evropa Archives - Albeu.com

Evropa përballet me temperatura ekstreme/ “El Niño” ndez alarmin, 2027 mund të jetë viti më i nxehtë në historinë e Tokës
Një parashikim i ri për klimën globale, po ngre shqetësime të mëdha te shkencëtarët. Fenomeni El Niño, i kombinuar me ngrohjen e vazhdueshme të shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë, mund ta shtyjë temperaturën mesatare globale në nivele të paprecedenta gjatë vitit 2027.

Sipas një analize të klimatologut Zick Hausfather, të publikuar në Washington Post, ekziston një mundësi prej rreth 95 për qind që 2027-a të thyejë rekordin për vitin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë.

Sipas projeksioneve, temperatura mesatare globale mund të arrijë rreth 1.76 gradë Celsius mbi nivelin paraindustrial.

Hausfather e ka përshkruar El Niñon si një lloj “makine kohe” klimatike, pasi ndikimi i tij mund të sjellë temperatura që, në një skenar pa këtë fenomen, do të priteshin vetëm shumë vite më vonë.

Në qendër të këtij zhvillimi është Oqeani Paqësor. Gjatë El Niños, sasi të mëdha të nxehtësisë së akumuluar në oqean zhvendosen drejt lindjes, duke ndikuar në atmosferë dhe duke shpërndarë nxehtësinë në pjesë të ndryshme të globit.

Temperaturat e ujërave në Paqësorin ekuatorial kanë arritur nivele jashtëzakonisht të larta, duke shtuar shqetësimet për ndikimin e fenomenit në klimën globale.

Ekspertët paralajmërojnë se edhe faktorë të tjerë mund ta përforcojnë ngrohjen. Zvogëlimi i aerosoleve atmosferike, të cilat deri më tani kanë reflektuar një pjesë të rrezatimit diellor dhe kanë pasur efekt ftohës, mund të kontribuojë në rritjen e temperaturave.

Megjithatë, ndikimi i El Niños pritet të jetë kryesisht i përkohshëm. Parashikimet sugjerojnë se 2028-a mund të jetë më e freskët.

Por kjo nuk ndryshon tendencën afatgjatë: emetimet e vazhdueshme të gazrave serrë po e shtojnë në mënyrë të përhershme sasinë e nxehtësisë në sistemin klimatik.

Një atmosferë më e ngrohtë gjithashtu, mund të mbajë më shumë avuj uji. Sipas parimit fizik të njohur si relacioni Clausius-Clapeyron, kapaciteti i ajrit për të mbajtur avuj uji rritet me rreth 7 për qind për çdo 1 gradë Celsius ngrohje, duke rritur potencialin për reshje ekstreme.

Evropa përballet me temperatura ekstreme

Ndërkohë, Evropa po përjeton një seri valësh të nxehti që po vënë në provë infrastrukturën, sistemet shëndetësore dhe ekonomitë e vendeve të kontinentit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat kanë kaluar 38 gradë Celsius, ndërsa Franca ka regjistruar temperatura të ngjashme, përfshirë rreth 38 gradë Celsius në Paris.

Temperaturat e larta kanë shtuar presionin mbi spitalet dhe shërbimet publike, ndërsa në disa zona janë vendosur masa për përballimin e vapës dhe thatësirës.

Në Francë, temperaturat ekstreme kanë prekur edhe bujqësinë. Disa vreshtarë janë detyruar të përshpejtojnë korrjen për të mbrojtur prodhimin nga dëmtimi i shkaktuar nga nxehtësia.

Kostoja ekonomike e valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit, thatësirës dhe zjarreve po bëhet gjithnjë e më e madhe. Përtej rekordeve të temperaturave, shkencëtarët paralajmërojnë se ndikimet më të rëndësishme të ndryshimeve klimatike do të shfaqen në shëndetin publik, sigurinë ushqimore, furnizimin me ujë dhe ekonominë.

Nëse parashikimet realizohen, 2027-a mund të jetë një tjetër dëshmi e shpejtësisë me të cilën po ndryshon klima e Tokës.

The post Evropa përballet me temperatura ekstreme/ “El Niño” ndez alarmin, 2027 mund të jetë viti më i nxehtë në historinë e Tokës appeared first on Albeu.com.

