evropian Archives - Albeu.com

“Travel and Tour World”: Rekord vizitorësh, Shqipëria kryeson si destinacioni më i kërkuar evropian
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), ka raportuar një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve në nëntëmujorin e parë të vitit 2024, duke transportuar mbi 8,32 milionë pasagjerë, duke shënuar një rritje mbresëlënëse prej 55% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World”.

Kjo rritje e jashtëzakonshme e numrit të pasagjerëve thekson rëndësinë në rritje të Shqipërisë, si destinacion turistik dhe biznesi në Evropë.

Vetëm në shtator të 2024, Aeroporti i Tiranës priti 1,1 milionë pasagjerë, duke reflektuar një rritje prej 47% në terma vjetore.

Këto shifra nxjerrin në pah rimëkëmbjen dhe zgjerimin e vazhdueshëm të sektorit të turizmit në Shqipëri me Tiranën, e cila është kthyer në një qendër kyçe për udhëtimet turistike dhe të biznesit në Ballkan.

Linjat ajrore: “Wizz Air” kryeson fluturimet

“Wizz Air” u shfaq si linja ajrore “lidere” – e cila i shërben Aeroportit të Tiranës nga janari deri në shtator të 2024, duke kryer 53,2% të fluturimeve.

Kompania me kosto të ulët ka zgjeruar me shpejtësi praninë e saj në Shqipëri, duke ofruar një gamë të gjerë fluturimesh të përballueshme drejt destinacioneve në të gjithë Evropën.

“Ryanair” pasoi me 22,1% të fluturimeve, duke ofruar kosto buxhetore për udhëtarët.

“Air Albania”, transportuesi kombëtar, mbuloi pjesën më të vogël të tregut me 3,7%, por mbetet një “lojtar” i rëndësishëm në lidhjet e Shqipërisë me destinacionet kryesore.

Mbizotërimi i linjave ajrore me kosto të ulët si “Wizz Air” dhe “Ryanair” reflekton kërkesën në rritje për udhëtime me kosto të ulët, pasi turistët dhe vizitorët e biznesit kërkojnë fluturime të përballueshme për dhe nga Shqipëria.

Turizmi nxiti rritjen ekonomike të Shqipërisë

Rritja e numrit të pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës përputhet me një rritje më të gjerë të turizmit në të gjithë Shqipërinë.

Numri i turistëve të huaj në vend u rrit me 17% gjatë të njëjtit nëntëmujor, duke arritur në 9,7 milionë vizitorë.

Kjo rritje është një dëshmi se Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion turistik, falë peizazheve të saj mahnitëse, trashëgimisë së pasur kulturore dhe kostove të përballueshme të udhëtimit.

Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit, ndau së fundmi këto statistika, duke theksuar ndikimin pozitiv të vizitorëve të huaj në ekonominë e vendit.

Me më shumë se 7,26 milionë pasagjerë në vitin 2023 – një rritje prej 40% krahasuar me vitin e kaluar – Aeroporti i Tiranës po luan një rol kryesor në zhvillimin e industrisë së turizmit në Shqipëri.

Rritja e numrit të pasagjerëve dhe perspektiva e së ardhmes

Rritja prej 55% e numrit të pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës në vitin 2024 tejkaloi pritshmëritë e industrisë dhe thekson rolin e aeroportit si një qendër për vizitorët e kohës së lirë dhe të biznesit.

Operatori i aeroportit, TIA, vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe për të përballuar numrin në rritje të turistëve.

Me linjat ajrore si “Wizz Air” dhe “Ryanair”, një numër në rritje vizitorësh po zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të përshtatshëm për të eksploruar Evropën Juglindore.

Aeroporti i Tiranës pritet të ruajë trajektoren e tij rritëse, ndërsa vazhdon të tërheqë turistë të huaj nga vendet fqinje dhe më gjerë.

Pozicioni strategjik i aeroportit në rajon, i kombinuar me kostot e përballueshme të udhëtimit dhe joshjen e bukurisë natyrore të Shqipërisë, ka të ngjarë të kontribuojë në rritjen e mëtejshme ekonomike – në vitet e ardhshme.

Një vit rekord për Aeroportin e Tiranës

Në vitin 2023, Aeroporti i Tiranës priti 7,26 milionë pasagjerë, një rritje prej 40% nga viti i kaluar, duke e bërë atë një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon.

