Falimentim Archives - Albeu.com

Ndërmarrja e ujësjellit të Durrësit mohon falimentimin: Janë krijuar 15 shoqëri të reja, Ministria e Infrastrukturës ka 51% të aksioneve
Ndërmarrja e ujësjellësit Durrës ka reaguar në lidhje me lajmin se kishte shpallur falimentimin.

Në një njoftim për media thuhet se nuk bëhet fjalë për falimentim, por për agregimin e 61 ish-shoqërive në varësi të bashkive të vendin dhe krijimin e 15 shoqërive të reja ku secila bashki është sërish aksionere, por tashmë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që është aksionerja kryesore me 51%.

Si pasojë e këtij ndryshimi hoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, ka përthithur aktivitetin e katër UK-ve, Shijak, Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë.

NJOFTIM PËR MEDIA

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media për situatën e ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Durrës, Agjencia Kombëtare e Ujesjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve (AKUM) sqaron se:

Vendimi i Asamblesë aksionare të UK Durrës, për “Përfundimin e aktivitetit dhe prishjen e shoqërisë” nuk ka lidhje me falimentimin e saj, por me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin, proces i nisur vitin e kaluar në bazë të një vendimi të Qeverisë Shqiptare “Për riorganizimin sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotur”.

Ky proces ka konsistuar në agregimin e 61 ish-shoqërive në varësi të bashkive të vendin dhe krijimin e 15 shoqërive të reja ku secila bashki është sërish aksionere, por tashmë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që është aksionerja kryesore me 51%. Aktualisht 13 Shoqëri Rajonale nga 15 Shoqëri Rajonale të propozuara janë të regjistruara dhe janë në funksion.

Në zbatim të kësaj reforme Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, ka përthithur aktivitetin e katër UK-ve, Shijak, Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë, të dhënat financiare të të cilave janë të gjitha të deklaruara pranë organeve tatimore dhe në QKB. Janë të dhëna publike dhe transparente.

Më datë, 1 Janar 2023, Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar aktivitetin në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SH.A., së bashku me shoqëritë e tjera Ujësjellës Kanalizime Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak.

Në procesin e transferimit, i cili është mbikëqyrur nga një grup ekspertësh kontabël, janë mbartur të gjitha asetet, të drejtat dhe detyrimet nga Shoqëritë e mëparshme të Ujësjellës Kanalizime në Shoqërinë e re Rajonale.

Gjatë procesit të transferimit nuk ka pasur asnjë shuarje të të drejtave ose detyrimeve, pasi Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar të gjithë veprimtarinë e saj, përfshirë të gjithë të drejtat dhe detyrimet sipas një kontrate noteriale, bazuar edhe në legjislacionin tatimor dhe atë të shoqërive tregtare, ka përfunduar qëllimin për të cilin është krijuar dhe për këtë arsye Asambleja e Aksionareve ka nisur procesin e likujdimit të kësaj shoqërie.

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka një rast specifik të kostove të larta të energjisë elektrike, pasi burimet ujore nga të cilat furnizohet janë rreth 50 km larg. Këto tarifa të shërbimit të furnizimit me ujë janë të pamjaftueshme për të mbuluar koston e operimeve të shoqërisë, duke çuar në akumulim të vazhdueshëm të detyrimeve të papaguara për energjinë elektrike ndaj OSHEE dhe FSHU. Tarifa aktuale mbulon vetëm 43% të kostos së operimit.

Theksojmë se Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Durrës , e cila mbulon territorin e Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Rrogozhinë ka siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe është në mënyrë të vazhdueshme duke likujduar detyrimet e prapambetura të trashëguara nga Shoqëritë Transferuese. Konkretisht, nga momenti i krijimit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, nuk janë krijuar detyrime të reja për sigurimet shoqërore, pagat, dhe aktivitetin tregtar, dhe janë shlyer detyrime të prapambetura të shoqërive të transferuara në vlerën 374,344,556 Lekë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë̈ dhe AKUM kanë përgatitur kontrata të performancës, të cilat ndihmojnë̈ në mbikëqyrjen e plotë të aktivitetit të Shoqërive UK, si dhe garantimin që administrimi i tyre të jetë në përputhje me strategjinë̈ kombëtare sektoriale.

The post Ndërmarrja e ujësjellit të Durrësit mohon falimentimin: Janë krijuar 15 shoqëri të reja, Ministria e Infrastrukturës ka 51% të aksioneve appeared first on Albeu.com.

Rasti i bashkive shqiptare, “falimentim” i tyre apo dështim i qeverisë
“Falimentimi” i disa bashkive është një term dhe debat i ri me të cilin shiptarët po ndeshen këtë vitë. Në këto 30 vite demokraci lokale pushteti vendor ka shënuar arritje dhe sfida, të mira dhe të këqija me të cilat kemi bashkëudhëtuar.

Por pas 30 vitesh kohë dhe investime në reforma për të cilat u është thënë publikut se janë nga më të suksesshmet, ajo që nuk duhet të ndodhte ishte së paku “falimentimi”.

Ndaj është pothuajse e paimagjinueshme të kemi bashki që përballen me falimentimin.

Por a falimenton një institucion publik siç është bashkia? “Një bashki nuk mund të falimentojë ligjërisht. Për shkak se është pjesë e shtetit, mbështetet nga shteti.”

Praktika e falimentimit të bashkive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë.

Sigurisht që ka raste të tilla këto 2-3 dekadat e fundit. Më së shumti “falimentimin e bashkive e ndeshim në SHBA sesa në Europë. Pse keshtu? Sepse shpenzimet bashkiake kontrollohen më rreptësisht në Europë sesa në SHBA. Por në të dy arsyet nëse bashkitë hyjnë në telashe financiare, qeveritë kombëtare janë gati t’i shpëtojnë ato. Situata të tilla kanë ndodhur në bashkinë e Nju Jorkut, ndërsa edhe Milani dhe Roma kanë shpallur moratoriume në borxhet e tyre për të përballaur “vështirësitë financiare”. Këto ishin ndoshta qytetet më të afërta europiane që kanë ardhur në gjendjen e “falimentit”.

Rasti i bashkive shqiptare, “falimentim” i tyre apo dështim i qeverisë.

Që nga viti 2019 nga raportet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u vu re që nga 61 bashki, disa prej tyre (1/3) ishin në veshtirësi financiare. Këto vështirësi vinin kryesisht nga detyrimet e tyre ndaj palëve të treta, kryesisht për investime të kryera dhe jo të paguara, shërbime të realizuara dhe të mos paguara, blerje mallrash dhe mospagimi ofruesit, si dhe detyrime nga vendime të gjykatave (largime nga puna apo çështje tjera) që kanë vendosur bashkitë në detyrim për të paguar dëmin.

Por a është ky shkaku i “falimentimit” të këtyre bashkive, si: Vora, Kavaja apo ndonjë tjetër në vështirësi financiare? Në vitin 2015 borxhi i 61 bashkive të dala nga reforma territoriale ishte 12,1 miliardë lekë. Në fund të vitit 2021 borxhi i bashkive ishte 6,5 miliardë lekë dhe kjo ulje borxhi u quajt arritje me të drejtë dhe përkundrejt rritjes së borxhit nga qeveria qëndrore. Si kudo në botë edhe në Shqipëri ofrimi i shërbimeve është një nga mandatet kryesore të bashkive.

