familja felaj Archives - Albeu.com

Felajt “kapin” Prokurorinë e Tiranës, burri, motra, kunati dhe kunata e deputetes socialiste “blindojnë” kryeqytetin
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 27 qershor me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projektaktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj.

Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes së Patisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës.

Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut.

Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj, nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Miratimi i renditjes së Felajt e para në listën e kandidatëve për të tre pozicionet vakante në Prokurorinë e Tiranës, u krye pas diskutimeve mes anëtarëve të KLP-së. Anëtari Sokol Stojani vërejti se në Prokurorinë e Tiranës tashmë janë emëruar vëllai, kunati dhe kunata e prokurores Eranda Felaj.

“E kam me merak se katër vetë familjarë në një prokurori është ‘too much’,” tha ai.

“Kemi të bëjmë me shumë njerëz brenda familjes. meraku im është perceptimi që krijohet se një familje ushtron funksionin në një institucion”, shtoi Stojani.

I pyetur nga kryetari I KLP-së, Alfred Balla, nëse meraku ishte moral apo ligjor, Stojani vërejti se nga pikëpamja formale nuk mund të ketë probleme, por duhet parë në një këndëveshtrim më të gjerë.

“Po t’i vendosësh katër familjarë në një prokurori më të vogël si ajo e Kukësit apo ndonjë prokurori tjetër, atëherë ndikon në gjithë strukturat shtetërore dhe në entet private”, tha Stojani, duke paraqitur një situatë të mundshme bazuar në këtë praktikë.

“Të ndalemi pak më gjerë. Me kompetencën që ka prokurori sot ata bëhen shumë të fuqishëm”, vijoi Stojani, ndonëse theksoi se ishte dakord për vlerësimin maksimal të Eranda Felajt.

Relatorja e projektakteve, Eloida Goxhi tha se Felaj ka dorëzuar formularin lidhur me mungesën e papajtueshmërisë ambientale në Prokurorinë e Tiranës. Megjithëse ajo pranoi se qëndron shqetësimi i Stojanit, vërejti se është përcaktimi ligjor ai që e lejon kandidimin dhe vijimin e procedurës së emërimit.

“Nuk kemi ç’bëjmë”, tha ajo.

Edhe anëtarja Nurihan Seiti u shpreh se ndante të njëjtin shqetësim. “Janë një trung familjar. Ata e dinë, por si e bëjnë kërkesën kur e dinë që kanë aty të afërmit”, u pyeti Seiti.

Anëtari Bujar Sheshi konstatoi se ndryshimet ligjore të vitit 2021 kanë bërë të mundur një gjë të tillë. “Më parë e ndalonte kategorikisht”, theksoi ai.

Në përfundim, u vendos që diskutimi për këtë çështje të vijojë në momentin e miratimit të projekt-aktit për transferimin e prokurores Eranda Felaj në kryeqytet.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në vitin 2016 si pjesë e reformës në drejtësi, i adresoi lidhjet nepotike në institucionet e drejtësisë në klauzolën e papajtueshmërisë ambientale – duke u bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të shmangnin lidhjet e ngushta mes magjistratëve. por, ndryshimet ligjore kategorizuan si lidhje të ngushta familjare bashkëshortin, bashkëjetuesin ose të afërmit e magjistratit deri në shkallën e dytë, duke shmangur nga papajtueshmëria ambientale lidhjet e krushqisë të shkallës së dytë që përcaktonte ligji fillestar, duke referuar Kodin e Procedurës Civile.

Në mbledhjen plenare të martën u miratuan projekt aktet edhe për renditjen e kandidatëve për pozicione në prokuroritë e Durrësit, Shkodrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan. Po ashtu, u miratuan emërimet e 26 magjistratëve të rinj; raportet e vlerësimit për pesë prokurorë në kuadër të procesit të rivlerësimit, si dhe u caktua drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Beratit. /birn

The post Felajt “kapin” Prokurorinë e Tiranës, burri, motra, kunati dhe kunata e deputetes socialiste “blindojnë” kryeqytetin appeared first on Albeu.com.