Rritja e vazhdueshme e turizmit dhe zgjerimi i rrjetit të fluturimeve të aeroportit kontribuan në këtë performancë rekord.

Me Shqipërinë e njohur tashmë si një nga destinacionet e reja turistike të Evropës, një numër në rritje vizitorësh po vërshojnë në vend – për të përjetuar plazhet piktoreske, vargmalet e thyer malore dhe vendet historike.

Tirana, kryeqyteti, po fiton gjithashtu popullaritet – falë jetës së saj të gjallë të natës, festivaleve kulturore dhe atraksioneve historike.

Sfidat dhe mundësitë e Aeroportit të Tiranës

Pavarësisht rritjes së jashtëzakonshme të aeroportit, ai gjithashtu përballet me sfida që lidhen me menaxhimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës.

Me rritjen e vazhdueshme të numrit të vizitorëve, Aeroporti i Tiranës duhet të vazhdojë të investojë në objektet e tij – për të siguruar funksionim të qetë dhe për të akomoduar fluksin e udhëtarëve.

Kjo përfshin përmirësimin e terminaleve, zgjerimin e kapacitetit të pistës dhe përmirësimin e shërbimeve të pasagjerëve.

Nga ana tjetër, kërkesa në rritje për fluturime drejt dhe nga Tirana paraqet një mundësi për zgjerimin e mëtejshëm të linjave ajrore.

Futja e destinacioneve të reja dhe fluturimeve shtesë – jo vetëm që do të rrisë lidhjet me vendet e tjera, por do ta bëjë Shqipërinë edhe më të aksesueshme për turistët ndërkombëtarë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi një rritje të konsiderueshme në numrin e pasagjerëve gjatë nëntë muajve të parë të 2024-ës, i mbështetur nga popullariteti i linjave ajrore buxhetore.

Performanca mbresëlënëse e aeroportit dhe numri i lartë i mbërritjeve të turistëve të huaj, nënvizon se Shqipëria është kthyer në një destinacion kryesor udhëtimi.

Ndërsa Aeroporti i Tiranës vazhdon të investojë në infrastrukturë dhe të zgjerojë rrjetin e tij të fluturimeve, e ardhmja duket e ndritshme për sektorët e turizmit dhe aviacionit të Shqipërisë.

Trashëgimia e pasur kulturore e vendit, peizazhet piktoreske dhe mundësitë në rritje të biznesit ka të ngjarë të tërheqin edhe më shumë vizitorë në vitet në vijim, duke forcuar më tej rolin e Tiranës si një portë kyçe në Evropën Juglindore.

The post “Travel and Tour World”: Rekord vizitorësh, Shqipëria kryeson si destinacioni më i kërkuar evropian appeared first on Albeu.com.

“The Sydney Morning Herald”: Gjirokastra, qyteti evropian që i përket ‘një ëndrre’
Në kulmin e sezonit Gjirokastra dhe Saranda popullohen nga turistë italianë dhe britanikë – të cilët tërhiqen nga stili i jetesës relativisht i lirë, ujërat e kristalta dhe moti i nxehtë mesdhetar, shkruan Keith Austin në një artikull të botuar në të përditshmen australiane “The Sydney Morning Herald”.

Ismail Kadare, i cili vdiq këtë javë në moshën 88-vjeçare, mund të jetë shkrimtari më i famshëm për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë jashtë botës letrare. Ai shkroi 80 romane, drama, skenarë, poezi, ese dhe përmbledhje tregimesh dhe veprat e tij janë botuar në 45 gjuhë.

Në vitin 2005 ai mori çmimin inaugurues “Man Booker International” dhe u nominua për Çmimin Nobel në Letërsi 15 herë.

Ismail Kadare është krahasuar me Kafkën dhe Orwellin, me Gabriel Garcia Markezin, Milan Kunderën dhe Balzakun. Në vendlindjen e tij, Shqipëri, shpesh e gjeti veten në kundërshtim me regjimin komunist njëpartiak të ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili sundoi vendin nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985.

Kadareja dhe Hoxha mund të kishin qenë pole të ndarë politikisht dhe moralisht, por ata kishin një gjë të përbashkët: të dy kishin lindur në qytetin mesjetar të Gjirokastrës, në jug të vendit.

Shtëpia e Hoxhës nuk është më aty. Ai u dogj në fillim të viteve 1960 dhe tani është vendi i Muzeut Etnografik, por Kadareja i la trashëgim kombit shtëpinë e tij të vjetër dhe tani është një muze kushtuar njeriut, jetës dhe veprave të tij.