Por a e kanë realizuar vërtet këto bashki misionin dhe mandatin e tyre të dhënies së shërbimeve për qytetarët? Shifrat, faktet por dhe aktet flasin e dëshmojnë që ky mandat i shpërndarjes së shërbimeve në këto bashki, por jo vetëm është problematik. Këto bashki por dhe pjesa më e madhe e bashkive në vend nuk kanë një model të orientimit dhe zhvillimit ekonomik.

Ato janë pasuri, zgjidhje dhe shtytëse të zhvillimit ekonomik dhe social, dhe si të tilla duhet fuqishëm të kishin dhe të kenë pasi ju mungon, këndvështrimi dhe orientimi strategjik të një qeverisje vendore e cili duhet të ishte dhe mund të jetë:

a. E orientuar nga biznesi, duke u fokusuar më shumë në zhvillimin e infrastrukturës së biznesit (pro-biznes).

b. E orientuar drejt uljes së varfërisë, duke u fokusuar në uljen e papunësisë (pro të varfërve) qasja sociale.

Por ajo që vihet re dhe dëshmon pse kemi bashki drejt “falimentit” është se vetë bashkitë janë pa busull orientimi strategjik me së shumti ose janë në konfuzion mendimi dhe veprimi nga ana tyre.

Shifrat buxhetore tregojnë se bashkitë në tërësi, por dhe Vora e Kavaja e ndonjë tjetër drejt “falimentit” jetojnë me sindromin e varësisë dyfishe. Ato janë sot të varura nga buxheti i qeverisë nga njëra anë dhe nga pagesa e taksave dhe tarifave nga bizneset dhe qytetarët nga ana tjetër. Në këtë varësi dyfishe edhe përgjegjësia është e dyanëshme përsa i përket vështirësive financiare të bashkive.

Çfarë duhet të bënte qeveria për të shmangur “falimentimin”?

1-Në përputhje me kuadrin ligjor kushtetues dhe institucional, duhet të vendoste kufizime në shtrirjen dhe natyrën e veprimtarive ekonomike dhe investimeve të ndërmarra nga bashkitë, në kushtet e mungesës së mjeteve financiare dhe monitorim periodik.

2-Të përdorte instrumentet ekonomike të disponueshme lirshëm nga qeveria si psh. ndihma direkte, subvencione dhe pagesa të tjera. Kredi me norma interesi të reduktuara.

3-T’ju merrte përsipër borxhet e trashëguara këtyre bashkive etj.

Çfarë duhet të bënin vetë këto bashki por jo vetëm këto për të shmangur “falimentimin”

1-Të përmirësonin ofrimin e shërbimeve në mënyrë që konsumatorët e shërbimeve të inkurajohen të paguajnë për shërbimet dhe të jenë të gatshëm për ta bërë atë për bashkinë e tyre.

2-Bashkitë duhet të nisnin një fushatë edukative dhe ndërgjegjësuese në mesin e komuniteteve për t’u përballur me sindromën e dukshme të varësisë. Komunitetet duhet të binden se është detyrë e të gjithëve që të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve dhe jo vetëm qeveria, pasi vetëm subvencionet qeveritare nuk mund të mbahen për një kohë të gjatë.

3-Bashkitë duhet të kishin përdorur pronat e tyre per shitja ose dhënia me qira me kushte të favorshme,

4-Bashkitë duhet të riorganiziheshin brenda vetes në mënyrë të tillë që të ishin sa më shumë funksionale, efektive dhe efiçente ndaj shërbimeve dhe jo si vende punësimi, duke ulur ndjeshëm kostot dhe shpenzimet administrative.

Sot në 61 bashkitë, por edhe te këto me vështirësi serioze financiare kemi afërsisht këtë raport shpenzimesh. Nga 20-23% shkojnë për investime, 45% për personel dhe

31-33% për shpenzime operative.

Pra nëse bashkitë do të reduktonin psh. shpenzimet për personel le të themi me 10-15% atëherë këto kursime shkonin për shlyrje borxhi apo shërbimi që do të bindnin takasapuguesin të paguante shërbimin që i ofrohet nga bashkia.

Tani jemi para faktit me këto bashki, të cilat se kanë përmbushur mandatin e tyre dhe qeveria ka zgjedhur një rrugë që sipas saj bashkitë në këto telesha financiare do të kalojnë klasën. Kjo ka shumë paqartësi dhe ngelet për ty parë. Vendim për të dëguar administratorin është në proces.

Lidhja e “Falimentimit” me Administratorin nga qeveria ka realisht shumë disavantazhe, por ama ka dhe një avantazh të fortë.

Disavantazhet qëndrojnë te:

1-Rënia e reputacionit kushtetues të institucionit të bashkisë.

2-Rënie e reputacionit të të zgjedhurit vendor.

3-Koha e pafavorshme tani, kur pas pak muaj kemi zgjedhjet vendore dhe fatin bashkive e marrin në dorë qytetarët me votën e tyre.

4-Rënie e besimit të qytetarëve mbi institucionin e bashkisë.

5-Kristalizimi i mendimit se qeveria qëndrore ndërhyn dhe kontrollon çdo institucion edhe të pavarur.

Ndërsa avantazhi i vetem merr një rëndësi të madhe, pasi kjo praktikë që urojmë mos të ndodhi dhe përseritet, do të shërbejë si mësim për kryetarin, këshillin bashkiak dhe të gjithë aktorët dhe institucionet që kanë përgjegjësi në zinxhirin e disiplinës financiare./Monitor

The post Rasti i bashkive shqiptare, “falimentim” i tyre apo dështim i qeverisë appeared first on Albeu.com.

Rënia e blegtorisë, si po falimentojnë fermat
Nga viti 2004 deri në vitin 2021, numri i bagëtive në vend ka rënë me 50%. Vetëm në vitin 2021, tkurrja ishte 7% për gjedhin dhe 3.2% për të imtat. Blegtorët paralajmërojnë se, numri i krerëve do të përgjysmohet më tej gjatë këtij viti. Arsyet lidhen me kostot e larta, mungesën e subvencioneve, emigrimin e popullsisë rurale, nivelin e ulët të produktivitetit etj. Rënia e krerëve po rrit importet e bulmetit dhe çmimet qumështit dhe nënprodukteve të tij në pikat me pakicë. Fermat blegtorale humbin fizibilitetin, të voglat deri në 50 krerë në faliment, të mëdhatë në mbijetesë

Nazim Buzo, blegtor 40-vjeçar në zonën Korçës, i cili mbarështon një fermë të vogël me 20 krerë lopë për qumësht, po mendon të reduktojë numrin e krerëve vitin që vjen, me gjasë ta mbyllë fare aktivitetin e lodhshëm që nuk ia shpërblen mundin.

Si Nazimi edhe Luan Çela, në fshatin Ngurrëz në Fier, që ka rreth 20 lopë dhe 30 kokë të imta, do të shesë një pjesë të tyre për të shlyer 100 mijë lekë kredi në bankë. Të dy fermerët, që konsiderohen ferma të vogla, kanë në plan që në vitet e ardhshme të mbajnë disa krerë vetëm për vetëkonsum dhe jo më për treg.

Brenda një viti, numri i krerëve të gjedhit ka rënë me 7%, por që nga viti 2014 rënia është rreth 50%. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2021, në vend numëroheshin rreth 336 mijë krerë gjedh nga më shumë se 654 mijë krerë në vitin 2014.

Studime të ndryshme tregojnë se numri i krerëve të bagëtive ka pësuar rënie për të gjithë kategoritë fermave, të vogla, të mesme dhe të mëdha dhe në të gjitha qarqet dhe llojet e kafshëve. Blegtorët pohuan se arsye kryesore për rënien e krerëve është mungesa e fizibilitetit në këto lloj biznesesh.

