faji Archives - Albeu.com

Balluku nuk mban përgjegjësi për skandalin e mbetjeve toksike, flet sikur mediat kan nisur kontenierët
Ditën e sotme, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka folur për herë të parë për skandalin e 800-ton mbetjeve toksike, të cilat u kapën në Tajlandë.

Opozita akuzon autoritetet shtetërore se po përpiqen të fshehin ngjarjen, kujtojmë se deklaratat e Ministrisë së Mjedisit, Drejtorisë së Doganave dhe Portit të Durrësit, të cilat hidhen ‘degë më degë’ për ta lënë fajin jetim.

Të gjitha deklaratat e institucioneve shtetërore, duket se janë të dirigjuara në deklaratët e tyre nga zyra e kryeministrisë, nga ku doli edhe Balluku e cila sot bëri një përpjekje për ta zvogëluar skandalin në një çështje konkurence.

“Nuk është asgjë e re, sigurisht ka edhe ekspertë të tranzitit të mbetjeve toksike. Autoriteti potual i Durrësit nuk ka asnjë lidhje me këtë proces. Janë procesuar nga një koncesionar që operon në Portin e Durrësit. Atutoriteti portuar dhe koncensionari që ka kryet transportin janë dy entitete konkurente”,- tha Balluku.

Gazetarët e pyetën Ballukun për skandalin dhe ligjin e mazhorancës për ligjin e mbetjeve, kur mazhoranca kishte deklaruar se e kishte siguruar kontrollin në Portin e Durrësit.

Balluku këmbënguli përsëri në pafajësinë e Portit të Durrësit (në varësi të saj), duke sulmuar mediat se po bën ‘pis’ portin e Durrësit, kur dihet nga të gjithë se ky port është kthyer në një autostradë të trafikut kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Ke ardhur me një pyetje të përgatitur, edhe njëherë për ata që kanë bërë pyetjen, autoriteti portual i Durrësit nuk ka as tagër, as ekspertizë që të kontrollojë çdo kontenier se çfarë përmban. Nuk besoj se mbetet te media që të bëhet pis Porti i Durrësit, përqëndrohuni te koncensionari”, tha Balluku.

The post Balluku nuk mban përgjegjësi për skandalin e mbetjeve toksike, flet sikur mediat kan nisur kontenierët appeared first on Albeu.com.

Vendi me “sy të mbyllur”/ Nesër është vonë…
Nga Taulant Halili /AlbEu.com/

“Një fëmijë që fle rritet, një shtet që fle vdes”, kjo është një nga frazat që ka ngelur në mendjen e çdo shqiptari që ka parë filmin “Nëntori i Dytë”, ku aktori i madh Sandër Prosi interpreton rolin e “Babait të Pavarësisë”, Ismail Qemali.

Por me ndryshimin e kohërave mesa duket ka ardhur momenti të ndryshohen edhe frazat.

Ndërsa dikur një fëmijë etiketohej rrugaç, se linte një orë mësimi apo se pinte një cigare (duhan burrash) fshehurazi prindit, sot këto janë krejt normale, madje në shoqërinë e sotme cilësohen trendy.

Fjalori banal, tymi i cigares, hashashit, kanabisi, apo dhe drogërat e fundit siç janë ato me anë të tollumbaces me azot, sot kërcënojnë frikshëm deri në shkatërrim jetën e çdo fëmije në Shqipëri.

As më pak e as më shumë, por vajza adoleshente të moshave 14-15-vjeç ishin kryefjala e rrjeteve sociale gjatë ditës së sotme, pasi ato u filmuan duke i kaluar njëra-tjetrës tollumbacen me azot.

Video me momente rrëqethëse, kur një nga vajzat plaset në tokë si top llastiku, pasi nuk përballoi sasinë e drogës që kishte futur në trup.

E ajo që e bën edhe më alarmante situatën, është se sot droga nuk konsumohet në fshehurazi prindit, apo cepave të pallatit, por pranë institucioneve arsimore, aty ku prindërit dërgojnë fëmijët e tyre të marrin dije.

I kujt është faji?

Shpesh jemi mësuar dhe kemi dëgjuar se faji është gjithmonë jetim, por jo në këtë rast. Këtë herë faji është i të gjithëve, i prindit në radhë të parë, që para edukimit të fëmijës ka vënë paratë, karrierën, rehatinë.