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti ekstrem / Temperaturat shkojnë në 41°C, alarm për zjarret dhe krizën e ujit
I nxehti ekstrem ka përfshirë Evropën Qendrore, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius në ditët në vijim. Përballë kushteve ekstreme të motit, autoritetet kanë shtuar masat e emergjencës për të përballuar rrezikun e zjarreve, mungesën e ujit dhe presionin mbi rrjetet energjetike.

Në Hungari, shërbimi meteorologjik parashikon temperatura deri në 39 gradë Celsius, ndërsa gjatë gjashtë ditëve të ardhshme ato mund të arrijnë 40-41 gradë. Autoritetet kanë ndaluar ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura në të gjithë vendin.

Kryeministri hungarez, Peter Magyar, u ka bërë thirrje fabrikave që të ulin vullnetarisht konsumin e energjisë elektrike, me qëllim shmangien e një krize të mundshme energjetike.

Mijëra banorë të qytetit Szentendre kanë mbetur pa ujë, ndërsa ushtria është angazhuar për furnizimin e tyre me ujë të pijshëm.

Sipas autoriteteve, ushtria po ndihmon me dy cisterna dhe rreth 7 mijë qese me ujë, deri në normalizimin e situatës. Ndërkohë, niveli i lumit Danub ka rënë ndjeshëm, duke krijuar probleme për funksionimin e centralit bërthamor Paks.

Centrali aktualisht po punon me më pak se 50% të kapacitetit të tij prej dy gigavatësh dhe pritet të mbyllet përkohësisht nëse niveli i ujit vazhdon të bjerë.

Në Sllovaki, alarmet për valë të nxehti janë aktivizuar në të gjithë vendin, me zonat jugperëndimore në nivelin më të lartë të rrezikut. Temperaturat pritet të luhaten nga 34 deri në 39 gradë Celsius gjatë fundjavës.

Në kryeqytetin Bratislavë janë ngritur më shumë se 30 pika ndihme për qytetarët, ku ofrohen ambiente me ajër të kondicionuar, ujë të pijshëm dhe materiale higjienike. Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu për rritje të rrezikut të zjarreve.

Edhe Sllovenia po përballet me kushte të ngjashme. Agjencia Sllovene e Mjedisit (ARSO) ka vendosur pjesën perëndimore të vendit në nivelin “jashtëzakonisht të lartë” të rrezikut nga zjarret dhe ka kufizuar aktivitetet që mund të shkaktojnë shpërthimin e tyre.

Operatori hekurudhor slloven ka vendosur uljen e shpejtësisë së trenave në disa zona gjatë orëve më të nxehta të ditës, për të shmangur problemet që mund të shkaktohen nga deformimi i shinave si pasojë e temperaturave të larta.

Në bregdetin slloven të Adriatikut, temperatura e ujit të detit mund të kalojë rekordin prej 30.4 gradësh Celsius të regjistruar në vitin 2010.

Në Rumani janë lëshuar alarme të verdha dhe portokalli për gjysmën perëndimore të vendit, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Meteorologët nuk përjashtojnë mundësinë e ngritjes së nivelit të alarmit në ditët në vijim.

Austria po përballet gjithashtu me temperatura ekstreme, që në zonat lindore arrijnë 38-39 gradë Celsius dhe lokalisht deri në 40 gradë.

Sipas GeoSphere Austria, kjo valë e nxehti vjen në një periudhë kur vendi po kalon një thatësirë “ekstreme”. Që nga fillimi i vitit, reshjet në Austri kanë qenë rreth 30% nën mesataren, duke e bërë gjysmën e parë të vitit 2026 ndër periudhat më të thata të regjistruara që prej fillimit të shekullit të 20-të.

The post Evropa “përvëlohet” nga i nxehti ekstrem / Temperaturat shkojnë në 41°C, alarm për zjarret dhe krizën e ujit appeared first on Albeu.com.

Dy në tre fëmijë në Europë përballen me valë ekstreme të të nxehtit
Ekspozimi i fëmijëve ndaj temperaturave ekstreme është rritur në mënyrë alarmante gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Organizata për të drejtat e fëmijëve “Save the Children” raporton se, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, numri i të prekurve ishte tri herë më i lartë krahasuar me të gjithë vitin 2025.