Në njërën anë, fermat po përballen me kosto të larta të bazës ushqimore, e cila në një masë të madhe, importohet nga jashtë dhe nga ana tjetër, qeveria nuk ofron subvencione për blegtorët në mënyrë që të kompensohen një pjesë e kostove, ashtu siç veprohet në Rajon dhe Europë.

Lahim Kosiqi, ekspert i blegtorisë në Qarkun e Dibrës, një zonë me traditë në blegtori sidomos në të imtat, tha se tani po braktiset mbarështimi në masë. Ai tha se shumë shpejt bagëtitë në zonën e tij do të shuhen tërësisht. Në zonën e Maqellarës, deri para pesë vitesh, kishte mbi 350 krerë gjedh, tani nuk janë as 50.

Ai sheh si arsye themelore braktisjen e fshatit dhe mungesën e dëshirës nga moshat e reja për t’u marrë me blegtori. Në zonat rurale të vendit, popullsia po plaket me shpejtësi, dhe banorët janë duke i shitur bagëtitë pasi nuk kujdesen dot për to.

Nga ana tjetër, vendi po përballet me rritjen e kërkesës për prodhime vendase, si në mish dhe bulmet.

Rritja e numrit të turistëve dhe zhvillimi i agroturizmit e ka bazën tek mishi dhe bulmeti, pa të cilat sektori nuk mund të zhvillohet. Altin Prenga, i cili administron njësinë e agroturizmit,

“Mrizi i Zanave”, tha se kostot e mishit dhe bulmetit po rriten, pasi gjithnjë e më pak njerëz dëshirojnë të merren me bujqësi. Kulinaria shqiptare bazohet te mishi dhe nënproduktet e tij, tha zoti Prenga, por njësitë e agroturizmit dhe restorantet nuk mund të zhvillohen nëse nuk kemi prodhim vendas.

Tendenca e uljes së numrit të fermave të orientuara ndaj tregut është shqetësuese. Për shembull, numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 ferma (në vitin 2015) në më pak se 2800 të tilla në vitin 2020, duke konfirmuar vështirësitë e fermerëve me rritjen e kostove të inputeve dhe ushqimit, koston e lartë të punimit të tokës dhe çmimin e ulët të qumështit.

Ndërkohë, mishi dhe qumështi i ngrirë i lirë i importuar nga ndërmarrjet vendore të përpunimit po pengon zhvillimin e brendshëm të sektorit të blegtorisë dhe po mban një presion të vazhdueshëm çmimesh mbi fermerët.

Blegtorët lajmërojnë përgjysmim të krerëve më 2022 nga kostot e larta

Blegtorët pohojnë se vështirësitë e krijuara pas luftës në Ukrainë, me rritjen e çmimeve do të sjellin rënie drastike të krerëve të bagëtive gjatë vitit 2022. Ervin Resuli, ekspert i sektorit të blegtorisë, i cili gjithashtu mbarështon një fermë me gjedh, tha se, kostot për krerë janë rritur drejt në 50%, ndërsa çmimet nuk kanë janë transferuar te shitja e qumështit.

Z. Resuli thotë se, kosto ditore e një lope për qumësht vetëm për ushqimin është 1687 lekë, gati 50% më e lartë se në fillim të vitit 2021. Ndërkohë qumështi me shumicë është rreth 66 lekë për kilogram.

Një lopë race e përmirësuar në fermat e specializuara prodhon rreth 25 litra qumësht në ditë, duke siguruar të ardhura ditore jo më shumë se, 1650 lekë. Fermerët pohojnë se të ardhurat nga qumështi i një lope race nuk i mbulojnë shpenzimet e ushqimit të saj.

Vetëm për të justifikuar koston e ushqimit, një lopë duhet të prodhojë të paktën 28-30 litra qumësht në ditë, por ndërkohë bizneset e fermave përballen me kosto të tjera të fuqisë punëtore, transportit etj. Fermat e vogla kanë fitime edhe më të ulëta nga qumështi me 50-60 lekë.

Si shumë biznese bujqësore, fitimet e blegtorëve janë vënë në presionin e kostove dhe shumica e tyre po rezultojnë me humbje. Fermat e mëdha janë në presionin e rritjes së kostos së ushqimit, për shkak të trajtimit stallor. Për këto arsye, shumë blegtorë po heqin dorë nga mbarështimi dhe kjo sipas tij do të jetë shumë e dukshme gjatë këtij viti.

Më të rrezikuarit, blegtorët me 3 deri në 50 krerë

Më të rrezikuarat për faliment duket se janë fermat e vogla dhe të mesme nga 3 deri në 50 krerë. Kjo kategori e fermave, sipas zotit Resuli, përballet me kosto të larta.

Studimet e financuara nga programet e BE (IPARD iII) tregojnë se madhësia minimale e një ferme ekonomikisht të qëndrueshme në blegtori, sipas numrit të krerëve, është si më poshtë, 6 lopë qumështore, 130 ripërtypës të vegjël (dele/dhi) mjelës, 15 viça për mish (15 krerë për një cikël x 2 cikle në vit), 20 dosa ose 20,000 zogj pule për mish.

Pragjet minimale për qëndrueshmërinë e fermave blegtorale në rastin e vendit tonë, përveç kostove të aktivitetit, marrin në konsideratë pagën minimale për 2 persona (e barasvlershme me 500 euro në muaj).

Duke pranuar se madhësia mesatare e familjes në Shqipëri është 3.8 persona, rreziku i migrimit mbetet shumë i lartë dhe do të vazhdojë të ndikojë në aktivitetet bujqësore, për sa kohë të ardhurat mbeten shumë më poshtë se pagat mesatare në qendrat urbane në Shqipëri.

Lahim Kosiqi, ekspert i blegtorisë në zonën e Dibrës, tha se, rënia e numrit të bagëtive të paktën në zonën e tij është më e madhe se në shifrat zyrtare të INSTAT.

Edhe zona e Kalasë së Dodës, e cila ka pasur një traditë fortë në mbarështimin e të imtave, tani po shuhet. Zoti Kosiqi tha se blegtoria është një punë e mundimshme dhe me fitime të ulëta ose pa fitim fare. Të rinjtë nuk duan të merren me bagëti.

Familjet në fshat po shkëputen nga tradita për të mbarështuar dy-tre lopë për vetëkonsum. Familjet e reja nuk mbajnë fare bagëti, ndërsa moshat e vjetra nuk kanë fuqi më të merren me këtë zanat.

Prandaj zona e Dibrës dhe në përgjithësi malësitë e veriut që mbarështojnë racat e rralla të gjedhit “gjersei” dhe dhisë autoktone (dhia e Hasit) po heqin dorë nga traditat shekullore dhe njëkohësisht po lënë bosh tregun me prodhimet e mishit dhe bulmetit.

Në rënie edhe të imtat, nuk ka fizibilitet deri në 38 krerë

Në rastin e fermave që mbarështojnë dele dhe dhi (shumica e fermave janë të përziera), ferma mesatare zotëron 37.4 dele qumështi (të pjella) dhe/ose 28.8 dhi qumështi (të pjella). Ndërsa 78.9% e fermave me dele zotërojnë nga 5 deri në 50 dele, janë 84% e fermave të dhive në të njëjtën madhësi.

