Fabio Grosso Archives - Albeu.com
Fiorentina investon 100 milionë euro për revolucionin e skuadrës dhe rikthimin në elitë
Në sezonin kur shënon 100-vjetorin e themelimit, Fiorentina po zhvillon një prej afateve kalimtare më ambicioze në historinë e klubit. Drejtuesit kanë shpenzuar rreth 100 milionë euro për përforcime, me objektivin që skuadra të rikthehet mes protagonisteve të futbollit italian.
Gjatë këtij afati kalimtar, vetëm Juventusi dhe Milani kanë investuar më shumë se klubi nga Firence.
Nën drejtimin e Fabio Grossos, Fiorentina ka shtuar në radhët e saj futbollistë të afirmuar dhe talente me perspektivë. Alex Jimenez, Víctor Valdepeñas, Giovanni Fabbian, Marco Brescianini, Christ Oulaï dhe Radu Dragusin janë mes afrimeve më të spikatura, ndërsa së fundmi është zyrtarizuar edhe Joao Mario.
Operacionet në treg janë drejtuar nga Fabio Paratici, i cili më parë ka punuar te Juventusi dhe Tottenhami. Drejtori sportiv po synon krijimin e një skuadre që do të jetë konkurruese edhe në vitet e ardhshme.
Alex Jimenez është një prej lojtarëve të rinj që ka ngjallur interesin më të madh. Ai tregoi se e pranoi pa hezitim ofertën e klubit.
Jimenez deklaroi se i tha menjëherë “po” Fiorentinës, pasi projekti dhe puna që po bëhet me talentet e reja i lanë përshtypje të mirë.
Entuziazëm të madh shfaqi edhe Víctor Valdepeñas, mbrojtësi spanjoll që sezonin e kaluar debutoi me Real Madridin.
Duke e vlerësuar emocionin e tij me 20 në një shkallë nga 1 deri në 10, Valdepeñas tha se gjithçka që kishte dëgjuar për Fiorentinën e bindi menjëherë.
Paratici e bëri të qartë se realizimi i projektit do të kërkojë kohë, megjithëse pritshmëritë e klubit mbeten të larta.
Sipas drejtorit sportiv, synimi është ndërtimi i një Fiorentine të qëndrueshme dhe konkurruese. Ai pranoi se gjithçka nuk mund të arrihet brenda tre muajve, por theksoi se nuk e pranon që klubi ta mbyllë çdo sezon në vendin e tetë.
Paratici shtoi se Fiorentina dëshiron të mbajë lojtarë si David De Gea, Moise Kean dhe Nicolò Fagioli. Këtë të fundit ai e përshkroi si një mesfushor me tipare të ngjashme me stilin e Barcelonës.
Fabio Grosso, i cili u shpall kampion bote me Italinë në vitin 2006, vlerëson se skuadra ka mundësi të garojë në nivelet më të larta dhe synon trofe në sezonin jubilar.
Trajneri tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për dëshirën e pronarëve për të ndërtuar diçka të madhe, ndërsa triumfi në një trofe gjatë vitit të 100-vjetorit do të përbënte një ëndërr.
Grosso planifikon që Fiorentina të përdorë skemën 4-3-3 dhe të aplikojë një futboll ofensiv, me synimin për t’u renditur mes skuadrave protagoniste në Serie A.
Megjithatë, lëvizjet e Fiorentinës në treg nuk kanë përfunduar. Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit vazhdojnë punën për afrime të tjera, ndërsa Franco Mastantuono, Matías Soulé, Matteo Ruggeri dhe Arthur Atta vazhdojnë të jenë në listën e dëshirave.
Pas vështirësive të sezonit të kaluar, klubi nga Firence kërkon që ky revolucion ta rikthejë në elitën e futbollit italian dhe t’i japë mundësinë të luftojë për trofe. /Telegrafi/
</body></html>
The post Fiorentina investon 100 milionë euro për revolucionin e skuadrës dhe rikthimin në elitë appeared first on Albeu.com.
Fabio Grosso merr drejtimin e Fiorentinës
Fiorentina ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm, duke ia besuar drejtimin e skuadrës një prej emrave më të njohur të futbollit italian, Fabio Grosso.
Legjenda e futbollit italian, e njohur për kontributin e tij në triumfin e Italisë në Kupën e Botës 2006, do të marrë drejtimin e klubit nga Firence, duke zëvendësuar Paolo Vanolin në stolin e “Violas”.
Drejtuesit e Fiorentinës kanë arritur marrëveshje me 48-vjeçarin, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin italian.
Marrëveshja përfshin edhe opsionin për vazhdimin e bashkëpunimit për një sezon shtesë, në varësi të rezultateve dhe objektivave të arritura.
Emërimi i Grossos, vjen në një moment kur Fiorentina synon të ndërtojë një projekt të ri dhe të rikthehet fuqishëm në garën për pozitat e larta në Serie A, si dhe në garat evropiane.
The post Fabio Grosso merr drejtimin e Fiorentinës appeared first on Albeu.com.