Është faji i sistemit arsimor, ku mësuesi nënvlerësohet aq sa në degët e mësuesisë përfundojnë ata që edhe pesën e kanë marrë me mik.

E ka fajin shoqëria që shembull sot ka të fortin, harbutin, trafikantin, e që intelektualin e tall dhe e bullizon çdo ditë.

E ka fajin politika, ku të fortët e të pashkollët miratojnë ligje për akademikët e doktorantët.

E ka fajin media, ku imazh ka shalët dhe jo mendjen, ku gjoksi vlen më shumë se pena, e ku silikoni vlerësohet më shumë se gërma.

E ka fajin edhe komshia/u, që hesht ose kënaqet kur shohin fëmijën e tjetrit që në vend të librave në çantën e shkollës ka hashash, e në vend të stilolapsit mbajnë thika e pistoleta.

E nëse Sandër Prosi sot do të ishte gjallë, mbase në rolin e radhës do të thoshte: “Një fëmjë që drogohet, do të degradojë të ardhmen e shoqërisë”.

Por ajo që e bën edhe më lebetitëse situatën është se të gjithë flasin, japin mend e zgjidhje në media e kudo, por askush nuk vepron.

The post Vendi me “sy të mbyllur”/ Nesër është vonë… appeared first on Albeu.com.

Babai i vrau nënën, djali i çiftit shqiptar flet për mediat: Kemi faj ne që nuk e mbrojtëm
Djali 20-vjeçar i çiftit shqiptar ka dhënë një intervistë për mediat greke, disa orë pasi i ati vrau të ëmën. Ai ka bërë me dije se e ëma kishte shumë frikë dhe se sjellja agresive e të shoqit vazhdonte prej disa vitesh.

“Faji është edhe i yni, se nuk kishim marrë masat, ky ishte një gabim shumë i madh i yni, unë dhe mamaja folëm në përgjithësi, ajo punonte dy punë për të siguruar bukën e gojës dhe unë nuk isha këtu. Ajo bëri gjithçka për ne. Vetëm për fëmijët e saj. Ishte nëna perfekte. Më vjen keq për vëllezërit e motrat e mi, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të vazhdojmë”, tha djali i çiftit.

Por edhe pse Vladimir Beqiraj pretendon se është penduar për vrasjen, duke se nuk e ka menduar kështu, pasi ditën që qëlloi për vdekje me thikë gruan e tij, shkoi në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. E po ashtu, pretendoi para hetuesëve se e shoqja e kishte tradhëtuar ndaj dhe e kishte vrarë.

60-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, disa muaj më parë 56-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje. Megjithatë, gruaja fatkeqe ishte e bindur se burri i saj i larguar e kishte kapërcyer xhelozinë patologjike që kishte për të dhe kështu 56-vjeçari e priti në shtëpi.

E gjithë kjo deri dje, kur u kthye makthi për nënën e ndjerë. Gjatë një debati që çifti ka pasur, 60-vjeçari ka humbur kontrollin, ka rrahur rëndë 56-vjeçarin dhe ajo e ka denoncuar sërish. Pak orë më vonë ajo u gjet e pajetë nga thika që mbante 60-vjeçari, me të cilën ai arriti ta godiste dy herë në qafë dhe në gjoks./Protothema/albeu.com

The post Babai i vrau nënën, djali i çiftit shqiptar flet për mediat: Kemi faj ne që nuk e mbrojtëm appeared first on Albeu.com.

Mevlani e merr fajin përsipër për ndarjen nga Ledjana (FOTO LAJM)
Mevlani e ka marrë të gjithë fajin përsipër duke u shprehur se vajzat nuk kanë asnjë faj, por ai jep shumë dhe merr pak. I ftuar sot në rubrikën “N’fermë” me Ervin Kurtin, Mevlani tërthorazi foli për ndarjen.

I pyetur nga Ervin Kurti se pse i është lënduar zemra, Mevlani u përgjigj: “Nga mendtë e mia se vajzat nuk kanë faj. Unë e kam fajin”.

“Domethënë fajin për të gjitha ato që ndodhën me Ledjanën e ke ti?”-vazhdoi gazetari.

“Nuk e di për cilën e ke fjalën ti, por në përgjithësi në jetën time jap shumë e marr pak. Kjo është gabim”, u përgjigj Mevlani.

The post Mevlani e merr fajin përsipër për ndarjen nga Ledjana (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.