Një studim i financuar nga BE vlerëson se, pragu i qëndrueshmërisë ekonomike vlerësohet në 120 – 130 dele ose dhi. Mbarështimi ekstensiv i deleve dhe dhive është një traditë që aktualisht nuk po tërheq fermerët / barinjtë e rinj pasi ka mundësi të kufizuara eksportim, në një periudhë afatshkurtër për shkak të kufizimeve nga mungesa e fuqisë punëtore në zonat rurale dhe fitimit të ulët.

Pa mbështetjen me fonde publike, ekziston rreziku që shumë fermerë të braktisin mbarështimin e tyre. Për sa u përket fermave tradicionale të derrave, tendenca është lehtësisht pozitive, duke vënë në dukje rritjen e ndjeshme të numrit të dosave.

Megjithatë, rritja nuk është për shkak të fermave më të mëdha konkurruese, pasi numri i fermave me më shumë se 5 dosa u ul me 45,2% në periudhën kohore midis 2015 dhe 2019, por për shkak të numrit në rritje të mbarështuesve të vegjël (të fermerëve që mbarështojnë një numër të vogël krerësh).

Sektori i zogjve të pulave për prodhim mishi është jashtëzakonisht i polarizuar: Sasia më e madhe e zogjve të pulave për mish prodhohen në 24 ferma, ndërsa 99.8% e fermave kultivojnë më pak se 1000 zogj pule për mish.

Studimet e tregut rreth blegtorisë tregojnë se, faktorë të tjerë të rëndësishëm që kufizojnë ruajtjen e një të ardhure të qëndrueshme dhe të shëndetshme janë njohuritë e kufizuara, aksesi i vështirë në teknologjitë/pajisjet/makineritë e reja, kosto e lartë në inputet bujqësore (ndonjëherë edhe me cilësi të dobët) dhe në kreditim (si për prodhimin dhe për investimet).

Emigrimi, arsye për zhdukjen e fermave të vogla me kafshë

Reduktimi i numrit të kafshëve për mish dhe qumësht ka shkuar paralelisht me reduktimin e popullsisë në vend. Popullsia totale e Shqipërisë në vitin 2022 arriti në 2.85 milionë banorë, nga të cilët 1.43 milionë janë gra, ndërsa popullsia rurale në të njëjtin vit nuk përllogaritet më shumë se 1 milion banorë.

Përqindja e popullsisë rurale ka rënë vazhdimisht nga 42,57% në vitin 2015 në 38,89% në vitin 2020, e shkaktuar nga migrimi jashtë dhe përgjithësisht nivelet më të ulëta të lindjeve.

Emigrantët tërhiqen kryesisht nga zonat urbane, pasi shkalla e urbanizimit është në rritje, pavarësisht nga një rënie e përgjithshme e popullsisë. Sipas parashikimeve, popullsia shqiptare do të ulet me 100,000 njerëz në rreth 2.75 milionë në vitin 2031 krahasuar me vitin 2020, e cila do të jetë kryesisht në zonat rurale, duke zgjeruar më tej hendekun e madh social-ekonomik midis zonave urbane dhe rurale pa kundërmasa.

Gjithashtu, cilësia e jetës në fshat është më e ulët dhe njerëzit që jetojnë në këto zona janë më afër pragut për të rënë në varfëri. Mungesa dhe cilësia e dobët e infrastrukturës rurale dhe shërbimeve bazë janë ende dukshëm më të ulëta në zonat rurale, dhe veçanërisht në zonat e thella dhe malore.

Vazhdimisht ka furnizim të paqëndrueshëm me energji elektrike, sisteme të pasigurta të ujërave të zeza dhe kanalizimeve, nuk kryhet grumbullimi i mbetjeve, rrjeti rrugor rajonal dhe rural ose konektiviteti dixhital janë shumë dobët.

Si rrjedhojë e këtij hendeku, popullsia në fshat do të vijë në rënie edhe në vitet në vijim dhe do të sjellë rënie drastike edhe në numrin e fermave blegtorale të vogla dhe të mesme. Për ata që jetojnë në fshat dhe duan të merren me blegtori është bërë e vështirë gjetja e punonjësve, sidomos çobanëve. Ky profesion i zakonshëm për zonat rurale i trashëguar në histori tashmë është drejt zhdukjes, pasi të rinjtë zgjedhin emigrimin apo punë të tjera në vend që të kullosin bagëtitë.

Diversifikimi në sektorë të tjerë dëmton blegtorinë

Blegtoria nuk është një punë me sezon, ndryshe nga bizneset e fermave në fushë dhe në serra. Bagëtitë janë fabrika konsumi të ushqimit në çdo sekondë pa pushim, por prodhimi nuk është i njëjtë.

Sidomos në ditët e sotme ku kostot kanë arritur majat, të rrisësh bagëti nuk konsiderohet një zgjidhje e mirë në kushtet kur subvencionet shtetërore mungojnë. Ndaj shumë fermerë po diversifikohen drejt sektorëve të tjerë.

Në zonën e Veriut, shumë fermerë kanë nisur të mbarështojnë bletë. Biznesi, edhe pse ka rreziqe të shumta për shkak të mungesës së njohurive të fermerëve, sjell fitime më të larta se degët e tjera të bujqësisë.

P.sh. fitimet neto të Kujtimit, një bletërritës në zonën e Tropojës, arrijnë në rreth 16 mijë euro vit nga ferma e tij prej 107 kosheresh. Fitimet ishin sa dyfishi i pagës mesatare në vend, teksa bletaria është më pak e lodhshme se bizneset e tjera të bujqësisë si blegtoria dhe kultivimi i perimeve. Mbarështimi i bletëve po shndërrohet në tendencë në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021, në të gjithë vendin ishin 394 mijë koshere, me rritje 36% nga viti 2017. Në një kohë që numri i bagëtive dhe të imtave ka rënë me shpejtësi, numri i koshereve po rritet.

Për shkak të fitmeve më të ulëta, shumë banorë të zonave rurale që më parë merreshin me blegtori, tani punojnë si punonjës me pagë në sektorin e ndërtimit dhe në aktivitete të tjera në zonat urbane.

Pagat në sektorin bujqësor janë rreth nivelit minimal. Diferenca ndërmjet pagës në bujqësi dhe pagës mesatare në rang vendi është thelluar më tej në dy vitet e fundit duke arritur në 36% nga rreth 24% që ishte në fillim të dekadës.

Modeli ekonomik, i bazuar te ndërtimi, nuk favorizon fermat

Lulëzimi i fermave të mëdha të kafshëve i pati fillimet e veta pas krizës së vitit 2008, ku rënia e aktivitetit në sektorin e ndërtimit orientoi likuiditet në ekonomi drejt fermave me stalla. Shumë ndërtues hapën stalla, por shumë shpejt ata u zhgënjyen, pasi fitimet ishin me pikatore dhe shpesh u përballën me humbje.

Duke pasur mungesë përvoje, shumë kapanone për bagëti u ndërtuan në mjedis urban, pa pasur tokë në dispozicion. Fermat përdorën teknologji moderne, morën raca ndërkombëtare me rendiment të lartë, ushqim të shpërndarë me teknologji, por u detyruan të importojnë ushqim.

Për një lopë duhet minimalisht gjysmë hektar tokë. U investua gjithashtu në raca që nuk përshtateshin me kushtet klimatike në Shqipëri, ndërkohë që mund të investoheshin në racat shqiptare, që për nga rendimenti mund të jepnin prodhim më të ulët, por janë më rezistente ndaj kushteve të ekosistemit këtu.

