faliment Archives - Albeu.com

Kishin borxhe më të larta se të ardhurat e veta, ja bashkitë në “faliment” më 2023
Së paku 10 bashki në vendin tonë ishin të “falimentuara” në vitin 2023, pasi kishin borxhe të prapambetura më të larta se të ardhurat e veta.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, së paku 10 bashki kanë një raport mjaft të lartë, mbi 100% të stokut të detyrimeve të vitit 2023 ndaj të ardhurave të veta.

Klosi (339%), Memaliaj (270%), Dibra (156%), Malësia e Madhe (139%); Puka, Peqini, Dimali, Cërriku (120%); Kavaja dhe Tropoja (110%).

Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit dhjetor 2023 nga Ministria e Financave, është rreth 4.8 miliard lekë.

Stokun më të lartë të detyrimeve e ka bashkia Kavajë në vlerën rreth 794 milion lekë, e cila përbën 16.7% të totalit të detyrimeve.

Më pas, Bashkia Tiranë në vlerën rreth 788 milion lekë, e cila përbën 16.6% të totalit të detyrimeve; bashkia Vorë në vlerën rreth 363 milion lekë, e cila përbën 7.6% të totalit të detyrimev, Bashkia e Durrësit në vlerën rreth 311.5 milion lekë, e cila përbën 6.6% të totalit të detyrimeve, Bashkia Pogradec në vlerën rreth 224 milion lekë, e cila përbën 4.7% të totalit të detyrimeve. Më pas renditen bashkia Dibër dhe Lezhë.

Sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria “Investime” me 47%, ndjekur nga “Të tjera” 25%, “Shërbime” 11%, dhe “Vendime Gjyqësore” 9%.

Në vitin 2023 është rritur pesha e stokut e lidhur me investimet e pashlyera, si dhe aktivitete të tjera, që janë të lidhura drejtpërdrejt me disiplinën fiskale në nivel vendor.

Ndërsa sa u përket qarqeve, stoku i detyrimit të tyre përbëhet kryesisht nga vendime gjyqësore, të cilat zënë 95.9% të totalit të detyrimit të qarqeve.

Ministria e Financave, vlerëson se detyrimet e prapambetura vazhdojnë të jenë problem edhe për vitin 2023.

Vitin e kaluar Ministria e Financave, ka përgatitur dhe publikuar raportin e gjendjes financiare për të 61 bashkitë për vitin 2022, ku ka rezultuar se 49 bashki dhe 9 qarqe janë pa probleme financiare, 8 Bashki dhe 1 qark kanë probleme financiare dhe 4 Bashki 2 qarqe janë me vështirësi financiare.

Stoku i detyrimeve të prapambetura gjatë vitit 2023, përbën rreth 13.8% të të ardhurave të veta totale të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Krahasuar me një vit më parë, si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave të veta ky raport është zvogëluar me rreth 3.6%, për shkak të uljes së detyrimeve dhe rritjes së të ardhurave të veta.

Stoku i detyrimeve të prapambetura prej 4.8 miliardë lekë, zë rreth 7% të totalit të shpenzimeve faktike të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ministria e Financave, vuri në dukje se kapaciteti fiskal mjaft i ulët i shumicës së këtyre Bashkive dhe menaxhimi jo i mirë i mbledhjes së të ardhurave dhe planifikimit të shpenzimeve, ka krijuar këto problematika në stokun e detyrimeve.

The post Kishin borxhe më të larta se të ardhurat e veta, ja bashkitë në “faliment” më 2023 appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta: Bizneset e ndershme po falimentojnë, Rama përqendroi pasurinë në pak duar
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, shprehet se biznesi është në ditën e tij më të zezë, duke theksuar se bizneset e ndershme po falimentojnë.

Ai tha se kjo ndodh, për shkak se në treg ka shumë biznese, që kanë parësor pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, Meta akuzoi Ramën se po çon në faliment bizneset e ndershme, teksa ka përqendruar pasurinë e vendit në duart e pak njerëzve.

“Bizneset e ndershme po falimentojnë, duke lënë pa të ardhura mijëra qytetarë. Mbyllja e bizneseve godet të gjitha shtresat e shoqërisë. Me këto ritme, në 10 vitet e ardhshme do të falimentojnë të gjitha bizneset e ndershme. Rama po përqendron pasurinë tek pak duar. Pastrimi i parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar po shkatërron tregun e lirë.

Gjithashtu, edhe informaliteti është tepër i lartë, jo vetëm në vendin e punës, por edhe në transaksione. Pronat po blihen me para me prejardhje të dyshimtë. Edhe borxhi publik është rritur me shifra alarmuese. Borxhi për banor është rritur thuajse 2-fish”, u shpreh Meta.

The post Ilir Meta: Bizneset e ndershme po falimentojnë, Rama përqendroi pasurinë në pak duar appeared first on Albeu.com.