë njeri në telefon. Kot na kanë rënë në faj, as të arrestuarit nuk kanë faj. S’kanë vlerë ato që tha Tina

Po të njëjtën deklaratë ka bërë edhe Bleti Angjo

Miranda Pajollari: Ç’punë kemi ne me të, ai është budalla. As nuk di të shkruajë e të lexojë. E di dëshminë, nuk është e saktë. E ka thënë edhe ai.

The post Familjarët e vajzës që u bë “mollë sherri” për vrasjen e Martin Çeços akuzojnë motrën dhe ish-kunatin: Kishin pasuordin e FB appeared first on Albeu.com.