Mirëpo me gjithë gabimet që pati dyndja e investimeve në stalla e rriti numrin e krerëve dhe prodhimin vendas. Por vitet e fundit sektori i ndërtimit është kthyer me zhvillime të vrullshme. Numri i lejeve ka arritur rekorde historike dy vitet e fundit, duke thithur forcën punëtore nga fshati dhe duke tërhequr likuiditetet në ekonomi, duke u bërë një konkurrues i fortë i degës së bujqësisë.

Rënia e bagëtive, në rënie prodhimi i bulmetrave, rriten importet

Paralelisht me rënien e numrit të krerëve ka pësuar rënie edhe prodhimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2021, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 115 mijë tonë.

Sipas llojit, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës është rreth 94 mijë tonë, e qumështit të deles, 13 mijë tonë dhe sasia e grumbulluar e qumështit të dhisë, rreth 8 mijë tonë. Krahasuar me vitin 2020, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës paraqitet me rënie 7,4%, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe e dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8,0%.

Rënia e bagëtive po stimulon rritjen e importeve të mishit dhe bulmetrave. Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se gjatë 5-mujorit të parë 2022, importet e bulmetrave dhe vezëve shënuan rritje vjetore me 18%. Rritja ishte më e fortë në muajin maj, pasi rritja e sasive mujore të importit të bulmetrave shënoi rritje vjetore me 42%.

Menaxherët në fabrikat e përpunimit të qumështit shpjeguan për një prirje të rritjes së furnizimeve me lëndë të parë nga importi, për shkak se në tregun vendas ka mungesa të furnizimit, por edhe për faktin se çmimi i qumështit të përpunuar nga tregjet e Serbisë është më i lirë se prodhimet e fermerëve.

Rritja e importeve të bulmetit është bërë agresive tre vitet e fundit. Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme, gjatë vitit 2021, tregojnë se importet e bulmetit, vezëve dhe mjaltit u rritën me 27%, duke arritur vlerën totale prej 4,7 miliardë lekësh (38,8 milionë euro).

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, importet në këtë grup udhëhiqen nga bulmeti dhe se rritja gjatë vitit 2021 është krijuar nga shtimi i importeve të qumështit nga Serbia, e cila ka ndikuar në 25% të totalit të rritjes totale. Importet e bulmetit nga ky vend arritën në 327 milionë lekë në vitin 2021, me një rritje 251% në raport me vitin 2020. Si rrjedhojë, deficiti tregtar me jashtë u zgjerua me 27% vitin e kaluar.

Çmimet e bulmetit, në rritje të shpejtë

INSTAT raportoi se në muajin qershor 2022, çmimet bulmetrave kishin shënuar rritje vjetore me 12.6%. Por ndërkohë kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit dhe bulmetit brenda këtij viti kanë rritur në mënyrë të organizuar me të paktën me 4 herë çmimet në rreth 55 artikuj të qumështit të gjalpit, djathit, kosit etj., që do të rriten nga 10 deri në 50%.

Sipas të dhënave nga tregu, rritjen më të lartë e ka shënuar çmimi i gjalpit, i cili për disa lloje pritet të jetë 50% më i shtrenjtë pas 6 qershorit. Një gotë kos 380 gramë po shitet 55 lekë nga 50 në maj. Një shishe kos 950 gramë po shitet 137 lekë nga 127 lekë në maj.

Burimet nga tregu pohojnë se pas rritjes së çmimeve ka shumë arsye. Fillimisht energjia elektrike që u reflektua më herët gjatë vitit dhe tani rritja e kostos së lëndëve të para sidomos qumështit, në një kohë që numri i bagëtive në fermat e vogla po bie me shpejtësi. Ndërkohë që prodhimi i qumështit është në rënie, kërkesa është në rritje edhe për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve në raport me një vit më parë.

Menaxherët e një prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend thanë se, shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg.

Çmimi i qumështit është rritur me mbi 20% këtë vit, teksa një valë rritjesh ka ndodhur për të gjitha lëndët e para që nga energjia elektrike me rreth 300%, produktet e paketimit dhe kostot e tjera që erdhën nga ndryshimi i taksimit.

Subvencioni, zgjidhje

Fermerët blegtorë kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shpëtuar krerët. Blegtori Çela nga Fieri pohoi se Ministria e Bujqësie ka premtuar shpërndarjen e një shume prej 10 mijë lekësh për krerë gjedh, por ende nuk është ndarë.

Deri tani, nga programet IPARD po mbështeten vetëm fermat e mëdha me më shumë se 300 krerë, por blegtoria shqiptare mbështetet në ferma të vogla, me një numër të kufizuar krerësh të destinuar për tu mbyllur. Zoti Resuli tha se është imediate të subvencionohen të gjithë ata që kanë aplikuar në skemën kombëtare dhe që janë të rregullt.

Përveç fondit që është në dispozicion duhet dyfishim dhe kush ka fituar për herë të parë të mbështetet direkt, tha ai. Resuli këshilloi se, qeveria duhet të sigurojë mbështetje për 5 vite pa kushte dhe pa limit për njësitë e prodhimit blegtorale.

Bujqësia kontribuon në rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor të Shqipërisë. Por më shumë se kaq, siguron ushqim thelbësor për shumë njerëz që nuk punojnë jashtë sektorit bujqësor dhe mbështeten në bujqësi për ushqim.

Një raporti i FAO-s (dega e ushqimit në OKB) tregon se fermerët shqiptarë marrin vetëm 3 euro mbështetje direkte për hektar nga shteti, ndërsa 42 euro shkojnë për institucionet dhe subjektet që monitorojnë sektorin e bujqësisë. Kjo është e kundërta e situatës në vendet e tjera ku pjesa më e madhe e fondeve shkojnë drejtpërdrejt te fermeri.

Në Kosovë, 69 euro për hektar shkojnë për fermerin dhe 54 euro për administratën, ndërsa në Bosnjë, 66 euro për hektar shkojnë për fermerin dhe 60 për administratën. Mesatarisht, vendet e Ballkanit Perëndimor u dhanë fermerëve të tyre rreth 53 euro për hektar, ndërsa në Shqipëri, kjo shifër ishte 18 herë më pak, me vetëm 3 euro.

Raporti i FAO-s thekson se qeveria ofron shumë pak në mënyrën e financimit publik për fermerët dhe paratë e përcaktuara për këtë sektor nuk shkojnë aty ku duhet.

Me këtë nivel financimi, në raport thuhej se shteti nuk ofron asistencë të mjaftueshme për fermerët për të përballuar konkurrencën në treg, për të parandaluar shpopullimin rural apo për të rritur produktivitetin. Si i tillë, vendi duhet të rrisë urgjentisht financimin e drejtpërdrejtë dhe të përmirësojë funksionimin e institucioneve, në mënyrë që fondet të absorbohen siç duhet.

Për të përmbushur kriteret e BE-së, Shqipëria duhet të ndajë ekuivalentin me një të tretën e asaj që pret në financimin e BE-së. Prandaj, Shqipëria duhet të pesëfishojë alokimin e saj për bujqësinë. Puna në bujqësi është e vështirë, por në Shqipëri është edhe stresuese.

Fermerët shqiptarë janë të ekspozuar nga ndryshimi i klimës, mungesa e ekspertizës, laboratorëve, certifikimeve etj. Punojnë pa kontrata, pa mbështetje financiare dhe për të gjitha këto arsye, “biznesi” i tyre shpesh është në fije të perit.

The post Rënia e blegtorisë, si po falimentojnë fermat appeared first on Albeu.com.