Gjatë gjashtë muajve e gjysmë të parë të vitit 2026, valët ekstreme të të nxehtit prekën rreth dy të tretat e fëmijëve në Europën Perëndimore. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga viti 2003.

Në Gjermani, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ndaj temperaturave ekstreme u ekspozuan më shumë fëmijë sesa në pesë vitet pararendëse të marra së bashku. Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë së njëjtës periudhë u prekën rreth 10 milionë fëmijë, një shifër më e lartë se ajo e çdo viti të veçantë në tri dekadat e fundit.

Rreziku nga i nxehti është më i madh për fëmijët, sepse trupi i tyre vazhdon të zhvillohet dhe nuk arrin ta rregullojë temperaturën po aq lehtë. Për pasojë, ata mund të përballen me çrregullime të ekuilibrit të lëngjeve, temperaturë të lartë, probleme me veshkat dhe sëmundje të frymëmarrjes.

Pasojat janë ndier edhe në sistemin arsimor. Për t’i mbrojtur fëmijët nga temperaturat e rrezikshme, disa shkolla në Francë dhe Britani u mbyllën gjatë muajit qershor.

“Save the Children” paralajmëron se bilanci për të gjithë vitin mund të rezultojë edhe më shqetësues, duke qenë se të dhënat e deritanishme përfshijnë gjithashtu muajt më të freskët të dimrit dhe pranverës.

Ekspertët bëjnë thirrje për përshpejtimin e masave klimatike, mes tyre zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile me energjinë e rinovueshme. Sipas “Save the Children”, mbajtja e ngrohjes globale brenda kufirit prej 1.5 gradësh Celsius mund të mbrojë miliona fëmijë nga ekspozimi i jashtëzakonshëm ndaj temperaturave ekstreme përgjatë jetës së tyre.

The post Dy në tre fëmijë në Europë përballen me valë ekstreme të të nxehtit appeared first on Albeu.com.

Rama reagon pas tragjedisë në Berlin: Dënojmë çdo formë dhune, solidaritet me Gjermaninë
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës kryeqytetin gjerman, ku gjatë paradës së Krenarisë “Christopher Street Day” një automjet i drejtuar nga një individ u përplas mbi pjesëmarrësit në zonën Tiergarten. Bilanci paraprak flet për një viktimë dhe të paktën 16 persona të plagosur.

Kryeministri Edi Rama shprehu menjëherë solidaritetin e Shqipërisë përmes një postimi në platformën X, duke theksuar se vlerat demokratike nuk mund të cenohen nga akte tilla. “Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, i shpreh solidaritetin tonë të përzemërt Gjermanisë dhe popullit gjerman. Nuk mund të ketë tolerancë për urrejtje, dhunë apo ekstremizëm në asnjë formë. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat që mbajnë demokracitë tona të bashkuara. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa hezitim. Mendimet e mia janë me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të gjithë atyre që u plagosën. Shqipëria qëndron me Gjermaninë,” shkroi ai.

Mijëra qytetarë ishin mbledhur në aktivitetin e Krenarisë së Berlinit në momentin e incidentit. Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e plota të këtij sulmi.

The post Rama reagon pas tragjedisë në Berlin: Dënojmë çdo formë dhune, solidaritet me Gjermaninë appeared first on Albeu.com.

Nxehtësia ekstreme shton kërcënimin e thatësirës në Evropë, zbardhen gjetjet e studiuesve ndërkombëtarë
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor e kanë përkeqësuar thatësirën në Evropë. Ekipi ndërkombëtar i studiuesve deklaroi këtë të enjte se faktori kryesor pas kushteve jashtëzakonisht të thata është nxehtësia ekstreme dhe jo mungesa e reshjeve.

Nga studimi i grupit World Weather Atribution rezulton se klima më e ngrohtë e ditëve të sotme ka shtuar ritmin me të cilin tokat, liqenet dhe lumenjtë evropianë humbasin lagështinë, duke e bërë thatësirën më të mundshme.

Thatësira po prek gjatë kësaj vere shumë shtete të Evropës. Franca mund të regjistrojë prodhimin më të ulët të misrit në 50 vjet, kurse Rumania ka vendosur kufizime për aksesin e fermerëve në ujin e ujitjes. Holanda njoftoi javën e kaluar se po përballet me mungesë uji, ndërsa shtatë ishuj grekë kanë shpallur gjendje emergjence për shkak të thatësirës, me synimin për të ruajtur rezervat ujore.

