fall Archives - Albeu.com

“Kur do të përfundojë?”, ukrainasit hedhin fall për fundin e luftës
I rrethuar nga qirinj dhe topa kristali, fallxhori Roman Zavydovskyi u thotë klientëve të tij: “Dua t’iu siguroj, fundi i luftës në shkallë të plotë do të jetë më 2024”.

Përderisa Kievi dhe analistët e pavarur ushtarakë e kanë të pamundur të parashikojnë se kur lufta, tashmë në muajin e 20-të, do të përfundojë, disa ukrainas po iu drejtohen fuqive parashikuese të astrologëve, lexuesve të letrave tarot, shtrigave dhe magjistarëve.

“Shumica e njerëzve pyesin ‘kur do të përfundojë lufta’. Pyetja e dytë më e shpeshtë është ‘kur do të vdesë [presidenti rus, Vladimir] Putin”, tha Zavydovskyi për AFP-në.

Parashikimet ushtarake të fallxhorëve më të njohur të Ukrainës kanë qindra mijëra shikime në YouTube dhe TikTok dhe për këto parashikime raportohet edhe në media.

“Fitorja është veçse rrugës, por ne duhet ta kuptojmë se kjo nuk mund të ndodhë brenda ditës”, u tha ndjekësve të tij përmes një videoje magjistari Sergiy Kobzar.

Në dhomën e hotelit në Kiev, ku ai takon klientët e tij, gjendet një kafkë e dhisë, qirinj të kuq dhe kocka të një dhelpre.

Ukraina, një shtet kryesisht me krishterë ortodoksë, ku feja u shtyp gjatë Bashkimit Sovjetik, kohëve të fundit ka përjetuar një përhapje të besimeve të ndryshme, përfshirë okultizmin.

Lufta nxit interesim për besime të tilla, tha psikologia dhe politologjia, Lidiya Smola.

“Njerëzit nuk e dinë nëse rusët do të lëshojnë sërish nesër [dronë] Shahed, nëse do të ketë granatime…Askush nuk mund të japë përgjigje se kur mund të përfundojë lufta”, tha ajo për AFP-në.

“Në këtë paqartësi, që për njerëzit është shumë e padurueshme, i shtyn banorët që të kërkojnë mbështetje. Dhe për disa njerëz horoskopi dhe parashikimet janë shndërruar në këtë mbështetje”.

“Përgjigje të thjeshta”

Ky trend nuk po ndodh vetëm në Ukrainë.

Rusët po ashtu kanë rritur interesimin për parashikuesen bullgare Baba Vanga – një grua e verbër që dekada më parë parashikoi se emri rus “Vladimir” do të bëhej “Zoti i botës”. Por, edhe në Britani ka pasur rritje të okultizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, theksoi Smola.

Parashikuesit e fatit ofrojnë “përgjigje të thjeshta për pyetje të vështira”, tha ajo, dhe shtoi se disa “duan të mashtrohen”.

Por, shpresa e rremë “çon në depresion më të thellë një person kur nuk pret që të realizohet diçka”, paralajmëroi ajo.

Duke hipur në një autobus për t’iu ikur granatimeve në qytetin lindor të Kupjanskut, një grua, që u prezantua me emrin Lyudmila, i tha AFP-së muajin e kaluar se përcillte parashikimet mistike.

“Ne shpresojmë që lufta të mbarojë shpejt. Parashikuesit e fatit po ashtu po thonë se kjo do të ndodhë shumë, shumë shpejt”, tha 60-vjeçarja, që nuk pranoi të prezantohej me emrin e plotë.

“Unë sigurisht që dua t’i besoj kësaj, por se çfarë do të ndodhë në të vërtetë, ne nuk e dimë”.

Alyona Zakharchenko, 34 vjeçe me profesion gazetare, tha se sesionet me parashikuesin e saj të fatit, Valeriy Shalylovych, në Kiev mund të sjellë rezultate më të shpejta se një sesion me psikolog.

“Nëse shkoni te një psikolog, ju duhet që për një kohë të gjatë t’i tregoni atij për problemet tuaj… Valeriy dhe unë folëm për një orë dhe ai menjëherë kuptoi se çfarë probleme kisha”, tha ajo për AFP-në.

Vetë parashikuesit thanë se ata po mbushin një nevojë që kanë qytetarët.

“Mendoj se po i ndihmoj njerëzit në këtë kohë”, tha parashikuesi Zavydovskyi, i cili bën parashikime në bazë të leximeve të letrave dhe “intuitës”.

“Këto parashikime i bëjnë ata të ndihen rehat. Ata duan të dinë për të ardhmen sepse ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë të nesërmen”, tha ai.

“Mos abuzoni me pikëllimin”

Zyrtarët kanë ngritur alarmin se parashikuesit mashtrues po shënjestrojnë familjet e dëshpëruara duke u thënë atyre se do t’ua gjejnë familjarët që kanë humbur në luftime.

Një grua 29-vjeçare, burri i së cilës u zhduk, u kontaktua nga një parashikues i cili e bindi që t’ia jepte mbi 1.100 dollarë dhe stolitë e saj prej ari, raportuan në shtator autoritetet e rendit në perëndim të Ukrainës.

Në Kiev, në muret e ndërtesave mund të shihen reklama të vogla për “kërkimet” që bëjnë parashikuesit.