Bizneset e vogla rrezikojnë falimentimin nga taksimi i të ardhurave personale
Pas publikimit të draftit paraprak të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, “Monitor” iu drejtua grupeve të interesit, për të marrë disa mendime për ndryshimet e propozuara dhe situatën e subjekteve të vogla

Shoqatat e biznesit, ekspertët dhe Dhomat e Tregtisë, pohojnë se çmimit e larta të mallrave të konsumit kanë goditur xhiron e biznesit të vogël. Rënia e konsumit vijon edhe te baret dhe restorantet. Grupet e interesit rekomandojnë se zbatimi i ndryshimeve fiskale për tatimin mbi të ardhurat është i gabuar, pasi do të nxisë informalitetin, emigrimin dhe falimentimet.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet që këtë javë të prezantojë për konsultim te grupet e interesit draftin përfundimtar të ligjit për tatimin e të ardhurave. Drafti paraprak po has shumë debate.

Ekspertë fiskalë, shoqata biznesi dhe Dhomat e Tregtisë, pohuan për “Monitor” se ndryshimet vijnë në një periudhë kur xhiroja e bizneseve është e paqëndrueshme për shkak të rritjes së çmimeve.

Për ekspertët fiskalë, ndryshimet janë arnime që i bëhen ligjit, duke krijuar pabarazi deri në rrezikimin për të falimentuar bizneset e vogla. Për grupet e interesit, ndryshimet e shpeshta fiskale njëzëri cilësohen të dëmshme për klimën e sipërmarrjes dhe realizimin e kontratave afatgjatë.

Ndryshimet do të nxisin informalitetin te bizneset e vogla

Ndryshimet në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” synojnë që të zgjidhin problematikën e krijuar me shmangien e tatimit mbi pagën, ku shumë profesionistë dilnin nga listë-pagesat, dhe regjistroheshin si të vetëpunësuar, duke përjashtuar nga norma e tatimit mbi të ardhurat 0% që aplikohet për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar, si dhe entitetet me të ardhura deri në 14 mln lekë në vit të vetëpunësuarit, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. (Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave).

Pas zbritjes së disa shpenzimeve, profesionistët e lirë do të tatohen njësoj si të punësuarit me pagë. Në anën tjetër, nisma është e paqartë me ndryshimet për biznesin e vogël, pasi parashikon që pronarët e të gjithë bizneseve të vogla në vend do të paguajnë 13% për të ardhurat vjetore deri në 2,4 mln lekë dhe për të ardhurat mbi 2,4 mln lekë, tatimi do të jetë 23%.

Ndërkohë, tatimi mbi të ardhurat e bizneseve të tjera të vogla do të vijojë të jetë zero deri në vitin 2029, por pronarët e tyre do të paguajnë sërish tatim mbi të ardhurat personale! (një njëfarë mënyre, apo në tjetrën, duket se pronarët e subjekteve të vogla do të paguajnë më shumë, ndonëse tatimi për biznesin e vogël do të vijojë të jetë zero).

Problem mbetet edhe një nen, që i njeh të drejtën individit tregtar, ose të vetëpunësuar, që nuk i kalon 10 mln lekë në vit, të ketë të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme, nga 35-90%, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet, por duke u përcaktuar apriori.

Për ekspertin fiskal, Ahmet Gjinishi, miratimi i draftit do të sjellë regresin e të gjitha përpjekjeve të deritanishme të formalizimit të biznesit të vogël, duke bërë dallime që disa profesione të klasifikohen “luksoze” dhe të tatohen më shumë se të tjerët.

Ndryshime kaq të shpeshta në legjislacione tatimore e fiskale, sipas tij, e gjejnë pa përgatitur jo vetëm ekonominë tonë, ku bizneset nuk janë ende në gjendje të përballojnë tatime dhe shpenzime afrofe, por edhe vetë administratën, e cila duhet të reformohet e të përditësohet sërish.

“Teknologjia po ndikon çdo ditë e më shumë në jetët tona, duke na kushtëzuar sjellje të reja. Ka shumë persona që kur mundohen të shfletojnë faqe nga një libër a një revistë lëvizin gishtin, si të ishin në kursor inteligjent. Përditësimet që u bëjmë aparaturave inteligjente në fakt, më tepër se sa japin përmirësime në programim, na nxjerrin jashtë përdorimit dhe sikur bëhen posaçërisht që të ndërrojmë aparaturat.

Kjo gjë po ngjet kudo. Disa nga politikëbërësit tanë bëjnë përditësime ligjore aq shpesh, sa që nuk kuptohet mirë qëllimi i tyre, a është për të arnuar ligjin e mëparshëm a për të përzgjedhur qytetarët tatimpagues, të cilët duhet të dalin jashtë përdorimi (largohen nga vendi).

Nisma e fundit është drafti i përgatitur për Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat. Sërish në vëmendje të objektivit janë profesionet e lira, qofshin këta individë, tregtarë a të vetëpunësuar (person fizik) apo entitete (person juridik). Që në nenet e para të draftit jepen përkufizime të reja mbi perceptimin e ri të terminologjisë ligjore të përdorur.

Gjithçka që nuk ka qenë parashikuar në ligj, apo sjell përmirësim të tij, është e mirëpritur. Përshtatjet duke arnuar ligje që të rëndojë një kategori më pak apo më shumë se të tjerët, duke krijuar pabarazi, i bëjnë këto ligje të jenë të destinuara të ndryshohen sërish. Premtimet politike elektorale po mundohen të krasiten nga ustallarë pa zanat, të cilët deri dje akuzonin shqiptarët (punë ka, por s’ka profesionistë) si të paaftë për të fituar një vend pune të denjë.

Tani që dolëm nga një periudhë e vështirë pandemie dhe fatkeqësish natyrore, ku edhe qeveria mbështeti në mënyrën e saj shtresat e prekura, një nismë dhe premtim politik ishte edhe rimëkëmbja e biznesit të vogël, ku dita-ditës po lulëzonin edhe profesionet e lira.

Tatim zero për ata të cilët nuk gjenerojnë të ardhura më tepër se 14 mln në vit. Kjo përkrahje solli çeljen e shumë bizneseve të reja, të cilët filluan të formalizoheshin, duke deklaruar të ardhura reale, duke deklaruar familjarët dhe të punësuarit e tjerë, duke marrë forcë për të shtuar dhe për të rritur investimet e tyre.

Duke parë trendin e rritjes së deklarimeve të të ardhurave brenda një 3-vjeçari, 50% e këtyre bizneseve do të ishte i destinuar të bëhej/klasifikohej me të ardhura më lart se 14 mln (ky mendohej të ishte dhe synimi i politikave). Premtimi ishte 10-vjeçar.

Sot, në një kohë që jo vetëm nuk po arrijmë të rimëkëmbemi, por po na godet dhe rritja e çmimeve dhe e kostove të biznesit në përgjithësi, na vijnë edhe propozime të reja ligjore, të cilat sikur duan të na thonë që ëndrra e keqe nga sapo dolët nuk është asgjë përpara këtij realiteti të hidhur që po ju pret.

Ne duartrokasim kur nafta për jahtet luksoze jepet për marketing të vendit tonë, por edhe kur subvencionohet një sektor si ai i peshkimit, duke i hequr taksa e tatime, apo kur thërriten investitorë me pesë yje të investojnë tek ne (për qiellgërvishtës të financuara me para të dala jo nga ekonomia shqiptare), duke i ndihmuar me statuse të privilegjuara investitorë strategjikë, apo kur sektori informatik i software-ve të tatohet më pak se të tjerët dhe gjithçka është normale.