Një prej studiuesve theksoi se kërcënimi nga thatësira po shtohet edhe në zonat ku sasia e reshjeve ka pësuar pak ndryshime ose ku, në varësi të stinës, parashikohet rritje e tyre.

Zachariah, nga “Imperial College London”, u shpjegoi gazetarëve të mediave ndërkombëtare se, në tërësi, rezultatet dëshmojnë se kjo thatësirë nuk lidhet kryesisht me reshjet e pakta. Sipas tij, shkaku është një atmosferë më e ngrohtë, e cila po krijon deficite më të mëdha të lagështisë në tokë.

Studimi i World Weather Atribution zbuloi gjithashtu se, krahasuar me një botë pa ndryshime klimatike, tokat jashtëzakonisht të thata janë sot pesë herë më të mundshme në Evropën Perëndimore dhe 11 herë më të mundshme në Evropën Lindore.

The post Nxehtësia ekstreme shton kërcënimin e thatësirës në Evropë, zbardhen gjetjet e studiuesve ndërkombëtarë appeared first on Albeu.com.

Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi prijnë në zbatimin e Planit të Rritjes, me një normë të pritshme prej 80%
Gert Jan Koopman, drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin në Komisionin Evropian, bëri të ditur të martën në Parlamentin Evropian se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë shënuar progres të lartë në përmbushjen e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, po përllogaritet një nivel zbatimi prej rreth 80% për këto dy vende, duke filluar nga muaji qershor.

Në një përmbledhje të ecurisë rajonale, Koopman theksoi se rreth 90% e të gjitha hapave janë ose të finalizuara plotësisht ose në proces, dhe 57% prej tyre ishin realizuar deri në qershor. Megjithatë, ai vuri në dukje dallimet e theksuara ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Zyrtari evropian vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka intensifikuar dhe zgjeruar ndjeshëm përpjekjet në muajt e fundit, duke pritur që shkalla e saj e zbatimit të kapërcejë 50%. Ai shtoi se ky vend po rimëkëmbet shpejt në ritëm.

Sa i përket Serbisë, Koopman pranoi se vendi ka treguar një angazhim më të përzgjedhur, me rreth 35% të reformave të përmbushura dhe punë aktive në 85% të hapave. Ai vuri re se së fundmi Beogradi i është kushtuar më me përkushtim zbatimit të Instrumentit.

Një tjetër pikë e trajtuar ishte Kosova, e cila mbetet dukshëm mbrapa për shkak të ngërçeve politike të brendshme që kanë bllokuar miratimin e legjislacionit thelbësor. Megjithatë, pas zgjedhjeve të qershorit, Koopman pa shenja të ndërtimit të stabilitetit institucional dhe shpreson për një rritje të shkallës së zbatimit.

Bosnja dhe Hercegovina cilësohet si rasti më sfidues, po ashtu për shkak të bllokadave të brendshme politike. Komisioni Evropian ka ulur fondet e parashikuara për këtë vend dhe propozon transferimin e tyre në Departamentin e Këshillit Evropian të Inovacionit për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që burimet të qëndrojnë në rajon.

Në pyetjet lidhur me pagesat ndaj Serbisë, Koopman shpjegoi se Komisioni është ende duke vlerësuar përmbushjen e njërit prej dy kushteve të përgjithshme që lidhen me sundimin e ligjit. Ai pranoi se mungesa e disbursimit tregon se ende nuk ka bindje të plotë për situatën, e cila mbetet larg të qenit e kënaqshme, siç është pasqyruar edhe në raportin e fundit të zgjerimit.

Megjithatë, Koopman shtoi se vërehet një angazhim më serioz nga autoritetet serbe në adresimin e çështjeve problematike gjatë muajve të shkuar. Si shembull, ai përmendi hapat e ndërmarrë së fundmi, përfshirë nisjen e punës së këshillit REM – organi mbikëqyrës i mediave – gjatë fundjavës së kaluar.

