faktet Archives - Albeu.com

Berisha nxjerr faktet: Gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me burg në Greqi (DOKUMENTI)
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë ’’detyrim paraqitje’’, për dosjen Partizani.

Në dalje, Berisha zbuloi mesazhin që la brenda zyrave të SPAK-ut duke shtuar se publikoi një provë, sipas tij, zbulon fytyrën e drejtësisë.

“Paraqes para shqiptarëve një një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës.

Unë lashë këtë shënim: “Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i altin dumanit, shërbëtor i Edi Ramës, i cili kërkon që të shndërrojë kushtetutën në duman kushtetutë dhe firma e Sali Berishës”, tha fillimisht Berisha.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka hedhur akuza për gjyqtaren Irena Gjoka, teksa shpreh se është e përdorur si skllave nga Edi Rama dhe Altin Dumani.

Ndër tjera, Berisha ka thënë se Gjoka ka qenë e dënuar nga gjykata e Janinës në Greqi për falsifikim, pasaporta e viza.

Gjithashtu, i pyetur nëse ka fakte për akzuat që hedh ndaj gjyqtares, kreu i opozitës është ka treguar dokumentat që tregojnë faktet e dënimit të saj.

“Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual.

Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani.

Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut… Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.

Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ. Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete”, tha Berisha, teksa publikoi dokumentin më poshtë:

Dokumenti i Gjykatës së Janinës i publikuar nga Berisha, tregon se “gjyqtarja është dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë 1500 euro”.

Berisha ka kërkuar që çdo vendim i Irena Gjokës të konsiderohet i pavlefshëm, duke shtuar se ajo është përdorur për interesa të ngushta politike dhe financiare.

The post Berisha nxjerr faktet: Gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me burg në Greqi (DOKUMENTI) appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Belind Këlliçi publikon faktet e reja: Banda kriminale e përfshirë edhe në aferën 60 mln euro të dherave te inceneratori
Në një dalje publike, anëtari i Kryesisë së Rithemelimit Belind Këllëçi, ka denoncuar atë që e quajti aferën e dherave, që ka shkaktuar në dëm që sipas tij, ka kaluar shifrën e 60 mln eurove.

Ai ka publikuar një e-mail të punonjëses së Bashkisë së Tiranës, Julia Muça, që i drejtohet Klodian Zotos dhe Stela Gugalles.

BELIND KËLLIÇI: Siç u kemi shpjeguar me fakte të bëra publike prej kohësh tashmë, brenda mega aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës, ka një tjetër aferë sa korruptive, po aq dhe kriminale. Bëhet fjalë për aferën e dherave. Një faturë e cila deri më sot kalon shifrën e 60 milionë eurove. Para të cilat kanë dalë nga xhepat e shqiptarëve. Besoj e mbani mend marrëveshjen e firmosur më datë 15 tetor 2018, midis Taulant Tushës, Ermal Kapllanajt, Evisjon Salkut dhe inceneratorit të Tiranës. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, përmes drejtorëve të bandës kriminale “5D”, vuri në shërbim të biznesit të tij, të gjithë strukturën shtetërore. Kjo datë shënon dhe pikënisjen e kësaj afere.

Sot po bëjmë publik një e-mail të punonjëses Julia Muça, financiere e inceneratorëve. Ky e-mail i dërgohet Klodian Zotos dhe Stela Gugalles. E-maili mban datën 6 qershor, 2020. Ky e-mail flet për marrëdhëniet financiare me kompaninë Alesio sh.p.k., që siç dihet nga të gjithë, kjo kompani tashmë është e sekuestruar nga shteti me vendim të formës së prerë, për pastrim parash. Pra pasi u firmos marrëveshja mes inceneratorit të Tiranës dhe drejtorëve të bandës “5D”, vetëm 4 ditë më pas Alesio sh.p.k., firmos marrëveshjen me inceneratorin e Tiranës për depozitimin e dherave dhe inerteve, për gropat e kullave më të rëndësishme të Tiranës.

Sipas këtij e-maili, kjo shoqëri kishte 2 milionë euro detyrime për të paguar nga të cilat, pas komunikimeve verbale, i zbriten 400 mijë euro detyrime për ETC-në, i zbriten 58 mijë euro për një apartament, të cilin SPAK as nuk e sheh dhe as merr mundin ta kërkojë (njëlloj si në rastin e 6 apartamenteve me Llanaj sh.p.k.), i zbriten 32 mijë euro për një eskavator të cilin le ta gjejë SPAK se kujt i përket, e në fund kompanisë i mbeten dhe 370 mijë euro për të paguar, të cilat sipas e-mailit, 145 mijë euro janë marrëdhënie kleringu me palë të tjera (pra ndonjë apartament tjetër në ndonjë kullë të Tiranës) dhe klering 190 mijë euro më një kompani shumë të preferuar nga Alesio sh.p.k., kompaninë Fortis sh.p.k.