Por, kur vjen radha tek individi intelektual shqiptar, ai nuk është në fokusin e politikës, por ajo i trembet edhe më shumë atij, nëse do të arrijë të fitojë pavarësi financiare. Lufta e klasave po sillet sërish në çështje dite. Në momente të ndryshme, vendime politike të shpejtuara janë vënë re edhe nga vetë qeveria, e cila me urtësi ka ditur të bëjë një hap pas, duke treguar pjekuri dhe maturi”, pohon Gjinishti.

Edhe kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, në një reagim në rrjetet sociale, pohoi se nëse drafti paraprak përfundon si variant final, Shqipëria duket se po vijon me praktika të paqarta tatimore, mungesë konsultimi publik dhe arnime ligjore me ndryshime çdo vit.

“Një reflektim i thellë mbi sistemin tatimor, me një ligj të ri bashkëkohor, do t’u jepte fund praktikave jo-efektive të tatimit mbi të ardhurat!

Në nëntor të 2021, Dhoma Amerikane ka shprehur pranë Ministrisë së Financave, por dhe publikisht, shqetësimin në lidhje me përmbajtjen e Paketës Fiskale 2022.

Rekomandimet tona mbi Tatimet janë të qarta në Paketën e Rekomandimeve të Axhendës së Investimeve që i kemi dërguar qeverisë. Duke u nisur nga drafti që qarkullon nëpër media, mesa duket, rekomandimet tona nuk janë marrë parasysh. Do të jemi në pritje të draftit zyrtar, por varianti i publikuar në media nuk përputhet me frymën konstruktive të ngritur mes grupeve të punës të AmCham-it dhe Ministrisë”, nënvizoi ai.

Bie xhiroja te bizneset e vogla

Rritja e çmimeve të mallrave të shportës ka frenuar konsumin. Eksperti fiskal, Ahmet Gjinishi, njëkohësisht dhe mbajtës i bilanceve kontabël të shumë bizneseve të vogla, thotë se kjo kategori nuk ka qëndrueshmëri të xhiros. “Momentalisht, bizneset janë duke përjetuar një situatë të paqëndrueshme, duke qenë të pasigurt në lidhje me të ardhmen e kostove direkte.

Rritja e çmimeve ka bërë që bizneset të mos ndërtojnë dot kontrata dhe raporte bashkëpunimi afatgjatë. Çmimet, të cilat ngrihen vazhdimisht, u japin gjithashtu pasiguri edhe në investime afatgjatë. Të gjithë janë në pritje të një stabiliteti, qoftë kjo nga klima ndërkombëtare, por edhe nga reformat apo politikat mbështetëse të qeverisë”.

Vijon rënia e konsumit në bare dhe restorante

Konsumi edhe te lokalet dhe restorantet vijon tkurrjen. Sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, situata është ndikuar nga ulja e të ardhurave të konsumatorit, për shkak të rritjes së çmimeve të shportës.

“Kriza e rritjes së çmimeve dhe rënies së konsumit po ndihet nga të gjitha bizneset, por te baret dhe restorantet po ndihet më tepër. Xhiroja në këto subjekte është në nivelin mediokër, pasi konsumatori nuk zotëron shumë të ardhura nga rritja e çmimeve të mallrave të shportës. Në pjesën dërrmuese të subjekteve, xhiroja është e paqëndrueshme.

Një ditë mund të kenë xhiro të kënaqshme, dy ditë të tjera është me rënie. Pra ritmi i aktivitetit nuk është normal. Gjithashtu baret dhe restorantet e zonës së ish- Bllokut dhe përreth në kryeqytet prisnin një përmirësim të aktivitetit nga mbajtja e ndeshjes së Konferencës së Ligës.

Por nuk ndodhi asgjë, pasi numri i tifozëve që erdhën nga jashtë nuk ishte aq i lartë sa u deklarua. Pjesëmarrja u fry mediatikisht. Përveç kësaj, itinerari i lëvizjes të tifozëve të huaj u përcaktua me skenar nga forcat e policisë”.

Për baret dhe restorantet në bregdet, z. Jahaj thotë se ka rritje të xhiros nga sektori i turizmit. Në këto struktura, sipas tij, pritet të shtrenjtohen çmimet e shërbimeve, pasi bizneset po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. “Për strukturat në bregdet pritet të rritet numri i turistëve për fundjavë.

Në Durrës ka pasur fluks turistësh që në muajin maj, dhe kjo është pozitive për sektorin e turizmit, por edhe për baret dhe restorantet. Por tashmë në këtë sektor është problem gjetja e fuqisë punëtore.

Shumë drejtues të bareve dhe restoranteve po marrin fuqi punëtore nga jashtë. Kostoja e mbajtjes së tyre është e dyfishtë, pasi u paguhet fjetja, ushqimi dhe paga. Parashikohet që vitin e ardhshëm, shërbimi turistik të shtrenjtohet, sepse mungon fuqia punëtore”, nënvizon z. Jahaj.

Në këtë periudhë kur në lokale dhe restorante po thellohet rënia e xhiros, përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve vlerëson se ndryshimet e shpeshta fiskale, përveçse nuk sjellin dobi, tregojnë se qeveria nuk arrin të mbajë një politikë fiskale apo strategji afatgjatë të qëndrueshme. “Për sa kohë që ministritë dhe ekspertët përkatës nuk marrin masa që të pyesin të gjitha grupet e interesit për ndryshimin e politikave fiskale, teknikisht asgjë të mirë nuk do të ketë për bizneset”, thotë z. Jahaj.

Rënia e konsumit në këto sipërmarrje filloi të reflektohet që në muajt shkurt-mars, kur pati rritje të çmimeve të produkteve të shportës, por edhe të lëndëve të para nga importi. Ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve shtoi presion për shtrenjtim të çmimeve në bare dhe restorante. Konsumi pati zvogëlim edhe vitin e kaluar, për shkak të pandemisë.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve nënvizuan se Covid-19 për baret dhe restorantet për vitin 2021 krijoi një model të ri të sjelljes së klientit, pasi shumica prej tyre u mësuan të konsumojnë kafene dhe vaktin kryesor në zyra dhe shtëpi dhe për këtë arsye, konsumi ra ndjeshëm.

Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit. Vetëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël.

Biznesi i vogël, i rrezikuar nga ndryshimet fiskale

Për kryetarin e Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Durrës, Alban Isteri, është shqetësuese që drafti i tatimit mbi të ardhurat godet të ardhurat e shtresës së mesme, siç janë personat e vetëpunësuar, biznesi i vogël dhe profesionet e lira që ofrojnë shërbime. Sipas tij, kjo do të ndikojë te falimenti i biznesit të vogël, duke favorizuar lulëzimin e të mëdhenjve.

“Miratimi i kësaj nisme do të ndikojë në rritjen e eksodit, sidomos të vetëpunësuarit e profesioneve të lira. Një pjesë e bizneseve të vogla të sektorit të shërbimeve të vogla do të falimentojnë ose do të rrisin çmimet, sepse kjo është një taksë e fshehur.

Për t’i mbijetuar krizës dhe barrës së rënduar tatimore, bizneset do të jenë të detyruara që, ose do të rrisin çmimet ose do të rigrupohen në bizneset e mëdha, sepse nuk do të përballojnë këtë taksë.

Tatimi mbi të ardhurat te të vetëpunësuarit dhe biznesi i vogël është i papërballueshëm. Në pamundësi për ta lënë zero këtë taksë, do të ishte më e drejtë të përcaktohej tatimi fiks për xhiron për biznesin e vogël. Të ardhurat e biznesit të vogël në buxhetin e shtetit janë në nivele të ulëta. Te këta tatimpagues është më i rëndësishëm ndikimi social për punësimin”.