Qyteti më i afërt i madh me Gjirokastrën është Saranda, një qytet turistik portual dhe bregdetar në Rivierën Shqiptare, siç përshkruhet gjithnjë e më shumë ky rajon.

“Në kulmin e sezonit Gjirokastra dhe qyteti bregdetar, Saranda popullohen nga turistë italianë, britanikë – të cilët tërhiqen nga stili i jetesës relativisht i lirë, ujërat e kristalta dhe moti i nxehtë mesdhetar”.

Një pjesë e vogël e anijeve turistike që lundrojnë në bregdetin e Adriatikut ndalojnë herë pas here në Sarandë. Pasagjerët – pasi zbresin nga anija – mund të marrin autobusin që i çon në Butrint, një qytet i lashtë grek dhe romak vetëm 20 minuta në jug, ose në Gjirokastër, 45 minuta me makinë.

Megjithatë, shtëpia e Kadaresë nuk është i vetmi atraksion. Pavarësisht tërheqjes letrare dhe historike të Kadaresë dhe Hoxhës, vetë qyteti është një atraksion unik.

Vizitorët mund të ecin përgjatë shëtitores bregdetare të Sarandës, të zbulojnë Butrintin dhe Syrin e Kaltër – një burim me ujëra të pastër blu deri në një thellësi prej më shumë se 50 metrash – gjatë një turneu njëditor.

Në fund të fundit, kush mund t’i rezistonte një kështjelle mesjetare të vendosur mbi një shkëmb marramendës në mes të një fushe gjigante, shkëmbore? Kjo ishte nje arsye e mjaftueshme për të vizituar Butrintin.

Mina punon në të vetmen librari në Sarandë për shitjen e librave në gjuhën angleze dhe ishte ajo që më rekomandoi “Kronikë në gur” të Kadaresë, rrëfimin e tij imagjinar të rritjes në Gjirokastër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jo vetëm që më hapi sytë ndaj një shkrimtari të jashtëzakonshëm, por përshkrimet e tij për Gjirokastrën dhe historinë e saj e bënë të detyrueshme një vizitë.

Gjirokastra fillimisht hyri në “ndërgjegjen historike” në vitin 1336 si një zotërim bizantin dhe në 1418 u përfshi në Perandorinë Osmane, nga e cila fitoi pavarësinë në vitin 1912. Më pas ndodhi Lufta e Dytë Botërore dhe pushtimi nga italianët, grekët, italianët përsëri dhe më pas gjermanët.

Gjirokastra,  një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në të vërtetë, është një qytet prej guri, një vizatim i Escher-it ku rrugët duket se nisen në kënde të pjerrëta për t’u përplasur në rrugicat që, nga ana tjetër, zbulojnë katrorë të vegjël që shikojnë nga poshtë çatitë prej guri të shtëpive.

Sigurisht, në kohën e Kadaresë kishte më pak hotele, restorante, kafene, bare, shëtitje në këmbë dhe dyqane suveniresh.

Kadare do të ishte larguar prej kohësh, kur Hoxha urdhëroi ndërtimin e një bunkeri sekret bërthamor nën qytet në vitet 1970. Kjo, së bashku me 173,000 bunkerët e armëve të vogla që ende mbushin vendin, është dëshmi e paranojës së Hoxhës dhe e frikës mbizotëruese të kohës.

Sot, Muzeu i Tunelit të Luftës së Ftohtë është i hapur për publikun. Nëpërmjet një turneu ju do të zbuloni kompleksin 800 metra të bunkerit me 59 dhoma.

Më pas, vizitoni Pazarin e Gjirokastrës ku bashkohen pesë rrugë – dhe ndaloni në një kafene për të shijuar një kafe dhe një burek, byrekun tradicional shqiptar të bërë me petë të mbushura me djathë dhe spinaq.

Rrugës për në kala, ndaloni pranë Xhamisë së Memi Beut. E ndërtuar gjatë periudhës osmane, është e vetmja xhami (nga 15) që i mbijetoi shkatërrimeve të regjimit totalitar të Hoxhës. Dhe vetëm sepse u shpall Monument Kulture dhe përdorej si sallë stërvitore për akrobatët e cirkut që varnin trapezet e tyre në tavanet me kube.