The post Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi prijnë në zbatimin e Planit të Rritjes, me një normë të pritshme prej 80% appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Trento, humb jetën 42-vjeçari shqiptar pas përplasjes me makinë teksa udhëtonte me motor të fuqishëm
Pasditja e së dielës u kthye në tragjedi në Bezzecca, në provincën e Trentos, ku një shtetas shqiptar 42-vjeçar gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Mediat në Itali raportojnë se viktima quhej Renis Domi, banor prej vitesh në Concesio. Ai po lëvizte me një motoçikletë të modelit Yamaha R1, kur hyri në përplasje të fortë me një makinë tip Renault Clio që po manovronte për të kryer një kthesë. Në timonin e automjetit ndodhej një 67-vjeçare vendase, banore e zonës së Bezzeccës.

Goditja ishte fatale për motoçiklistin Renis Domi, i cili humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, shoferja e Renault u dërgua me urgjencë në Spitalin e Trentos në kushte të rënda shëndetësore. Forcat e Policisë Rrugore mbërritën shpejt në skenën e tragjedisë dhe kanë vënë në lëvizje hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti fatal.

The post Tragjedi në Trento, humb jetën 42-vjeçari shqiptar pas përplasjes me makinë teksa udhëtonte me motor të fuqishëm appeared first on Albeu.com.

Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO rikonfirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështetjen për Ukrainën
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar Deklaratën përfundimtare të Samitit të Ankarasë, në të cilën ripohin zotimin për mbrojtjen kolektive në bazë të Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, shtimin e shpenzimeve për mbrojtje dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën.

Ky dokument përcakton drejtimet kryesore strategjike të Aleancës, duke e përshkruar Rusinë si një kërcënim afatgjatë për sigurinë euroatlantike, ndërsa nënvizon edhe vendosmërinë për të forcuar aftësitë ushtarake, për të zhvilluar teknologji të përparuara dhe për t’u përballur me sfidat e reja të sigurisë.

Deklarata e plotë

1. Ne, krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, jemi mbledhur në Ankara për të riafirmuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj mbrojtjes kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit dhe ndaj lidhjes transatlantike. Një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve. Uniteti, solidariteti dhe forca jonë kolektive mbeten themeli i paqes, sigurisë dhe prosperitetit për një miliard qytetarët e Aleancës sonë të kombeve të lira dhe demokratike. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj qasjes sonë 360-gradëshe për parandalimin dhe mbrojtjen.

2. Për t’iu kundërvënë kërcënimit afatgjatë që Rusia paraqet për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik, si edhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët po zbatojnë angazhimet për mbrojtjen e marra në Samitin e Hagës. Gjatë vitit 2025, aleatët evropianë dhe Kanadaja rritën investimet në nevojat bazë të mbrojtjes me më shumë se 139 miliardë dollarë. Investimet tona po sigurojnë kapacitetet që na nevojiten, ndërsa njëkohësisht po forcojnë bazën tonë industriale dhe qëndrueshmërinë. Sot, në Ankara, ne shpallim mbi 50 miliardë dollarë në prokurime të reja dhe angazhohemi të zgjerojmë kapacitetet e përbashkëta prodhuese, duke bashkëpunuar me industrinë për të përshpejtuar inovacionin. Ne do të vazhdojmë punën për të eliminuar barrierat në tregtinë e mbrojtjes mes aleatëve dhe për të shfrytëzuar partneritetet e NATO-s me qëllim forcimin e bazës industriale të mbrojtjes dhe bashkëpunimit.

3. Ne po ndërtojmë të ardhmen: një Evropë më të fortë brenda një NATO-je më të fortë – një Aleancë të modernizuar. Aleatët evropianë dhe Kanadaja, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, po marrin përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen e Aleancës. Parandalimi dhe mbrojtja e NATO-s mbështeten në një kombinim të përshtatshëm të kapaciteteve bërthamore, konvencionale dhe të mbrojtjes raketore, të plotësuara nga asetet hapësinore dhe ato kibernetike. Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur epërsinë tonë ushtarake. Po investojmë në aftësinë për të dislokuar, mbështetur dhe mbajtur forcat tona të armatosura, si dhe për të përmbushur objektivat tona të kapaciteteve në të gjitha fushat, përfshirë goditjet me precizion në thellësi, mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore, sistemet pa pilot, teknologjitë më të avancuara dhe kapacitetet e inteligjencës. Ne po zhvillojmë një infrastrukturë të përbashkët transatlantike të ndërveprueshme për operacionet ushtarake dhe po adoptojmë modele të fuqishme të inteligjencës artificiale.

