fadil kraja Archives - Albeu.com

Bota e teatrit shqiptar në zi, humbi babin e dramaturgjisë, Fadil Krajën
Nga Prof. Lisen BASHKURTI

Sot bota e teatrit shqiptar është në zi. U nda nga jeta babi i dramaturgjisë shqiptare, “Mjeshtri i Madh”, Fadil Kraja.  Fadil Kraja lindi e u rrit në kohë të errta, kur bota përjetonte tmerret e Luftës së Dytë Botërore. Ai u edukua dhe u formula si intelektual dhe krijues në një periudhë të vështirë, të një diktature të ashpër e represive për të gjithë, e vecanrërisht për njerëzit e artit. Fadil Kraja shkelqeu si dramaturg e komedian në një kohë kur mbarë populli shqiptar përjetonte një jetë dramatike, por edhe plot satira e sarkazma.

Në shumë drama të tij, Fadil Kraja u ‘arratis’ në histori, mitologji, folklor, duke i ikur në dukje realiteteve kontraverse të ‘soc-realizmit’, e duke i përthyer tingëllimat e së kaluarës në mesazhe e personazhe të fortë bashkëkohore dhe përtej kohore. Kjo i jep shumë dramave të Fadil Krajës një vlerë estetike universale, te gjithëkohëshme dhe mbarë njerëzore.

Komedia shqiptare gjeti te Fadil Kraja, intelektualin e hollë, që gërshetoi satirën individuale me humorin e qytetarit Shkodran. Komeditë e Fadil Krajës janë gurgullima plot hare, humor, satirë, fshikëllimë e temperament të freskët e hijeshi. Humori e satira e Fadil Krajës ka ngritur në nivele estetikisht profesionale humusin e humorit e satirës shkodrane.

Fadil Kraja hyri herët në dyert e Teatrit Migjeni. Cdo cep i këtij teatri, cdo kthinë e rekuzitë, cdo llozhe e karrige, cdo person e personazhë, cdo aktor e regjizor, cdo punëtor e mbështetës ka kujtime të ngulitura thellë me dhe për Fadil Krajën.

Fadili hyri në teatrin’ Migjeni” për të mos dalë më kurrë prej tij.

Lamtumirë mjeshtër i madh!

Le pas mëndjen dhe shpirtin tënd në dramaturgjinë shqiptare!

Qofsh i paharruar!

U prehësh në paqen e amshuar!

The post Bota e teatrit shqiptar në zi, humbi babin e dramaturgjisë, Fadil Krajën appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë shkrimtari i njohur, Fadil Kraja
Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, “Kalorsi i urdhërit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja. Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19, nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.

Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e Shkodrës ku spikati me talentin për letërsinë. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letersi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mesuesit te cilin e trashegonte edhe nga familja e tij.

Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat keshtu qe mesimi zhvillohej në shtëpinë e njerit prej banoreve, Hasan Metit. Kjo shkolle kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.

Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme psh. ne letërsi dhe art.

Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër. Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”.

Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

Vepra

Fillimet e para ne krijimtari datojne ne moshe te re. Vëllimi i parë poetik “Kënga ime” (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë.

Vëllimet poetike

“Kënga ime”

“Melodi malësore”

“Jehona malesh”

Vëllime me tregime

“Kandidatja e fundit”

“Ndodhitë e Nereidës”

“Fajin e kishte Besa”

Romane

“Britma e një gruaje”

“Pengu i diellit”

“Balada e nënës”

Drama

Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden:

“Fisheku në pajë”, i cili vetem ne Shkodër u shfaq rreth 500 here

“Sinjalet e natës”

“Shpartallimi”

“Baca i Gjetajve”

“Gjaku i Arbërit”

“Djem të mbarë”

“Çështja e Blertës”

“Flamur në dasëm”

“Rozafa”

“Kur flasin zemrat”

“Luani i shtëpisë”

“Çështje familjare”

“Njerëz të ditëve tona”

“Mos më shkim hisen e diellit”

“Jorgani”

“Ditari i një mësuesi”

“Dopio gjashta”,

“Dy jetë”

“Midis dy dhimbjeve”

“Surpriza”

“Martesë me internet”

“Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash.

The post Ndërron jetë shkrimtari i njohur, Fadil Kraja appeared first on Albeu.com.