Kalaja e Gjirokastrës, kalaja që shkëlqen mbi qytet dhe dominon luginën e lumit, duket sikur osmanët sapo janë larguar.

Është ruajtur në mënyrë të përsosur dhe është mbushur në mënyrë anakronike por me shije – me artileri të kapura nga luftërat e ndryshme që kanë rënë dhe kanë ndodhur këtu. Ekziston edhe një aeroplan i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – i vendosur në një nga galeritë e sipërme në ambient të hapur, si një trofe i Luftës së Ftohtë të viteve 1950.

Ka pasur rinovime, natyrisht, dhe monarku i fundit i Shqipërisë, Mbreti Zog, e zgjeroi burgun në vitin 1932. Hoxha mbërtheu atje kundërshtarët e tij politikë gjatë regjimit të tij.

Brenda ka një muze të Gjirokastrës, me pamje tronditëse nga betejat, dhe është gjithashtu vendi i Festivalit Folklorik Kombëtar, i cili zhvillohet çdo pesë vjet.

Kadare shkroi për “qytetin e tij gri të lashtë”, duke cituar se shumë gjëra në të ishin thjesht të çuditshme dhe të tjerat dukej se i përkisnin një ëndrre.

Në të vërtetë, Gjirokastra ka ende shumë për të treguar nga përralla rreth saj, pavarësisht homogjenitetit dhe presioneve të shurdhër të shekullit të XXI.

Fluturimi

Linja të ndryshme ajrore fluturojnë nga Australia në Tiranë, kryeqyteti shqiptar në veri të vendit, por nuk ka fluturime direkte. Gjithashtu, ju mund të fluturoni për në Korfuz nëpërmjet Athinës dhe të merrni tragetin për në Sarandë, e cila është më afër Gjirokastrës.

Udhëtimi

Nuk ka trena në Shqipëri, por autobusë me ajër të kondicionuar që qarkullojnë rregullisht në linjën Tiranë-Sarandë, duke u nisur nga Terminali Rajonal i Autobusëve jo shumë larg aeroportit.  Udhëtimi zgjat rreth pesë orë dhe kushton rreth 12 euro.

Marrja me qira e makinave është një tjetër mundësi. Rrugët kryesore janë të gjitha të mirëmbajtura në mënyrë të shkëlqyer – dhe Saranda dhe jugu janë të sinjalizuara mirë.

Merrni rrugën bregdetare për pamjet më të mira. Trageti nga Korfuzi në Sarandë zgjat rreth 30 minuta dhe kushton nga 20 euro, në varësi të sezonit.

Ushqimi

Kuzhina shqiptare i ngjan shumë pjesës tjetër të Mesdheut, me shumë vaj ulliri, fruta, perime, mish dhe peshk. Një nga ushqimet e lira është byreku, i mbushur me djathë, spinaq, mish ose qepë. Pica është mjaft e përhapur.

The post “The Sydney Morning Herald”: Gjirokastra, qyteti evropian që i përket ‘një ëndrre’ appeared first on Albeu.com.

Ende pa u larguar nga Gjermania, Low merr një ofertë zyrtare nga ekipi evropian?
Tashmë zyrtarisht, Joachim Low do të largohet nga kombëtarja Gjermane pas Euro 2020.

Ai do mbetet i lirë, pas datës 1 korrik.

Sipas mediave në Turqi, Lowin është duke e kërkuar skuadra e Fenerbahçes. Madje siç raportohet, skuadra e ‘verdhë’ i ka dërguar edhe ofertë zyrtare.

Përveç Fenerbahçes, në listë janë shumë klube europiane që po e presin largimin e trajnerit nga kampi i Gjermanisë.

Low gjatë një konference për shtyp paralajmëroi skuadrat, duke thënë se është i gatshëm për një aventurë me klube. /albeu.com/

?? Fenerbahçe, EURO 2020 sonrası Almanya Milli Takımı’ndan ayrılacağını açıklayan Löw’e teklif götürdü.

Löw’ün Mesut Özil’in de kadroda olması nedeniyle bu öneriye sıcak baktığı ancak düşünmek için süre istediği belirtildi. (Sabah) pic.twitter.com/YxXcmoWTOJ

— FutbolArena (@futbolarena) March 16, 2021

The post Ende pa u larguar nga Gjermania, Low merr një ofertë zyrtare nga ekipi evropian? appeared first on Albeu.com.