4. Ukraina kontribuon në sigurinë transatlantike dhe aleatët qëndrojnë të bashkuar në mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Aleatët evropianë dhe Kanadaja financojnë tashmë pjesën dërrmuese të ndihmës së sigurisë për Ukrainën përmes mekanizmave dypalësh dhe shumëpalësh. Aleatët theksojnë se kjo mbështetje duhet të jetë e drejtë, e parashikueshme dhe e qëndrueshme në afat të gjatë. Për vitin 2026, aleatët angazhohen të ofrojnë 70 miliardë euro në pajisje ushtarake, ndihmë dhe trajnime për Ukrainën, si dhe riafirmojnë angazhimet e tyre sovrane për të ruajtur të paktën të njëjtin nivel mbështetjeje edhe në vitin 2027. Për këtë qëllim, mirëpresim vendimin e Bashkimit Evropian për të siguruar financim shumëvjeçar për Ukrainën përmes mekanizmit “Ukraine Support Loan”.

5. Aleanca vazhdon t’u përgjigjet dhe të përshtatet konkurrencës strategjike, paqëndrueshmërisë së përhapur, kërcënimeve hibride dhe goditjeve të përsëritura që karakterizojnë mjedisin tonë të gjerë të sigurisë. Aleatët ritheksojnë se Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore dhe i bëjnë thirrje Iranit të respektojë plotësisht lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

6. Shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen bujare të ofruar nga Turqia. Presim me padurim takimin tonë të ardhshëm.

The post Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO rikonfirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështetjen për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Rama shkon në Ankara për Samitin e NATO-s, bëhen publike takimet që do të zhvillojë
Kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e Samitit të NATO-s, i cili po mbahet në Ankara, ku marrin pjesë krerët e shteteve, bashkëshortet dhe qeveritë e vendeve aleate. Sipas njoftimit, Rama do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si edhe nga delegacioni shqiptar.

Gjatë punimeve të samitit, kryeministri do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe gjithashtu do të marrë pjesë në sesionin me liderët e shteteve aleate.

Në programin e së mërkurës parashikohet edhe një takim dypalësh i Ramës me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Pjesëmarrja e tij në këtë samit vjen si një tjetër konfirmim i angazhimit të Shqipërisë si aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe i rolit të saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

The post Rama shkon në Ankara për Samitin e NATO-s, bëhen publike takimet që do të zhvillojë appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Suedi/ I riu shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se u përfshi gabimisht në konfliktin e bandave kriminale
Në orët e vona të ditës së djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Suedi, ku një djalë i ri shqiptar është vrarë me armë zjarri. Humbja e tij është bërë publike përmes mesazheve të dhimbshme që familjarët kanë postuar në rrjetet sociale, ku shkruajnë se Genti është vrarë gabimisht.

Sipas dyshimeve, i riu mund të ketë qenë një kalimtar i rastit në momentin kur përplasja mes bandave kriminale u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve, duke i marrë jetën Gent Maksutajt, mosha e saktë e të cilit ende nuk është konfirmuar, por thuhet se ishte rreth të 20-tave.

Dhimbjen për këtë humbje tragjike e ka shprehur edhe babai i Gentit.

“U presh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë”, ka shkruar babai i Gent Maksutaj në reagimin e bërë në Facebook.

Ndërkohë, autoritetet në vend po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa priten edhe të dhëna të tjera në vijim.

Derisa ende nuk ka njoftim për ceremoninë mortore të shqiptarit, familja pritet të dalë me një komunikim zyrtar.

Edhe mediet suedeze i kanë kushtuar vëmendje rastit, duke raportuar se policia mori njoftimin për të shtëna me armë rreth 9 të mbrëmjes të së dielës, në Kvarngärdet në Uppsala .

Sapo mbërriti në vendngjarje, policia nisi punën për të sqaruar plotësisht çfarë kishte ndodhur dhe për të identifikuar e arrestuar autorin.

Megjithatë, bëhet e ditur se një person afro 18 vjeç është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, por nuk përjashtohet pista se ajo të ketë ardhur si pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale, ashtu siç kanë pretenduar edhe të afërmit e viktimës.

The post E rëndë në Suedi/ I riu shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se u përfshi gabimisht në konfliktin e bandave kriminale appeared first on Albeu.com.