Vetëm një kompani ka paguar për 1 vit e gjysëm shifrën e 2 milionë eurove për depozitimin e dherave, e gjitha kjo pas presionit kriminal që pronari faktik i inceneratorit të Tiranës ushtroi mbi biznesin e ndërtimit. Dhe sigurisht kur i përzgjedh shokët, i përzgjedh njëlloj si veten. I bëj thirrje SPAK, se Shqipëria nuk ka nevojë për drejtësi me regji. Shqipëria ka nevojë që ju të ngriheni në lartësinë e detyrës tuaj, të shkëputeni një herë e mirë nga ky grup i strukturuar kriminal dhe të sekuestroni paratë e vjedhura nga kreu i bandës “5D” dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Vetëm në 2 komunikime të miat, ju kam zbuluar mbi 2 milionë euro asete, për të cilat SPAK refuzon të veprojë. Në kallëzimin tim të dosjes “5D”, ju kam treguar asetet e kësaj bande, e ju sërish refuzoni të veproni. Për të gjitha këto arsye, e për të mos harruar kurrë as vdekjen e Ardit Gjoklajt dhe as shembjen brutale të Teatrit Kombëtar, ftoj qytetarët e Tiranës, të mblidhemi në protestën e rradhës, përpara bashkisë më të korruptuar në Europë, ditën e premte, datë 26 prill, ora 11:00, për ta çliruar Tiranën nga një bandit si Erion Veliaj.

The post Dosja “5D”/ Belind Këlliçi publikon faktet e reja: Banda kriminale e përfshirë edhe në aferën 60 mln euro të dherave te inceneratori appeared first on Albeu.com.

Si ta ndajmë frikën nga faktet për vaksinat?
Njoftimi nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) për përdorimin e vaksinave alternative për personat nën 30 vjeç erdhi  pas 79 raporteve të mpiksjeve të gjakut dhe 19 viktimave.

Pavarësisht nga mesazhi i qartë nga shkencëtarët dhe profesionistët mjekësore, disa ekspertë kanë filluar të shqetësohen për ndikimin që do të ketë lajmi në hezitimin për tu vaksinuar.

Aktualisht, rreziku i zhvillimit të mpiksjes së gjakut nga vaksina AstraZeneca në MB është 1  në 250,000. Për gratë që marrin pilula kontraceptive orale, rreziku është shumë më i lartë, një në 2,000 në vit.

Ndërsa Stephen Reicher, një anëtar komitetit tha se ka më shumë të ngjarë të vdisni nëse bini nga shkallët sesa nga AstraZeneca.

Sidoqoftë, ne e dimë që perceptimi i rrezikut nuk përputhet gjithmonë me faktet.

Për sa i përket vaksinave, ekspertët kanë dokumentuar për vite me radhë hetimet ndaj tyre. Para fillimit të fushatës së vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, një studim i nëntorit 2020 nga Ipsos Mori nxori në pah  se një pjesë e konsiderueshme e 22% e të anketuarve në Mbretërinë e Bashkuar deklaruan se ata ndoshta ose nuk do të pranonin të vaksinoheshin.

Statistikat e ONS tregojnë se, që nga mesi i Marsit, më shumë se 90% e mbi 70-vjeçarëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19.

Kërkimet akademikë na ndihmojnë për të kuptuar një numër të caktuar  faktorësh.

Ajo që studimet kanë theksuar është se njerëzit  janë shumë më të shqetësuar për rreziqet e panjohura (si një vaksinë për një sëmundje të re) sesa për ato të njohura, dhe rreziqet që prekin të rinjtë merren më seriozisht sesa ato që prekin individët e moshuar.

Ne gjithashtu e dimë që njerëzit i frikësohen rreziqeve teknologjike më shumë sesa atyre natyrore.

Së fundmi, shkalla e rrezikshmërisë është gjithashtu e rëndësishme: një rrezik i mundshëm që prek miliona njerëz në një periudhë të shkurtër kohe amplifikohet në mendjen tonë, në krahasim me diçka si për shembull goditja  nga rrufeja, që ndodh vetëm gjatë një stuhie.

Këta faktorë te AstraZeneca – shpjegojnë pse efektet anësore  mund të shkaktojnë ankth dhe shqetësim për disa njerëz, pavarësisht nga faktet objektive.

Rreziqet janë të vogla – siç ka theksuar ministri i shëndetësisë Matt Hancock.

Suedia ka lejuar vaksinimin me AstraZenca vetëm te personat mbi 65 vjeç, e cila reflekton një nivel të paarsyeshëm të shmangies së rrezikut. Në fakt, duke pasur parasysh ritmin e ngadaltë të  fushatës së vaksinimit, është një vendim që mund të çojë në viktima midis të pavaksinuarve.

Pandemia Covid-19 prek kryesisht grupmoshat e moshuara dhe individët me sëmundje të tjera. Nuk është një sëmundje që shkakton shumë viktima te personat e shëndetshëm nën 30.

Hendeku midis perceptimit dhe realitetit nuk mund të lihet mënjanë.  Gjithçka duhet të jetë transparente dhe jo-alarmante në mënyrë që faktori vendimtar – besimi në procesin shkencor – të jetë i lartë./ Nga Ragnar Lofstedt, The Guardian

The post Si ta ndajmë frikën nga faktet për vaksinat? appeared first on Albeu.com.