Kobzar, magjistar, tha se më nuk pranon kërkesa të tilla pasi që shumica e njerëzve që janë të zhdukur, zakonisht janë të vdekur.

“Unë jam ithtar i shpresës”, tha ai.

Shatylovych, megjithatë, tha se sheh vlerë në këtë.

“Ndoshta burri i ka vdekur një gruaje dhe ajo nuk do ta gjejë atë… por, nëse shihni diçka të mirë në të ardhmen e saj, ajo do të rikthejë shpresën dhe do të stimulohet që të vazhdojë jetën”, tha ai.

“Unë nuk abuzoj me pikëllimin, nuk marr para për këtë… Këta njerëz vetë më kërkojnë dhe më bëjnë pyetje”, tha ai.

Zavydovskyi po ashtu beson se bisedat me personat që kanë familjarë të zhdukur mund të jetë ndihmë e madhe.

“Ata gjejnë një lloj lehtësimi”, tha ai.

Përderisa konflikti po futet në dimrin e dytë, shpresat për një zgjidhje të shpejtë janë zbehur dhe Kobzar tha se llojet e pyetjeve që kanë njerëzit për luftën vazhdimisht po ndryshojnë.

“Fillimisht, ata pyesnin nëse do të kishte bisedime të paqes, më pas kur do të përfundojë lufta dhe tani po pyesin se kur do të mbarojë e gjithë kjo”./rel

The post “Kur do të përfundojë?”, ukrainasit hedhin fall për fundin e luftës appeared first on Albeu.com.

“Erdhën dy gra rome”, 43 vjeçarja nga Tirana tregon si ja zhvatën paratë përmes “magjive”
Ajo është 45 vjeç. Nuk është as naïve sa të mashtrohet brenda pesë minutash ashtu siç ndodhi me Pinokun që e gënjyen kur i thanë se po t’i mbjell monedhat ato shtohen si një pemë.

Jeta e ka sprovuar me ngjarje të hidhura , sikurse është humbja e të birit në moshën 13 vjeç, por ja që ra në kurth me mendimin se një e panjohur mund t’ia shpëtojë familjarët me një fill qepës.

Por sidoqoftë ajo ka dhënë besim , kur një grua e panjohur e thërriti dhe i kërkoi një gotë ujë. Dhe si rezultat ajo ra pre e një mashtrimi që përmes një numri shpejtësie që L. T e quan magji I kushtoi zhvatjen e të gjitha kursimeve të familjes.

Ngjarja sipas burimeve të gazetës Si u denoncua në komisariatin 3 nga e mashtruara që tregon fije për pe, se si ajo saktësisht u mashtrua përmes një magjie me një fill të zi.

“Erdhën tek porta e banesës sime dy gra rome , njëra prej tyre hyri në oborr dhe mbante në kokë një shami dhe ishte me fund të gjatë. Ngjante si 50 vjece- përshkruan L.T në komisariatin e zonës ku ajo ka banesën.

Kjo grua më tha : Dua një gotë ujë . Shkova e mora ujin , por ajo më tha se duhet t’i fryja ujit. Unë I fryva dhe ajo më tha se do më nxirrte një fall pasi kisha probleme dhe sipas saj kisha magji në shtëpi.”

Mbas këtij çasti gruaja kujton në dosjen e policisë që gazeta Si e lexoi , se magjistarja I ka dhënë një pe të zi, që e ka ndarë në gjashtë pjesë.

“ Më tha ta lidhja nyje. Dhe e fryu në grusht . kur ja dhashë asaj , peri doli u pakëputur.

E çuditur dhe e hipnotizuar nga ky numër gruaja ka dëgjuar prej të panjohurës se ajo kishte probleme në shtëpi dhe se magjistarja mund t’ia zgjidhte ato.

“Më tha , në qoftëse ke lekë në shtëpi mi jep tu fryj lekëve dhe po I pate , këto lekë I ke për fatkeqësi. I thashë që nuk kam lekë, por ajo këmbëngulte që kisha lekë dhe kërkonte që t’’a jepja t’u frynte’

Sipas të zonjës së shtëpi, ajo ka humbur sensin dhe ka vrapuar duke i marrë të gjitha lekët që kishte në banesë.

“Kam shkuar dhe kam marrë sasinë prej 60 mijë lekë të reja dhe kanatieren e djalit të madh pasi më tha që e paske rrezik të madh atë djalë. Pasi u fryu lekëve I futi në kanatiere, I mbështolli dhe më tha futi në krevat, mos I hap për dy tre orë se do të ndodhi fatkeqësi. Mbas dy orësh më tha do ti hapësh dhe do kesh më shumë para”.

Sipas dëshmisë të të mashtruarës , kur ajo ka hapur kanatieren më vonë ashtu si ju kërkua , ka parë që aty nuk gjendej asgjë kacidhe. Ajo thotë : ajo grua mi vodhi lekët përmes mashtrimit duke më bërë magji, pasi kur mendoj veprimet e mia në atë moment kuptoj që nuk isha vetvetja”

Pavarësisht se e mashtruara i jep ndihmë policisë duke i treguar se në lagje disa lokale kanë kamera sigurie, policia nuk e ka identifikuar ende mashtruesen që sillej si një magjistare që shton paratë dhe shpëton jetë./Gazeta SI

The post “Erdhën dy gra rome”, 43 vjeçarja nga Tirana tregon si ja zhvatën paratë përmes “magjive” appeared first on Albeu.com.