Aktualisht biznesi i vogël, sipas tij, ka rënie të xhiros për shkak të tkurrjes së konsumit. “Kjo është fasha që e ka ndier më tepër rënien e konsumit. Janë në vështirësi për shkak të rritjes së lëndës së parë, që blihet tek importuesit.

Në këtë situatë, t’i vendosësh këtë taksë do të përkeqësojë klimën e të bërit biznes dhe do të ulet numri i bizneseve të vogla. Në anën tjetër, nëse do të taksohet kjo kategori, do të ketë rënie automatikisht të konsumit të përgjithshëm, sepse personat fizikë janë në numër të lartë”, thekson z. Isteri./Monitor

The post Bizneset e vogla rrezikojnë falimentimin nga taksimi i të ardhurave personale appeared first on Albeu.com.

Falimentoi dhe fshehu pasurinë, legjenda e tenisit do të përballet me burgun
Legjenda e tenisit dhe fituesi i tre çmimeve “Wimbledon”, Boris Becker, po përballet me forcën e ligjit pasi pritet të dënohet me 7 vite burg.

Aio u shpall fajtor ditën e sotmë për shkeljen e ligjeve të falimentimit në Mbretërinë e Bashkuar. 54-vjeçari u akuzua për fshehje të pasurive me vlerë miliona paund, ku në këtë pasuri përfshihen edhe dy trofe të Wimbledon. Këtë gjë ai e ka bërë për të shmangur pagesën e borxheve të tija pas falimentimit në vitin 2017.

Sot gjykata e shpalli fajtor gjashtë herë kampionin e “Grand Slam”,  ishin katër akuza në drejtim të tij por  u lirua nga 20 pika të tjera.

Becker ka fituar titullin e tij të parë në Wimbledon në 1985 kur ishte vetëm 17 vjeç./ h.ll/albeu.com

The post Falimentoi dhe fshehu pasurinë, legjenda e tenisit do të përballet me burgun appeared first on Albeu.com.

Rusia në prag të falimentimit?
Në tregjet e obligacioneve, gjërat po bëhen të vështira këto ditë kur bëhet fjalë për Rusinë. “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë”, thotë ndërmjetësi i obligacioneve, Arthur Brunner. Ai ulet në një nga barrierat e rrumbullakëta në katin e tregtimit të Bursës së Frankfurtit për ICF Kursmakler, dhe e ka bërë këtë për shumë vite. “Në vitet 1990, Rusia ishte gjithashtu nën presion masiv. Ajo i bleu vetë obligacionet në treg me çmime qesharake. Sot, është një problem edhe vetë shlyerja.””

Për shkak të sanksioneve të vendeve perëndimore kundër Rusisë, Moska është në masë të madhe e izoluar nga tregjet financiare ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse agjencia e vlerësimit Fitch uli vlerësimin për Rusinë nga ‘B’ në ‘C’ brenda natës nga e marta në të mërkurën. Në këtë mënyrë obligacionet e qeverisë ruse janë zhytur edhe më thellë në “zonën e turpit”. Fitch tani flet për një moskryerje të pagesave “të afërt” të Rusisë.

Arka e shtetit rus e mbushur mirë

Gjatë ditëve dhe javëve të fundit, agjencitë e tjera të vlerësimit gjithashtu e ulën çmimin e obligacioneve ruse. Fitch e justifikon vendimin e saj aktual me “zhvillimet që kanë minuar më tej vullnetin e Rusisë për të shlyer borxhin e saj publik”. Agjencia i referohet këtu një dekreti presidencial që ka hyrë në fuqi disa ditë më parë, i cili mund t’i lejojë vendit të shlyejë borxhet e tij në rubla dhe jo në valuta të huaja.

Në parim, Rusia mund t’i përmbahet të gjitha afateve të saj. Arka e shtetit është e mbushur mirë, veçanërisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë në tregjet botërore muajt e fundit. Agjencia financiare e lajmeve Bloomberg vlerëson borxhet ruse ndaj kreditorëve të huaj në vetëm 50 miliardë dollarë. “Shteti rus ka një borxh të jashtëm mjaft të ulët”, tha Marcel Fratzscher për DW, ai është president i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) në Berlin.

Falë eksportit të naftës dhe gazit, Rusia ka arritur teprica të mëdha tregtare dhe kështu ka mundur të reduktojë qëllimisht borxhin e saj në vitet e fundit. Rezervat e bankës qendrore ruse arrijnë në 640 miliardë dollarë. Por shumica e këtyre rezervave valutore jashtë vendit janë ngrirë si pjesë e sanksioneve. Kjo është arsyeja pse Marcel Fratzscher beson gjithashtu në një moskryerje të pagesave nga Rusia në muajt në vijim.

Është e vërtetë që një paaftësi e tillë për të paguar e Rusisë ka të ngjarë të ketë pak ndikim në sistemin financiar ndërkombëtar për shkak të borxhit të jashtëm relativisht të ulët të Rusisë. Megjithatë, Rusia mund të përpiqet të krijojë pasiguri në periudha të caktuara, për shembull, përmes sulmeve të hakerëve ose transaksioneve në tregjet e këmbimit valutor. “Kam frikë nga një zgjerim i konfliktit në sistemin financiar botëror, ku Rusia dhe partnerët e saj do të përpiqen të shkaktojnë shtrembërime për të dëmtuar ekonominë e Perëndimit,” tha Fratzscher.

Një situatë e tillë mund të krijohet që javën e ardhshme. Deri atëherë duhen paguar 100 milionë dollarë interesa. Në fillim të muajit prill është radha e pagimit të një obligacioni me një vëllim rreth dy miliardë dollarë. “Ne e shohim moskryerjen e pagesës si skenarin më të mundshëm,” u shkroi gjithashtu klientëve banka amerikane e investimeve Morgan Stanley në fillim të javës.

Nëse Rusia nuk mund të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj, do të preken gjithashtu investorët këtu në Gjermani. Bankat e këtushme mbajnë edhe obligacione të qeverisë ruse. Megjithatë, shumat janë të menaxhueshme, thotë Marcel Fratzscher, ndaj nuk sheh problem për sistemin bankar në rast të një falimentimi rus.

Për çdo rast, kujdestarët e monedhës në Moskë po përpiqen të marrin kundërmasa sa herë që është e mundur. Gjithashtu të mërkurën mbrëma, banka qendrore ruse vendosi kufizime drastike në tregtimin e këmbimit valutor. Për shembull, rusët nuk mund të tërheqin më shumë se 10.000 dollarë nga llogaritë e tyre në valutë të huaj deri në shtator. Bankat ruse e kanë gjithashtu të ndaluar të shesin valutë të huaj, njoftoi banka qendrore.

Nëse Rusia nuk do të jetë në gjendje të kryejë pagesat e para në javën e ardhshme, kjo nuk do të thotë falimentim për vendin. Pas një mospagese të parë ka një periudhë prej 30 ditësh, kështu që një mospagesë reale do të dihej vetëm në mes të prillit. Nga ana tjetër, duke qenë se Rusia në thelb ka rezerva të mjaftueshme valutore, por nuk mund t’i tërheqë ato për shkak të sanksioneve, ky do të ishte një mospagim formal ose teknik.

Marrë nga DW.

The post Rusia në prag të falimentimit? appeared first on Albeu.com.